Janar 22, 2024 20:30 Europe/Tirane

Ditë më parë në Iran është festuar dita e nënës dhe përkundër të gjitha viteve të tjera që isha nënë, këtë vit nuk më do zemra të më thërrasin me emrin "NËNË".

Vazhdimisht më thërrasin në telefon, nuk përgjigjem. Nuk e kuptova se si nuk e mora asnjë çantë të vogël dhe shkova menjëherë në stacion të autobusëve dhe hipa në autobus. Tani ka kaluar një orë dhe kanë mbetur edhe tre orë rrugë. E di që të gjitha janë brengosur për mua. Po i dërgoi një mesazh burrit tim dhe po e informoj se jam duke shkuar të vizitoj nënën time. Sa dëshpërim që kohëve të fundit sa shumë më mundon shqiptimi i fjalës NËNË. Shqiptimi i kësaj fjale për mua më vjen shumë vështirë dhe dëgjimi i kësaj fjale është bërë njëqind herë më i vështirë për mua.

Ditë më parë në Iran është festuar dita e nënës dhe përkundër të gjitha viteve të tjera që isha nënë, këtë vit nuk më do zemra që të vijë kjo ditë dhe të më thërrasin me emrin "NËNË". Fëmijët e mi kur ishin të vegjël, mundoheshin të më zinin në befasi. Ata kur pëshpëritnin mes vete për të përgatitur festimin e Ditës së Nënës, unë bëhesha se nuk po i shoh dhe nuk po i kuptoj. Ata kur i mblidheshin paratë e kursyera së bashku, unë shtiresha se nuk kuptova asgjë dhe kur shkonin me babanë e tyre për të blerë ndonjë dhuratë për Ditën e Nënës dhe më thoshin mua se po shkojnë t'i marrin një libër një shoku ose po shkojnë të blejnë laps e fletore, unë shtiresha se po u besoj fjalëve të tyre. Gjithashtu, kur ata më jepnin dhuratën e Ditës së Nënës, unë paraqitesha në atë mënyrë sikur me të vërtetë jam befasuar. Tani ata janë rrit dhe nipat dhe mbesat e mi më sjellin mua dhuratat e atyre. Deri para pak kohe, përsëritja për çdo vit e festës familjare për Ditën e Nënës, ishte një prej ngjarjeve më të paharrueshme në jetën, mirëpo këto vit nuk është kështu.  

Gjithnjë thosha se fjala më e bukur që kam dëgjuar në jetën time ishte fjala "NËNË" me të cilën më thirrin fëmijët e mi dhe fjala "MAMANI" me të cilën më thirrin nipat e mbesat e mi, mirëpo ka disa kohë që kur dëgjoj këto fjalë, nuk më gëzojnë fare dhe japin entuziazëm. Mundohet të largohem dhe të mos shikoj fëmijët e mi, madje edhe kur të më merr malli për nipat dhe mbesat e mi, gjej pretekste të ndryshme të që mos i shoh ata. Ka disa kohë që çdo herë kur fëmijët e mi më thërrasin NËNË, gjithnjë më shkon mendje dhe i kujtoj ata fëmijë që janë disa qindra kilometra më larg, të cilat janë nxjerr nga gërmadhat e shtëpive dhe fjala parë që kanë shqiptuar me gjuhën e tyre, ka qenë fjala NËNË. Çdo herë kur e kam kapur telefonin dhe njëri nga ana tjetër më ka thënë "Selama Nënë!", ka pasqyruar para syve të mi një nënë e cila e humbur tërësisht, ka ngulur sytë në një grumbull të madh të gërmadhave dhe e di mirë që nga fëmijët e saj të cilët kanë mbetur nën grumbullin e gërmadhave prej betoni e guri dhe nuk mund të identifikohen më, kurrë nuk do ta dëgjojë fjalën NËNË.

