Shkurt 08, 2021 16:38 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth një sulmi të kryer ndaj një çerdhe në Suedi dhe gjithashtu do të flasim rreth kësaj se nëse autori i sulmit në Las Vegas do të ishte një mysliman, çfarë do të ishte reagimi klasës sundues në Amerikë.

Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit në Evropë nuk ka kufi dhe nuk njeh burrë dhe grua dhe as fëmijë e të rinj. Mjafton që personi të jetë myslimanë dhe nga një familje myslimane dhe menjëherë bëhet objekt i sulmeve raciste dhe diskriminimit racor dhe fetar. Në rastin më të fundit të urrejtjes ndaj Islamit në Evropë, në Suedi është sulmuar një çerdhe e fëmijëve të familjeve myslimane. Ky sulm është kryer nga persona islamofobë. Othman Adam, përgjegjësi i çerdhes Sanbad në Suedi në lidhje me këtë çështje thotë: “Në dy vitet e kaluara në mënyrë të vazhdueshme thyen xhamat me gurë të hedhur nga rruga, mirë kësaj radhe për herë të parë mbi muret e kësaj qendre foshnjore janë shkruar moto urrejtëse kundër Islamit dhe kundër myslimanëve”. Adam ka shtuar: “Sulmet ndaj aktiviteteve përkatëse me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, më shqetësojnë mua shumë. Nganjëherë fëmijët mësojnë në klasat me xhama të thyer. Mbi muret e objektit të kësaj qendre shkruhen moto urrejtëse kundër Islamit dhe myslimanëve  si “Shporruni, ikni nga këtu!”. Fëmijët, familjet dhe arsimtarët për shkak të sulmeve të tilla, përballen me frikë dhe tmerr”. Othman Adam ka folur edhe për paraqitjen e ankesës në polici disa herë gjatë viteve të kaluara. Mirëpo këto ankesa deri më tani nuk dhënë rezultat dhe pohon se ekziston mundësia për mbylljen e kësaj çerdhe. Me të vërtetë një çerdhe fëmijësh çfarë kërcënimi mund të ketë për Evropën?! Pavarësisht kësaj, më është bërë e qartë për të gjithë se veprimet terroriste në Evropë nuk kanë lidhje fare me Islamin dhe myslimanët. Terroristët të cilët po kryejnë krime dhe veprime terroriste në Evropë dhe në rajonet e tjera të botës dhe po përdorin emrin e Islamit, janë në harmoni dhe koordinim me qëllimet dhe politikat shteteve perëndimore. Tani budistët ekstremistë në Mianmar po kryejnë krimet më çnjerëzore kundër myslimanëve të cilat janë shumë më të egra dhe më tragjike se sa krimet e grupeve takfiriste dhe terroriste siç është ISIS. Pavarësisht këtyre krimeve çnjerëzore të budistëve kundër myslimanëve të shtypur dhe të pambrojtur Rohingia, askush nuk i vendos nën pikëpyetje mësimet e budizmit dhe budistët në asnjë vend të botës nuk sulmohen dhe nuk bëhen objekt i diskriminimit racor dhe fetar për shkak të krimeve që po kryejnë besimtarët e fesë së tyre në Mianmar.

Realiteti është se islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit është një projekt politik sionist-amerikan për të prishur imazhin paqësor dhe drejtësidashës të Islamit me qëllime afatgjate. Islamofobët në perëndim në kuadër të pikërisht këtij projekti, çfarëdo lloj veprimi të dhunshëm që mund të lidhet me myslimanët, menjëherë atë e konsiderojnë rezultat të mësimeve të Islamit. Ndërkohë që myslimanët dhe dijetarët myslimanë duke u mbështetur në Kur’anin e shenjtë dhe në mësimet dhe veprën e Hazretit Muhamed s.a.v.s., të Dërguarit të fundit të Zotit të madhëruar, thërrasin me zë të lartë se veprimet e dhunshme të ISIS dhe grupeve takfiriste dhe terroriste të ngjashme nuk kanë kurrfarë lidhje me mësimet e Islamit. Reagimet ndaj sulmit përgjakur në Las Vegas ka treguar shumë mirë këtë çështje. Nëse autori i këtij sulmi të përgjakur në Las Vegas do të ishte një mysliman, atëherë nuk do të mund të paramendohej se çfarë do të bënte Donald Trump dhe islamofobët e tjerë kundër Islamit dhe myslimanëve në reagim ndaj këtij sulmi vdekjeprurës. Dy shkrimtarë perëndimorë njëri në gazetën “Daily Mail” dhe tjetri Tomas Fridman në gazetën amerikane “New York Times”, i janë përgjigjur kësaj pyetje se nëse autori i sulmeve të përgjakur në Las Vegas do të ishte një mysliman, si do të ishin reagimet ndaj kësaj ngjarje? Autori i editorialit të gazetës “Daily Mail” në lidhje me këtë shkruan: “Nëse autori i sulmit vrasës në Las Vegas do të ishte një mysliman dhe ekstremist, Donald Trump menjëherë atë do ta quante një sulm terrorist dhe do ta përdorte këtë ngjarje për të arsyetuar ndalimin e udhëtimit të myslimanëve në Amerikë dhe me padyshim se këto masa ndaluese do t’i zgjeronte më shumë. Pataj do të miratonte ligje edhe më të ashpra të reja me pretekst të parandalimit të ngjarjeve të tilla. Mirëpo në vend të kësaj, autori i këtij sulmi ishte vetëm një i bardh amerikan dhe mendjelehtë i cili për arsye që ne nuk do t’i kuptojmë kurrë, në mendjen e tij mendonte vetëm për vrasje. Prandaj, në këtë rast Trump i ka futur gishtat në veshë dhe paraqitet se kurrë nuk ka ndodhur një ngjarje e tillë në mënyrë që të mos krijohet kurrfarë shqetësimi për padronët e tij në shoqatën kombëtare të armatimeve në Amerikë”. Toma Fridman në një artikull të publikuar në gazetën “New York Times”, i është përgjigjur në një mënyrë tjetër pyetjes se çfarë do të ndodhte nëse autori i sulmeve në Las Vegas do të ishte mysliman? Tomas Fridman në këtë artikull shkruan: “Nëse autori i sulmeve vrasëse do të ishte mysliman... Nëse ai para se të hapte zjarre në drejtim të pranishmëve në koncert, do të thërriste “Allahu Akbar... Nëse ai do të ishte anëtar i grupit terrorist ISIS... Nëse ai do të ishte prezent me Kur’an në dorë dhe në dorën tjetër do të kishte armën... Nëse do të ndodheshin të gjitha këto, askush nuk do të na thoshte neve që mos përdhosni nderin e viktimave duke folur për marrjen e masave parandaluese dhe vrasjen masive në Las Vegas mos e bëni politike”.

