Nëntor 24, 2021 07:43 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth mënyrës së përballjes së myslimanëve në Amerikë me veprime islamofobiste kundër tyre në këtë vend.

Diskriminimi fetar në shumë shoqëri perëndimore sidomos ndaj myslimanëve, nuk ka kufi dhe për çdo ditë po vërejmë forma të reja të islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në këto shoqëri. Këshilli i Marrëdhënieve Islamo-Amerikane, si organizata më e madhe për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve të Amerikës, duke publikuar një raport, ka njoftuar për statistikat e larta të keqtrajtimit dhe diskriminimit kundër nxënësve të myslimanë në shkollat e shtetit të Kalifornisë. Ky raport është publikuar me titull “Keqtrajtimi i nxënësve myslimanë dhe një lëvizje e palëkundur për ta zhdukur atë” dhe është rezultat i intervistave me mbi 1000 nxënës myslimanë të moshës 11-18 vjeçarë në shkollat e Kalifornisë. Sipas këtij raporti, 53% e nxënësve vetëm për shkak se janë myslimanë, në shkollë bëhen objekt i nënçmimit, ofendimit dhe mosrespektit. 26 % e studentëve në sferën virtuale përballen me sulme të ndryshme dhe 57% e tyre vërejnë ofendime me fjalë të kolegëve të tyre të klasës kundër Islamit dhe kundër myslimanëve në sferën virtuale. 36% e nxënëseve myslimane kanë thënë se nxënësit e tjerë u tërheqin hixhabin e tyre dhe tregojnë sjellje të dhunshme ndaj tyre. Gjithashtu deklaratat keqtrajtuese të arsimtarëve, punonjësve dhe autoriteteve të shkollave në lidhje me fenë Islame, janë shtuar në masë të madhe. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se nxënësit myslimanë për çdo ditë janë të detyruar të durojnë peshën e rëndë të ofendimeve dhe diskriminimit në shkollat e tyre dhe po përballen me probleme si rezultat i islamofobisë e cila me politikat e Donald Trump, pa marrë formë legjitime. Marwa Refahi, avokate e të drejtave qytetare dhe përgatitëse kryesore e këtij raporti, ka deklaruar: “Nuk mund të anashkalohet ndikimi negativ i fushatës elektorale të vitit 2016 dhe zgjedhjes së Donald Trump si president i Amerikës mbi gjendjen e nxënësve myslimanë në shkollat e Amerikës”. Vërja në dukje e një lloji të veprimeve raciste ndaj nxënësve myslimanë tregon se ata ndodhen në një gjendje të vështirë në Amerikë. Në një prej mesazheve kërcënuese që është shkruar mbi muret e një shkolle të mesme në qytetin Kent në shtetin e Uashingtonit, të gjithë myslimanët janë kërcënuar me vdekje në ditën e fundit të muajit tetor. Përkrah këtij kërcënimi është përdorur edhe hashtegun #MAGA që ka për qëllim moton kryesore të fushatës Trump gjatë fushatës elektorale “Përsëri do ta ndërtojmë Amerikën e madhe!”. Përveç kësaj, janë shkruar edhe fjali të tjera ofenduese në vende të ndryshme të kësaj shkolle të mesme.

Jasemin Sami, drejtore e të drejtave qytetare në Këshillin e Marrëdhënieve Islamo-Amerikane në Uashington, ka thënë: “Ky nuk është veprimi i parë kundër Islamit që është bërë në një shkollë ose në një universitet. Frika e nxënësve dhe studentëve myslimanë nga sulmet në qendrat arsimore është shtuar në masë të konsiderueshme dhe arsyeja e kësaj është ndikimi i fushatave elektorale dhe fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016. Myslimanët në një mënyrë tjetër po mundohen që me veprime humaniste dhe informuese në njohjen dhe prezantimin e Islamit të vërtetë, të përballen me ofendimet ndaj myslimanëve. Hapja e dyerve të xhamive për qytetarët në shtetet përfshira nga stuhitë në Amerikë gjatë një periudhe të caktuar, ishte një prej veprimeve të myslimanëve të Amerikës. Në këtë drejtim janë publikuar shumë raporte për ndihmën e myslimanëve të Amerikës që kanë dhënë ndaj qytetarëve të dëmtuar nga stuhitë e mëdha Irma, Marja dhe Harvey. Stuhia e madhe “Marja” ka goditur rajonin e Karaibeve në Amerikë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në ishujt Porto Riko në verilindje të rajonit Karaib. Kjo stuhi me intensitet 50 (intensitetin më të lartë) ka marrë jetën 50 personave dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturat e Porto Rikos dhe me miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe kushte komunikimi. Myslimanët për të ndihmuar banorët e Porto Rikos duke mbledhur mjete financiare, janë munduar të sigurojnë sasi të konsiderueshme të ujit të pijshëm për banorët e goditur nga stuhia Marja në Porto Riko. Disa mjekë myslimanë gjithashtu duke marrë parasysh nevojën e qendrave shëndetësore, kanë shkuar për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga stuhia Marja. Zëdhënësi i Organizatës Islame në Amerikën Veriore në lidhje me këtë ka thënë: “Ne ndjejmë përgjegjësi ndaj njerëzve të cilët kanë pësuar dëme dhe ndodhen në gjendje kritike”. Marja është stuhia e kartë e regjistruar gjatë vitit të kaluar në Atlantik e cila ka ndodhur gati një javë pas stuhisë Irma dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në rajon.

