Helmimi i pretenduar i Navalny është justifikimi i ri i Perëndimit për të bërë presion mbi Rusinë
(last modified Thu, 03 Sep 2020 19:31:12 GMT )
Shtator 03, 2020 21:31 Europe/Tirane
  • Helmimi i pretenduar i Navalny është justifikimi i ri i Perëndimit për të bërë presion mbi Rusinë

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë gjithmonë në punët e brendshme të Rusisë, veçanërisht duke pretenduar se mbështesin opozitën si dhe duke përdorur të drejtat e njeriut. Helmimi i supozuar i udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny tani është bërë një mjet për luftën mediatike perëndimore dhe propagandistike kundër qeverisë ruse.

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov të mërkurën mohoi akuzën e Gjermanisë kundër Moskës për helmimin e Alexei Navalny me gaz helmues Novichuk.  Peskov deklaroi se para transferimit të Navalny në Berlin, në trupin e tij nuk ishte gjetur asnjë substancë toksike. Ai shtoi: "Rusia është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me Gjermaninë për të sqaruar të gjitha aspektet e situatës së Navalny, por Berlini nuk u është përgjigjur kërkesave zyrtare të dërguara nga Rusia në këtë rast." Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova gjithashtu tha se në çështjen Navalny po përdoret një model i vjetër për të justifikuar një vendim të paracaktuar.  "Ne jemi duke pritur për përgjigje zyrtare për pyetjet që i kemi bërë Berlinit," tha ajo. Më 20 gusht, Alexei Navalny, ndërsa fluturonte nga Tomsk në Siberi për në Moskë, pati një aksident të rëndë në aeroplan dhe u shtrua në spital në qytetin siberian Omsk. Ai u transferua në Berlin me kërkesë të qeverisë gjermane. Një deklaratë zyrtare nga qeveria gjermane e përshkroi helmimin e Navalny nga një agjent neurokimik "Novichuk" dhe i kërkoi qeverisë ruse të jepte një shpjegim të menjëhershëm. Alexei Navalny, një kritik i qeverisë ruse njihet si udhëheqësi i opozitës. Ai  gjithmonë ka pasur mbështetje të gjerë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dhe vitet e fundit ka qenë i rëndësishëm në protestat anti-qeveritare. Vitet e fundit, vendet perëndimore kanë pretenduar vazhdimisht se Rusia ka ndërhyrë në proceset politike dhe ngjarjet në këto vende, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve dhe madje Uashingtoni ka vendosur sanksione të ashpra kundër Moskës me këtë pretekst. Sipas ekspertit politik rus Pavel Sharikov: Arsyeja e paqartësisë së marrëdhënieve dypalëshe SH.B.A. është se "çështja ruse" është bërë një temë për luftën e brendshme politike të SH.B.A.  Ndërkohë, vetë perëndimorët kanë ndërhyrë drejtpërdrejt dhe haptazi në punët e brendshme të Rusisë dhe kanë inkurajuar popullin rus të organizojë demonstrata dhe protesta, veçanërisht në periudhën pas zgjedhjeve në Rusi. Ambasadat evropiane dhe amerikane gjithashtu kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Qeveria ruse duke kritikuar ndërhyrjen perëndimore në punët e saj të brendshme ka paralajmëruar vazhdimisht për pasojat e kësaj ndërhyrjeje.  Veprimet e Perëndimit, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, për të ndërhyrë në punët e brendshme të Rusisë kanë për qëllim krijimin e paqëndrueshmërisë, rritjen e protestave dhe në fund të fundit krijimin e kushteve për formimin e zhvillimeve të prefereuara nga Perëndimi në Rusi. Një nga masat konkrete në këtë drejtim është rritja e ndihmës financiare si dhe mbështetja e plotë mediatike për opozitën dhe krijimi i një atmosfere negative në kontekstin e situatës së brendshme në Rusi. Uashingtoni dëshiron që një figurë pro-perëndimore si Alexei Navalny, udhëheqësi i opozitës, të vijë në pushtet në Rusi. Sidoqoftë, për shkak të varësisë së dukshme të opozitës tek Perëndimi, ata nuk kanë arritur t'i realizojën qëllimet e tyre. "Mungesa e burimeve, mungesa e figurave të reja dhe thirrja për të frymëzuar janë të gjitha shkaqet kryesore të problemit. Opozita ruse nuk beson në vetvete", tha Vitali Sheklyarov, një ekspert politik rus për dështimin e opozitës ruse.  Sipas presidentit rus Vladimir Putin, prapa protestave në këtë vend qëndrojnë vendet perëndimore që përpiqen të krijojnë një revolucion me ngjyrë në Rusi.

Tags