Tragjedia në Mina
(last modified Sat, 24 Sep 2016 08:46:08 GMT )
Shtator 24, 2016 10:46 Europe/Tirane

Tragjedia e Minasë gjatë ceremonisë së Haxhit të vitit të kaluar (2015) tregoi se pavarësisht përdorimit të teknologjisë së komunikimit dhe metodave moderne për administrimin e krizave, regjimi Al Saud nuk është i aftë për administrimin e ceremonisë së Haxhit.

Në edicionet e kaluara, ngjarjen e tragjedisë së Minasë e dëgjuam nga gjuha e një dëshmitari okular. Tragjedia e Minasë dhe rrëzimi i vinçit në Masxhidul-Haram, si dhe ngjarjet e tjera keqardhëse gjatë ceremonisë së Haxhit, të gjitha tregojnë pasigurinë në këtë ceremoni të rëndësishme islame. Këto ngjarje kanë këtë kuptim se regjimi Al Saud i cili e konsideron veten përgjegjëse për administrimin e dy vendeve të shenjta në Meke dhe Medine, nuk ka autoritet dhe meritë të mjaftueshme për administrimin e këtyre vendeve dhe për garantimin e sigurisë dhe qetësisë për haxhinjt. 84 vite kaluan që nga vendosja e regjimit Al Saud në Hixhaz me ndihmën e anglezëve dhe kjo familje mbretërore gjatë kësaj periudhe të gjatë nuk arriti ta gjejë një strategji efikase për të garantuar sigurinë e haxhinjve. Tragjedia e Minas gjatë ceremonisë së Haxhit të vitit të kaluar (2015) tregoi se pavarësisht përdorimit të teknologjisë së komunikimit dhe metodave moderne për administrimin e krizave, regjimi Al Saud nuk është i aftë për administrimin e ceremonisë së Haxhit. Kjo është në kohën kur në vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të këtij regjimi, numri i haxhinjve ishte reduktuar gati në gjysmë.

Foto: Grumbullimi i haxhinjve në Mina

 

Mirëpo në lidhje me tragjedinë e dhimbshme ekzistojnë ende shumë çështje të paqarta dhe shumë pyetje që regjimi Al Saud me propagandë të madhe dhe duke paguar heshtjen e qarqeve të ndryshme, po mundohet të parandalojë paraqitjen e tyre në mënyrë serioze. Pyetja e parë është kjo që edhe pas gjithë këtyre viteve dhe me gjithë pretendimet e sauditëve se kanë shpenzuar para të madhe për administrimin e ceremonisë së Haxhit, përse edhe pas shumë ngjarjeve të ndryshme në Mina, regjimi Al Saud akoma nuk ka krijuar rrugë të sigurta dhe relativisht të lehta për qarkullimin e haxhinjve në këtë vend?

Në lidhje me tragjedinë e vitit të kaluar e cila shkaktojë vdekjen e mbi 7000 haxhinjve, gjithashtu ekzistojnë shumë çështje të paqarta. Kur forcat saudite të sigurisë drejtuan haxhinjt iranianë në rrugën 204, kjo rrugë e ngushtë u përballë me një grumbullim të madh njerëzish dhe forcat saudite nëpërmjet kamerave vëzhgonin situatën. Pavarësisht kësaj, forcat saudite të sigurisë për çfarë arsye një turmë tjetër të haxhinjve nga një rrugë tjetër sekondare e drejtuan në këtë rrugë të ngushtë dhe të mbushur me haxhinj?

Pyetja tjetër është kjo se për çfarë arsye forcat saudite mbyllën një rrugë sekondare e cila do të mund të reduktonte një sasi të madhe të grumbullimit të haxhinjve në rrugën 204? Në kohën kur në vitet e kaluar në situata të tilla të krizës, hapej kjo rrugë sekondare. Nëse do të ishte hapur kjo rrugë, nuk do të kishte ndodhur një tragjedi e tillë ose të paktën do të kishte viktima më pak.

Mirëpo pyetja më e rëndësishme është arsyeja e mbylljes së rrugës 204, në të cilën ndodhi tragjedia. Mund të thuhet se nëse kjo rrugë do të ishte e hapur ashtu si gjithnjë, nuk do të kishte ndodhur tragjedia e Minasë. Nuk ekziston kurrfarë arsyetimi racional dhe logjikë për këtë çështje, përveç nëse do të pranojmë vërtetësinë e lajmeve për praninë e princit Muhamed bin Selman, zv/trashëgimtari i Fronit Mbretëror dhe ministri i mbrojtjes së Arabisë Saudite në hapësirën e kësaj rruge. Thuhet se ai në shoqërim të një numri të madh të truprojave të tij, kishte ardhur për të hedhur gur drejt simbolit të djallit, prandaj forcat saudite të sigurisë kanë mbyllur rrugën 204 për ta liruar vendin e hedhjes së gurëve për princin Muhamed bin Selman.

