Speciale me rastin e ditës së artit të Revolucionit Islamik
Sejed Murteza Avini ka qenë kritik, gazetar dhe producent iranian i cili ka marrë në dorë armën e artit për të transmetuar aspektet e ndryshme të artit revolucionar. Në kalendarin diellor, 9 prilli është dita e martirizimi të Sejed Murteza Avini dhe kjo është quajtur dita e artit të revolucionit islamik.
Arti është elementi më jetik dhe më i nevojshëm për përcaktimin e karakteristikave të jetës së njeriut. Ai është një faktor me ndikim të thellë dhe të gjerë. Asnjë ide apo mendim nuk mund të jetë i qëndrueshëm për rolin e artit. Nëse lexojmë historinë vërejmë se arti është përdorur si mjet për zbulimin, publikimin dhe shprehjen e dhimbjeve dhe vuajtjeve të njeriut. Mesazhi i artit nuk mund të thuhet me asnjë mjet tjetër dhe me fjalë të tjera ai paraqet një pjesë të realitetit dhe aspektet e së vërtetës në botë, të cilat mund të thuhen vetëm me gjuhën e artit. Republika Islamike e Iranit që është një shtet i bazuar në kuptimet e reja dhe të qëndrueshme fetare, me padyshim nuk mund të anashkalojë rëndësinë e artit dhe formave të ndryshme të tij. Për të ruajtur karakterin social të pikëpamjeve fetare dhe për të ndërtuar një strukturë të fuqishme sociale të bazuar në fe, arti ka ndikim shumë të rëndësishëm dhe për këtë arsye inkurajimi i artistëve në shoqëri dhe edukimi i artistëve të rinj, është një hap i domosdoshëm dhe i rëndësishëm. Arti në Iran pas fitores së revolucionit islamik, pasqyron besimin, bindjen dhe njohurinë e kombit dhe një art i tillë është mbështetës i aspiratave dhe art i qëndrueshëm. Për këtë arsye vlerat e larta islame, kanë ndikuar shumë në degët e pemës së artit iranian. Përgjatë 4 dekadave të kaluara artistë me vlera të larta për të ngritur lart pozitën e tyre dhe mësimet islame, artin e kanë përdorur si mjetin më të fuqishëm për të drejtuar popullin drejt drejtësisë, lirisë dhe besimit në Zot. Këta artistë janë të mendimit se prezantimi i mirësive të bukura të dhuruara nga Zoti dhe i madhështisë së krijimit, shoqëria njerëzore inkurajohet drejt realitetit dhe ajo nxiton për besimin tek Zoti dhe lëvizjen në rrugën e drejtë.
Nga pikëpamja e revolucionit islamik, arti është një mjet për tu vlerësuar pasi ai përbën thelbin e mesazhit, mënyrës së jetesës dhe të edukimit. Arti i cili në vetvete tregon vlera të larta dhe të shenjta dhe njeriut i jep shpresë dhe vetëbesim duhet të jetë i pastër nga çdo element dëmtues, të pistë dhe me ndikim negativ. Nga pikëpamja e revolucionit islamik, arti që i shërben rrymave dëmtuese, degjeneruese dhe ai art që përdoret për zbatimin e qëllimeve politike të të huajve dhe shoqërinë e drejton tek neglizhenca, mungesa e njoftimit, mospërfillja dhe mos angazhimi, është një art i papranueshëm dhe i humbur.