Shembuj të tillë të ndihmës së myslimanëve për qytetarët amerikan të goditur nga stuhitë gjatë disa muajve të kaluar, janë publikuar në shumë raporte për opinionin publik. Gjatë stuhisë Harvey që ndodhi në juglindje të Amerikës, xhamitë e qytetit Hjuston, qyteti më i madh i shtetit Teksas, kanë hapur dyert për strehimin e refugjatëve që kanë ikur nga përmbytjet dhe stuhitë. Xhamitë e qytetit Hjuston përgjatë 24 orëve kanë shërbyer si vendstrehim për refugjatët dhe kanë mirëpritur njerëzit e goditur nga këto fenomen. Ato kanë ofruar gjithashtu ushqim, ujë të pijshëm, batanije dhe ndihma elementare për njerëzit e nevojshëm. Kryetari i Bashkësisë Islame në Hjuston në lidhje me këtë ka thënë: “21 xhami janë të gatshme për ofrimin e ndihmave humanitare për njerëzit e goditur nga përmbytjet. Vullnetarët myslimanë duke shkuar me varka nëpër shtëpitë e njerëzve të goditur nga përmbytjet, po i transferojnë ata në xhamia”. Natyrisht se ndihma të tilla të myslimanëve nuk kufizohen vetëm për personat e goditur nga fatkeqësitë natyre. Një grup i myslimanëve në qytetin Danur në shtetin Kolorado të Amerikës në kuadër të një iniciative humanitare, kanë shpërndarë 2000 pako ushqimore në mesin e personave të pastrehë në këtë qytet. Ky grup i myslimanëve që përbëhet nga 100 persona të moshës nga 3 deri 70 vjeç, ditën e shtunë më 28 tetor që nga ora 8 e mëngjesit e deri në orën 4 pasdite, kanë shpërndarë 2000 pako me ushqime duke përfshirë sandviç, granula, banane, ujë si dhe veshmbathje në parkun qendror të qytetit Danur së bashku me gostinë me nga një kafe për personat e pastrehë. Një numër i vullnetarëve gjithashtu kanë shpërndarë pako ushqimi edhe në parkun Sony Lavson, në parkun e bashkisë, në organizatën humanitare të qytetit Danur dhe në qendra tregtare të rrugës 16 të qytetit Danur. Nadin Ibrahim, përgjegjësi i grupit vullnetar të myslimanëve ka thënë: “Islami thekson për t’i ushqyer të varfrit dhe Profeti i Nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: “Nuk më ka besuar mua ai i cili flenë natën me stomak të ngopur ndërsa fqinji i tij është i uritur”. Vallë feja Islame me një profet të tillë i cili është shëmbëlltyrë i përkryer i virtyteve njerëzore dhe mëshirës, a mund të jetë përhapëse e dhunës dhe ekstremizmit?”

Natyrisht edhe myslimanët e Evropës kanë marrë shumë iniciative humanitare për të prezantuar mësimet e Islamit si fe që thërret në paqe, dashuri mes njerëzve dhe e lufton dhunën. Një prej iniciativave të myslimanëve të Anglisë në stinën e ftohtë të dimrit, është hapja e dyerve të xhamive për personat e pastrehë dhe shpërndarja e ushqimit të ngrohtë për ata. Autoritetet e xhamisë Margit në qytetin Kent në juglindje të Anglisë i ka propozuar qendrës për strehimore dimërore të këtij rajoni që për të dytin vit me radhë të marrë pjesë në planin për strehimin e personave të pastrehë. Me zbatimin e këtij plani, xhamia përveç sigurimin të kushteve dhe ushqimit, do t’i ndihmojë personat e pastrehë edhe nga aspekti emocional dhe psikologjik. Ashfagh Ahmed, një prej funksionarëve të xhamisë në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Jemi t’u përgatitur kushtet dhe masat e nevojshme për mirëpritjen e personave të pastrehë dhe jemi duke shqyrtuar kushtet e sigurisë dhe higjienës së tyre. Jemi duke biseduar me përfaqësuesit e qendrës për strehim dimëror në mënyrë që të trajtojmë në mënyrën më të mirë të mundshme personat e pastrehë”. Hazreti Muhamed s.a.v.s. 1400 vite më parë, me moton e besimit në Zotin një, zbatimin e drejtësisë, përhapjen e dashurisë mes njerëzve dhe luftimin e dhunës, është dërguar për ta shpëtuar njerëzimin nga errësira. Atë çfarë e bëjnë myslimanët për të ndihmuar njerëzit nevojtarë në rajone të ndryshme të botës, e bëjnë në bazë të mësimeve të Islamit. Në fenë Islame nuk është vendosur kurrfarë kufiri për të ndihmuar njerëzit. Çdo njeri me çdo fe dhe shkollë fetare që ndjek, nëse ka nevojë për ndihmë, ai duhet ndihmuar. Ky është imazhi i vërtetë i Islamit dhe jo ai imazh të cilin e prezantojnë islamofobistët në perëndim në bazë të sjelljeve të dhunshme dhe kriminale të grupeve takfiriste siç është ISIS të cilët e prezantojnë Islamin si fe të dhunshme dhe ekstremiste.

Tags