Një ndër kënaqësitë më të mëdha dhe të përhershme për mua ishte kjo që për fëmijët e mi të gatuaj ushqimin e tyre të pëlqyer dhe ose të dëgjoj ata duke thënë: "Asnjë çaji nuk bëhet si çaji i nënës". Mirëpo këtyre ditëve menjëherë filloj të mendoj për ato nëna të cilat u thonë fëmijëve të tyre që po qajnë nga uria dhe nga etja: "Mos qaj i dashuri im, se më shumë të merr etja dhe nuk kam ujë që të të jap". Filloj të mendoj për ato nëna të cilat derdhin lot së bashku me fëmijët e tyre të cilët po qajnë nga uria dhe etja, për arsye se muret e larta dhe portat e mbyllura japin vetëm një mesazh, do të thotë që nuk ka ushqim fare. Ato nëna si t'i thonë fëmijës së vet se jo vetëm sot, por edhe nesër nuk ka fare ushqim.

Nipat dhe mbesat e mia janë po sikur babai dhe nëna e tyre në fëmijëri, me plotë pyetje dhe kureshtje dhe kur ata janë me mua, vazhdimisht mundohem që në po atë masë sa mund të kuptojë një fëmijë në këtë moshë, t'u përgjigjem pyetjeve të tyre dhe t'ua shpjegoj të panjohurat. Këtyre ditëve mendoj për ato nëna të cilat mendojnë se çfarë përgjigje do t'u japin fëmijëve të tyre kur ata pyesin se ku është babai, vëllai ose motra, si t'ua shpjegojnë atyre konceptin e padrejtësisë dhe dhunës? Çfarë kuptimi kanë muret e larta? Për çfarë bëhet bombardimi? Çfarë është vdekja? Çfarë do të thotë copëtimi i trupave të njerëzve? Dhe çfarë kuptimi ka indiferenca e botës ndaj gjithë këtyre krimeve? Në mendjen time pasqyrohet të gjitha këto skena dhe e gjithë këto skena nuk janë vetëm imagjinime, por skena të vërteta që po ndodhin disa qindra kilometra më larg, në një pjesë të këtij rruzulli tokësor, madje jo vetëm një herë, por shumë herë dhe jo vetëm në një ditë, por për ditë të tëra!

Ky realitet i hidhur dhe i tmerrshëm nuk më lejoj mua të qëndroj dhe të shtirem se nuk po di asgjë dhe përsëri të shtirem se jam zënë e befasuar ndaj veprimeve dhe lëvizjeve të fëmijëve të mi që bëjnë për të përgatitur festimin e Ditës së Nënës. Nuk mundëm më që të ulëm e të hap dhuratat njërën pas tjetrës dhe të gëzohem me ato. Nuk mundem që të pres të vjen Dita e Nënës dhe të marr fotografi kujtimi me fëmijët dhe me nipat e mbesat e mi në kohën kur disa qindra kilometra më larg, për çdo ditë vritet dhe zhduket e gjithë familja që është mbledhur në një fotografi për kujtim!

Përderisa burgu më i madh me tavan të hapur në botë po përjeton ngjarjet më tragjike të kohës sonë, përderisa nënat e me gishtërinjtë e veta po gërmojnë gërmadhat për të gjetur kufomat e fëmijëve të tyre, përderisa gjuha e nënave është e heshtur dhe pa fjalë për t'i dhënë përgjigje fëmijës së saj kur pyet se ku janë anëtarët e tjerë të familjes; për mua të qenit nënë nuk ka festim.

Jam në rrugën drejt qytetit tonë. Po shkoj ta vizitoj nënën time. Kur të qenit nënë për mua është bërë kaq shumë e vështirë, kërkoj strehim te nëna ime. Dhurata më e mirë për nënën time të plakur është përqafimi i vajzës së saj e cila në përqafimin e saj, po qanë me zë për pikëllimin dhe mërzinë e nënave të Gazës.

Tags