Një prej atyre figurave që në revolucionin islamik ka bërë përpjekje të shumta teorike dhe praktike, është martir Sejed Murteza Avini. Martir Avini ka lindur në vitin 1947 dhe në vitin 1993 ai është martirizuar. Ai është regjisor i filmave dokumentare, gazetar dhe koleksioni i veprës me tregime të tij të quajtur “Çlirimi” në luftën e imponuar të Irakut kundër Iranit, është një prej arsyeve që ky martir iranian është bërë mjaft i shquar në kulturën dhe artin iranian. Ai që në moshë të vogël ka qenë i mëshiruar me artin, shkruante poezi, tregime, shkruante artikuj dhe bënte pikura. Ai ka mbaruar sstudimet për arkitekturë dhe më pas ai është njohur me mendimet dhe idetë e imam Khomeinit (ra). Martir Avini pas fitores së revolucionit islamik, ndryshoi jetën e tij duke u kthyer në një revolucionar. Sa i përket ndryshimin të epokës së tij rinore, martir Avini thotë: Për fat të mirë jeta ime mori atë kah ku hollësisht kuptova se dija sipërfaqësore në asnjë mënyrë nuk zë vendin e dijes së vërtetë dhe se dija më e lartë nuk mund të arrihet edhe duke lexuar filozofinë. E vërtetat duhet kërkuar dhe kjo është ajo që duhet të kërkojë çdo njeri dhe atë ta mbajë gjithmonë pranë vetes.
Filmat e parë të martir Avini janë filmat e titulluar “ 6 ditë në Saharanë Turkmene”, “ Përmbytja e Khozestanit” “ Kulakët e thumbuar”. Në vitin 1980 regjimi i Sadam Huseini nisi luftën e gjithanshme kundër Iranit, luftë që zgjati 8 vjet. Që në vigjilje të luftës, shumë gazetarë, fotoreporterë, kameramanë, artistë dhe producentë u nisën për në frontin e luftës për të regjistruar ngjarjet që ndodheshin në luftë. Arti i luftës dhe revolucionit të asaj kohe ndiqte dy objektiva kryesore që ishin inkurajimi i popullit për mbështetjen e luftëtarëve në frontin e luftës dhe ftesa për pjesëmarrje n front. Përveç kësaj prezantimi i kuptimeve si martirizimi, i ka dhënë akoma më bukur fronti të luftës. Duke shfrytëzuar elementë imagjinarë dhe jo-natyrorë, artistët e revolucionit pa u futur direkt në skenat e përgjakshme të luftës janë mundur të përcjellin kuptimin e vërtetë të mbrojtjes dhe sakrificës. Për këtë muret e qyteteve u mbushën me portrete të mëdha të martirëve dhe heronjve që kanë jetuar në mesin e popullit, por pa transmetuar skenat e dhimbshme dhe vuajtjet e tyre në kohën e vdekjes. Për këtë lloj arti, Ejdin Agdashlu, hulumtues dhe studiues iranian thotë se ky është një arti i pashoq në histori. Fotografët dhe kineastët gjithashtu si tematikë të produkteve të tyre kanë zgjedhur luftën dhe në këtë fushë kanë nxjerra vepra me vlerë të madhe që shumë prej tyre konsiderohen si dokumente historike.
Sejed Murteza Avini, është një nga ata artistë të cilët me një grup koherent, punuan për prodhimin e dokumentarëve të luftës dhe gjendjen në front. Seria televizive e reagimeve “ Çlirimi” u prodhua në të njëjtën kohë dhe vazhdoi deri në fund të luftës. Avini thotë se motivimi i brendshëm i artistëve i ka çuar ata në frontet e mbrojtjes së shenjtë, në vend të kryerjes së detyrimeve dhe punëve administrative. Fryma punëtore nuk mund të ishte burimi i veprimit dhe angazhimit në këtë fushë. Prodhuesit e filmave punuan me të njëjtat motive dhe përcollën situatën në frontin e luftës që mund të arrihej vetëm në përmjet teknikës së artit.
Në fund të luftës, Avini iu drejtua shtypit dhe u kthye në kinema, art dhe në kulturën e një bote të vetme, ku ai u përball me çështje të ndryshme. Rezultati i të gjitha këtyre mendimeve, hulumtimeve dhe diskutimeve janë shkrimet e lëna nga ai. Avini shkroi artikuj mbi natyrën e reflektimeve kinematografike, të cilat më vonë u hartuan dhe botuan në disa vëllime. Libra me tituj të tillë si " Hijeshia në Kinema", "Pasqyra Magjike", "Sfondi i Pikturës" dhe "Gjuha e Kinemasë".
