May 07, 2021 00:38 CET

Në këtë program, ne do të flasim për zakonet e muajit të shenjtë të Ramazanit në Jemen. Qëndroni me ne.

Jemeni, zyrtarisht Republika e Jemenit; Është një vend në Azinë Jugperëndimore. Kryeqyteti i Jemenit është qyteti  Sanaa. Jemeni ka një popullsi prej rreth 30 milion banorësh. Feja zyrtare e Jemenit është Islami dhe nëntëdhjetë e nëntë përqind e njerëzve janë myslimanë.

Nga ditët e fundit të Sha'banit, ju mund të nuhasni Ramazanin në rrugët e Sanaas, kryeqyteti i Jemenit. Pazare të mbushura me njerëz, xhami të pastra, shtëpi të pastruara nga pluhuri dhe leksione të shumta nga misionarë dhe studiues në qendrat kulturore të qytetit.

Në Jemen, myslimanët presin nëpër xhami për të parë gjysmëhënën. Me shfaqjen e hënës, muaji i shenjtë i Ramazanit fillon dhe ata urojnë njëri-tjetrin. Pastaj, ezani dëgjohet nga altoparlantët e xhamive, si dhe nga kanalet radiotelevizive të Jemenit dhe ata festojnë fillimin e muajit të Ramazanit. Burrat shkojnë në xhami dhe përmes altoparlantëve të xhamive këndojnë këngët fetare që i kishin përgatitur për muaj me radhë.

Unë jam Suleiman Adham; Unë jam një djalë i ri nga Jemeni dhe jetoj në Sanaa. Jo vetëm në qytetin tim, por përkundrazi, në të gjithë Jemenin, gjatë Ramazanit, rrugët dhe tregjet janë të mbushura me njerëz gjatë ditës dhe natës dhe të gjitha tregjet janë të hapura lulëzojnë. Kjo çon në bllokime të mëdha të tregjeve dhe rrugëve. Restorantet janë të hapura. Tavolina plot me hallva mund të shihet në të gjitha restorantet e qytetit tim të cilët u shërbejnë myslimanëve. Ne për nga origjina jemi nga fshati. Çdo vit, para Ramazanit, ne shkojmë në fshat dhe lyejmë shtëpinë e babait tonë me suva dhe hëna, të cilat i nxjerrim nga malet e Jemenit dhe dekorojmë lagjen tonë në stilin tradicional. Për të mirëpritur muajin e Zotit, ne zgjedhim më të mirën në gjithçka: zbukurojmë qytetin dhe fshatin, veshim rrobat më të bukura dhe zbukurojmë tryezat dhe xhamitë.

Gratë jemenase përgatisin ushqimin e tyre të veçantë dhe tradicional dhe zbukurojnë mbulesat e tavolinave më shumë ngjyra që nga muaji i mëparshëm. Shumë prej tyre pastrojnë shtëpitë e tyre para Ramazanit. Për Jemenasit, bamirësia është shumë e rëndësishme gjatë Ramazanit, si dhe ndarja e tryezave të ushqimit. Edhe njerëzit e varfër ndajnë disa nga ushqimet e tyre me fqinjët e tyre dhe është thelbësore që familja të ftojë njerëzit këtë muaj. Nëse një i afërm viziton një vend tjetër, familja bashkohet më të gjerësisht. Kushërinjtë, hallat dhe xhaxhallarët janë të mirëpritur me ushqime të ngrohta. Si një mbulesë tavoline, një sofër hapet në tokë dhe ushqimi vendoset në të dhe të gjithë mblidhen së bashku për të ngrënë. Tradicionalisht, vendosen pjata të vogla për ushqim për të ngrënë të tërë ushqimin. Kështu që nuk ka ushqim shtesë për shkuar dëm. Ushqimet më të vogla janë gjithashtu më të lehta për t'u ndarë mes njëri-tjetrit dhe kështu shmanget shpërdorimi.

Turistët e ndiejnë ambientin e muajit të Ramazanit në Jemen, nga çdo rrugë, çdo qytet dhe fshat; Sepse stili ynë i jetesës ndryshon këtë muaj dhe merr aromën e Ramazanit. Një nga këto aroma është aroma e Esfandit ( një lule me erë të mirë), sepse gratë jemenase janë mësuar të ndezin Esfandin gjatë ezanit të Maghribit dhe lutjet në shtëpitë e tyre. Në shtëpi, ata përgatisin ushqime të tilla si samosa për ditën tjetër. Fëmijët janë të ngazëllyer për të luajtur në rrugë dhe të rinjtë flasin me njëri-tjetrin. Askush nuk fle në Jemen gjatë netëve të Ramazanit. Rrugët janë vazhdimisht të mbushura me njerëz dhe plot energji dhe zhurmë. Kështu që në Jemen ju gjithmonë mund ta ndjeni Ramazanin përreth jush.

Një nga personalitetet më të rëndësishme në Jemen gjatë Ramazanit është Sahargoo ( lajmëtari i saharit). Ne kemi shumë respekt për Sahargoo-në. Sahargoo zgjon myslimanët e lagjes për Sahar. Ne myslimanët hamë Saharin me fqinjët dhe të afërmit tanë; Ushqime të veçanta të tilla si gjellët plot me lëng janë shumë të populluara në vaktin tonë të mëngjesit.

