Skafi Siraj; Simbol i shpejtësisë dhe aftësisë sulmuese në det
Skafet me shpejtësi të lartë janë një lloj anijesh të vogla me shpejtësi të lartë që përdoren gjerësisht në fushat e patrullave detare, mbrojtjen e kufijve ujorë dhe mbrojtjen kundër sulmeve dhe pushtimeve të mundshme nga agresorët si piratët dhe vendet armiqësore ndaj kufijve ujorë dhe deteve.
Gjatë luftës së imponuar, njësia e re detare e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike përdori varka të shpejta të afta për të instaluar një sërë armësh, si raketahedhëse me rreze të shkurtër dhe artileri 12.7 mm, për të kryer detyrat e mbrojtjes. Mjetet e shpejta ishin aq të suksesshme gjatë Mbrojtjes së Shenjtë, saqë mbi bazën e tyre u formua flota detare e IRGC-së dhe ky sukses solli edhe ndryshimin e doktrinës së mbrojtjes, veçanërisht në formimin e një strategjie luftarake asimetrike. Një nga masat në këtë fushë në ujërat e Gjirit Persik për t'u përballur me armikun është përdorimi i skafeve të shpejta, të cilat duke qenë se thellësia e ujit dhe thellësia e konfliktit në Gjirin Persik është e kufizuar, përdorimi i skafeve të shpejta për t'u përballur me anijet e mëdha armike është padyshim shumë e dobishme. Shumica e skafeve të reja me shpejtësi të lartë kanë shpejtësi manovrimi aq të lartë në sipërfaqe të cekëta, saqë kjo u mundëson atyre të operojnë lehtësisht në zona me nivel uji të cekët.
Madhësia e vogël e këtyre skafeve e bën të vështirë zbulimin e tyre, por edhe nëse zbulohen, është shumë e vështirë të sulmosh një skaf të shpejtë për shkak të madhësisë së tij të vogël. Këta faktorë bëjnë të mundur që mjetet lundruese me shpejtësi të lartë të jenë të pranishme në zonat ku mjetet e rënda lundruese nuk mund të jenë të pranishme; Ato operojnë shumë shpejt, por në vend të kësaj kanë shtrirje të kufizuar operacionale dhe stabilitet. Në fakt, një nga kartat më të rëndësishme fituese të skafeve të shpejta kundër anijeve të rënda është përdorimi i parimit të befasisë dhe momentit të papritur. Armët e përdorura në skafet me shpejtësi të lartë janë të kufizuara, ndaj është e nevojshme që këto mjete të përdoren në grupe dhe në vëllime të caktuara.
Përmirësime të mahnitshme
Irani ka bërë përparime të mëdha në projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e llojeve të ndryshme të skafeve me shpejtësi të lartë. Këto skafe janë të qëndrueshme në kushte të ndryshme detare dhe kanë aftësinë për të mbajtur dhe përdorur lloje të ndryshme armësh. Në tre dekadat e fundit, kanë filluar përpjekjet për të përdorur skafet më të mira në botë, së bashku me zhvillimin e tyre me teknologjinë vendase dhe teknologjitë e tjera të nevojshme si ato të armëve, pajisjeve të navigimit dhe lundrimit dhe sistemeve të sigurta të telekomunikacionit, përpjekje këto që po rriten nga dita në ditë. Në fushën e armatimeve, përdorimi i stabilizatorëve hidraulikë dhe i sistemeve të kontrollit të zjarrit rezultoi në shkrepjen më efikase të raketave 107 mm nga një distancë prej disa kilometrash dhe instalimi i topave 23 mm bëri të mundur që zjarri të jetë më i fortë se ai i topave 12.7 mm. Aktualisht, skafet me shpejtësi të lartë detare të IRGC kanë një shpejtësi mesatare prej rreth 55 nyje (nyje), por ka edhe anije me shpejtësi nga 60 deri në 70 nyje. Deri më tani në Iran janë projektuar dhe prodhuar një shumëllojshmëri skafesh me shpejtësi të lartë dhe shumë prej tyre kanë hyrë në ciklin operacional. Skafi më i shpejtë prej tyre, është skafi e shpejtë Siraj që lëviz me shpejtësi 70 nyje. Projektimi dhe ndërtimi i skafit Siraj është një hap i madh në realizimin e një strategjie luftarake asimetrike.
Specifikimet dhe veçoritë
Skafi Siraj u ndërtua në vitin 2009 dhe më 22 shtator 2010, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura, gjeneral Vahidi, e epublikoi zyrtarisht këtë mjet lundrues. Siraj është i pasjisur me një raketë-hedhës të shpejtë, top, pajisje radari dhe për nga dizajni është i përshtatur për klimat tropikale. Ky skaf është bërë me fibërglass nga Organizata e Industrive Detare të Ministrisë së Mbrojtjes dhe është i pajisur me pajisje të avancuara të telekomunikacionit dhe navigimit elektronik. Siraj fillimisht një shembull ishte vendas i një varke garash britanike të quajtur Blade Runner, e cila deri atëherë ishte përdorur vetëm gjatë garave të vozitjes dhe ishte varka më e shpejtë e garave në klasën e peshës së saj. Blade Runner, si një nga varkat më të shpejta në botë, me një shpejtësi prej më shumë se 100 kilometra në orë, është ndërtuar shumë vite më parë dhe Irani, duke marrë këtë teknologji, projektoi, ndërtoi dhe operoi një prototip ushtarak. Është e rëndësishme të theksohet se Shtetet e Bashkuara, me funksionimin e skafit Siraj përveçse shqetësohen për rritjen e aftësisë ushtarake të Iranit në det, kanë shqetësime të dyfishta për aftësinë e Blider dhe për transformimin e tij në skafin e fuqishëm Siraj.
