Korrik 26, 2020 15:26 Europe/Tirane
  • Gjendja kritike në qytetin Seattle të Amerikës i çon në kulm protestat

Autoritetet e policisë së qytetit Seattle në shtetin e Uashingtonit në Amerikë kanë pohuar se në këtë qytet po mbretëron një gjendje kritike dhe e përkeqësuar me zgjerimin dhe shtimin e protestave kundër racizmit.

Faqja informative "Hill" njoftoi se autoritetet e policisë së qytetit Seattle i kanë shpallur rebelim protestat kundër padrejtësisë në këtë qytet. Gjatë protestave në këtë qytet janë djegur disa objekte dhe ndërtesa. Forcat policore kanë arrestuar të paktën 25 persona deri më tani. Në shumë qytete të Amerikës kanë filluar protesta dhe përleshje të dhunshme të reja mes forcave policore dhe protestuesve të cilët kërkojnë barazi të racave.

Ndërkohë një burrë u qëllua për vdekje gjatë një proteste në Teksas kur iu afrua një automjeti dhe shoferi brenda hapi zjarr, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency.

Të shtënat kanë ndodhur pak para orës 22:00 gjatë një proteste në Austin, zëdhënësja e policisë Katrina Ratliff u tha gazetarëve. Burri u dërgua në një spital, ku më vonë u shpall i vdekur.

Automjeti i kishte rënë borisë, ishte kthyer në rrugë dhe më pas ishte drejtuar kah protestuesit, tha dëshmitari Michael Capochiano. Burri, për të cilin Capochiano tha se mbante një pushkë, iu afrua automjetit dhe u qëllua nga shoferi. Shoferi më pas u largua, tha Capochiano.

Raportimet fillestare treguan se "viktima mund të ketë qenë duke mbajtur pushkë", u tha Ratliff gazetarëve, duke shtuar se i dyshuari është ndaluar dhe po bashkëpunon me policinë.

Tags