Dosja e sanksioneve amerikane kundër Iranit
Në emisionin e parë folëm mbi historikun e sanksioneve të qeverisë amerikane kundër Iranit.
Në pjesën e parë thamë se sanksionet e Amerikës kundër Iranit nisën me pretekstin e marrjes së ambasadës amerikane në Iran, veprim që u krye në shenjë reagimi ndaj ndërhyrjeve të Amerikës dhe mbështetjes së amerikanëve për regjimin Pahlavi. Sanksionet nisën në vitin 1980 d.m.th. një vit pas fitores së revolucionit islamik. Sanksionet ndaluan çdo shkëmbim tregtar të shtetasve amerikanë me Iranin dhe bllokimi i kapitaleve të Iranit në Amerikë si dhe ndalimi i shitjes së armëve të cilat Irani i kishte blerë gjatë regjimit të mëparshëm. Më pas sanksionet u shtrinë me pretekstin e pengmarrës dhe pas nxjerrjes së deklaratës së Algjerisë ku Amerika u zotua që t’i japë fund ndërhyrjeve të saj në Iran. Uashingtoni me pretekstin e mbështetjes së terrorizmit, sanksionet i ktheu në shtyllën kryesore të politikave të jashtme të tij kundrejt Iranit. Këto sanksione u vendosën në kohën kur ushtria iraniane për tu mbrojtur përballë agresionit të regjimit Bath të Irakut, kishte nevojë për pajisjet e armatimeve amerikane. Mirëpo Amerika për të gjunjëzuar populli iranian, pengoi shitjen e çdo lloj armatimi apo pajisjeje ushtarake dhe mbrojtëse për Iranin. Përveç kësaj amerikanët sulmuan edhe qendrat e naftës iraniane në gjirin Persik dhe rrëzuan një avion civil me 290 pasagjerë në bord. Edhe agresioni i Iraku kundër Kuvajtit nuk e pengoi Amerikën që të shtonte armiqësitë e saj kundër Iranit. Irani duke u bazuar në parimet e tij për të kundërshtuar çdo lloj agresioni, nuk u fut në këtë kontest mirëpo pas dështimit të Irakut qeveria e re e Amerikës e kryesuar nga Bill Klinton, ndërmori politikën e bllokadës së dyanshme kundër Iranit dhe sanksionet e mëparshme i ktheu në një formë tjetër duke vendosur sanksione sekondare. Sigurisht që edhe më herët qeveria amerikane me sanksionet e saj është munduar të tejkalojë kufijtë e saj për të sabotuar dhe dëmtuar industrinë e naftës së Iranit. Qeveria Iranit për të rikonstruktuar vendin dhe riparuar dëmet e luftës së imponuar të Irakut, ishte tepër e varur tek industria e naftës dhe e gazit dhe për këtë ftoi kompanitë e huaja që të investojnë në këtë industri. Kjo ftesë e Iranit u mirëprit nga kompanitë perëndimore me kapacitet të lartë industrial. Në këtë mes edhe një kompani amerikane e quajtur Konokor arriti të fitojë një tender për investim në industrinë e naftës së Iranit. Futja e kompanive të huaja në Iran dhe sidomos futja e një kompanie amerikane në industrinë iraniane të naftës, ishte rrezik për ato rrjedha anti-iraniane dhe përkrahëse të regjimit sionist në Uashington. Këto rrjedha me pretekstin se rindërtimi i industrisë së naftës në Iran do të forconte akoma më shumë këtë vend, e detyruan qeverinë amerikane që të pengojë investimin e kompanive amerikane në Iran. Presionet e këtyre rrjedhave dhanë rezultat dhe më në fund presidenti Bill Klinton në mars të vitit 1995, ndaloi kompanitë amerikane që të investojnë në industrinë e naftës së Iranit. Si pretekst për vendosjen e këtyre pengesave qeveria amerikane përdori pretendimin gjoja të mbështetjes së Iranit për terrorizmin dhe kundërshtimin e procesit të ashtuquajtur të paqes në Lindjen e Mesme. Duke qenë se masat e Klintonit për të ndaluar investimet amerikane në industrinë e naftës së Iranit nuk dhanë rezultatin e duhur, presidenti amerikan 2 muaj më vonë nxori urdhrin 12957 i cili ndaloi çdo lloj investimi dhe tregtie me Iranin. Me këtë urdhër kompania Kornokor u detyrua të heqë dorë nga investimi i saj në industrinë e naftës së Iranit dhe vendin e saj shumë shpejt e zunë kompanitë evropiane. Rrjedhat anti-iraniane në Amerikë, mbetën të pafuqishme përballë valës së mësymjes së kompanive evropiane për të investuar në industrinë iraniane të naftës. Pas kësaj faze nisën sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit, që u quajtën sanksionet sekondare. Deri në këtë fazë të gjitha sanksionet e vendosura nga Amerika kundër Iranit, përfshinin vetëm shtetasit dhe kompanitë amerikane, mirëpo që nga koha e ardhjes në pushtet të Bill Klintonit dhe pas zbatimit të ligjit të sanksioneve kundër Iranit dhe Libisë të njohur me emrin ILSA, kompanitë e huaja filluan të ndëshkohen me gjoba për shkak të shkeljes së sanksioneve amerikane. Ligji ILSA u miratua në gusht të vitit 1996 dhe u nënshkrua nga presidenti Bill Klinton. Më herët ky ligj ishte miratuar me shumicë votash si nga Kongresi ashtu edhe nga Senati amerikan. Duke qenë se