Pyjet Heirkani, regjistrohen si pasuri botërore e UNESCO-s
Në takimin e 43-të të komitetit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s që u mbajt më 5 korrik të këtij viti me praninë e 180 vendeve pjesëmarrëse të botës në qytetin Baku të Azerbajxhanit, pyjet Heirkani të Iranit janë regjistruar me shumicë votash si pasuria e dytë botërore më e madhe e natyrës në listën e UNESCO-s.
Sekretariati i komisionit kombëtar të UNESCO-s në Iran, pas regjistrimit të pyjeve Heirkani ka thënë se UNESCO për të 24-ët herë ka respektuar trashëgimitë historike dhe natyrore të Iranit. Pyjet Heirkani sipas parametrit “9” d.m.th. të procesit ekologjik në ndryshim dhe perfeksionim, që është parametri i UNESCO-s për natyrën, është regjistruar si trashëgimi natyrale botërore. Në këtë emision do të njihemi me disa nga karakteristikat e këtyre pyjeve dhe jetës së gjallë në to.
Pyjet Heirkani përreth detit Kaspik kanë një vjetërsi prej 40 milion vitesh dhe janë ndër pyjet më me vlerë në botë. Këto pyje quhen ndryshe edhe muzeu natyror i botës. Pyjet janë shtrirë në një korridor të gjatë 800 km dhe gjerësi 110 km dhe përmbledhin vargmalet Alborz. E gjithë sipërfaqja e pyjeve Heirkani është 2 milion hektarë prej të cilave pjesa më e madhe ndodhet në territorin e Iranit. Pyjet Heirkani në iran përfshijnë 5 provinca në veri të Iranit përkatësisht provincat Golestan, Gilan, Mazandaran, Semnan, Kharasani i veriut dhe pjesa tjetër e këtyre pyjeve gjendet në Azerbajxhan. Në total në Azerbajxhan gjenden 20 hektar pyje Heirkani ndërsa në Iran gjithsej përllogariten 2 milion hektarë.
Pyjet Heirkani, i përkasin periudhës së tretë të gjeologjisë dhe epokës së akujve. Në atë kohë këto pyje kanë ekzistuar në pjesën më të madhe të Evropës dhe në Siberi por për shkak të ngricave dhe akujve janë shkatërruar dhe prej tyre kanë mbetur vetëm disa mbetje fosilike. Ndërkohë pyjet Heirkani në Iran për shkak të ambientit më të përshtatshëm dhe afërsisë me detin Kaspik, kanë arritur t’i bëjnë ballë epokës së ngricave dhe akujve,. Në veprat e mbetura nga dinastia Akamenide, këto pyje janë quajtur me emrin Verkan që tregon lashtësinë e tyre. Fjala Heirkani vjen nga një zonë që ndodhet mes provinca Semnan, Maznandar dhe rajonet përreth tyre. Më vonë kjo fjalë është shndërruar në Gurgan dhe në këtë mënyrë janë emëruar pllaja Gurgan, gjiri Gurgan dhe zonat përreth në verilindje të Iranit. Me fjalë të tjera pyjet Heirkani është fjala e vjetër e kësaj zone dhe pikërisht provincës Gurgan.
5 zona të këtyre pyjeve mes tyre parku kombëtar Golestan, pylli i reve Shahrud, zonat e mbrojtur Imazhi i Botës dhe zona e mbrojtur Bulla prej vitesh janë përzgjedhur për tu futur në listën e trashëgimisë botërore dhe që janë zona të mbrojtura në Iran. Zonat e propozuara nga Irani janë ndarë në dy pjesë atë kryesore dhe sekondare. Në zonat kryesore nuk duhet të ketë asnjë aktivitet ndërsa në zonat sekondare situata ndryshon dhe ka më pak ndalime. Një prej zonave më të bukura është pylli i reve ku për shkak të rrethinës me malet krijohet një fenomen ku njeriu kujton se është mbi re.
