Masakra e 7 Tirit, kujtesa e një sulmi terrorist
(last modified 2019-07-14T10:04:19+00:00 )
Korrik 14, 2019 12:04 Europe/Tirane
  • Masakra e 7 Tirit, kujtesa e një sulmi terrorist

Irani pas fitores së revolucionit islamik është sulmuar nga armiqtë dhe grupe të cilët për arritjen e objektivave të tyre të ndyra nuk kanë kursyer as edhe një lloj krimi duke marrë jetën edhe të njerëzve të thjeshtë. Një pjesë e madhe e këtyre sulmeve janë kryer nga grupi terrorist Muxhahedin-e-Khalk i njohur me emrin MEK.

Grupi terrorist Mek në vitin 1979 deri në vitin 1981 mori përsipër operacionet dhe sulmet për vrasjen e shumë funksionarëve, forcave revolucionare dhe ushtrimin e presioneve ndaj popullit iranian. Një prej veprimeve terroriste të këtij grupi është ngjarja e 7 Tirit që përkon me 27 qershorin e vitit 1981. Në këtë sulm terrorist MEK ka shpërthyer një bombë të vendosur në sallën e takimeve të partisë Republika Islamike në Teheran, ku për pasojë u martirizuan Sejed Muhamed Huseini kreu i gjykatës së lartë të Iranit së bashku me 72 funksionarë të vendit, mes të cilëve 4 ministra, 12 zv/ministra dhe 30 deputetë të parlamentit. Disa muaj më vonë d.m.th. më 29 gusht të vitit 1981 në një shpërthim terrorist u vra Muhamed Ali Raxhai president dhe Muhamed Xhavad Bahanar kryeministër i atëhershëm i Iranit. Kombi iranian është viktimë e akteve terroriste të mbështetur nga perëndimi, terrorizëm që ka shkaktuar martirizimin e 17 mijë qytetarëve iranianë. Nga pikëpamja e Amerikës dhe e disa vendeve perëndimore që pretendojnë për gjoja luftën kundër terrorizmit, fakti që grupi terrorist MEK ka vrarë më shumë se 12 mijë shtetas iranian, për ata nuk ka aspak rëndësi. Amerika pasi i mbylli sytë përballë krimeve të grupit MEK kundër popullit iranian, këtë grup e vendosi nën mbrojtjen e saj. Rejmond Tanter, ish anëtar i këshillit të sigurisë kombëtare në Amerikë dhe një prej mbështetësve të grupit terrorist MEK në librin e tij lidhur me heqjen e MEK nga lista e grupeve terroriste të Uashingtonit shkruan: Ata ( MEK ) janë një mundësi më e mirë sesa sanksionet dhe lufta për të ndihmuar në zbatimin e programeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit. Amerika dhe disa vende evropiane edhe pse janë në dijeni të faktit se duart e MEK janë të lyer me gjakun e mijëra njerëzve të pafajshëm, mirëpo ata në kohën kur MEK u largua nga Irani, e kanë mbështetur këtë grup.