në senat ligji është mbështetur fuqishëm nga senatori italian nga radhët e republikanëve Alfonso Damato, ligji mori emrin “ Ligji Damato”. Ligji ndëshkon të gjithë ata persona dhe kompani amerikane dhe jo amerikane të cilat investojnë më shumë se 20 milion dollarë në industrinë e naftës së Iranit. Ky ligj duke përcaktuar shumën 20 milion dollarë, bllokoi çdo mundësi për kompanitë e nivelit të parë dhe të dytë të perëndimit që të futen dhe të investojnë në industrinë e naftës së Iranit. Megjithatë ligji i ka dhënë kompetencë presidentit që në rast nevoje dhe nëse ai e sheh të arsyeshme, të pengojë gjobitjen e ndonjë personi apo kompanie që ka shkelur ligjin në fjalë. Për këtë presidenti amerikan duhej të arsyetonte vendimin e tij në Kongres. Pas miratimit të ligjit ILSA vendet e tjera të botës dhe sidomos vendet evropiane, deklaruan se nuk do të heshtin përballë ligjeve të miratuara brenda në Amerikë dhe në rast të zbatimit të gjobave ato do të merrnin veprime reciproke. Ata gjithashtu kërcënuan se do të ankohen në organet ndërkombëtare kundër Amerikës. Ky kërcënim, e detyroi kongresin amerikan që të tërhiqet dhe t’i lejojë presidentit të heqë disa kompani të huaja nga ligji ndëshkues ILSA. Për këtë arsye në kohën kur kompania franceze Total nënshkroi një kontratë bashkëpunimi në fushën e naftës me Iranin, presidenti amerikan Klinton deklaroi se kompania në fjalë nuk preket nga ligji i sanksioneve ILSA. Tërheqja e Amerikës pas nënshkrimit të kontratës nga kompania Total me Iranin, tregoi dobësinë e ligjit ILSA dhe hapi rrugën për kompanitë e tjera të huaja që të investojnë në industrinë e naftës së Iranit. Ligji ILSA u rinovua më vonë nga administrata e presidentit Xhorxh Bush në vitin 2001. Më vonë në vitin 2006 në kohën kur Libia u hoq nga lista e sanksioneve të Amerikës, ligji ILSA ndryshoi emër dhe mori emrin ligji ISA (Iran Sanctions Act). Në ligjin e ri ISA u bënë edhe disa ndryshime të vogla dhe kuota prej 20 milion dollarësh u shtua në 40 milion dollar dhe afati I zbatimit të ligjit u zgjat deri në 10 vjet. Ligji ISA u rinovua përsëri gjatë administratës së Barack Obamës në vitin 2016. Në atë kohë ishte arritur marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe rinovimi i këtij ligji, nga ana e Iranit u quajt shkelje e marrëveshjes bërthamore. Përveç zbatimit të ligjit ISLA në dy mandatet e presidentit Klinton dhe pas nisjes së dosjes bërthamore të Iranit në vitin 2003, ndaj këtij vendi amerikan vendosi sanksione të ndryshme. P.sh. në vitin 1996 me pretekstin e ligjit të përballjes me terrorizmit dhe ndëshkimeve me vdekje, u ndalua çdo lloj shkëmbimi financiar dhe monetar me Iranin dhe u ndaluan ato vende që kishin tregti armatimesh dhe pajisjes ushtarake me Iranin. Në vitin 1997, qeveria Klinton, ndaloi eksportin ndaj çdo vendi i cili ka kryer shkëmbime tregtare dhe monetare me Iranin. Në janar të vitit 1998 dhe më pas në janar të vitit 199 qeveria Klinton sanksionoi 10 kompani ruse për shkak të bashkëpunimit të tyre në zgjerimin e industrisë së prodhimit të raketave në Iran. Në vitin 1999, qeveria amerikane sanksionoi iranian me pretekstin e shkeljes së lirisë fetare. sigurisht në fund të mandatit të presidentit Klinton dhe për shkak të zhvillimeve rajonale dhe botërore, qeveria amerikane ndërmori një politikë për uljen e presioneve sanksionuese kundër Iranit. P.sh në dhjetor të vitit 1998, Irani u hoq nga lista amerikane e vendeve të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në prill të vitit 1999, Klinton nxori një urdhër i cili lejoi eksportimin e ushqimeve dhe medikamenteve në Iran, Libi dhe Sudan. Gjithashtu në vitin 1999 qeveria amerikane lejoi kompaninë e prodhimit të avionëve Bouing që t’i shesë Iranit pajisje për avionët e transportit civil. Në mars të vitit 2000 Madlene Olbraight ish sekretare amerikane e shtetit ka pohuar ndërhyrjen e Amerikës në punët e brendshme të Iranit dhe implikimin e Uashingtonit në grushtin e Shtetit të vitit 1953 kundër qeverisë së zgjedhur të kryeministrit Muhamed Musadek. Pas kësaj deklarate u lejua importimi i disa mallrave iraniane në Amerikë të tilla si tapetet, stikat dhe frutat e thata. Megjithatë veprimtaria e qeverisë amerikane u ndryshua me ardhjen në pushtet të Xhorxh Bushit dhe sidomos pas ngjarjes së 11 shtatorit 2001. Pas këtij viti politikat armiqësore të Amerikës kundër Iranit u shtuan edhe më shumë. Në emisionin e ardhshëm do të njihemi më shumë me raundin e ri të sanksioneve kundër Iranit me pretekstin e përballjes me programin paqësor bërthamor të Iranit.