Nëntor 24, 2021 08:02 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth sjelljes së shteteve evropiane dhe të liderit botëror të katolikëve ndaj politikës së pastrimit etnik kundër myslimanëve Ruhingia në Mianmar.    

Komisioni i të drejtave islame me seli në Londër e ka shpallur Aung San Suu Kyi, ministren e punëve të jashtme dhe lideren e partisë në pushtet në Mianmar, fituese të çmimit ndërkombëtar për Islamofobi" në vitin 2017. Krimet kundër myslimanëve Ruhingia në Mianmar kanë qenë aq shumë të tmerrshme dhe barbare sa që janë bërë shkak që Aung San Suu Kyi, fituesja e çmimit Nobel për paqe, t'ua kalojë edhe kandidatëve të tjerë për marrjen e këtij çmimi ndërkombëtar si Donald, Trump, presidenti i Amerikës, Marine Le Pen, liderja e partisë Fronti Kombëtar i Francës dhe Geert Wilders, islamofob i njohur dhe lideri i partisë "Liria" të Holandës. Aung San Suu Kyi për shkak të dhunës së ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Ruhingia dhe për shkak të dëbimit me dhunë të mijëra personave nga shtëpitë e tyre, është kritikuar ashpër nga Bashkësia Ndërkombëtare. 

Aung San Suu Kyi, fituesja e çmimit "Islamofobia"

Vala e re e ofensivës së ushtrisë së Mianmarti kundër myslimanëve Ruhingia ka filluar nga 25 gushti i vitit 2017. Ushtria e Mianmarit me qëllim të pastrimit etnik dhe kryerjes së gjenocidit, ka djegur shtëpitë e shumë myslimanëve Ruhingia dhe ka vrarë e masakruar me qindra persona dhe ka përdhunuar seksualisht me mijëra vajza dhe gra myslimanëve të komunitetit Ruhingia. Krimet e vazhdueshme të ushtrisë së Mianmarit janë bërë shkak që 620 mijë myslimanë të arratisen nga Mianmari dhe të kërkojnë strehim në Bangladesh. Në listën e çmimeve të islamofobëve të Komisionit për të Drejta Islame të Njeriut janë edhe individë të tjerë Në Angli çmimi vjetor "Islamofobia" i është dhënë Tomy Robinson, ish-liderit të grupit fashist "Liga për Mbrojtjen e Anglisë", për shkak të pikëpamjeve të tij anti-islame. Kandidatët e tjerë të marrjes së këtij çmimi janë Katie Hopkins, realizuese dhe gazetare televizive, Nigel Farage, ish-lideri i partisë "Pavarësia" e Anglisë, Anne Marie Waters, themeluese e partisë "Për Anglinë" dhe Boris Jonson, ish-ministri i punëve të jashtme të Anglisë. Në sektorin e mediave, kanali televiziv Fox News ka fituar çmimin "Islamofobia" . Natyrisht një pjesë e sjelljeve të shteteve evropiane në mbështetje ndaj islamofobëve dhe urryesve ndaj Islamit mund të veçohen në trajtimin e tyre ndaj fenomenit të Islamofobisë dhe urrejtjes së Islamit në rajone të ndryshme të botës. Një shembull i këtyre sjelljeve, është sjellja e shteteve evropiane me shtetin e Mianmarit.

Funksionarët e dhe figurat politike të shteteve evropiane kanë udhëtuar në Bangladesh dhe nga afër janë njohur me gjendjen kritike dhe me mjerimin e refugjatëve Ruhingia dhe kanë shprehur keqardhje dhe kanë kërkuar kthimin këtyre refugjatëve në vendin e tyre. Disa prej funksionarëve evropiane gjithashtu i kanë dhënë vërejtje shtetit të Mianmarit, mirëpo akoma nuk është marrë kurrfarë masash konkrete nga shteteve perëndimore për ta ndalur politikën e pastrimit etnik ndaj myslimanëve Ruhingia.

