May 04, 2021 12:42 CET

Taxhikistani, zyrtarisht Republika e Taxhikistanit, është një vend malor i vendosur në Azinë Qendrore.

Taxhikistani është vendi më i vogël në Azinë Qendrore. Kryeqyteti i tij është Dushanbe. Ai ka një popullsi prej rreth tetë milion banorësh dhe nëntëdhjetë e shtatë përqind e popullsisë së Taxhikistanit është myslimane. Në këtë vend, muaji i shenjtë i Ramazanit, si vendet e tjera islamike, zë një vend të veçantë dhe të spikatur.

Çdo vit, njerëzit e Taxhikistanit festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit me rituale të veçanta. Shkrirja e kulturës dhe civilizimit të pasur taxhik me kulturën islamike, në këtë tokë e ka bërë muajin e Ramazanit të njohur si muajin e miqësisë dhe dashurisë.

Folësi: Unë jam Golrokhsar. Një vajzë myslimane taxhike. Familja ime, si familjet e tjera taxhike, çdo vit feston Ramazanin dhe unë kam shumë kujtime për atë muaj. Unë besoj se në muajin e Ramazanit, ka më shumë mirësi midis njerëzve dhe bekim të tryezave, sepse gjatë këtij muaji unë shoh më shumë paqe në sytë dhe zërat e njerëzve. Prandaj unë e dua shumë këtë muaj.

Në Taxhikistan ka më shumë se 300 xhami që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e myslimanëve taxhikë gjatë gjithë vitit, veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit. Taxhikët i vlerësojnë xhamitë; Sepse ata besojnë se xhamitë janë qendra e unitetit dhe miqësisë midis myslimanëve. Për këtë arsye, duke i pastruar dhe dekoruar ato gjatë Ramazanit, ata përgatisin xhamitë për të pritur njerëzit. Kjo bëhet me pjesëmarrjen e të rinjve myslimanë taxhik dhe është kthyer në një traditë të mirë çdo vit, e cila zhvillohet në qytete dhe fshatra të Taxhikistanit disa ditë para mbërritjes së Ramazanit.

Një nga tiparet unike të ne taxhikëve gjatë muajit të Ramazanit është prania e njerëzve përreth një tryeze gjatë Iftarit; Njerëz të njohur e të panjohur. Kjo ceremoni mbahet kryesisht në xhami. Të gjithë luten për njëri-tjetrin dhe hanë së bashku me dashamirësi.

Kjo rrit unitetin dhe miqësinë islamike midis njerëzve. Ramazani është muaj mirësie dhe bekimesh dhe Zoti është i kënaqur me miqësinë e robëve të Tij.

Fraza që ne themi dhe dëgjojmë më shumë në këtë muaj është "Gëzuar Ramazanin". Kjo fjali përmendet nga ne taxhikët deri në fund të muajit.

Një traditë interesante që tregon mikpritjen tonë si taxhik është ceremonia e Iftarit, në mënyrë që ne taxhikët kryejmë një garë në dhënien e iftarit gjatë Ramazanit dhe për këtë arsye përpara fillimit të Ramazanit bëhet një listë e atyre personave që dëshirojnë të organizojnë dhënien e iftarit në shtëpitë dhe lagjet e tyre. Dhënia e iftarit është tradita jonë e vjetër dhe askush nuk mund ta refuzojë ftesën e nikoqirit. Në mbrëmje, ne përgatisim një hapësirë ​​të veçantë për pritjen e mysafirëve, lutjen e tyre dhe leximin e Kur'anit, në mënyrë që pritja të jetë sa më e gjallë dhe lutja të bëhet me xhemat, e cila ka më shumë sevape.

Darkat e Ramazanit në Taxhikistan tregojnë lidhjet tradicionale dhe fetare të vendit dhe shumëllojshmëria e ushqimit në darkën e Iftarit të familjeve taxhike kënaq çdo mysafir. Nashala, halva e susamit, çaj qumështi, supë dhe pilaf përdoren zakonisht për të dekoruar pjatat e myslimanëve taxhik në darkat e iftarit.

Ne tryezën e quajmë "Dastrkhan". Në këtë muaj, ne u shërbejmë mysafirëve që agjërojnë me një shumëllojshmëri të ëmbëlsirave, bukës, arrave, frutave dhe ushqimeve të ngrohta. Ne jetojmë në Dushanbe, kryeqyteti i Taxhikistanit. Babi im për shumë vite ka qenë i njohur për karrierën e tij të gatimit në Dushanbe. Gatimet Nashala që ai gatuan kanë shumë kërkues.

Nashala është një lloj gjelle që për shkak të cilësisë dhe shijes së saj të mirë, njerëzit e Taxhikistanit e zgjedhin atë si ushqimin më të mirë dhe më të përshtatshëm për ditë të veçanta dhe posaçërisht tryezat e Ramazanit. Ramazani në Taxhikistan është i pamundur pa Nashala. Nashala është në tryezën e çdo familjeje taxhike dhe ngrënia e saj zvogëlon nevojën e trupit për të pirë ujë.

Sheqeri, e bardha e vezës dhe rrënjët e një bime që rritet në male janë të nevojshme për këtë ushqim. Duket e thjeshtë për të bërë neshala, por ajo kërkon shumë energji dhe për këtë arsye përgatitet nga burrat. Nashala është një ushqim i ëmbël dhe i pasur me proteina. Përveç nashala, ne në tryezën tonë vendosim çaj qumështi, i cili është bërë nga qumështi dhe çaji. "Gardsoz" është gjithashtu një ushqim i dobishëm për agjëruesit, i cili përgatitet nga mielli dhe qumështi. Nëna ime dhe të gjitha gratë taxhike janë eksperte në gatim.  Ata së pari skuqin miellin në vaj dhe pastaj atë e përziejnë me qumësht.

