Kthimi i “Shpirtit” në trupin e popullit të Iranit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i94666
Stansfield Turner, shef i organizatës inteligjente amerikane CIA në atë kohë, deklaroi: “Nuk e kishim parashikuar që një burrë 78 vjeçar pas 14 viteve internim, të mund të bëhej organizues i një sistemi politik dhe të t’i mbledh e unifikojë të gjitha forcat. Ai si një vullkan i madh zhvilloi një revolucion kombëtar”.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Shkurt 10, 2020 17:19 Europe/Tirane
  • Kthimi i “Shpirtit” në trupin e popullit të Iranit

Stansfield Turner, shef i organizatës inteligjente amerikane CIA në atë kohë, deklaroi: “Nuk e kishim parashikuar që një burrë 78 vjeçar pas 14 viteve internim, të mund të bëhej organizues i një sistemi politik dhe të t’i mbledh e unifikojë të gjitha forcat. Ai si një vullkan i madh zhvilloi një revolucion kombëtar”.

Ishte mëngjesi i datës 12 bahman i vitit 1357 të kalendarit iranian (1 shkurt 1979), populli i Iranit përjetonte çaste me plotë shpresë dhe frikë. Imam Khomejni (ra), lideri i dashur i popullit iranian, pavarësisht kërcënimeve dhe sabotimeve të shumta të ish-regjimit despotik Pahlavi, ishte vendosur të kthehej nga me avion nga Parisi në Teheran. Ai ishte një lider popullor dhe fetar të cilin e kishte internuar dhe ndarë nga populli i Iranit 14 vite më parë regjimi despotik mbretëror, ndërsa ai tani në mënyrë ngadhënjimtare, por në mesin e brengosjeve dhe shqetësimeve të mëdha ishte duke u kthyer në gjirin e popullit iranian. Pas arratisjes së mbretit despot dhe diktator të Iranit, Muhamed Reza Pahlavi më datë 26 dej të vitit 1357 të kalendarit iranian (16 janar 1979), Imam Khomejni (ra) deklaroi vendimin e tij për t’u kthyer në Iran. Përkrahësit dhe kundërshtarët e Revolucionit u shqetësuan në masë të madhe nga ky vendim i guximshëm, por njëkohësisht edhe i rrezikshëm. Populli i Iranit pavarësisht në me padurim priste kthimin e liderit të tyre të dashur, por kishte frikë nga kjo që autoritetet e regjimit despotik mbretëror do ta godasin atë gjatë këtij udhëtimi. Nga ana tjetër, regjimi mbretëror Pahlavi dhe mbështetësit e tij amerikanë e dinin shumë mirë se prania e Imam Khomejnit në Iran do të shtojë më shumë energjinë revolucionare në mesin e popullit të Iranit dhe do të shtojë në masë shumë të madhe fitoren e Revolucionit në Iran. Prandaj, pasi vendimi i tij për t’u kthyer në Iran u bë i prerë, filluan veprimet e tyre për të penguar realizimin e këtij udhëtimi historik. Në anën e tjetër, forcat revolucionare gjithashtu mobilizuan të gjitha kapacitetet e veta për t’i neutralizuar këto veprime dhe për të përgatitur kushtet për realizimin e udhëtimit të Imam Khomejnit (ra) në Iran.

Imam Khomejni (ra), lideri i ndjerë i Republikës Islamike të Iranit

Lëvizjen e parë të rëndësishëm, populli iranian e bëri tre ditë pas ikjes së mbretit, gjegjësisht gjatë marshit protestues me rastin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.).

Në këtë ditë, me miliona qytetarë të Iranit protestuan në qytete të ndryshme të Iranit dhe kërkuan kthimin e liderit të tyre të dashur në vatan. Kjo ngjarja e rëndësishme në ditën e Arbainit tregoi në mënyrë të qartë se populli i Iranit vazhdon ta ndjekë modelin e kryengritjes së madhe të Imam Husejnit (a.s.) për të shënuar fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit. Në këtë mes krerët e regjimit mbretëror Pahlavi në komandën e gjeneral Robert Huyser, të deleguarit ushtarak specialist të Amerikës në Iran, paraqiten disa plane për t’u përballur me udhëtimin e Imam Khomejnit në Iran dhe në këtë mes plani për ta devijuar rrugën e avionit dhe për ta zbritur atë në një aeroport tjetër, më shumë tërhoqi vëmendjen. Imam Khomejni më 6 bahman (26 janar) deklaroi ditën e kthimit të tij në Iran. Mirëpo qeveria e fundit e regjimit mbretëror Pahlavi që drejtohej nga ish-kryeministri Shapur Bakhtjar, deklaroi se aeroportet e vendit janë mbyllur dhe asnjë avionë nuk mund të ulet në aeroportet e Iranit. Ky veprim i qeverisë ngjalli irritimin dhe zemërimin e gjerë të popullit të Iranit. Protestat, grevat dhe përleshjet e shtuan në përmasa të gjera. Gjithashtu procesi i bashkëngjitjes së ushtarakëve me radhët e popullit revolucionar duke përfshirë edhe ushtarakët e niveleve të larta, mori një dinamizëm më të madh. Imam Khomejni me anë të një mesazhi drejtuar popullit të Iranit, theksoi se do të vjen në Iran pas disa ditësh dhe si një ushtar përkrah popullit iranian, do të luftojë kundër kolonializmit dhe despotizmit deri në fitoren përfundimtare. Në përvjetorin e vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., populli i Iranit organizoi protesta të gjera dhe madhështore në qytete të ndryshme të Iranit gjatë të cilave manifestoi vullnetin serioz dhe vendosmërinë e vet për të vazhduar rrugën e Revolucionit dhe për kthimin e liderit të tij të dashur në vende. Mirëpo forcat mercenare të regjimit mbretëror despotik me masa sa më të ashpra shtypën protestat qytetare dhe me mijëra burra e gra liridashës dhe revolucionarë u martirizuan.

