Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (9)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i109792
Zgjedhjet dhe pjesëmarrja politike janë një proces zyrtar dhe i institucionalizuar në të cilin njerëzit e një vendi zgjedhin një person ose persona në një pozitë apo post qeveritar, për një periudhë të caktuar kohore.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Qershor 13, 2021 21:18 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (9)

Zgjedhjet dhe pjesëmarrja politike janë një proces zyrtar dhe i institucionalizuar në të cilin njerëzit e një vendi zgjedhin një person ose persona në një pozitë apo post qeveritar, për një periudhë të caktuar kohore.

Qëllimi kryesor i zgjedhjeve është zgjedhja e përfaqësuesve të popullit në një mënyrë demokratike dhe periodike. Në fakt, ky është kuptimi i demokracisë, domethënë sovraniteti i njerëzve në përcaktimin e fatit të tyre, si dhe qarkullimi i lirë i pushtetit në duart e elitave të shtetit.

Prandaj, zgjedhjet në çdo vend tregojnë ekzistencën e demokracisë dhe rolin e njerëzve në fatin politik të vendit. Sidoqoftë, në disa vende pjesëmarrja dhe angazhimi në këtë fushë është më shumë dhe në disa të tjera më pak dhe në disa vende gjithashtu zgjedhjet janë plotësisht ceremoniale.

Për shembull, midis vendeve arabe, Iraku, është një nga vendet ku mbahen dy lloje zgjedhjesh. Një nga këto zgjedhje ka të bëjë me këshillin bashkiak. Çdo provincë në Irak është një rajon me strukturën e vet administrative dhe këshillin provincial. Zgjedhjet e tjera kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare. Presidenti zgjidhet nga parlamenti. Gjëja më interesante për sundimin e pushtetit në Irak janë kushtet e veçanta për secilin zyrtar dhe kjo ka lindur për shkak të diversitetit etnik dhe fetar në këtë vend. Në Irak, presidenti është kurd suni, kryeministri një arab shiit dhe kryetari i parlamentit duhet të jenë arabë suni.

Në Siri, gjithashtu, për shumë vite zgjedhjet presidenciale janë mbajtur një herë në shtatë vjet. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që të gjithë kanë pasur gjithmonë të njëjtin shans për të kandituar për president. Zgjedhjet parlamentare dhe të këshillit bashkiak janë zgjedhje të tjera që mbahen në këto vende.

Kuvajti zhvillon si zgjedhjet për këshillin bashkiak, ashtu edhe zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet parlamentare në këtë vend janë më të forta dhe më serioze sesa në vendet e tjera arabe në Gjirin Persik. Sa i përket Arabisë Saudite, është pothuajse i vetmi vend arab ku nuk mbahen zgjedhje.

Në sistemin qeverisës të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili është një monarki; Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo katër vjet, që natyrisht ato janë zgjedhje ceremoniale. Edhe në Bahrein, me sistemin e monarkisë, megjithëse supozohet se në këtë vend mbahen zgjedhjet parlamentare, por në fakt këto zgjedhje gjithashtu janë ceremoniale.

Yousef al-Houri, një aktivist politik në Bahrejn, për demokracinë në vendet e Gjirit Persik thotë: Fakti është se regjimi i vendeve arabe të Gjirit Persik nuk erdhi në pushtet në bazë të zgjedhjeve, por regjimet sunduese të këtyre vendeve erdhën në pushtet në formë të trashëguar nga regjimet koloniale si Britania dhe u mbështetën tek ky vend për të qenë në gjendje që të vazhdojnë sundimin e tyre. Për këtë ata shkëmbejnë interesa me njëri-tjetrin.

Ky aktivist politik i Bahrejnit shton: "Sot ne e dimë shumë mirë se ai që vendosi Al Khalifan si sundimtar në Bahrejn dhe që ende e mbështet këtë regjim, janë britanikët." Kjo situatë është e ngjashme në Arabinë Saudite, në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Në Katar, mbahen vetëm zgjedhjet për këshillin bashkiak. Në Oman, vend që drejtohet si një mbretëri, anëtarët e parlamentit zgjidhen nga populli.

Në Liban, megjithatë, ekzistojnë tre lloje zgjedhjesh. Zgjedhjet presidenciale, lokale dhe parlamentare janë zgjedhje në të cilat merr pjesë populli libanez. Presidenti emërohet nga parlamenti.

Në Jordani, ekzistojnë dy lloje parlamentesh, anëtarët e të cilëve emërohen me referendum. Anëtarët e Dhomës së Komunave ose Senat emërohen nga mbreti, ndërsa anëtarët e parlamentit zgjidhen nga populli.

Në Afrikën e Veriut, megjithatë, proceset demokratike kanë një histori edhe më të gjatë. Në Tunizi, për shembull, mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Zgjedhjet në Tunizi janë ndjekur më seriozisht pas vitit 2010 dhe lëvizjes së Zgjimit Islam.

Maroku gjithashtu drejtohet nga një monarki; Por në këtë vend mbahen dy zgjedhje për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Dhomën e Këshilltarëve.

Në Algjeri zhvillohen të dy forma zgjedhjesh ato presidenciale dhe parlamentare, ndërsa në Sudan mbahen vetëm zgjedhjet presidenciale.  

Në secilin prej këtyre vendeve, organizohet një lloj procesi zgjedhor, por në disa prej këtyre zgjedhjeve, pjesëmarrja është e kufizuar dhe jo të gjithë kanë mundësinë të marrin pjesë si kandidat në zgjedhje.

Kjo është arsyeja pse mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në shumë vende të rajonit ka qenë një nga kërkesat më të rëndësishme të popujve;

Por ekzistenca e sfidave politike dhe të sigurisë ka penguar vendosjen e proceseve demokratike në këto vende.

Prandaj, baza e zgjedhjeve në këto vende është e dobët dhe e lëkundur dhe organizimi i zgjedhjeve në formë të kufizuar, nuk do të çojnë në zhvillim politik të këtyre vende.