Në netët e Ramazanit në Jemen, shumica e njerëzve qëndorjnë zgjuar dhe adhurojnë. Ndërsa gratë që janë duke agjëruar, gatuajnë iftar gjatë ditës. Myslimanët e Jemenit e prishin agjërimin me hurma, ujë ose kafe. Pas kësaj, ata shkojnë në xhami dhe kryejnë lutje me xhemat. Pas adhurimit, ata kthehen në shtëpitë e tyre dhe hanë. Darkat e Iftarit në Jemen kanë një vend dhe reputacion të veçantë në mesin e vendeve arabe. Buka Loho, një bukë që hahet me mish, piper dhe kos. Një gjellë tjetër popullore jemenase gjatë Ramazanit është makaska, e cila është një fetë bukë e përzier me rrush të thatë dhe fara të thata si arrat, fistiqet, etj. Ëmbëlsirat jemenase janë të famshme gjatë Ramazanit. Më të famshmit prej tyre janë Bint Sahan, Revaji, Kanafa, Avamah dhe Sabus.

Në udhëtimet tona një vend të veçante zë edhe Shafooti. Shafoot është një lloj ushqimi i veçantë i bërë nga një lloj buke dhe kos. Një ushqim tjetër është Sharabe, i cili bëhet nga gruri me sheqer dhe qumështi ose mish. Ushqime të tjera janë thjerrëzat, selino dhe tërshëra.

Disa burra shkojnë në kuvende. Kuvendi është një vend grumbullimi, që zakonisht është i ngjitur me shtëpitë kryesore. Zotërinjtë qëndrojnë zgjuar deri në Sabah (namazi i agimit), pastaj marrin abdes dhe shkojnë në xhami për tu falur dhe përgatitur për një ditë tjetër agjërimi. Një traditë tjetër jemenase gjatë Ramazanit është Simari.

Simar do të thotë mbledhje gjatë natës. Pas Iftarit, ne dalim në rrugë dhe kryejmë traditën e Simarit. Ne zotërinjtë rrimë zgjuar deri në agim. Pastaj marrim abdes dhe shkojmë në xhami për namaz dhe përgatitemi për agjërimin e nesërm. Ne i shtyjmë dasmat dhe festimet e tjera për muajin tjetër; Në fakt, raste shoqërore të tilla si martesat gjatë Ramazanit janë të ndaluara në Jemen. Sepse ne besojmë se muaji i Ramazanit është muaji i pendimit dhe bindjes ndërkohë që të tilla ceremoni janë vende për argëtim dhe zbavitje. Ne myslimanët pjesën më të madhe të kohës e kalojmë duke lexuar Kuranin dhe libra të hadithit dhe jurisprudencës; Edhe aktivitetet sportive në Jemen zvogëlohen gjatë muajit të Ramazanit dhe zëvendësohen nga aktivitete bamirësie.

Jemeni është vendi i njerëzve të mirë dhe të thjeshtë dhe Ramazani është koha që ata të mblidhen. Populli Jemenas po përpiqet të ruajë shpirtin fetar të Ramazanit. Myslimanët e Jemenit dëshirojnë që Ramazani të jetë i tërë viti në atë mënyrë që njerëzit të mund të jetojnë së bashku në barazi dhe harmoni. Me mbarimin e Ramazanit, trishtimi përshkon tërë ekzistencën e popullit të Jemenit; Se ata duhet t’i thonë lamtumirë muajit të mëshirës dhe faljes dhe ndonjëherë shprehin ndjenjat e tyre duke recituar poezi, por gëzimi që zëvendëson këtë trishtim është ardhja e Fiter Bajramit. Ata me kënaqësi veshin rrobat e tyre më të mira dhe festojnë Fier Bajramin.

Ne veshim rrobat tona të pastra dhe të bukura dhe shkojmë të vizitojmë familjet e miqve dhe të afërmve tanë me ëmbëlsira. Ne i bëjmë dhurata njëri-tjetrit, veçanërisht fëmijëve; Përkundër faktit se vitet e luftës dhe shkatërrimit e kanë përfshirë tokën tonë të bukur dhe ne, njerëzit e thjeshtë të Jemenit, jemi torturuar; Por kjo nuk ka bërë që ne ta harrojmë Ramazanin dhe traditat e tij. Ndryshe nga shumë vende, ne shkojmë në natyrë në festën e  Fiter Bajramit dhe në këtë ditë ne shijojmë natyrën e pacenuar. Gratë jemenase janë ndër të paktat gra që janë të famshme për gatimin e mishit në skarë. Burrat përgatisin skarën e mishit për ta me dru nga pemët.

Vite më parë, sulmet ajrore nga avionët luftarakë të koalicionit arab dhe terroristët takfirist të ISIS kanë kryer disa sulme makabër dhe terroriste ndaj disa xhamive shiite gjatë fillimit të Ramazanit, por njerëzit agjërues të Jemenit vazhduan jetën në këtë muaj të shenjtë, duke shpresuar për ditë më të mira. As lufta dhe agresioni i saj nuk arriti të shkatërrojë gëzimin e fëmijëve jemenas natën para Fiter Bajramit. Ata veshin rroba të reja. Ata janë shumë të etur për ardhjen e Fiter Bajramit dhe flenë me të njëjtat rroba derisa të vijë koha e Fiter Bajramit. Rrobat e reja të Fiter Bajramit shihen si një mënyrë për të bekuar pjesën tjetër të vitit. Këto tradita ende shihen në mesin e njerëzve, madje edhe agresioni i armikut nuk ka bërë që familjet jemenase të harrojnë traditat e Ramazanit dhe askush nga anëtarët e familjes nuk del nga shtëpia me rroba të vjetra. Ata e dinë mirë se shtyllat e shtypjes dhe agresionit së shpejti do të shemben dhe ata do të përballen me këtë luftë me unitet dhe solidaritet. Shpresa dhe besimi janë gjithmonë të gjalla në zemrat e jemenasve.

Tags