Protestat kundër regjimit mbretëror

Në këtë mes një grup i klerikëve të dalluar dhe të njohur fetar në shenjë proteste kundër mbylljes së aeroporteve, u mblodhën në një grevë në xhaminë e Universitetet e Teheranit. Kjo grevë u shoqërua me një mirëpritje të gjerë nga ana e forcave revolucionare dhe në qytete të tjera filluan grevat dhe protestat e klerikëve fetarë. Të gjitha këto presione u bënë shkak që qeveria të detyrohet tërhiqet nga qëndrimet e mëparshme dhe të deklarojë se lideri i Revolucionit Islamik mund të kthehet në Iran. Menjëherë pas kësaj deklarate të qeverisë, formohet komiteti për mirëpritjen e Imam Khomejnit (ra) dhe deklaron datën 12 bahman (1 shkurt 1979) si datë për kthimin e Ajetullah Khomejnit (ra) në Iran. Një ditë më parë, shumë qytetarë iranianë nga qytete të ndryshme të Iranit mblidhen një ditë para kësaj date në Teheran dhe bëjnë organizime të gjera për ta pritur liderin dhe prijësin e tyre të dashur. Rruga e lëvizjes së tij nga aeroporti “Mehrabad” të Teheranit deri në varrezat “Beheshte Zahra” të Teheranit ku janë varrosur me mijëra dëshmorë të Revolucionit Islamik, zbukurohet me lule. Jashtë kufijve të Iranit dhe në Paris, Imam Khomejni (ra) falënderoi popullin francez për mikpritjen e tij dhe së bashku me disa shoqërues të tij, u nis me avion drejt Iranit. Në mesin e shqetësimeve dhe brengosjeve të të gjithëve, i vetmi person që ishte në qetësi të plotë, ishte po ai person për jetën e të cilit ishin të brengosur të gjithë. Imam Khomejni (ra) me qetësi të madhe që buronte nga besimi dhe mbështetja te Zoti i madhëruar, filloi rrugëtimin e vet drejt atdheut të tij. Ai fali namazin e natës dhe namazin e mëngjesit në avion me po atë përulje dhe thjeshtësi të përhershme dhe priste zbritjen e avionit në territorin e Iranit.

Greva e klerikëve në shenjë proteste kundër ndalimit të hyrjes së Imam Khomejnit (ra) në Iran

Në kohën kur në aeroportin “Mehrabad” të Teheranit vlonin turmat e mëdha të njerëzve, një numër shumë i madh i qytetarëve dhe personaliteteve të ndryshme me shqetësim dhe shpresë prisnin liderin e Revolucionit dhe ata kishin organizuar një mirëpritje plotësisht popullore dhe madhështore. Më në fund avioni që transportonte njeriun e madh të historisë së Iranit, Imam Khomejnin (ra), në ora 09:30 në mëngjesin e datës 12 bahman të vitit 1357 të kalendarit iranian (1 shkurt 1975), pa kurrfarë ngjarje dhe aksidenti të veçantë, zbriti në aeroport dhe papritur shpërtheu vullkani i turmave të njerëzve me një entuziazëm të paparë. Thuajse shpirti i popullit u kthye në trupin e vetë. Nga aeroporti deri në varrezat “Beheshte Zahra”, në një rrugë disa kilometrash, u mblodhën turmat e mëdha të qytetarëve prisnin të takohen me liderin e tyre të dashur. Në aeroport, Imam Khomejni në një fjalim të shkurt falënderoi të gjithë qytetarët dhe personalitetet iraniane dhe i ftoi ata për unitet dhe theksoi se dëbimi i mbretit nga vendi është faza e parë e fitores dhe faza tjetër është dëbimi i faktorëve të huaj dhe zhdukja e të gjitha rrënjëve të regjimit Pahlavi. Pastaj, lideri i Revolucionit Islamik jashtë aeroportit, doli në mesin e qytetarëve të cilët kishin pritur me orë të tëra dhe rrugëtimi i tij me makinë deri në varrezat “Beheshte Zahra” zgjati disa orë për shkak të turmave të mëdha të qytetarëve. Kjo është në kohën akoma ekzistonte rreziku për sulmin e makinës që transportonte atë nga ana e avionëve ose helikopterëve ushtarak të regjimit mbretëror.

