May 10, 2021 12:00 CET
  • Ramazani në vende të ndryshme (Omani)

Në këtë program, Do të flasim mbi zakonet dhe traditat e Omanit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Qëndroni me ne.

Omani, zyrtarisht Sulltanati i Omanit, është një mbretëri në lindje të gadishullit arabik. Kryeqyteti është Maskati. Omani ka një popullsi prej rreth gjashtë milion banorësh. Pothuajse të gjithë omanët janë myslimanë. Gjëja interesante është se nëntëdhjetë përqind e njerëzve të Omanit janë të shkolluar dhe të arsimuar.

Omani është një nga vendet e para që pranoi Islamin gjatë kohës së të Dërguarit të Zotit. Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë njerëzit e Omanit, të rinj dhe të moshuar, shkojnë në xhami dhe luten që nga koha kur shohin hënën e deri në kohën e Fiter Bajramit. Para fillimit të Ramazanit dhe gjithashtu nga muaji Shaban, ata përpiqen shumë të zbatojnë zakonet e tyre të lavdishme gjatë muajit të Ramazanit.

Unë jam Jusufi. Unë jam nga Omani dhe jam njëzet e katër vjeç. Unë dhe miqtë e mi, ashtu si baballarët tanë, ndjekim ritualet dhe ceremonitë e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ne kemi në plan të mirëpresim mysafirët duke blerë një shumëllojshmëri hurmash dhe përbërësve për tryezën e Iftarit. Pazari, dyqanet dhe restorantet janë të hapura gjatë Ramazanit nga Iftari në Sahar.

Njerëzit e Omanit presin ardhjen e Ramazanit që disa muaj përpara Ramazanit. Ata besojnë se gjysmëhëna dhe përpjekja për të parë muajin e Ramazanit është shpërblyese. Gjatë Ramazanit, njerëzit e Omanit gatuajnë ëmbëlsira dhe ushqime të veçanta.

Qytetarët e Omanit dhe myslimanët e huaj që jetojnë në Oman, të rinj dhe të moshuar, i kushtojnë vëmendje të veçantë veprimtarive fetare gjatë muajit të Ramazanit. Ata marrin pjesë në lutje me xhemat dhe programe të ndryshme fetare dhe kulturore, të tilla si mbajtja e klasave të leximit të Kuranit për gra dhe fëmijë.

Një nga detyrat e mia gjatë Ramazanit është "të zgjohem në mëngjes (sahar)". Unë e kam bërë këtë në lagjen tonë për shumë vite dhe jam shumë i lumtur që e bëj atë. Zgjohu o Sahar; Kjo është tradita e këndimit me zë të lartë në agim, ku çdo natë njerëzit rreth shtëpive të lagjes zgjojnë vendasit për mëngjes dhe lutjen e mëngjes dhe thonë:

Erdhi Sahari (agimi) .... erdhi Sahari .... O agjërues ngrihuni.

Nëse doni të dini për zakonet e vendit tim, duhet të themi se burrat e Omanit veshin rroba të bardha me mëngë të gjata, zakonisht pa jakë, e cila shtrihet deri në kyçet e këmbëve dhe quhet "Dishdasha". Jaka e kësaj veshjeje ka një buton dhe një varëse që është zhytur në parfume aromatike. Përveç kësaj, ata mbajnë një lloj çallme dhe nëse dëshirojnë, mbajnë një shkop druri ose metali dhe në ceremonitë zyrtare, në brezin e të tyre vendosin një spatë, e cila është një simbol i dinjitetit mashkullor. Në Oman, gratë veshin rroba të bukura e të gjata që përbëhen nga një lloj manteli i gjatë i zi, i cili në arabisht quhet (aba) dhe një shall i zi, i cili vishet me një mantel. Ky shall për sa i përket pëlhurës dhe qëndisjes është uniforme me mantelin. Vlen të thuhet se se në zakonet e njerëzve të Omanit për festime dhe ceremoni, ka veshje të ndryshme në treg që janë të qepura me xhevahire kristali me ngjyrë.

