Putin dhe Makron kërkojnë armëpushim në Libi
(last modified Sat, 27 Jun 2020 05:52:39 GMT )
Qershor 27, 2020 07:52 Europe/Tirane
  • Putin dhe Makron kërkojnë armëpushim në Libi

Presidentet e Rusisë dhe të Francës në një uebinar kanë kërkuar vendosjen e armëpushimit në Libi.

Sipas një njoftimi të Rusia Today, presidentët e Rusisë dhe të Francë përkatësisht Vladimir Putin dhe Emanuel Makron diskutuan për situatën në Libi dhe theksuan domosdoshmërinë e vendosjes së armëpushimit në këtë vend. Zyra informuese e Kremlinit njoftoi se që të dy presidentët janë shprehur të shqetësuar nga vazhdimi i dhunës në Libi. Vlen të theksohet se Libia pas vrasjes së ish diktatorit Muamer Gadafi ndodhet në një situatë të rëndë konflikti mes grupeve të ndryshme për pushtet.

 

Tags