Imam Khomejni (ra) duke zbritur nga avioni

Fjalimi historik i Imam Khomejnit (ra) në varrezat “Beheshte Zahra” pranë dëshmorëve të përgjakur të Revolucionit dhe para miliona qytetarëve me plotë gëzim dhe entuziazëm, kishte krijuar një atmosferë tjetër. Imam Khomejni në mënyrë të qartë e quajti të paligjshëm regjimin e varur Pahlavi dhe qeverinë e emëruar nga ana e këtij regjimi dhe deklaroi se me mbështetjen e popullit, do të prezantojë qeverinë e re. Lideri i ndjerë i Revolucionit Islamik të Iranit dënoi ashpër plaçkitjen e resurseve të Iranit nga ana e faktorëve të huaj dhe sidomos nga Amerika dhe premtoi se do të marrin fund ndërhyrjet e tyre në çështjet e brendshme. Mirëpritja madhështore dhe e paharruar e popullit mysliman të Iranit ndaj liderit të Revolucionit Islamik ka bërë jehonë shumë të gjerë në botë deri në atë masë sa që mediat perëndimore pohuan se një ngjarje e tillë ishte e pashembullt dhe deklaruan se mbi 6 milionë njerëz kanë marrë pjesë në këtë ceremoni të pritjes së Imam Khomejnit në Iran.

Imam Khomejni në “Beheshte Zahra”

Edhe pse ceremonia e 12 bahmanit përfundoi me fjalimin e Imam Khomejnit (ra) në Behesht Zahra, mirëpo rezultatet dhe pasojat e kthimit të Imam Khomejnit në Iran dhe në mesin e popullit revolucionar, ishin mahnitëse. Një numër i vogël i besnikëve të mbretit në ushtri, akoma besonin në forcën e tyre dhe në ndihmën e Amerikës, mirëpo as populli por as shumë prej krerëve të Revolucionit nuk besonin se vetëm dhjetë ditë pas arritjes së Imam Khomejnit si lider i Revolucionit Islamik në Iran, ky revolucion i madh dhe islamik të arrijë në fitore. Imam Khomejni tre ditë pas kthimit në Iran, inxhinier Mahdi Bazargan që ishte një veprimtar i vjetër revolucionar, emëroi kryeministër për të formuar qeverinë e përkohshme të Revolucionit Islamik për administrimin e çështjeve të vendit dhe për organizimin e referendumit për përcaktimin e sistemit politikë pas rrëzimit të regjimit mbretëror Pahlavi dhe zhvillimin e zgjedhjeve për kuvendin e ekspertëve për hartimin e Kushtetutës. Në po atë ditë, gjeneral Robert Huyser i cili kishte humbur shpresat për mbetjen e regjimit dhe kryerjen e një grusht shtetit, u kthye në vendin e vetë. Ai në librin e kujtimeve të tij, mahnitjen e vet nga progresi i Revolucionit, e shpreh në këtë mënyrë: “Lëvizjet dhe veprimet e krahut të Ajetullah Khamejnit bëheshin me maturi aq të madhe sa që unë mbeta i çuditur se kush po hartonte programet e tyre dhe akoma nuk e kam gjetur përgjigjen për këtë pyetje time”.

Fjalimi i madh i Imam Khomejnit në Beheshte Zahra

Në ato ditë, protestat qytetare ishin shndërruar në një veprim të përditshëm dhe për çdo ditë forcat ushtarake grupe-grupe bashkoheshin me radhët e qytetarëve. Parada e forcave ajrore të ushtrisë para Imam Khomejnit dhe deklarimi i besëlidhjes së tyre me atë, tregoi se as ushtria nuk ishte më në kompetencat e regjimit mbretëror despotik Pahlavi. Në realitet qeveria e Shapur Bakhtjar praktikisht nuk kishte më nën kontroll çështjet e vendit dhe shumë qytete ishin nën kontrollin e popullit. Në rrethana të tilla mjaftonte një goditje e vogël që të shembët tërësisht pallati prej kashte i regjimit Pahlavi dhe në përgjithësi t’i jepet fund regjimit mbretëror në Iran. Kjo goditje i është dhënë regjimit të korruptuar mbretëror nga vetë forcat ushtarake dhe me bashkimin e popullit dhe forcave të armatosura dhe me shkatërrimin e bastioneve të fundit të përkrahësve të regjimit mbretëror, u shënua fitorja madhështore e Revolucionit Islamik të Iranit më datë 22 bahman të vitit 1357 të kalendarit iranian (11 shkurt 1979). Këto zhvillime të mëdha, të mençura dhe të paparashikuara e realizuan me begatinë e kthimit historik të Imam Khomejnit në Iran. Në lidhje me këtë Stansfield Turner, ish-shefi i organizatës inteligjente amerikane CIA, duke pohuar mosinformimin për forcën e kundërshtarëve të mbretit, thotë: “Nuk e kishim parashikuar që një burrë 78 vjeçar pas 14 viteve internim, do të bëhej organizues i një sistemi politik dhe të t’i mbledh e unifikojë të gjitha forcat. Ai si një vullkan i madh, zhvilloi një revolucion kombëtar”.