Varka Bleeder ka një teknologji shumë të lartë që e lejon atë të vazhdojë lëvizjen në det me një shpejtësi shumë të madhe. Teknologjia e parë dhe më e rëndësishme është motori i kësaj varke. Motori i varkës, i cili duhet të projektohet dhe rindërtohet për prodhim masiv, është një motor i fuqishëm 1000 kuaj fuqi që është pothuajse i barabartë me një motor tanku. Motori i kësaj varke të shpejtë është dysh dhe është produkt i kompanisë Caterpillar. Ky motor, i cili peshon afërsisht 1500 kg, ka përmasa rreth 1 në 1.5 me 2.1 metra dhe është shumë i përshtatshëm për krijimin e një force shtytëse të një skafi të lehtë. Ky motor ka avantazhe, më e rëndësishmja prej të cilave është raporti i dimensioneve dhe peshës së tij me kapacitetin e prodhimit të forcës shtytëse. Një tjetër veçori kryesore e këtij motori është krijimi i fuqisë 25% më shumë se motorët e klasës së tij dhe me peshë të ngjashme. Sigurisht, specifika të tilla për këtë motor krijojnë lëvizshmëri të lartë dhe manovrim unike për çdo skaf dhe aftësia e vendit për ta lokalizuar dhe prodhuar në masë këtë varkë, e cila varet nga prodhimi vendas i këtij motori, është një hap përpara në furnizim, projektim dhe prodhim e këtyre motorëve me fuqi shumë më të lartë dhe teknologji të nivelit shumë të lartë botëror. Një shqetësim tjetër i SHBA-së në prodhimin e skafit të shpejtësisë së lartë Siraj është aftësia e Iranit për të projektuar dhe ndërtuar një prototip inxhinierik zbërthyes të trupit dhe sipërfaqeve lëvizëse të varkës Bleeder, e cila është një avantazh i teknologjisë. Prodhimi i një trupi të tillë me një aliazh dhe dizajn të veçantë sjell përparësi ndaj modeleve të tjera të ngjashme në botë, duke përfshirë një rritje prej 30% të lëvizshmërisë, duke reduktuar fërkimin dhe duke ulur kështu konsumin e karburantit me 15 deri në 30%.
Trupi lundrues i skafit Siraj është prej fibërglass dhe ai është i pajisur me pajisje lokale të telekomunikacionit dhe navigimit elektronik. Kabina është projektuar në atë mënyrë që të përballojë shpejtësinë e madhe të lëvizjes dhe për këtë lartësia e saj ndryshon për të ulur zhurmat brenda saj. Gjithashtu, në kushtet e detit me stuhi, ekuipazhi i skafit nuk do të ndjejnë intensitetin e dallgëve. Skafi me shpejtësi të lartë Siraj ka një raketahedhëse detare 107 mm me 11 gypa, një radar kërkimi detar me një rreze veprimi prej rreth 30 km dhe një mitroloz 12.7 mm. Shpejtësia maksimale e këtij skafi është më shumë se 70 nyje (më shumë se 130 kilometra në orë). Organizata e Industrive Detare të Ministrisë së Mbrojtjes po përpiqet të rrisë shpejtësinë e Siraj në 170 kilometra në orë. Trupi i skafit Siraj është unik në llojin e tij dhe ky mjet lundrues ka karakteristika domethënëse në fusha të ndryshme si ruajtja e ekuilibrit me shpejtësi të lartë, përshtatshmëria operacionale në kushte të ndryshme dhe fuqia e lartë e motorit, që së bashku me projektimin dhe ndërtimin e trupit të tij në formë të përshtatshme ka ngritur fuqinë detare të Iranit. Këto karakteristika parandalojnë që brenda kabinës së Siraj të dëgjohet zhurmë e madhe për shkak të lëvizjes në ujë me shpejtësi të lartë. Gjithashtu, në kushtet e detit me stuhi, ekuipazhi i tij nuk e ndjen intensitetin e dallgëve.
Momentalisht, skafi Siraj është një nga luftanijet më të shpejta në botë. Ai është vënë në shërbim të njësisë operacionale të Marinës së Gardës Revolucionare (NEDSA). Sipas planeve janë marrë disa masa që Siraj të pajiset edhe me raketa kundër anijeve dhe me sa duket janë bërë disa hapa në këtë drejtim. Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve ushtarake Marinës së Gardës Revolucionare në shkurt 2017, midis anijeve të dorëzuara në Nedsa u pa të paktën një skaf i ri, i cili ishte shumë i ngjashëm në pamje me skafin Siraj dhe veçanërisht për nga dizajni i pjesës së poshtme. Në këtë skaf të ri ishin instaluar dy raketa crusie, të cilat në varësi të madhësisë së lëshuesit, ndoshta janë raketa të serisë Koësar ose Nasr. Këto dy modele të raketave janë kryesisht të pajisura me sisteme të ndryshme drejtimi radar, optik dhe termik në varësi të llojit të misionit dhe janë një opsion i mirë për të ashtuquajturat operacione (goditje dhe largim) në ujërat e cekëta të Gjirit Persik. Me shtimin e dy raketave dhe eliminimin e raketave të lehta dhe artilerisë së rëndë në këtë skaf të ri, pesha e tij mund të jetë rritur disi dhe shpejtësia mund të jetë ulur deri diku, por gjithsesi me një shkallë të lartë besimi mund të thuhet se ky skaf mund të arrijë shumë shpejt shpejtësinë, njëqind kilometra në orë. Më parë, skafet e IRGC-së ishin të pajisura me aftësinë për të mbajtur dhe lëshuar raketa cruise, por ky skaf i ri ndoshta do të jetë skafi më i shpejtë i pajisur me raketa i njësisë Nedsa.