Nëntor 24, 2021 07:58 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth shtimit të sulmeve ndaj myslimanëve pas ardhjes në pushtet të Donald Trump, presidentit të Amerikës.

Politikat e Donald Trump, presidentit të Amerikës, rrethanat dhe kushtet për myslimanët e Amerikën i kanë bërë edhe më të vështira se sa pas sulmeve të 11 shtatorit. Këto politika janë bërë shkak për përhapjen më të madhe të islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit. Rezultatet e hulumtimeve të reja të sektorit të inteligjencës kriminale të FBI, tregojnë se myslimanët në Amerikën e periudhës së Trump bëhen objekt i sulmeve më shumë se sa në Amerikën e periudhës pas sulmeve të 11 shtatorit. Në një raport të publikuar nga instituti hulumtues PU, thuhet: “Numri i sulmeve ndaj myslimanëve në dy vitet e fundit është shtuar në masë të madhe dhe ka shkuar edhe më lartë se sa vala e sulmeve anti-islame pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Sipas këtij studimi, fjalimet e Donald Trump më shumë se sulmet terroriste kanë shkaktuar shtimin e krimeve të urrejtjes kundër myslimanëve në Amerikë. Kasem Rashid, zëdhënësi i Bashkësisë Islame Ahmedija në Amerikë në një intervistë me gazetën revistën “News Week”, ka thënë: “Ekziston lidhje e drejtpërdrejtë mes krimeve të shkaktuar si pasojë e urrejtjes dhe deklaratave të presidentit të Amerikës në veprimet e dhunshme kundër myslimanëve. Islami gjithnjë ka qenë pjesë e strukturave të shoqërisë së Amerikës, mirëpo aktualisht është përhapur ky version se myslimanët në Amerikë, janë të huaj dhe nuk i përkasin shoqërisë së këtij vendi”. Hulumtimet e institutit PU në vitin 2014 kanë treguar se 62% e amerikanëve nuk kanë njohje aspak rreth myslimanëve dhe kjo është në kohën kur në rast të ekzistencës së kësaj njohje, nuk do të ishte institucionalizuar kjo armiqësi me Islamin në mesin e qytetarëve të Amerikës. Sipas raportit të qendrës “Southern Poverty Law Center”, shtimi i madh i krimeve të shkaktuara si pasojë e urrejtjes në vitet e kaluara, ka lidhje të drejtpërdrejta me fushatën e urrejtjes ndaj të huajve dhe me fjalimet raciste të Donald Trump. Sipas këtij raporti, në përgjithësi në vitin 2016, janë regjistruar 307 veprime anti-islame të shkaktuara si pasojë e urrejtjes në Amerikë dhe kjo tregon shtimin me 19% të këtyre veprimeve islamofobiste në krahasim me një vit më parë.

Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit përbëjnë politikën strategjike të Donald Trump gjatë fushatës elektorale dhe gjithashtu pas hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë me pretendimin për të garantuar sigurinë e Amerikës. Politika kryesore e tij, është vendosja e kufizimeve për hyrjen në Amerikë të qytetarëve të disa shteteve islame me pretekst të luftës kundër terrorizmit. Qytetarët e vendeve që Trumpi ndaloi hyrjen e tyre në Amerikë, gjatë disa viteve të kaluara nuk kanë kryer kurrfarë veprimi terrorist në Amerikë. Në të kundërtën, qytetarët e Arabisë Saudite hyjnë dhe dalin në Amerikë pa kurrfarë kufizimi, ndërkohë që 15 persona nga 19 autorët që rrëmbyen avionët dhe autorëve të sulmeve të 11 shtatorit 2001, ishin shtetas të Amerikës. Trump gjatë fushatës elektorale të tij ka pohuar këtë çështje se ISIS është një grup terrorist i cili është krijuar nga Obama dhe Clinton dhe me ndihmën e Arabisë Saudite. Trump pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, kontratat më të mëdha për shitjen e armatimeve i ka nënshkruar me Arabinë Saudite dhe në pallatin e mbretit të Arabisë Saudite në Riad, ka vallëzuar me shpata së bashku me princat sauditë. Kjo sjellje tregon se nuk ekziston kurrfarë dallimi se kush sundon në Shtëpinë e Bardhë, për arsye se Arabia Saudite si qendër për përhapjen e terrorizmin dhe vehabizmin, ka një pozitë të veçantë në politikën e Amerikës për Lindjen e Mesme. Mbretët e Arabisë Saudite gjithashtu duke u mbështetur te Amerikës dhe shtetet evropiane, nuk kanë kurrfarë brenge për përhapjen e terrorizmit dhe ekstremizmit. Ashtu sikur ISIS, ishte një prej fëmijëve të fundit të birësuar të regjimit Al Saud. Natyrisht se grupi terrorist ISIS pa mbështetjen e Amerikës, Anglisë dhe regjimit sionist, nuk do të kishte mundësi të përhapet dhe zhvillohet kaq shpejtë dhe të pushtojë pjesë të gjera të territorit të Irakut dhe Sirisë. Amerika duke mbështetur grupin takfirist-terrorist ISIS, edhe ka prishur më shumë imazhin e Islamit edhe ka ndjekur në të njëjtën kohë qëllimet e saj për ndarjen territoriale të Sirisë dhe Irakut duke luftuar kundër Boshtit të Rezistencës përball regjimit pushtues izraelit. Amerika në realitet me përhapjen e grupit takfirist-terrorist ISIS, ka ndjekur qëllime të dyanshme. Mirëpo rezistenca dhe qëndresa e ushtrisë dhe popujve të Sirisë dhe Irakut dhe e Hezbullahut të Libanit me mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit, ka bërë të dështojë komploti i Arabisë Saudite dhe mbështetësve të saj perëndimorë.