Image Caption

MEK për një kohë u transferua në Paris të Francës dhe me nisjen e luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit, ndihmoi regjimin Bath të Irakut në agresionin ushtarak kundër Iranit. Pas sulmit të Amerikës kundër Iranit dhe rrëzimit të regjimit të Sadam Huseinit, elementët e grupit terrorist MEK vazhduan të mbështeten dhe mbrohen nga Amerika dhe Evropa dhe me mbështetjen e perëndimit ata sot janë vendosur në Shqipëri me qëllim që të vazhdojnë lirshëm aktivitetet e tyre. kjo rrjedhë tregon se mbështetja e Amerikës dhe e disa aleatëve të saj evropianë për terrorizmin është pjesë e strategjisë së Uashingtonit për të ndërhyrë në rajon dhe për të goditur Iranin. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik, në një fjalim të tij të mbajtur me pjesëtarët e familjeve të dëshmorëve të 7-Tirit, ka thënë: Kjo sjellje e dyanshme është bërë shkak që ata persona të cilët kanë kryer krime terroristë sot jetojnë lirshëm në Evropë dhe në Amerikë dhe takohet me autoritetet e këtyre vendeve dhe në disa raste me ata mbajnë takime duke u përqendruar në çështjen e të drejtave të njeriut. Lideri suprem këtë çështje e ka cilësuar skandal të madh për vendet evropiane dhe Amerikën dhe ka thënë: Ky grup terrorist janë ata njerëz që pretendojnë se mbrojnë popullin dhe mbrojnë islamin dhe me këto pretendime janë futur në rezistencën e popullit iranian, mirëpo në vazhdim ata kanë kryer katastrofa si ajo e 7-Tirit, kanë vrarë njerëz të thjeshtë dhe në fund iu bashkuan njerëzve të tillë si Sadam Huseini, ndërsa sot ndodhen nën proteksionin e Amerikës. Associated Press në një prej artikujve të saj kushtuar mbështetjes së Amerikës për terrorizmin, ka folur mbi marrjen e ryshfeteve të disa senatorëve amerikanë nga grupi terrorist MEK dhe thotë: Një prej funksionarëve të kabinetit qeveritar të presidentit Trump dhe të paktën një prej këshilltarëve të tij, ka marrë para nga grupi MEK për të mbajtur fjalim tek ky grup. Alin Cano i cili është zgjedhur si sekretari i transportit nga Donald Trump, në vitin 2015 për të mbajtur një fjalim 5 minuta të gjatë në një prej takimeve të grupit terrorist MEK ka marrë shumën 50 mijë dollarë. Rudy Giuliani, ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, gjithashtu ka marrë para nga grupi terrorist MEK, shuma e të cilave nuk dihet. Ky skandal shkoi deri aty saqë ish presidenti amerikan Barack Obama i ka dhënë urdhër Departamentit të Thesarit të analizojë dhe shqyrtojë çështjen e marrjes së parave nga politikanët amerikanë në shkëmbim të mbajtjes së fjalimeve për këtë grup terrorist. Eksperienca e hidhur e ngjarjeve terroriste në 4 dekadat e kaluara ka treguar se OKB dhe në veçanti KS i kësaj organizate, duhet të heqë dorë nga sjelljet e dhe qëndrimet e dyanshme dhe të ndjekë politika më transparente, politika që mund të garantojnë sigurinë e botës, si dhe të ngrenë seriozitetin e vullnetit për luftën kundër terrorizmit.

Image Caption

Noam Camski, një prej analistëve më të njohur në Amerikë në kohë kur Parisi u përball me sulme terroriste ka thënë se politikat e Amerikës dhe të aleatëve të saj evropianë janë shkaktarë të terrorizmit. Ai ka paraqitur pyetjen se objektivi i Amerikës nga inkurajimi i terrorizmit a është dhënia fund e këtij fenomeni dhe ka thënë; Nëse dëshironi t’i jepni fund terrorizmit, së pari duhet të pyesni se përse është shfaqur terrorizmi. Kush ishin shkaqet kryesore të terrorizmit dhe rrënjët e tij. Pas kësaj duhet të parashtroni pyetje të tjera. Për të luftuar terrorizmin duhen tharë rrënjët e tij dhe ndërprerë burimet financiare të tij. nuk duhet harruar se lufta kundër terrorizmit nuk ka përfunduar akoma dhe se rreziku vazhdon të qëndrojë. Irani me 17 mijë dëshmorë që humbën jetën për shkak të sulmeve terroriste, më shumë se çdo vend tjetër është i vendosur për të luftuar terrorizmin dhe për të çrrënjosur grupet terroriste. Veprimtaria e Iranit në luftën kundër terrorizmit është transparente dhe këtë e tregojnë edhe sukseset e Iranit në luftën kundër terrorizmit. Në dhjetëvjeçarin e fundit, në shumë dokumente juridike është theksuar bashkëpunimi botëror për luftën kundër terrorizmit dhe në këtë kuadër janë miratuar edhe disa konventa. Përveç konventave shumëpalëshe që janë përpiluar nëpërmjet OKB, disa marrëveshje rajonale janë nënshkruar për tu përballur dhe për të luftuar terrorizmin. Me gjithë këto konventa dhe marrëveshje për të eliminuar terrorizmin është e nevojshme të njihen shkaqet dhe arsyet e shfaqjes së këtij fenomeni dhe faktorët politikë, socialë, ekonomik dhe ideologjik të tyre duhet të njihen sa më mirë. Në këto kushte Irani thekson krijimin e termit “ krimet terroriste” në kuadër të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

 

Tags