Arkitektura iraniane dhe pozita e dritës në vendet e shenjta
(last modified Sun, 14 Jul 2019 10:13:03 GMT )
Korrik 14, 2019 12:13 Europe/Tirane
  • Arkitektura iraniane dhe pozita e dritës në vendet e shenjta

Drita dhe arkitektura janë dy faktorë të lidhur me njëri tjetrin. Që në kohët e hershme drita ka zënë një vend të veçantë në arkitekturë dhe ndriçimi ishte një prej faktorëve kryesore në ndërtimin e shtëpive dhe godinave. Arkitektët iranianë duke qenë të vetëdijshëm mbi rëndësinë e dritës, ndriçimit të ndërtesave dhe zbukurimit të tyre me anë të dritës i kushtonin rëndësi të veçantë.

Ekspozita e “dritës në vendet e shenjta të qytetit Esfahan”, ka bërë prezantimin e veprave të mijëra artistëve iranianë dhe evropianë në Teheran. Kjo ekspozitë ka për qëllim zhvillimin dhe njohjen me kulturën e përbashkët të vendeve dhe në të janë prezantuar 30 piktura nga 10 artistë iranianë dhe evropianë. 5 piktorë janë nga Rumania, Ukraina, Cekia, Kroacia dhe Estonia dhe 5 artistë janë nga Irani mes tyre Abu’said Asadi, Hamed Noruzi, Barana Saadat, Zahra Shafik dhe Uzhan Shiruzhan. Këto piktura janë realizuar për 10 ditë në qytetin Esfahan.

 

Drita është ndër ato fenomene që gjithmonë luan rol jetik dhe me ndikim në jetën e njeriut. Ajo ka rol themelor në vazhdimin e jetës së krijesave dhe pikërisht për këtë arsye njeriu gjatë gjithë kohës i ka kushtuar rëndësi të madhe dritës. Përveç kësaj në shumë vende të botës dhe në  veçanti në zonat e ftohta dhe në zonat bujqësore, për dritën është kushtuar gjithmonë respekt i madh. Në fe dhe besimet e ndryshme fetare, drita gjithashtu zë vend të veçantë. Në Kuranin Famëlartë në ajetin 35 të sures Nur thuhet:

35. All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.  

 

Në disa burime të lashta thuhet se gjithësia është krijuar nëpërmjet dritës dhe në garën mes dritës dhe errësirës, më në fund drita ka fituar. Shumë poetë në shkrimet e tyre theksojnë se drita është fituesja në çdo fushëbetejë dhe atë e cilësojnë burimin e jetës dhe të shpresës. Në filozofi dhe çështjet islame, drita është fenomen me burim përtej material dhe simbol i Krijuesit të botës. Në kohët e lashta, ndërtesat ndriçoheshin nëpërmjet dritës direkte të natyrës. Zakonisht gjatë naftës, ambientet brenda godinave dhe ambientet jashtë saj nëpër qytete dhe fshatra ndriçoheshin me dritën artificiale që çlirohej nga zjarret apo kandilat. Kufizimet e shumta që kishte drita artificiale i inkurajonte njerëzit që t’i kushtonin rëndësi dritës natyrore dhe prej saj të përfitonin sa më shumë që kishin mundësi. Për këtë arsye njerëzit kanë menduar të shfrytëzonin edhe dritën e hënës duke krijuar ambiente të caktuara nëpër godinat e tyre që njiheshin ndryshe si ambientet e hënës. Arkitektura tradicionale e Iranit gjithmonë ka qenë e ndikuar nga faktorët klimatikë. Drita e diellit është faktori më i rëndësishëm në krijimin e strukturave të qyteteve dhe fshatrave të cilat janë krijuar duke marrë parasysh ndryshimet klimatike dhe sidomos rrezatimin e diellit përgjatë 4 stinëve të vitit. Për të shfrytëzuar dritën, në ndërtimin e godinave në Iran janë marrë parasysh shumë faktorë dhe elementë të cilët sot për shkak të zhvillimit të teknologjisë janë lënë në harresë. Në arkitekturën e vjetër të Iranit, godina duhej ndërtuar në atë formë që drita të përdorej maksimalisht por në të njëjtën kohë rrezet e diellit të mos ishin në atë formë që të dëmtonin njerëzit.