Thyerja e ISIS në Siri dhe shkatërrimi i forcave të terroristëve dhe takfiriste ka shënuar një hap të madh në përballje me faktorët që dëshirojnë prishjen e imazhit drejtësidashës dhe paqedashës të Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Opinioni publik në perëndim në masë të madh është nën ndikimin e mediave që kontrollohen nga sionistët. Politika kryesore e tyre gjithashtu është prishja e imazhit të Islamit për t’i dhënë legjitimitet regjimit fals të Izraelit dhe për t’i arsyetuar politikat ndërhyrëse të shteteve perëndimore në emër të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Opinioni publik i perëndimit nuk ka njohje të drejtë rreth Islamit dhe informacionet kryesore të tyre në lidhje me Islamin, përbëhen nga ato që u jep atyre Hollywood dhe mediat informative në perëndim. Pikërisht për këtë arsye, opinioni publik në perëndim nën ndikimin e mediave perëndimore, pas çdo sulmi dhe veprimi terrorist i konsideron fajtor myslimanët dhe myslimanët në këtë mënyrë bëhen objektiv i keqtrajtimeve dhe sulmeve të ndryshme. Me thyerjen e grupit terrorist ISIS nga ushtritë dhe popujt e Sirisë dhe Irakut dhe Hezbullahu i Libanit dhe me bashkëpunimin e besimtarëve myslimanë nga Irani, Afganistani dhe Pakistani, u bë më i qartë kufiri mes përhapësve të ekstremizmit dhe dhunës në emër të Islamit dhe ndjekësve të mësimeve të larta të Islamit drejtësidashës dhe paqedashës. Amerika, Anglia dhe regjimi sionist së bashku me Arabinë Saudite synonin që të krijojnë sa më shumë përçarje dhe konflikte mes vendeve islame dhe ta mbajnë në krizë sa më të gjatë rajonin e ndjeshëm dhe strategjik të Lindje së Mesme. Vetëm nën hijen e krizës në Lindjen e Mesme, shtetet perëndimore mund të kthejnë përsëri në vendet e tyre dollarët naftor duke shitur armatime në shtetet e këtij rajoni, si dhe ta forcojnë pozitën e regjimit fals të Izraelit.

Mbështetja ndaj lëvizjeve ekstremiste burimi ideologjik i të cilave është në Arabinë Saudite dhe që nuk pranojnë kurrfarë logjike të dialogut në lidhje me mësimet islame dhe ndjekin vetëm perceptimet e devijuara dhe ekstremiste nga Islami, në realitet bëhet me qëllim të krijimit të përçarjeve dhe konflikteve mes ndjekësve të shkollave të ndryshme islame dhe për të krijuar pasiguri mes vendeve islame. Pikërisht për këtë arsye, në kohën kur nuk ekziston kurrfarë lidhje mes pretendimeve të shteteve perëndimore me në krye Amerikën në kërkesën për demokraci dhe liri dhe për humanizëm me llojin e regjimit fisnor dhe jodemokratik të Arabisë Saudite, të gjithë qeveritarët perëndimorë e quajnë Arabinë Saudite si një aleat strategjik të tyre. Kjo është për arsye se edhe Arabia Saudite ndihmon përhapjen e islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në shoqëritë perëndimore, por edhe konsiderohet një bazë e përshtatshme e shteteve perëndimore në krijimin e atmosferës së pasigurt në rajonin e Lindjes së Mesme. Shtetet perëndimore pas çdo disfate, synojnë të ndjekin një komplot të ri në rajonin e Lindjes së Mesme. Pas shkatërrimit të grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak, regjimi Al Saud duke u munduar të krijojë destabilitet në Liban me pretekste të kota, synon të aktivizojë një krizë të re në rajonin e Lindjes së Mesme.

 

Tags