Profesor Christian Bonaud, gnostik mysliman
(last modified Sat, 28 Sep 2019 09:57:46 GMT )
Shtator 28, 2019 11:57 Europe/Tirane
  • Profesor Christian Bonaud, gnostik mysliman

Më datë 4 shahrivar që përkon më 26 gusht 2019, profesori dhe mendimtari i njohur francez Christian Bonaud vdiq gjatë një udhëtimi në Bregun e Fildishtë si pasojë e një aksidenti në det.

Më datë 4 shahrivar që përkon më 26 gusht 2019, profesori dhe mendimtari i njohur francez Christian Bonaud vdiq gjatë një udhëtimi në Bregun e Fildishtë si pasojë e një aksidenti në det. Ai ishte një prej figurave të dalluara shkencave islame që në vitin 1979, e pranoi fenë islame dhe emrin e vet e ndryshoi në Jahja Alavi.  

Christian Bonaud kishte shkuar në Bregun e Fildisht për predikim dhe për mbajtur fjalime gjatë muajit Muharrem. Ai gjithnjë theksonte në organizimin e ceremonive të Ashurasë dhe përkujtimit të dëshmorëve të Qerbelasë ndërsa thoshte: “Organizimi i ceremonisë për përkujtimin e Imam Husejnit (a.s.) nuk është vetëm një traditë, por prej obligimeve më obligative. Kur ne flasim për dashurinë ndaj Imam Husejnit (a.s.) dhe ngjarjes së Qerbelasë, në veten tonë duhet të kemi virtyte të Imam Husejnit (a.s.) dhe të Qebelasë. Prodhimi i filmave dhe zhvillimi i veprimtarive të tjera për të përhapur kulturën e Ashurasë është shumë veprim i mirë, mirëpo nëse ne fillojmë që nga vetja jonë të bëhemi “husejnit”, atëherë kjo kulturë do të përhapet në të gjithë botën”.  

Christian Bonaud

Profesor Christian Bonaud, ishte komentues i Kur’anit dhe islamolog, kishte doktoruar në shkencat e teologjisë dhe filozofisë, ishte mendimtar, profesor universiteti dhe anëtar francez i bordit drejtues të Shoqatës Shkencore të Gnosticizmit Islamik. Christian Bonaud kishte lindur në vitin 1957, në qytetin Fraiburg të Gjermanisë, në një familje të krishterë katolik. Deri në moshën dhjetë vjeçare ka jetuar në Gjermani dhe pastaj  ka shkuar në Strazburg të Francës. Siç ka thënë ai vetë, ai gjithnjë kishte dëshirë të njihet me fetë lindore, prandaj ai u përkushtua në leximin e veprave që ekzistojnë këtë fushë dhe ka udhëtuar në shumë vende të ndryshme si në Spanjë, Marok, Italia, Belgjikë dhe Holandë. Ai gjatë këtyre udhëtimeve u njoh me veprat e Rene Ganon, filozofit francez dhe nën ndikimin e tij në moshën 20 vjeçare e pranoi fenë islame. Ai pas një kohe të shkurt pasi e pranoi fenë islame, filloi të studiojë në degën e gjuhës dhe letërsisë arabe dhe në degën e islamologjisëp dhe përveç lëndëve mësimore, gjatë kësaj periudhe u njoh edhe me veprat e Henri Korbin dhe gnosticizmin shiit. Studimet e Christian Bonaud në fushën e pikëpamjeve dhe të menduarit shiit vazhduan derisa ai në moshën 22 vjeçare zgjodhi medhëhebin shiit dhe u bë mysliman shiit. Natyrisht në pikëpamjen e tij: “Me u bë pasues i shkollës shiite nuk është e rëndësishme, sepse kjo mund të ndodh për çfarëdo lloj arsyeje sipërfaqësore. Për shembull, kjo mund të jetë thjeshtë një ndjenjë ose një ngjarje ose nëpërmjet prindërve etj., mirëpo unë besoj se çështje e rëndësishme është që njeriu të mbetet shiit dhe kjo është një pikëpamje e regjistruar”.

K mendimtar francez i krishterë që nga periudha e fëmijërisë ishte në kërkim të së vërtetës dhe spiritualitetit dhe pas hulumtimit shumëvjeçar, e gjeti fenë Islame si fe të vërtetë. Ai thotë: “Vendimi për të pranuar fenë Islame dhe për t’u bërë mysliman, nuk është i kufizuar me gjeografinë, racën dhe fenë. Nevojitet një tronditje për të filluar lëvizjen drejt të vërtetës dhe ky është fillimi i këtij vendimi. Unë edhe pse besoj se të gjithë profetët synonin të vërtetën dhe shpjegimin e saj për njerëzit, mirëpo në fetë e tjera me përjashtim të Islamit, shpirti im nuk gjente qetësi për arsye se unë shikoja shumë kontradikta në mes feve dhe e shikoja gjithashtu edhe moralin dhe sjelljen e njerëzve”.