Pylli i reve
Nga aspekti shtazor, në pyjet Heirkani jetojnë specie të rralla. Në këto pyje numërohen 150 lloje pemës dhe shkurresh, 98 lloje kafshës, 298 lloje shpendësh, 67 lloje peshqish, 29 lloje zvarranikësh dhe 9 lloje amfibësh. Larmia e madhe e shpendëve në këto pyje është bërë shkak që pyjet Heirkani të cilësohen zonë e rëndësishme ndërkombëtare për shpendët. Harabelat, mullenjat, qerpikët, patat dhe rosat vihen re shumë në vjeshtë dhe shumë lloje të tjera shpendësh që janë drejt zhdukjes së llojit të tyre, jetojnë në këto pyje.
Për nga bimësia, pyjet Heirkani kanë një larmi tepër të madhe dhe në to mund të numërohen pemët e lisit, shkurret, gështenja e egër, etj. Gështenjat e egra gjenden në rrëzë të maleve dhe në zonat jo shumë të larta ndërsa lisi gjendet në zonat e larta të këtyre pyjeve. Imazhet përrallore që krijon larmia e pemëve në këto pyje mund të vihen re në pyjet e zonës Azerbajxhani Lindor dhe Arasbaran. Shumë gjeologë, pyjet Arasbaran i studiojnë në mënyrë të veçantë duke u dhënë atyre edhe emrin e pyjeve me këtë emër.
Një pjesë e madhe e pyjeve Heirkani përbëhet nga pyjet me pemën e gështenjës së egër. Në botë gjenden shumë pak zona të mbuluara nga gështenja e egër mirëpo në rajonin Ali Abad të provincës Golestan, gjendet një pyll prej 400 hektarësh me këtë pemë. Fryti i gështenjës së egër përdoret për kurimin e sëmundjeve të kancerit. Edhe pse në numër vendet e tjera mund të kenë numër më të madh të këtyre pemëve, mirëpo në shumë pak raste vihet re që një sipërfaqe kaq e madhe të jetë e mbyllua e gjitha me gështenjë të egër. Për të ruajtur këtë sipërfaqe pylli, futja e njerëzve të thjeshtë është e ndaluar.
Pyjet Heirkani për nga larmia e kafshëve gjithashtu është një prej 200 zonave ekologjike në botë që janë njohur zyrtarisht nga Fondacioni Botëror i mbrojtjes së kafshëve dhe gjallesave. Këto pyje janë vendi ku jetojnë një prej kafshëve më të rralla d.m.th. leopardi iranian. Tigri i Mazandaranit, që një herë e një kohë ishte kafsha më e madhe mishngrënëse në Iran, jetonte pikërisht në këto pyje por që për fat të keq lloji i tij është zhdukur 20 vjet më parë. Në këto pyje vihen re lloje të tjera kafshësh si ariu i murrmët, lepuri, miu i pyjeve, ujku, çakalli, macja e pyllit, dhelpra me bisht të zi, iriqi, urithi, etj. Pyjet Heirkani janë vendi ku është zbuluar kali i vogël poni.
Pyjet Heirkani prej 12 vitesh më parë janë futur përkohësisht në listën e trashëgimive botërore të UNESCO-s. Mirëpo pas shumë përpjekjesh ekspertë të kësaj organizate u ftuan të vizitojnë Iranin dhe të njihen nga afër me këto pyje. Si rezultat ekspertët e UNESCO-s erdhën në Iran gjatë këtij viti dhe më në fund pyjet Heirkani pas shkretëtirës Lut u bënë trashëgimia e dytë natyrore e Iranit e regjistruar në UNESCO. Këto pyje njihen ndryshe edhe me emrin “ Nëna e pyjeve të Evropës” dhe disa lloje të gjallesave të saj janë shpërngulur edhe në Evropë. Për këtë arsye pyjet Heirkani në Iran për nga mbrojtja e ekosistemit dhe të ardhmes së Iranit dhe të botës kanë rëndësi tepër të madhe. Përveç kësaj në kohën kur një zonë regjistrohet si trashëgimi botërore, në bazë të protokollit 1972 e gjithë bota ka përgjegjësi ta mbrojë atë dhe kjo tregon rëndësinë botërore të këtyre pyjeve.