Autori i Las Vegas, amerikani i çmendur që vrau 59 persona

Tomas Fridman në vazhdim të artikullit të tij shkruan: “Jo, atëherë e dinim se çfarë duhet të bënim. Menjëherë do të organizoheshin mbledhje dëgimore në Kongres për ngjarjet më të këqija terrorist që kanë ndodhur që nga 11 shtatori. Pastaj Trump do ta bënte pikërisht atë veprim që e bënë pas çdo sulmi terrorist në Evropë, saktësisht me qëllim të paraqitjes së atij veprimi si një veprim politik dhe pandërprerë do të publikonte mesazhe në Twitter se “u kam thënë se do të ndodhë kështu”. Atëherë shumë shpejtë do të paraqiteshin kërkesat për formimin e komisionit hetimor për të shikuar se çfarë lloj ligjesh duhet të vendosen që të mos përsëriten ngjarje të tilla. Më pas, do të thoshim se po shqyrtojmë të gjitha opsionet kundër vendit me shtetësi të të cilit është autori i sulmit terrorist”. Ky gazetar i njohur amerikan në vazhdim ka shqyrtuar edhe reagimet e politikanëve amerikanë ndërkohë që ishte bërë e qartë se autori i këtij sulmi vrasës nuk ishte një mysliman, por një person i bardhë nga shoqëria e Amerikës. Fridman ka shkruar: “Mirëpo kur u bë e qartë se vrasësi ishte një amerikan me gjendje jo të shëndoshë mendore i cili ishte i armatosur deri në dhëmbë me armë të cilat i ka blerë në mënyrë të ligjshme ose për shkak të ligjeve tona shumë të lehta ka gjetur qasje të lehtë në ato, çfarë ndodhë?” Ai më pas shton: “Ajo që e dimë se ndodhë është kjo: presidenti dhe republikanët në mënyrë serioze bëjnë përpjekje që të jenë të sigurt se nuk do të ndryshojë asgjë. Pastaj theksojnë se ngjarjen nuk duhet bërë politike dhe kërkojnë nga të gjithë dhe sidomos nga vetja e tyre që të mendojnë edhe një herë për ligjet kundër armatimeve”. Tomas Fridman në vazhdim të artikullit të tij ka kritikuar ashpër neglizhencën e administratës së Amerikës dhe përfaqësuesit e Kongresit për të vepruar më seriozisht kundër lehtësive në fushën e armëmbajtjes që po rezulton me vrasjen e një numri të madh të njerëzve të pafajshëm. Ai duke vë në dukje zbulimin dhe konfiskimin e 42 armëve të ndryshme në banesën e autorit të sulmit në Las Vegas, ka shkruar se depërtimi i korrupsionit dhe presioneve të lobit të armëve është bërë shkak që klasa sunduese në Amerikë të mos jetë e interesuar për ndryshimin e ligjeve për armëmbajtje.

Ajo çfarë ndodhi në Las Vegas, një gjë shumë më tragjike po ndodhë aktualisht edhe në Mianmar. Mirëpo jehona që ka bërë kjo ngjarje në botë, nuk ka bërë as vrasja e myslimanëve Ruhingia në Mianmar e cila pasqyrohet shumë pak në mediat perëndimore. Një vështrim në statistikat tregon se myslimanët kanë qenë viktima më të mëdha të vrasjeve masive, gjenocidit dhe pastrimit etnik në Evropë, Afrikë dhe në Azi gjatë tre dekadave të kaluara dhe njëkohësisht të akuzuar të shkallës së parë në ngjarjet terroriste në vendet perëndimore. Si mundët që ndjekësit e fesë Islame të jenë viktimat më të mëdha të krimeve në tre dekadat e kaluara dhe njëkohësisht feja e tyre të jetë përhapëse e dhunës dhe ekstremizmit? Pse vrasja e myslimanëve nuk pasqyrohet në nivel të gjerë në mediat perëndimore, mirëpo në të kundërtën vrasja e një individi në vendet perëndimore nga një person që ka emër mysliman, menjëherë pasqyrohet në nivel të gjerë? Përveç kësaj ajo vrasje si mund të lidhet me të gjithë myslimanët dhe mësimet e fesë Islame? Përgjigja e kësaj pyetje mund të përmblidhet me një fjali, islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit është një strategji afatgjate për prishjen e imazhit të Islamit dhe për të çuar përpara qëllimet pushtuese dhe hegjemoniste të shteteve perëndimore në vendet islame.

Tags