Kur omanët takohen me njëri-tjetrin diku, ata fillojnë diskutimin me frazën "Selam Aleykoom", përgjigjja e duhur e së cilës është "Aleykoom Selam". Ndërsa e thonë këtë, ata shtrëngojnë duart dhe përqafojnë njëri-tjetrin. Sigurisht, ata zakonisht nuk e tërheqin shpejt dorën dhe e mbajnë ashtu edhe midis bisedave të tyre, të cilën ata e konsiderojnë krejtësisht normale. Njerëzit e Omanit janë shumë të shqetësuar për reputacionin e bashkatdhetarëve të tyre dhe preferojnë t'u tregojnë të tjerëve gabimet e tyre në formë indirekte. Omanët mbajnë një distancë të vogël kur flasin dhe kjo distancë zgjerohet midis burrave dhe grave. Ata preferojnë të shikojnë njëri-tjetrin drejtpërdrejt kur flasin, me fjalë të tjera, të kontaktojnë me ta nëpërmjet syve. Në Oman, dora e majtë konsiderohet e papastër; Kështu që gjithmonë pajisjen ose ushqimin që ju ofrohet merreni me dorën tuaj të djathtë dhe ofroni atë që doni po me dorën tuaj të djathtë. Mikpritja është një pjesë e rëndësishme e zakoneve shoqërore dhe kulturës së njerëzve të Omanit. Pavarësisht nëse jeni miq, të njohur ose të huaj, atyre u pëlqen t'ju ftojnë në shtëpitë e tyre dhe t'ju mirëpresin me hurmat dhe kafet e tyre të veçanta. Sidomos në Ramazan. Në këtë muaj, ne mblidhemi në bashkësi ( kuvende) dhe ndajmë  darkën e Iftarit me bashkatdhetarët dhe turistët tanë.

Kuvendi është një sallë e madhe që qytetarët e Omanit kanë në një pjesë të shtëpisë së tyre ose në lagjen e tyre. Gjatë ezanit të maghribit, njerëzit dhe kalimtarët janë të ftuar në Iftar. Në Mexhlis ( kuvend), ata ulen në tryezë për bekimin e Iftarit dhe prishin agjërimin. Në kulturën e njerëzve të Omanit, mikpritja është një nga karakteristikat kryesore të këtij vendi. Njerëzit e këtij vendi janë shumë të ngrohtë dhe respekti për mysafirët është shumë i rëndësishëm. Njerëzit e Omanit djegin temjan me erë të mirë për mysafirët pas mbërritjes së tyre dhe atmosferën e bëjnë aromatike.

Ne u kushtojmë shumë vëmendje vizitave. Një nga zakonet tona të famshme në Oman është që pas Iftarit, ne vizitojmë familjen, miqtë dhe të afërmit deri në mesnatë, dhe nikoqiri na pret me kafe, hurma dhe hallva muskat. Shumë turistë të huaj udhëtojnë në Oman, por  duke respektuar veshjet e përshtatshme dhe pa ngrënë gjatë ditës, ata bëjnë që ambienti dhe aroma e Ramazanit të ndihet  shumë mirë në të gjithë Omanin.

Njerëzit Omani janë besimtarë veçanërisht në xhami dhe ata falen pesë herë në ditë, gjatë së cilës kohë shumica e rrugëve dhe tregjeve janë të shkreta. Ka rreth 3,105 xhami në provincën Al-Dakhliyah të Omanit, gjë e cila tregon rëndësisë e xhamisë për njerëzit e Omanit dhe falja me xhemat. Namazet e detyrueshme dhe të rekomanduara dhe leximi i Kuranit janë ndër programet që mbahen në xhami. Gjatë Ramazanit, si në periudhat e tjera të vitit, njerëzit e  Omanit shkojnë në xhami për të bërë lutjet e Maghribit dhe prishin agjërimin e tyre me një shumëllojshmëri ëmbëlsirash, hurmash, qumësht dhe kafe arabe. Pastaj ata kthehen në shtëpi dhe darkojnë me familjen. Ushqimi i iftarit në Oman është ndryshe. Ëmbëlsira më e famshme e Omanit është hallva e Omanit apo Muscat, e cila përgatitet me shafranin iranian.

