Sulejmani: Gjenerali më popullor
(last modified Sat, 04 Jan 2020 17:11:08 GMT )
Janar 04, 2020 18:11 Europe/Tirane
  • Sulejmani: Gjenerali më popullor

Sot në lajme kemi dëgjuar se gjenerali i lartë i islamit haxhi Kasem Sulejmani, komandanti legjendar i forcave Kods të gardës revolucionare, pas një jete revolucionare dhe xhihadiste, u martirizua në një sulm terrorist të helikopterëve amerikanë.

Ky lajm aq sa armiqtë e islamit i ka gëzuar, aq më shumë ka hidhëruar zemrat e popujve myslimanë. Me padyshim humbja e personaliteteve dhe figurave si Kasem Sulejmani, është një humbje e madhe për shoqërinë islame , por ajo që mund të lehtësojë zemrat e hidhëruara është se martirizimi ishte një prej dëshirave të këtij gjenerali legjendar. Për nga pikëpamja e shiitëve, pozita më e lartë, më e vlerësueshme dhe më e madhe është grada e martirit, një gradë e cila arrihet pas një rezistence madhështore kundrejt armikut të huaj dhe duke fituar martirizimit pasi ke sakrifikuar jetën.

Gjeneral Kasem Sulejmani

Martirizimi në islam është një vlerat më të të mira e cila është e lidhur me tema si Xhihadi. Sipas ajeteve të kuranit, martiri është gjallë dhe ai ndodhet pranë Krijuesit të tij. Hazreti Ali(as) ishte i pari që në rrugën e luftës kundër mëkatarëve dhe armiqve të islamit, për të vendosur drejtësinë dhe barazinë në mesin e myslimanëve nxori shpatën e tij dhe me sloganin e madh “ Vdekja më e shtrenjtë është vdekja në rrugën e Zotit”., nisi rrugën e Xhihadit. Ai hazret në Nahxhul’Balagha vlerëson luftëtarët muxhahid në rrugën e Zotit dhe thotë:

«..إِنَّ أکرَمَ المَوتِ القَتلُ، وَالَّذِی نَفسُ ابنِ أبِی طَالِبٍ بِیدِهِ لَألفُ ضَربَة بِالسَّیفِ اهوَنُ عَلَی مِن مِیتَة عَلَی الفِرَاشِ فِی غَیرِ طَاعَة اللهِ»

Ata kishin vdekjen më të shtrenjtë. Betohem se shpirti i djalit të Abu Talebit është në dorën e tij dhe përballimi i mijëra goditjeve me shpata për mua është më e lehtë sesa të jap jetën në një rrugë jashtë bindjes ndaj Zotit.

Lideri suprem i revolucionit në mesazhin e tij përmend këtë çështje dhe thotë: Gjenerali i madh dhe krenar i Islamit është kthyer në qiellor. Dje në mbrëmje, shpirtrat e martirëve i dhanë mirëseardhje shpirtit të martirit Kasem Sulejmani. Shumë vite të luftës së sinqertë dhe trimërore në fushat e luftës kundër djajve dhe vandalëve të botës, vite dëshirë për martirizim në rrugën e Zotit, më në fund e ngritën gjeneralin tonë të dashur Sulejmanin në pozitën e lartë ndërsa gjaku i tij i pastër u derdh nga duart e gjakpirësit më të madh në botë. Martir gjeneral Kasem Sulejmani ka lindur më 11 mars të vitit 1957. Ai në moshën 12 vjeçare pasi kishte mbaruar filloren, u largua nga vendi i lindjes dhe nisi punën në ndërtim në qytetin Kerman. Me nisjen e luftës së Irakut kundër Iranit, ai mori në dorën flamurin e mbrojtjes dhe u nis në fushën e betejës. Më pas ai formoi një brigadë të forcave vullnetare dhe u njoh me emrin si komandanti i brigadës 41 Sarallah. Ai gjatë periudhës së luftës së lavdishme së bashku me brigadën e formuar prej tij ka marrë pjesë në operacionet Valfaxhr 8, Qerbela 4, Qerbela 5 dhe Shalamce.

 

