Nëntor 24, 2021 07:40 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth eksperiencës së jetës së një grua jomyslimane si një myslimane dhe shtimi i statistikave të sulmeve ndaj myslimanëve në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani.

Në këtë edicion të programit "Islamofobia në Perëndim" po e fillojmë me eksperiencën e jetës së një grua jomyslimane si një mysliman. Keity Friman është një grua jomyslimane britaneze e cila thotë: "Eksperienca e jetës një javore të cilën e kam kaluar si një grua myslimane në qytetin Mançister, më ka hap sytë ndaj Islamofobisë". Keity Friman është një asistente infermiere dhe në një çast vendos si një eksperiencë shoqërore të bashkëpunojë me kanalin televiziv Channel 4 të Britanisë në dokumentarin "Java ime si një myslimane". Keity Friman është 43 vjeçare, pasi mori këtë vendim, fillon ta vendos hixhabin islam. Ajo thotë: "Vet unë kisha një lloj fanatizmi i cili ishte bërë shkak që të kem frikë nga myslimanët. Mirëpo pjesëmarrje në këtë program, ndryshoi pikëpamjet e mia dhe më hapi sytë drejt islamofobisë". Gjatë këtij programi, Friman përgjatë një jave jeton me një familje myslimane dhe pikërisht kjo çështje shtoi njohjen e saj ndaj myslimanëve dhe ndryshoi pikëpamjen e saj. Keity në lidhje me eksperiencën e jetës së saj si një myslimane, thotë: "Një ditë kur ishte duke ecur në rrugë e mbuluar me hixhabin islam, njëri prej fqinjëve bërtiti me zë të lartë: "A do të na shpërthen ndonjë bombë ndaj neve?" Ndërsa të tjerët thoshin: "Këtu nuk ka vend për myslimanët". Keity Friman në lidhje me ndikimin e këtij vështrimi urryes mbi shpirtin dhe gjendjen psikologjike të saj, thotë: "Unë që më parë nuk kisha përjetuar kurrë ofendimet me fjalë, ndjeja frikë dhe dobësi ndërsa kjo është gjendja të cilën e përjetojnë myslimanët për çdo ditë". Britania kas mbi 3 milionë qytetarë myslimanë. Ashtu sikur që tha Keity Friman në lidhje me eksperiencën e saj një javore si një grua myslimane, myslimanët gjithnjë janë objekt i vështrimit, fjalëve dhe sjelljeve urryese. Statistikat e Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe tregojnë më së miri këtë çështje. Ministria e Brendshme e Britanisë me rastin e javës kombëtare për informim rreth krimeve të shkaktuara nga urrejtja fetare dhe raciste, duke publikuar statistika të reja, ka deklaruar se krimet e shkaktuara nga urrejtja në vitin e kaluara, janë shtuar me 29 % në këtë vend. Keity Friman, gruaja jomyslimane angleze thotë: "Eksperienca një javore e jetës si një myslimane në Mançister më ka hapur sytë mua drejt Islamofobisë

Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme të Britanisë, 80.400 raste të krimeve të shkaktuara nga urrejtja janë regjistruara gjatë viteve 2016-2017. Këto statistika tregojnë se në Britaninë e Madhe ka filluar një valë e paparë e krimeve të shkaktuara nga urrejtja që pas referendumit për daljen e këtij vendi nga Bashkimi Evropian si dhe kryerjes së sulmeve terroriste, ka marrë një intensitet më të madh. Këto statistika nuk janë vetëm shifra, por këto janë krime të cilat kanë rrëmbyer një baba nga familja e tij kur ishte duke dalë nga xhamia. Janë bërë shkak për abortimin e një foshnje të një gruaje myslimane gjatë kohës kur ajo ishte duke blerë në një dyqan dhe shumë femra myslimane janë sulmuar në rrugë për shkak se mbanin hixhabin islam. Të gjitha këto janë bërë shkak që njerëzit të mos ndjehen të sigurt as edhe në shtëpitë e veta. Vështrimi negativ ndaj myslimanëve nuk është krijuar vetëm për shkak të veprimeve të grupeve radikale dhe politikanëve dhe liderëve ekstremistë dhe islamofobë. Mediat me mënyrën e mbulimit të lajmeve dhe me qasjet politike dhe propaganduese të tyre kanë luajtur rol përcaktues në përhapjen e urrejtjes ndaj myslimanëve në opinionin publik. Në këtë drejtim mediat britaneze janë pioniere. Shumë studime tregojnë se raportet e mediave me qasje islamofobe kanë lidhje të drejtpërdrejtë me shtimin e armiqësisë ndaj myslimanëve në Britaninë e Madhe. Shtimi i islamofobisë është deri në atë nivel sa që kryen edhe krime si pasojë e islamofobisë  kundër myslimanëve. Një raport i ri tregon viktimizimin e jomyslimanëve të cilët për nga pamja e jashtme duken të ngjashme me myslimanët. Për fat të keq lëvizja e islamofobisë dhe urrejtjes ndaj myslimanëve në Evropë, është duke u përhapur me përmasa të mëdha edhe në nivel të qeverive dhe komuniteteve të këtyre vendeve. Sipas raportit më të fundit të Fondacionit për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore në Gjermani (SETA), sulmet kundër myslimanëve në këtë vend që nga viti 2015 e deri më tani, janë shtuar katër fish më shumë.