Pastrimi etnik ndaj myslimanëve Ruhingia dhe heshtja e qarqeve ndërkombëtare

Pavarësisht faktit se shtetet perëndimore kanë në dispozicion të gjitha mjetet e duhura për të ushtruar presion politik sidomos mbi Aung San Suu Kyi, ministren e punëve të jashtme dhe lideren e partisë në pushtet në Mianmar, këto shtete po vazhdojnë të heshtin përball krimeve kundër myslimanëve. Figura e fundit e dalluara që ka vizituar Mianmarin, është Papa Françesko, lideri i katolikëve të botës. Papa Françesko të hënën më 27 nëntor të vitit 2017, ka hyrë në qytetin Jangon, qyteti më i madh i Mianmarit dhe ish-kryeqyteti i këtij vendi, ku u pritë nga mijëra besimtarë të komunitetit të krishterë në Mianmar. Në Mianmar jetojnë rreth 700.000 besimtarë të krishterë katolik. Ata nuk kishin kurrfarë kufizimesh për t'u takuar me liderin e tyre shpirtëror dhe gjithashtu jetojnë të lirë në Mianmar sipas mësimeve të fesë së krishterë. Vallë nëse në vend të myslimanëve, besimtarët e krishterë katolikë do të bëheshin viktimë e vrasjes masive dhe pastrimit etnik a do të reagonin përsëri në mënyrë pasive autoritetet evropiane ndaj tragjedisë njerëzore në Mianmar? Vallë a do të shkonin përsëri të takoheshin me Aung San Suu Kyi, fituesen e çmimit Nobel për paqe? Në zhvillimin e kampionateve sportive nëse do të zbulohej se një fitues i medaljes së artë ka fituar me mashtrime apo duke përdorur doping, edhe pas disa viteve atij do t'i merrej medalje prapë dhe atë i japin sportistit tjetër. Mirëpo në mesin e fituesve të çmimit Nobel nuk sundon një ligj i tillë. Ata të cilët pas marrjes së këtyre çmimeve si çmimi Nobel për paqe, do t'i humbin kushtet e marrjes së çmimit Nobel për paqe, nuk kritikohen as në mënyrë sipërfaqësore. Aung San Suu Kyi për shkak të luftës shumëvjeçare kundër regjimit ushtarak në Mianmar u shpall kandidate për të fituar çmimin Nobel për paqe, mirëpo ajo aktualisht përkundër të gjitha vlerave të liridashjes, ka mbyllur sytë përball vrasjes së mijëra myslimanëve Ruhingia dhe në shumë raste po i arsyeton këto krime. Ajo për shkak të mos kritikohet nga funksionarët e vendeve të tjera të botës për shkak të gjenocidit ndaj myslimanëve Ruhingia, nuk ka shkuar as në mbledhjen të përgjithshme vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Takimi i Papa Françesko me Aung San Suu Kyi në Mianmar

Papa Françesko, lideri i katolikëve të botës, në takim me Aung San Suu Kyi me një gjuhë të butë dhe me lutje ka folur në lidhje me gjendjen çnjerëzore të minoritetit Ruhingia në Mianmar. Ai me sugjerimin e kryepeshkopit të Mianmarit nuk ka përdorur as fjalën "Ruhingia" gjatë bisedimeve me Aung San Suu Kyi, ministren e punëve ët jashtme dhe lideren e partisë në pushtet në Mianmar, në mënyrë që të mos hidhërohen autoritetet e Mianmarit. Kjo është për arsye se shteti i Mianmarit nuk i njeh zyrtarisht myslimanët e këtij vendi as si qytet dhe asi minoritet etnik apo fetar, por i ata i konsideron emigrantë të ardhur nga Bangladeshi. Vallë duke marrë parasysh këtë qëndrim të shtetit të Mianmari ndaj minoritetit mysliman Ruhingia, a mund të shpresohet për ndryshimin e politikës së shtetit të Minamarit dhe për krijimin e kushteve të duhura për kthimin e refugjatëve në vendbanimet e tyre me kërkesat dhe lutjet e buta të Papa Françekos dhe të funksionarëve të shteteve evropiane? Eksperienca ka vërtetuar se shteti i Mianmarit pa presion ndërkombëtar, nuk ndryshon sjelljen e vet ndaj minoritetit mysliman Ruhingia. Sjellja e shteteve evropiane ndaj shtetit të Mianmarit dhe ndaj Aung San Suu Kyi gjithashtu ka treguar se ata nuk do të shkojnë më larg se tërheqja e vërejtjes dhe kritikat ndaj qeverisë së Mianmarit.