Gjeneral Kasem Sulejmani për herë të parë në vitin 1982 është plagosur në bark dhe në dorë gjatë operacionit të përbashkët të ushtrisë dhe gardës të quajtur Tarikul Kods në perëndim të Susangardit. Mirëpo ai ishte një luftëtar që kishte lidhur besë me Zotin për të luftuar deri në eliminimin e shtypjes. Pas përfundimit të luftës, brigada 41 Sarallah së bashku me gjeneral Kasem Sulejmanin u kthye në Kerman dhe luftën e vazhdoi duke u përballur me vandalët dhe trafikantët kryesisht në kufijtë lindorë të vendit. Gjeneral Kasem Sulejmani pasi mori komandën e forcës Kods të gardë revolucionare është përballur fuqishëm me bandat e trafikut të lëndëve narkotike në kufijtë e Iranit me Afganistanin. Ai në vitin 1998 u thirr në Teheran nga komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura Ajetollah Khamenei dhe mori përgjegjësinë e komandës së forcave Kods të gardës revolucionare. Në vitin 2011, lideri suprem atij i dha gradën e gjeneralit dhe për të vlerësuar Kasem Sulejmanin atë e quajtur “ Martir i Gjallë”. Gjeneral Sulejmani vitet e fundit ka qenë komandanti më aktiv në luftën kundër ISIS. Pas martirizimit të martir Haxhiji ai pretoi se për një kohë të shkurtër do t’i japë fund dhe do të shkatërrojë plotësisht ISIS-in dhe shumë shpejt zbatoi premtimin e tij. Gjeneral Kasem Sulejmani në vitin 2018 nga lideri suprem Ajetollah Khamenei mori titullin Dhulfakar që është grada më e lartë ushtarake në Iran. Kjo gradë për herë të parë pas fitores së revolucionit islamik, i është dhënë gjeneral Kasem Sulejmanit nga lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei. Siç ka thënë lideri suprem: Ai është shembull i lartë i të edukuarve të islamit dhe të imam Khomeinit. Ai të gjithë jetën e tij e përkushtoi në rrugën e Xhihadit në rrugën e Zotit. Martirizimi është shpërblimi që iu dha përpjekjeve të tij të paepura, mirëpo martirizimi nuk do të thotë fundi i rrugës së tij pasi kriminelët që duart e tyre të ndotura i lyen me gjakun e këtij martiri dhe të martirëve të tjerë, do të marrin si përgjigje një hakmarrje tepër të ashpër.

Dhënia e gradës Dhulfakar nga Ajetollah Khamenei për gjeneral Kasem Sulejmani

Martirizimi në islam është rezultat i trimërisë dhe zgjedhjes së vetëdijshme, i rezistencës dhe aktivitetit social. Rrënja e rezistencës dhe e përballjes me mëkatin ka nevojë për unitet dhe kapacitet të lartë dhe këto karakteristika në total ngrenë lart rezistencën e shoqërisë dhe e atë e mbajnë të gjallë dhe aktive. Martirët, garntojnë rezistencën dhe gjallërinë e shoqërisë dhe asaj I japin shpirt që të tejkaklojë dobësitë dhe mangësitë. Çdo shoqëri që ka martirë, përfiton nga mëshira dhe mirësia e Zotit. Me fjalë të tjera martirizimi është një gjak i freskët që i jepet trupit të dobët të shoqërisë. Në këtë mënyrë profeti i nderuar i Islamit (savs) në vlerësimin e martirëve thotë: Në kohën  kur pika e parë e gjakut të martirit derdhet në tokë, të gjitha mëkatet e tij falen. Koka me martirit mbahet nga dy engjëj të cilët e qarkullojnë atë dhe atij i japin mirëseardhje. Trupin e martirit e veshin me rrobat e parajsës, atje në parajsë banorët e saj nxitojnë për të parfumosur martirin. Përpara sesa shpirti i martirit të largohet nga trupi i tij, ai e sheh pozitën e tij në parajsë. Në parajsë shpirtit të tij i thuhet që të vendoset në çdo vend dhe çdo pozitë që ai dëshiron. Martirit i ndriçojnë sytë kur shikon mëshirën e Zotit dhe kënaqësinë e Zotit.

Zoti në një prej ajeteve të Kuranit thotë:

«مِنَ الْمُؤْمِنِینَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّهَ عَلَیْهِ فَمِنْهُمْ مَنْ قَضَى نَحْبَهُ وَمِنْهُمْ مَنْ یَنْتَظِرُ وَمَا بَدَّلُوا تَبْدِیلًا»

Në mesin e myslimanëve ekzistojnë ndër ata që kanë lidhur besën me Zotin dhe kanë zbatuar në formë të sinqertë besën e tyre dhe disa prej tyre janë martirizuar dhe disa janë në pritje duke mos e ndryshuar kurrë bindjen e tyre. Gjeneral Sulejmani gjendet në zemrat e çdo njeriu që kërkon Zotin. Ai është lehtësues i zemrave të fëmijëve dhe lehtësues i shpirtrave të të përvuajturve dhe nevojtarëve. Ai ishte komandanti më popullor i islamit, që në rrugën e Zotit arriti të martirizohet mirëpo islami është akoma në këmbë dhe me mësimet e tij e fton njerëzimit në paqe dhe drejtësi. Gjaku i pastër i tij drejton dhe udhëzon muxhahidët dhe luftëtarët e rezistencës. Padyshim terrori dhe vrasja është shenjë e dobësisë dhe e përuljes së armikut. Terrori është rezultat i dështimit të atyre personave që nuk kanë fuqinë që të përballen me muxhahidët dhe luftëtarët liridashës dhe drejtësidashës. Mirëpo armiqtë duhet ta dinë se kur burra të mëdhenj si gjeneral Sulejmani martirizohen, ngrihen Sulejmanë të tjerë që veten e tyre e vendosin në krye të luftës dhe përballjes me të keqen.

 

Përshëndetje të Zotit, profetëve dhe evliave për martir Kasem Sulejmanin dhe ata që e shoqëronin atë. Martirizimin e tij krenar ua urojmë të gjithë liridashësve të botës dhe i ngushëllojmë të gjithë.

 

Tags