Christian Bonaud në një intervistë në lidhje me rrugën e jetës fetare dhe intelektuale të tij, thotë: “Para se të pranoja fenë Islame, nuk isha edhe një katolik korrekt. Unë isha si të gjithë këta evropianët e zakonshëm të cilët shumica janë të pa fe, do të thotë e kemi emrin e krishterë, mirëpo në të vërtet nuk jemi të krishterë. Nuk kemi as lidhje të drejtë me këtë fe imagjinatave të krishterë, mirëpo unë gati nga shkolla dhe nga periudha e shkollës së mesme, isha në kërkim të diç tjetër. Unë isha i pakënaqur nga rruga e cila ishte e hapur para meje. Për shkak se nuk e gjëja atë që dëshiroja në fenë krishtere, plotësisht ia ktheva shpinën asaj...”.

Profesor Christian Bonaud njëkohësisht me shkrimin e tezës së doktoratës, u njoh me dy vepra “Sharhe Doaje Sahar” dhe “Mesbahul-Hedaje” të Imam Khomejnit. Edhe pse deri në atë kohë, ai nuk kishte kurrfarë njohje të qartë në lidhje me Imam Khomejnin, por me leximin e këtyre veprave, vendosi të shkruajë tezën e doktoratës rreth veprave filozofike dhe gnostike të Imam Khomejnit. Ai thotë: “Kur e shikova titullin e veprës së Imam Khomejnit, mendova se ndoshta ky libër është politik, por kur e lexova pak atë, e vërejta se ai është plotë me gnosticizëm. Në këtë mënyrë fitova një simpati të madhe ndaj personalitetit të Imam Khomejnit dhe vendosa të shkruaj tezën e doktoratës në lidhje me veprat filozofike dhe gnostike të Imam Khomejnit”.

Ai titullin e tezës së doktoratës së vet e cakton: “Teologjia në veprat filozofike dhe gnostike të Imam Khomejnit” dhe për ta shkruar atë, në vitin 1991 u nis drejt Iranit. Christian Bonaud shkoi në qytetin Mashhad dhe atje për disa vite mësoi filozofinë dhe gnosticizmin islam pranë Ajetullah Sejed Xhalaludin Ashtijani dhe pas përfundimit të tezës së doktoratës, në vitin 1995, u kthye në Francë dhe e mbrojti doktoratën në Universitetin e Sorbonës. Ai pavarësisht se arriti të bëhet profesor në Universitetin e Sorbonës, por thotë: “Nuk mund të durojë të jem larg Imam Reza (a.s.) dhe kam hequr dorë në gjithë ajo pozitë shkencore dhe pavarësisht vështirësive, kam ardhur në Mashhad të qëndroj afër Imam Reza (a.s.)”.

Christian Bonaud ishte një burrë me sjellje të mira, kishte një sjellje të butë, ishte i njohur mirë me Kur’anin e shenjtë dhe me një gjuhë të thjeshtë dhe të lehtë, mundohej të shpjegonte mësimet kur’anore për lexuesit e tij. Xhamal Taheri, drejtor i shoqatës “Martir Edwrdo Anili”, thotë: “Akoma jemi të tronditur për këtë çfarë ndodhi. Ai ishte një kapital i shiizmit. Në Evropë pavarësisht valës së islamofobisë dhe urrejtjes që ekziston ndaj Islamit dhe myslimanëve, profesor Christian Bonaud ka themeluar sajtin “El-Iman” i cili në mesin shumë sajteve vehabiste, ai me një gjuhë të thjeshtë shpjegonte në gjuhën franceze mësimet islame për lexuesin francez. Në kanalin televiziv “Sahar” në gjuhën franceze të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit, si një predikues fetar shpjegonte mësimet dhe çështjet fetare. Ai në programet e këtij televizioni, shpjegonte për publikun francez lutjet, komentimin e Kur’anit dhe tematikat gnostike deri në atë masë sa që për shumë mendimtarë dhe intelektual ishte bërë një burim i jashtëzakonshëm në fushën e personaliteteve shkencore, kulturore dhe myslimane në botë”.

Teza e doktoratës së Christian Bonaud në vitin 1997, u botua me titullin “Gnostiku i panjohur i shekullit 20”. Christian Bonaud pas mbrojtjes së tezës së doktoratës, përsëri u kthye në Iran dhe për 15 vite ka jetuar në qytetin Mashhad. Në kuadër të studimeve të specializuara të tij në fushën e filozofisë dhe gnosticizmit, filloi të hulumtojë në fushën e filozofisë së Mola Sadra, shkencëtarit iranian dhe hyri në shkallën e studimeve pas doktoratës në Universitetin e Francës.