Gjatë vitit të kaluar (2017) ndodhi një ngjarje e rëndësishme në Evropë. Një ngjarje e cila për të gjithë opinionin publik kujtoi sjelljet e dyanshme dhe hipokrite të shteteve evropiane për parandalimin e veprimeve raciste dhe islamofobiste. Gjykata e Kriminelëve të Luftës së ish-Jugosllavisë në Hagë dënoi me burgim të përjetshëm Ratko Mladiçin, kriminelin dhe islamofobistin e njohur të serbeve të Bosnjës i cili njihet edhe si "Kasapi i Ballkanit". Mladiç që nga lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve 1990-ta, është vendosur në listën e kriminelëve të luftës. Pas përfundimit të gjenocidit dhe pastrimit etnik ndaj myslimanëve të Bosnjës në vitin 1995, ai deri në vitin 2011 për 16 vite ndodhej nën arrati. Mladiç në fund u arrestuar në një shtëpi në Beograd dhe i është dorëzuar Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Kasapi i Ballkanit 74 vjeçar, nga prokurorët e Gjykatës së Hagës u akuzua për 11 krime që në 10 prej tyre u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Ratko Mladiç në gjykatë

Krimi më i rëndësishëm i Ratko Mladiç është vrasja masive e 8000 burrave dhe djemve myslimanë të Bosnjës në qytetin e Serbrenicës. Pas 22 viteve nga tragjedia dhe masakra e Serbrenicës, për çdo vit zbulohen dhe identifikohen disa trupa të viktimave në varrezat masive të këtij krimi të madh dhe në ceremoninë e përvjetorit të kësaj ngjarje rivarrosen përkrah viktimave të tjera. Ajo çfarë nuk është trajtuar fare në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, është roli i shteteve evropiane pretenduese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në lidhje me pastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj myslimanëve që u krye nga serbët gjatë viteve 1990-ta. Si është e mundur që përkrah kufijve të shteteve perëndimore të ndodh tragjedia më e madhe njerëzore dhe shtetet evropiane me të gjitha atë kapacitet informati-inteligjent dhe ushtarak të mos kenë patur mundësi të parandalojnë një masakër të tillë?! Vala e përmbysjes së regjimeve komuniste në fillim të viteve 1990-ta u shtri edhe në ish-Jugosllavi. Mirëpo ajo çfarë u bë shkak për ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës nga ish-Jugosllavia në një proces shumë të dhimbshëm, të përgjakshëm dhe shumë të gjatë, ishte vetëm një çështje dhe ajo ishte të qenit myslimanë të shumicës së popullatës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sllovenia vetëm pas 10 ditë tensionesh dhe ushtrinë e Serbisë, fitoi pavarësinë dhe u ndaj nga ish-Jugosllavia. Lufta e Kroacisë me Serbinë për t'u ndarë nga ish-Jugosllavia, zgjati vetëm disa muaj. Maqedonia pa kurrfarë konflikti ushtarak u nda nga ish-Jugosllavia e udhëhequr nga Milloviçi. Mali i Zi gjithashtu përgjatë një procesi më të gjatë, por paqësor fitoi pavarësinë. Mirëpo pavarësia e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ndarja territoriale e çuditshme dhe e komplikuar e këtij vendi në marrëveshjen e Deitonit, ka një rrëfim të përgjakshëm dhe të dhimbshëm. Kriminelët serbë të Bosnjës nuk kanë lënë krim që nuk e kanë kryer kundër myslimanëve. Vrasja masive, përdhunimi kolektiv ndaj femrave, prerja e barkut të grave shtatzëna dhe nxjerrja e foshnjës ngas barku i tyre, janë vetëm disa prej krimeve të serbëve të Bosnjës ndaj myslimanëve.

Shpërngulja dhe vrasja e mijëra myslimanëve boshnjakë nga serbët

Gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë janë vrarë mbi 100 mijë njerëz ku 8000 personave janë vrarë vetëm në masakrën më të madhe të Serbrenicës. Të gjitha këto krime janë kryer para syve të shteteve evropiane. Kryeministri i asaj kohe i Britanisë së Madhe gjatë gjenocidit kundër myslimanëve, ka pohuar një të vërtetë të rëndësishme. Ai ka thënë se nuk do të lejojë që në Evropë të formohet një shtet mysliman! Ky pohim ka treguar se kriminelët serbë duke qenë të sigurte nga qëndrimet e shteteve evropiane, vrisnin në mënyrë masive myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Islamofobia në Evropë nën hijen e politikave të shteteve evropiane në disa dekada të kaluara është përhapur në masë shumë të madhe. Ata janë pjesëmarrës në krimet kundër myslimanëve dhe në përhapjen e urrejtjes dhe diskriminimit kundër myslimanëve.