Zona e lashtë Sasanite në provincën Fars
(last modified Fri, 06 Jul 2018 07:36:27 GMT )
Korrik 06, 2018 09:36 Europe/Tirane

Zona Sasani, që ndodhet në rajonin Firuz’abad të provincës Fars, është regjistruar si zona e 23-të historike e Iranit në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Përgjatë 4 dekadave të fundit, UNESCO në këtë listë ka regjistruar shumë zona si Poltroni i Xhamshidit, zona Pasargad dhe kopshti Eram. Ditë më parë province Fars ka arritur të regjistrojë edhe zonën e katërt të saj historike.

 

Në takimin e 42-të të UNESCO-s që nisi më 24 qershor në Manama të Bahrejnit dhe që do të vazhdojë deri më 4 korrik, janë prezantuar shumë dosje të vendeve anëtare të kësaj organizate. Në punimet 10-ditore të UNESCO-s do të analizohen 30 dosje për vendet me vlerë të trashëgimisë botërore. Prej këtyre dosjeve 22 i përkasin trashëgimisë historike dhe kulturore, 5 dosje mbi veprat natyrore dhe 3 dosje janë për veprat kulturore dhe natyrore. Në këtë takim Irani ka prezantuar 2 dosje të cilat u analizuan më 30 korrik. Bëhet fjalë për dosjen e regjistrimit të zonës antike Firuz’abad dhe zonën antike Sasani Firuz’abad. Zona antike Sasani nis nga rajoni Firuz’abad dhe përfshirë Nishaburin përfundon në rajonin Sarvestan të provincës Fars në jug të Iranit. Kjo zonë përfshin shumë monumente dhe vepra historike dhe antike, si qytete, shpella dhe pallate apo kështjella të vjetra dhe të lashta. Disa arkeologë janë të mendimit se shumë prej monumenteve që ndodhen në këtë zonë kanë kapacitetin e duhur që në formë të ndarë të regjistroheshin në listën e ONESCO-s për trashëgiminë botërore. Pas përfundimit të votimit, zona Sasani Firuz’abadi u regjistrua në listën botërore të trashëgimisë botërore me emrin e ndryshuar si zona antike Sasani e provincës Fars.

 

Zona Pishovar e rajonit Kazserun në Iran, përfshin qytetin Gur, tempullin e zjarrit dhe kështjellën Vajza dhe kështjellën Sarvestan të cilat tashmë janë regjistruar si trashëgimi botërore. Qyteti Pishovar ndodhet në pllajën Cugan dhe nga zona Kazerun ka një distancë prej 15 km. Qyteti Bishapur është një prej zonave më të rëndësishme antike dhe arkeologjike që tregon fuqinë dhe madhështinë e dinastisë Sasanite. Rëndësia historike, pozita gjeografike mes ngushticës dhe malit, pozita me perspektivë, lloji i sistemit të zhvillimit të qytetit, struktura dhe rrugët për të arritur në zona të ndryshme, i ka dhënë këtij qyteti dhe rajoni rëndësi të madhe historike. Me fjalë të tjera qyteti është ngritur duke u bazuar në mundësitë e tij natyrore. Vendndodhja e qytetit pranë ngushticës Cugan, malit dhe lumit tregon rëndësinë e elementëve për garantimin e sigurisë së qytetit. Ky qytet është një përmbledhje e ndërtesave antike si tempulli Anahita, kështjella e shtetit, shtëpitë e njerëzve të cilat që të gjitha ndodhen pranë njëri tjetrit. Në mesin e këtyre faktorëve nuk duhet harruar edhe dëshira e mbretërve për të treguar fuqinë e tyre siç është edhe ndërtimi i një pallati në emër të perandorit të Romës pas disfatës së tij.

Zona antike Sasanite në provincën Fars


Ngushtica historike Cugan ndodhet 23 km larg qytetit Kazerun dhe gjendet përballë qytetit antik Bishapur dhe përkrah lumit Shapur që rrjedh nga verilindja për në jugperëndim. Shpella Shapur gjendet 6 km larg qytetit antik Bishapur dhe 25 km larg qytetit Kazerun dhe ndodhet në fund të ngushticës Cugan. Lartësia e kësaj shpelle është 800 metra dhe gjerësia e hyrjes së saj është rreth 30 metra. Për shkak të skulpturës Shapur që ndodhet në hyrje të shpellës ajo është quajtur shpella Shapur. Skulptura 8 metra e lartë Shapur ndodhet në hyrje të shpellës dhe ajo është një prej kryeveprave të Iranit të lashtë dhe që qëndron në formë të përkryer edhe pas 1700 vitesh. Kjo skulpturë është rrëzuar për shkak të një tërmeti dhe është meremetuar në vitin 1957 dhe është kthyer në vendin ku ka ekzistuar që në fillim. Në atë vit u ndërtua edhe një rrugë me 230 shkallë për kaluar zonat malore dhe për të arritur në hyrjen e shpellës. Nga hyrja e shpellës deri në brendësi të saj gjenden 4 taraca ku e para nga e dyta ndahet me 10 shkallë, e dyta me të tretën me 8 shkallë dhe e treta me të katërtën me 7 shkallë. Skulptura që gjendet në hyrje të shpellës peshon 30 ton dhe është e gjatë 8 metra. Pas taracës së katërt duhen përshkuar edhe 12 shkallë të tjera për të arritur në zemër të shpellës.

Skulptura Shapur

Shpella ndodhet pranë qytetit antik Bishapur që ishte qendra kryesore e dinastisë Sasanite. Ajo gjendet në fund të ngushticës Cugan dhe në brendësi të malit me të njëjtin emër. Skulptura Shapur është e vetmja vepër skulpturore e mbetur nga dinastia Sasanite. Shpella Shapur është një prej 3 shpellave që gjenden në të gjithë ngushticën Cugan.