Sipas këtij raporti, urrejtja dhe diskriminimi kundër myslimanëve dhe ndjenjat islamofobe kanë përfshirë dhe janë duke u përhapur në përmasa të mëdha edhe në fushën e arsimit, mediave, ligjit dhe sferës virtuale në të gjithë Gjermaninë. Alexander Luiski, ekspert i sociologjisë politike, në këtë raport shkruan: "Urrejtja ndaj myslimanëve në Gjermani që nga viti 2015, është shtuar gradualisht dhe po ushtron ndikim negativ mbi shumicën e myslimanëve në këtë vend deri në atë masë sa që nga viti 2014, janë regjistruar 199 sulme ndaj kampit të emigrantëve mysliman". Ai duke thënë se në vitin 2015, numri i sulmeve është shtuar në 1031 raste, shtoi: "Numri i sulmeve kundër myslimanëve në vitin 2016, ishte në nivelin më të lartë". Policia federale e Gjermanisë ka deklaruar se për çdo javë kryen 1 0se dy sulme kundër qendrave të myslimanëve, mirëpo sipas këtij raporti, statistikat e sulmeve kundër myslimanëve janë më të mëdha se sa këto shifra, për arsye shumë sulme në realitet as që raportohen pranë autoriteteve të policisë. Në kohën kur autoritetet e Gjermanisë deklarojnë se për çdo javë kryhen 17 sulme islamofobiste, mediat e këtij vendi në çdo javë publikojnë lajme për kryerjen e rreth 37 sulme të këtij lloji. Gjithashtu në bazë të këtij raporti, qytetarët e Gjermanisë me paragjykime irracionale ndaj myslimanëve, pavarësisht mungesës së dëshmive, konsiderojnë se myslimanët janë autorë të krimeve terroriste. Ky raport duke thënë se mbi gjysma e qytetarëve të Gjermanisë kanë qëndrime islamofobiste, ka theksuar: "Urrejtja ndaj myslimanëve ushtron ndikim negative edhe mbi çështjet sociale dhe tregtare dhe qeveria e Gjermanisë përveçse duhet marrë masa për të mbrojtur individët përball diskriminimit, duhet të zgjerojë kompetencat e ligjeve të saj në fushën e luftës kundër diskriminimit fetar dhe racist.

Por, zakonisht qeveritë evropiane tregojnë shumë pak vëmendje ndaj raporteve që tregojnë shtimin e sulmeve kundër myslimanëve dhe qendrave islame ose nuk përfillin fare. Në shumë raste kjo mospërfillje dhe neglizhencë bëhet në mënyrë të vetëdijshme dhe qasja e përgjithshme e qeverive të evropiane është në drejtim të islamofobisë. Me sukseset që kanë shënuar partitë e ekstremit të djathtë dhe islamofobiste në shumë prej vendeve evropiane, tani e tutje duhet të vërejmë më shumë qasjet islamofobiste dhe të urrejtjes ndaj Islamit në politikat e qeverive evropiane. Pas pozitës që fitoi partia e ekstremit të djathtë "Alternativa për Gjermaninë" në zgjedhjet parlamentare të 24 shtatorit, edhe partia e ekstremit të djathtë "Liria" në Austri në zgjedhjet parlamentare të 15 shtatorit, duke fituar rreth 26 % të votave, u pozicionua si partia e tretë në Parlamentin e Austrisë. Kjo parti sipas shumë gjasave do të marrë pjesë në koalicionin qeveritar të ardhshëm të këtij vendi. Në zgjedhjet më të fundit, partia e ekstremit të djathtë "ANO" në Republikën e Çekisë me pikëpamjen kundër emigrantëve, në zgjedhjet e 20 dhe 21 tetorit, duke fituar mbi 30 % të votave u rendit në krye të partive politike të këtij vendi në Parlament. Kjo renditje e partive në vendet evropiane nga partitë e djathta dhe të majta tradicionale moderatore në drejtim të partive të ekstremit të djathtë, tregon shtimin e islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Evropë.