Në tryezën e ushqimit taxhik, ndodhet një pjatë e shijshme me oriz në avull, e njohur gjithashtu si supë pilaf, si dhe pije ushqyese të tilla si lëng kajsie, kumbulla dhe shurupet e mollës dhe qershisë.

Një nga veprimet më të rëndësishme gjatë Ramazanit në Taxhikistan është ceremonia Teravi. Në këtë muaj, çdo natë pas namazit të jacisë, falen njëzet rekatë namaz teravive, i cili është një lutje e rekomanduar dhe mbahet me xhemat.

Përveç faljes Teravi, shumica e xhamive në Taxhikistan çdo natë lexojnë një pjesë të Kuranit në mënyrë që besimtarët të mund ta plotësojnë leximin e Kur'anit deri në fund të muajit të shenjtë.

Hafizët e Kuranit, të cilët e kanë për detyrë të lexojnë ajetet e Kur'anit në lutjen Taravi dhe lutja mbahet me imamatin e tyre, ndonjëherë një ose dy muaj para muajit të Ramazanit ulen në atë që Taxhikët e thonë Cele dhe planifikojnë programet e tyre. I ulur në Cele do të thotë të përsërisësh një veprim për dyzet ditë.  Gjatë Ramazanit, lexuesit taxhikë të Kuranit, nisin të lexojnë Kuranin dyzet ditë para Ramazanit.

Një ritual tjetër i Ramazanit që është i popullarizuar në të gjitha qytetet e Taxhikistanit është "Rab Man Khani". Ceremonia "Rab Man Khani" ka ekzistuar në të kaluarën në të gjitha rajonet persisht-folëse të Azisë Qendrore, të tilla si Bukhara, Samarkand, Ora Tappeh, Hesar, Badakhshan, Sarkhan, Khatlan dhe disa qytete të tjera, me gjithë ndryshimet në dialekte dhe është akoma e pranishme në fshatra dhe zona malore. Kur ishim fëmijë, unë, motra dhe vëllai im merrnim pjesë në këtë ceremoni dhe argëtoheshim shumë.

"Rab Man Khani" mbahet pas darkës së Iftarit dhe fëmijët ecin nëpër rrugë në grupe me shumë persona me një udhëheqës që ka një zë më të mirë dhe shkojnë shtëpi më shtëpi.  Pasi e përgëzojnë pronarin e shtëpisë për muajin e Ramazanit, fëmijët fillojnë të recitojnë poezitë e "Rabi im" me temën e sures Hamd dhe falënderojnë Zotin dhe kërkojnë falje dhe bekime prej Tij dhe pronari gjithashtu u bën atyre një dhuratë. Sociologët taxhik besojnë se në të kaluarën kompozimi dhe recitimi i poezive të Ramazanit ka qenë një përpjekje nga poetët dhe këngëtarët për të ruajtur ritualet islamike dhe për të promovuar Islamin në një mënyrë popullore.  Këtë muaj, ne i kushtojmë shumë rëndësi dhënies së zeqatit dhe ndihmës për njerëzit në nevojë dhe në lagjet tona ne përpiqemi të ndihmojmë të varfrit. Dhënien e ushqimit të iftarit dhe ushqimet e tjera për varfrit ne e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë. Familja dhe fqinjët e mi pastrojnë xhamitë disa ditë para Fitër Bajramit dhe përgatisin xhamitë për ritualin e veçantë të Fitër Bajramit.

Fiter Bajrami  vjen dhe familjet Taxhikase i përmbahen traditës popullore Islame Seleh rahem.  Ditën e Fitër Bajramit, pas përfundimit të lutjes në grup, ata vizitojnë pleqtë e familjes dhe në shenjë respekti i urojnë ata për festën duke u puthur duart. Pleqtë e familjes i puthin fëmijët në faqe dhe u japin atyre dhuratat e festës.

Vizitat tona tek miqtë dhe të njohurit gjatë Fiter Bajramit zgjasin deri në tre ditë. Një ceremoni tjetër e rëndësishme që ne taxhikët e kryejmë akoma për shumë vite me radhë është ceremonia Festës së Re.

Ceremonia e Festës së Re është për njerëzit që kanë vdekur kohët e fundit dhe kryhet për të shprehur ngushëllimet me familjet e tyre. Në këtë ceremoni, burrat taxhik pa praninë e grave shkojnë në varret e të vdekurve të tyre dhe për to i kërkojnë falje Zotit.

Në ditën e Fitër Bajramit, pas namazit, ne përgatisim tryezën tonë dhe në të vendosim të gjitha llojet e ushqimit tonë tradicional. Ne i lëmë dyert e shtëpive të hapura dhe i presim mysafirët tanë me një fytyrë të lumtur dhe buzë të qeshura.

Taxhikët në ditën e Bajramit vendosin të paktën pesë lloje gatimesh dhe ëmbëlsirash në tryezë. Një tjetër ritual i kënaqshëm për fëmijët taxhik është ceremonia "Eid Gerdak", në të cilën zarfet përgatiten paraprakisht për fëmijët, me të cilën të rriturit  japin fëmijëve ëmbëlsira, çokollata dhe para.

Prania e gjerë në xhami, lënia mënjanë e idhnive të së kaluarës, falja e njëri-tjetrit, pajtimi dhe dhënia e dhuratave të afërmve dhe fqinjëve, janë ndër kujtimet e përhershme të muajit të shenjtë të Ramazanit në vendin tim, Taxhikistanin e bukur.

Tags