Roli i dritës në arkitekturën tradicionale të Iranit

Përdorimi i gjerë i dritës, që në disa raste kishte edhe përdorim spiritual dhe fizik, është ndërthurur gjerësisht me arkitekturën iraniane. hulumtimet kanë treguar se çdo etni, dritën e ka përdorur në përputhje me kushtet ekzistuese të klimës në zonat e nxehta dhe të thata. Në të kaluarën projektimi i ndërtesave në Iran, bëhej duke marrë parasysh zonat shkretinore, të nxehta dhe të thata për shfrytëzimin sa më të madh të dritës së diellit. Një pjesë e shtëpive që më shumë përdoreshin gjatë stinës së dimrit, ndërtoheshin në pjesën veriore të oborrit me qëllim që të rriheshin direkt nga rrezet e diellit. Kjo pjesë e shtëpisë quhej pjesa dimërore sepse në dimër kjo pjesë rrihej më shumë nga drita e diellit dhe ishte më e ngrohtë. Mirëpo në stinën e verës për të parandaluar ngrohjen tepër të madhe të shtëpisë, ishin shpikur metoda të shumta. Për këtë shtëpia ndahej në dy pjesë atë veriore dhe jugore, ku pjesa jugore gjendej prapa ndriçimit direkt të diellit dhe për këtë në verë qëndronte e freskët. Përveç kësaj për të kontrolluar ndriçimin e dhomave nga rrezet e diellit, ato mbuloheshin me tenda. Muret dhe tavanet e përthyer dhe dritaret me ngjyra janë disa nga karakteristikat e arkitekturës iraniane për të parandaluar futjen e dritës dhe të nxehtit brenda në ndërtesë. Elementë që janë përdorur si parandalues të dritës në arkitekturën iraniane, kanë emra të shumtë prej të cilëve mund të përmendim razunin(dritare me vrimë), shabak (dritare druri), rushandan ( vrimë ndriçuese). Përveç këtyre ka pasur edhe shumë elementë të tjerë si tendat që janë përdorur për të parandaluar futjen direkt të rrezeve të diellit.

Arkitektura fetare është një prej degëve më të rëndësishme të artit në Iran sidomos në periudhën safavite. Në stilin esfahanas, kriteret e ndërtimit të ndërtesave të mëdha bazoheshin në një oborr qendror të rrethuar nga 4 tarraca tokësore përreth tij. Në këtë metodë ndërtimit, kriteri kryesor bazohen në madhështinë e ndërtesës dhe në rrugët për të bërë novacione të reja për çështje të ndryshme. Në stilin esfahanas ajo që të bie në sy është përsëritja e përdorimit të harkut në ndërtimin e godinave. Oborri në qendër të godinës përbëhej nga pishina, oborri me lule dhe oborri i sheshtë, i rrethuar nga mure dhe dhoma. Sipërfaqja e madhe e godinave, ka bërë që në stilin esfahanas të shfaqen novacione të shumta. Në këtë stil, ndriçim mahnit çdo vizitor të këtyre godinave. P.sh. në stilin e arkitekturës të përdorur në xhaminë sheik Lotfullah në qytetin Esfahan, vihen re kontradikta në disa raste jo të pëlqyeshme të dritës, mirëpo që janë relaksuese dhe spirituale. Porta hyrëse e kësaj xhamie me tavanin e ulët të saj, të çon në goditën e ndenjes gjatë natës që është godina më e madhe me kupolë në Iran. Në këtë xhami kupola ka një bukuri tejet të madhe. Pjesa qendrore e kupolës nga brenda është si një diell plot me dritë që rrezaton duke u përhapur në pjesët e tjera të kupolës. Artur Pap, orientalist i njohur, në përshkrimin e kësaj kupole thotë: Kjo kupolë është simboli i parajsës së qiellit.

Kupola e xhamisë sheik Lutfullah

Një prej karakteristikave arkitekturore të stilit esfahanas është ndërtimi i dritareve të vogla sipër portës hyrëse dhe në disa raste në dy anët e saj për të parandaluar dritën dhe futjen e ajrit. Këto dritare quhen razun dhe në shumë raste janë ndërtuar me dru apo me baltë. Në vendet e ftohta dritaret janë zbukuruar me copa xhami me ngjyrë. Shembullin më të bukur të këtyre dritareve mund ta shohim në shtëpitë e Ardebilit apo kishat Xhulfa dhe Vank në qytetin Esfahan ku mbi xhamat me ngjyrë janë pikturuar piktura të peshqve, luleve dhe shpendëve. Një lloj tjetër dritareje është ajo e quajtur Orosi që në arkitekturën e stilit esfahanas vihet re shumë. Kjo lloj dritareje më shumë përdorej për karakter mbrojtës. Shembujt më të bukur të kësaj lloj dritareje mund të shihen në shtëpitë e qytetit Esfahan, Kashan dhe Jazd. Në fund duhet thënë se kuptimi I dritës përgjatë shekujve ka ndryshuar dhe është tjetërsuar dhe ajo I ka dhënë arkitekturës iraniane cilësi jetësore dhe spirituale. Arkitektura iraniane me një këndvështrim ideologjik dhe praktik të përdorimit të dritës ka arritur të kthehet në një stil të veçantë bukurie. Said Hadi Mir’miran arkitekt i njohur iranian në librin e tij “ Roli i dritës në arkitekturën e Esfahanit” shkruan; Drita nuk është diçka spontane në këtë arkitekturë pasi ajo është ndërthurur rrënjësisht dhe shpirtërisht me atë. Drita në këtë arkitekturë nuk ka vetëm rëndësi përdorimi dhe bukurie, sepse ajo është realiteti i arkitekturës esfahanase dhe zë një pozitë tepër të lartë.