Qyteti Gur në periudhën e lulëzimit të tij ishte qendrës e provincës Fars dhe në atë kohë njihej me emrin Kure Ardeshir Khora. Qyteti Gur sot është një qytet i braktisur dhe ndodhet 3 km larg nga qyteti Firuzabad. Qyteti në fjalë është ndërtuar në shekullin e tretë me urdhër të Ardeshir Babakan. Ardeshiri Sasanit, qytetin e sapondërtuar prej tij e quajtur Ardeshir Khora. Arkeologët dhe historianët thonë se kjo fjalë nënkupton pllajën ose gropën. Azedul’doule Dilmi i cili ka jetuar shumë në këtë qytet thotë se fjala Gur nënkupton fjalën varreza. Në librat historikë thuhet se sa herë që Dilmi shkonte në atë qytetit thoshte se mbreti do të shkojë në varreza dhe për këtë arsye emri i qytetit u ndryshua në Piruz’abad apo Firuz’abad. Qyteti Gur është i njohur si qyteti i parë i rrumbullakët në Iran.

Qyteti Gur, qyteti i parë i rrumbullakët në Iran

Pallati Valerin apo pallati Valerianus Bishapur, është pallati i njohur i qytetit antik Bishapur. Ky pallat ndodhet në këndin verior të kështjellës mbretërore dhe është një pallat i ndërtuar me gurë uniform dhe të punuar. Ashtu siç thotë Roman Giershman, ky pallat është vendi ku Shapur Sasani ka mundur perandorin Valerin të Romës dhe ai të gjithë jetën e tij e ka kaluar në këtë pallat. Pallati Valerin Bishapur ndodhet 150 metra në brendësi të sallës së pritjeve dhe sipas stilit arkitekturor Sasanit muret e pallatit nga brenda janë me gurë të gdhendur ndërsa nga jashtë të mbuluar me një shtresë gëlqereje. Të gjitha muret e pallatit janë të mbushur me piktura dhe punime të gdhendura. Me gjithë praninë e perandorit të Romës në këtë qytet, çlirimi i Bishapurit nga myslimanët në shekullin 16 sipas kalendarit hënor, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij qyteti. Bishapuri në shekullin e dytë dhe të tretë nuk ka pasur ngritje dhe zhvillim të konsiderueshëm mirëpo në shekullin e katërt ai rifitoi fuqinë e vet. Mirëpo me kalimin e kohës dhe me shkatërrimin e qytetit shumica e njerëzve u shpërngulën për në qytetin Kazerun.

Mbetjet e pallatin Valerin Bishapur

Kalaja Vajza Firuz’abad gjendet 6 km larg rrugës nga Firuz’abadi për në Shiraz.

 

Kjo kala ndodhet në buzë të malit ku kalon rruga dhe pas një rrugë prej 300 metrash mund të arrish në kështjellë. Xhorxhinia Herman, në librin e saj “ Rilindja e jetës së artit dhe civilit të iranit të lashtë” shkruan: Ardeshir Sasani këtë kala e ka ndërtuar në fund të dinastisë Ashkanide dhe në kohën kur Erdoani i pestë mbreti i fundit i Ashkanidëve nuk ishte larguar akoma nga zona. Kalaja Vajza Firuz’abad është ndërtuar 1700 vjet më parë. Kalaj ndodhet na mal duke i dhënë asaj një pamje madhështore. Kalaja është ndërtuar me urdhër të Ardeshir Babakan në vitin 241-224 dhe kishte pë qëllim mbrojtjen e qytetit nga sulmet e Erdoanit të pestë mbreti i fundit i dinastisë Ashkanite. Kalaja Vajza është ndërtuar me gurë dhe gëlqere të punuar me dorë dhe përmbledhë një territor prej 2 mijë metrash. Kjo kala është e ndërtuar nga 3 ndërtesa dhe ndërtesa e fundit ka një kupolë të madhe e cila është e vendosur mbi një ndërtesë katrore. Ndërtesa ka një arkitekturë që të tregon artin Akamenid të Poltronit Xhamshid, kalaja ka dhoma të ndërthurura me njëri-tjetrin, dhomën e rojeve, korridorin, depon e ujit, kopshtin qendror, shkallë spirale të cilat janë ndërtuar në mal dhe kanë luajtur rolin e murit rrethues për kalanë.

Kompleksi rezidencial Sasani Sarvestan në provincën Fars, ndodhet 9 km në jug të qytetit Sarvestan dhe përmbledh një territor prej 25 hektarësh. Ky kompleks është ndërtuar në kohën kur Behram Gur Sasani dhe është ndërtuar me urdhër të Mehr Nersi ministër i njohur i tij. Pallati Sarvestan është ndërtuar me gurë dhe gëlqere dhe në qendër të tij gjendet një tarracë katrore 13 metra e gjatë dhe e gjerë dhe 18 metra e lartë. Kjo ndërtesë është si pallati Firuz’abad por me përmasa më të vogla dhe në krye të saj ndodhet një kupolë e ndërtuar me tulla. Kjo ndërtesë është një pallateve të para të periudhës Sasanite. Ajo ka një tarracë hyrëse dhe një kupolë në qendër dhe në krahasim me ndërtesat e tjera ajo ka një arkitekturë më të ndërlikuar. Në histori thuhet se Berham Gur këtë pallat e ka përdorur si vend dëfrimi në kohën kur ai shkonte për gjueti.

Kompleksi rezidencial Sasani Sarvestan


 

 

Tags