Muhamed bin Selman a ishte shkaktar i tragjedisë së Minasë?

Veprimet e regjimit Al Saud në kohën e ndodhjes së tragjedisë së Minasë dhe pas saj, ishin shumë të dyshimta dhe krijuan shumë pikëpyetje. Në kohën kur u shtua presioni për shkak të grumbullimit të haxhinjve dhe të gjithë ishin të etur në vapën e madhe, vetëm hedhja e një sasie uji me ata me anë të helikopterit ose me çfarëdo mjeti tjetër, mund të shpëtonte jetën e shumë haxhinjve. Mirëpo sauditët nuk e bënë as këtë veprim të thjeshtë. A mund të pranohet se përgjegjësit e administrimit të Haxhit nuk e dinin këtë çështje?

Pasi u informuan për këtë tragjedi ekipet e shpëtimit të vendeve të tjera, me nguti vrapuan drejt vendit ku ndodhi tragjedia. Mirëpo forcat saudite të sigurisë nuk i lejuan ata që të ndërhyjnë në këtë operacion. Pas një insistimi shumë të madh, ekipet e shpëtimit të vendeve të tjera arritën t'i bindin forcat saudite që tu lejojnë atyre që të ndihmojnë haxhinjt, mirëpo forcat saudite të sigurisë pas një kohe i dëbuan ata nga vendi i ngjarjes. Kjo është në kohën kur shfrytëzimi i ndihmës së këtyre ekipeve të shpëtimit që kishin eksperiencë të madhe, mund të ishte shumë efikas.

Foto: Ekipet e shpëtimit në tragjedinë e Minasë

 

Dy qendra e ndihmës emergjente të Arabisë Saudite ishin afër rrugës 204. Disa qendra të tjera të ndihmës emergjente gjithashtu ndodheshin në zona të tjera të Minasë. Në tragjeditë njerëzore personat e parë që dilnin në skenë për t'i ndihmuar viktimat, ishin ekipet e ndihmës emergjente. Mirëpo ekipet saudite të ndihmës emergjente arritën në vendin e ngjarjes dy orë pas ndodhjes së tragjedisë, ndërkohë që para tyre kishin shkuar ekipet e shpëtimit të vendeve të tjera. Sidoqoftë, arritja e ekipeve saudite të shpëtimit në vendin e tragjedisë nuk pati ndonjë ndikim të madh mbi gjendjen e të lënduarve. Forcat saudite shumë shpejtë morën urdhrin për pastrimin e skenës dhe në këtë mënyrë mblodhën të gjithë haxhinjt që kishin mbetur në tokë, edhe të gjallët edhe të vdekurit dhe i transferuan në një vend tjetër. Sa i përket trajtimit të personave të lënduar, gjithashtu janë publikuar shumë lajme që tregojnë neglizhencën e autoriteteve saudite në kurimin e të lënduarve.

Problemi tjetër ishte ky që qeveria saudite me pretekste të ndryshme nuk bashkëpunonte me delegacionet e vendeve të tjera për çështje të Haxhit për identifikimin dhe transferimin e kufomave të viktimave të tragjedisë së Minasë në vendet përkatëse. Regjimi Al Saud për të fshehur përmasat e mëdha të tragjedisë së Minasë, u mundua t'i varros kufomat në Arabinë Saudite dhe në disa raste në mënyrë masive. Thuhet se regjimi Al Saud ashtu si gjithnjë, duke u dhënë para qeverive të vendeve shtetasit e të cilave kishin humbur jetën në këtë tragjedi, kishte inkurajuar ato që të mos e ndjekin këtë çështje. I vetmi vend që mbrojti të drejtat haxhinjve të tij duke identifikuar dhe kthyer në vend të gjitha kufomat e haxhinjve, ishte Republika Islamike e Iranit. Irani kërkon gjykimin e faktorëve të tragjedisë së Minasë në një gjykatë ndërkombëtare duke insistuar se regjimi Al Saud duhet të kërkojë falje dhe duhet të paguajë dëmshpërblim për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie. Për këtë arsye sauditët këtë vit nuk lejuan haxhinjt iranianë të marrin pjesë në ceremoninë e Haxhit. Të gjitha këto raste, dilema dhe administrim i dobët, në mënyrë të hapur tregojnë paaftësinë e regjimit Al Saud për garantimin e sigurisë së haxhinjve të "Shtëpisë së Zotit". Në edicion e ardhshëm do ta shqyrtojmë këtë çështje.

Tags