Një nga ushqimet tona të zakonshme për Iftar është Therad, e cila është e ngjashme me gjellën iraniane me mish të quajtur Ab-gusht. Një ushqim tjetër quhet makbo ose pilaf arab, i cili përfshin orizin me peshk ose mish dhe natyrisht me shumë erëza. Arsiyah është një ushqim shumë i pasur dhe i shëndetshëm që është një nga ushqimet tradicionale të Omanit dhe është i populluar gjatë Ramazanit, festave dhe dasmave dhe gatuhet me mish pule, mish vici ose peshk, oriz, erëza dhe një salcë pikante.

Në mes të Ramazanit, në Oman mbahet festa e Garangasho. Vende të tjera në Gjirin Persik këtë festë e quajnë Qarqaian. Në këtë ceremoni, fëmijët dalin në rrugë, duke shkuar shtëpi më shtëpi duke kërkuar ëmbëlsira dhe ushqime të shijshme. Në disa pjesë të Omanit, ky zakon quhet Thelemis. Në këtë ditë, fëmijët marrin dhurata nga pronari i shtëpisë, si hallva e Bajramit dhe Omanit.

Omani është shumë respektues i ligjit dhe ka shumë respekt për ritet fetare. Një nga këto ligje është se kushdo që ha ose pi në prani të agjëruesve të tjerë, dënohet me dhjetë ditë deri në tre muaj burg. Gjithashtu në Oman, ashtu si në vendet e tjera islamike, shkalla e krimit ulet ndjeshëm gjatë Ramazanit. Një nga veprimet që kryejmë në xhami gjatë muajit Ramazan është namazi Taravi, i cili kryhet ndërmjet tetë dhe njëzet rekateve sipas vendimit të hoxhallarëve të xhamive. Ne jemi mësuar të pimë kafe omani pasi kemi kryer lutjet e Taravisë.

Një ceremoni tjetër e Omanit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është kremtimi i lavdishëm i Ditës Botërore të Kodsit me praninë e një grupi ambasadorësh të vendeve islamike, diplomatëve, mendimtarëve dhe myslimanëve të Omanit i cili mbahet në të gjitha qytetet dhe veçanërisht në Maskat.

Kodsi është shqetësimi kryesor i Umetit islam dhe myslimanët e Omanit marshojnë në këtë ditë për t'u bashkuar njëzëri me myslimanët e botës në mbështetje të Kodsit që është simbol i Palestinës dhe i myslimanëve. Ai është simboli i unitetit që mund të bashkojë të gjithë myslimanët. Çlirimi i Kodsit është një qëllim i lartë që do të jetë boshti i unitetit të të gjithë myslimanëve dhe të gjithë duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre në këtë drejtim në mënyrë që të realizohen interesat islamike.

Ndërsa afrohen ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ditën e njëzet e shtatë të Ramazanit të gjithë shkojmë në treg dhe blejmë çdo gjë që na duhen për Fiter Bajramin.

Fiter Bajrami në Oman shpallet nga Ministria e Fakefeve dhe Çështjeve Fetare të këtij vendi dhe të gjitha medhhebet e ndjekin atë. Lutjet e Fiter Bajramit në Oman mbahen me lavdi të veçantë dhe njerëzit pas lutjeve japin ëmbëlsira për njëri-tjetrin.

Një nga zakonet e burrave në Fiter Bajramin është vallëzimi al-Dikat. Kjo valle rituale është për burrat dhe është marrë nga trashëgimia e paraardhësve të tyre. Fiter Bajrami është një festë pesë-ditore. Portat e pallateve të mbretërve të Omanit janë të hapura për publikun në ditën e Fiter Bajramit.

Tags