Megjithëse njohja me kinemanë dokumentare për një kohë të gjatë prej mëse dhjetë vjetësh dhe përvojat e tij në prodhimin e dokumentarëve dhe në veçanti të serialeve dokumentare, e bënë atë të tërhiqej drejt kinemasë, mirëpo përpara gjithçkaje mendimet dhe fjalori i tij ishin më shumë se kaq. Së bashku me përpilimin e artikujve teorikë rreth natyrës së kinemasë dhe kritikave të kinemasë në Iran dhe në botë, ai shkroi shumë artikuj mbi të vërtetën e artit, misticizmit dhe artit të ri duke përfshirë romanet, pikturat, grafikët, teatrin, artin tradicional dhe artin fetar, artin e revolucionit, etj., shumica e të cilave u botuan çdo muaj në revistën “Sure”.
Në fund të vitit 1992, Avinini krijoi Fondacionin Kulturor "Tregimet e Clirimit" për të punuar në prodhimin e dokumentarëve dhe filmave kinematografik kushtuar periudhës së mbrojtjes së shenjtë. Ai vazhdoi të prodhonte serinë televizive "Tregimet e Çlirimit" që ishte lënë mënjanë pas përfundimit të luftës dhe rifilloi udhëtimet dokumentuese në zonat e luftës. Në një nga këto udhëtime, Avinini për shkak të shpërthimit të minave nga epoka e luftës u martirizua në një rajon të quajtur Fekha në provincën Khuzestan ku kishte shkuar të krijuar një seri televizive.
Duke qenë se maritit Sejed Murteza Avini ka kaluar të gjitha momentet e jetës së bekuar të tij, veçanërisht pas Revolucionit Islamik, në rrugën drejt realizimit të vlerave dhe mendimeve islamike në formën e artit dhe me të drejtë ai ka dhënë një shërbim të jashtëzakonshëm në këtë fushë, përvjetori i martirizimit të këtij artisti me vlera të larta, është quajtur dita "Artit të Revolucionit Islamik".
Martiri Avini në faqen 111 të librit "Fillimi i fundit" shkruan: "Unë nuk jam pro luftës, por e di që jeta njerëzore nuk do të vazhdojë kurrë pa luftë dhe nuk do të ketë ndryshime në të, sikurse në shekullin e njëzetë bota ka qenë dëshmitare e dy luftërave ndërkombëtare dhe disa luftëra të gjata dhe demonstratat e popullit të Evropës dhe Amerikës kundër luftës janë gjithashtu për shkak sepse ata e njohin luftën dhe i njohin pasojat e luftës. Edhe pse ata pohojnë se nëse nuk do të ishin luftërat e parë dhe të dytë botërore, revolucioni industrial i vendeve të tyre sot nuk do të ishte arritur.
Bota e nesërme nuk do të jetë më nën patronazhin e perëndimit dhe të gjitha ndryshimet janë tregues të këtij fakti .... Pas dy shekujsh rilindje dhe një shekulli të zhvillimit industrial, Amerika dhe Europa kanë pësuar të njëjtën tragjedi që kanë pësuar gjitha civilizimet përgjatë historisë.
Nëse kjo gjullurdi për pushtet zbehet, si duhet plotësuar vakumi që lind prej saj? Mesa duket përpara kapitullimit të plotë dhe kolapsit, me një tjetër qasje, njeriu në botën e kuptimit mbush boshllëkun e krijuar nga mosbesimi dhe pas kësaj "prova" zëvendëson "mohimin". "Besimi" është shpëtimtari i botës së nesërme, ashtu siç ishte shpëtimtar i Iranit dhe e shndërroi Revolucionin Islamik në një burim aktiv dhe inkurajues për revolucionet shpirtërore dhe fetare në mbarë botën.