Në fitet e fundit brenga kryesore e profesor Christian Bonaud ishte përkthimi dhe komentimi i Kur’anit të shenjtë në gjuhën franceze. Profesor Christian Bonaud e quante Kur’anin si një libër të madhërishëm dhe shumë të çuditshëm për të cilin thoshte se Zoti i madhëruar ka thënë se nëse e ka zbritur atë dhe ia ka dorëzuar njeriut, nëse do t’ia dorëzonte çdo krijese tjetër të gjallë, ajo kurrë nuk do ta kishte forcën për ta bartur atë. Ai për të përhapur mesazhin e Kur’anit të shenjtë dhe mësimet islame, u përkushtua në shkrimin e veprave, përkthimin dhe komentimin e Kur’anit të shenjtë. Instituti kulturor i përkthyesve të shpalljes në Kum në vitin 2000 ka publikuar përkthimin e Kur’anit që ka bërë profesor Christian Bonaud. Prej karakteristikave të këtij përkthimi, është thjeshtësia së bashku me një komentim të shkurt duke u shoqëruar me një fjalorë të termeve kur’anore.

Përveç kësaj, ai ka përkthyer edhe veprat e Imam Khomejnit në gjuhën franceze. Vepra “Misticizmi dhe Gnosticizmi Islamik” në gjuhën franceze, “Imam Khomejni, gnostiku i panjohur i shekullit 20”, “Statusi i Revolucionit Islamik”, “Lufta kundër egos ose xhihadi i madh” janë prej veprave të tij.

Christian Bonaud qëllim të studimeve dhe hulumtimit të tij e konsideron shërbimin në rrugën e Islamit të vërtetë dhe deklaron: “Gjithnjë jam munduar të prezantojë mësimet islame për të tjerët dhe ata gjithashtu kanë mirëpritur ato dhe aktualisht ata janë bërë myslimanë ashtu sikur unë. Unë nuk kam kurrfarë dyshimi në vërtetësinë e kësaj rruge të cilën e kam zgjedhur për të pranuar Islamin, prandaj e kam pranuar atë me shpirt e me zemër”. Christian Bonaud mënjanimin e problemeve të njerëzimit e konsideron bashkimin e spiritualitetit dhe racionalizmit dhe thoshte se bashkimi këtyre dy faktorëve në një vend është çelës i zgjidhjes së problemeve të njerëzve dhe çelës i fitores në predikimin e Islamit anë e mbanë botës, prandaj prioriteti i punës duhet të sistemohet në bazë të këtij parimi.

Christian Bonaud nuk ishte francezi fundit mysliman. Për çdo ditë në Francë janë gra dhe burra të cilët edhe pse kanë kulturë perëndimore dhe fe të krishterë, anojnë drejt Islamit dhe në mesin e turmave të mëdha të cilat mblidhen nëpër xhami, radhitën në radhët e sistemuara dhe falin namaz. Njerëzit që mirëpresin Islamin shkojnë në një zyrë që është hapur në xhaminë e madhe të Parisit dhe duke shqiptuar fjalitë “La ilahe il-la e ilallah” dhe “Muhamed Resulullah”, pranojnë fenë Islame dhe vendosen nën mësimet e Kur’anit të shenjtë. Pavarësisht faktit se këta njerëz që anojnë drejt Islamit bëhen shiitë apo sunitë, është me rëndësi kjo që për çdo ditë shtohet numri i atyre që pranojnë fenë Islame dhe njerëzit vetëdijesohen se feja Islame është feja e përkryer. Mund të thuhet se deri më sot bota perëndimore sidomos Franca kurrë nuk ka qenë deri në këtë masë arenë e animit të njerëzve drejt Islamit. Grat franceze që rishtazi janë bërë myslimane, në kërkim të pastërtisë, sinqeritetit dhe zbatimit të plotë të urdhrave kur’anore, janë zotuar për ta ndjekur idealin e Islamit dhe duken se tërësisht ia kanë kthyer shpinën veprimeve të këqija që janë përhapur në perëndim. Mesatarisht në Paris, dhjetë persona në ditë e pranojnë fenë Islame dhe deri më tani të paktën 400 mijë persona në Francë janë bërë myslimanë.

Christian Bonaud shkakun kryesor të animit të francezëve drejt Islamit, e konsideronte prirjen drejt një kërkimi moral përball dekadencës së vlerave perëndimore, për arsye se Islami i jep një kuptim të shenjtë jetës së përditshme dhe duket si një dritë udhëzuese.

Profesor Christian Bonaud ndërroi jetë. Qoftë i përhershëm kujtimi për atë!

 

 

Tags