Nëntor 24, 2021 08:20 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth qëndrimeve më të reja islamofobiste të Donald Trump, presidentit të Amerikës duke përfshirë edhe njohjen zyrtare të Bejtul-Mokadsit si kryeqytet të regjimit sionist.    

Veprimi i Donald Trump në njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist është një prej veprimeve më të reja islamofobiste të presidentit amerikan. Donald Trump që nga koha kur ka hy në Shtëpinë e Bardhë, merr vendime duke vendosur për bazë kryesisht dy parime. Një prej motove elektorale të Trump gjatë fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale ishte "Amerika e Para". Në bazë këtij parimi, Trump për të mbrojtur industritë dhe biznesmenët amerikanë, doli nga traktati i tregtisë së lirë "Trans-Pacifik". Gjithashtu e nxori Amerikën nga traktati i Parisit për ndryshime klimatike. Pezulloi negociatat me Bashkimin Evropian për tregti të lirë. Kërcënoi për daljen e Amerikës edhe nga traktati NAFTA. Trump filloi të ushtrojë presion të madh mbi aleatet evropianë të Amerikës për të siguruar një sasi më të madhe të buxhetit të NATO-së. Një pjesë tjetër e vendimeve të Trump merren në bazë të islamofobisë dhe nën ndikimin e lobimit të sionizmit në administratën e Amerikës. Natyrisht se kjo është karakteristikë e të gjithë presidentëve të Amerikës, mirëpo asnjë prej presidentëve të mëparshëm të Amerikës nuk ka qenë nën ndikimin e lobit sionist deri në këtë masë sa është tani Donald Trump, prandaj ai në këtë mënyrë të hapur merr qëndrime islamofobiste. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Xhorxh Bush, ish-presidenti i Amerikës në atë kohë, këto sulme i quajti "Luftë e re e Kryqëzatave". Ky qëndrim i Bush bëri jehonë të madhe negative në nivel të të gjithë botës, sidomos në vendet islame deri në atë masë sa që Bush u detyrua të korrigjojë deklaratën e vet. Mirëpo Trump nuk brengoset fare për këtë se akuzohet për islamofobi. Presidenti i Amerikës dhëndrin çifut të tij Jared Kushner e ka zgjedhur për këshilltar të lartë në çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme dhe në masë shumë të madhe mbështet politikat pushtuese të kryeministrit të regjimit sionist, Beniamin Netanjahut në territoret e pushtuara të Palestinës. Trump në veprimin e tij të parë islamofobist, deklaroi ndalimin e hyrjes në territorin e Amerikës të qytetarëve të disa shteteve islame. Edhe pse ky dekret presidenciale me vendimin e disa gjykatësve të Amerikës e u pezullua, por në fund me votën e 7 gjykatësve nga gjithsej 9 gjykatës të Gjykatës së Lartë të Amerikës, u fut në zbatim dekreti i Trump për emigracion duke filluar nga dhjetori i vitit të kaluar. Hyrja në fuqi për zbatim e këtij dekreti të presidentit të Amerikës bëri jehonë shumë negative në nivel të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dekreti i Trump për transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades

Këshilli i Bashkiak i qytetit të Nju Jorkut kundërshtoi këtë vendim dhe e quajti atë një politikë të bazuar në urrejtje dhe islamofobi ndërsa theksoi se në Nju Jork se do të mbështesë çdo person pa marrë parasysh shtetësinë, fenë apo gjendjen e emigracionit dhe u dëshirojmë mirëseardhje emigrantëve. Vendimi i Gjykatës së Lartë të Amerikës përveç ndikimit negativ që ka ushtruar mbi myslimanëve dhe familjet e tyre, gjithashtu konsiderohet edhe forma më primitive për përhapjen e islamofobisë. Një ditë pas shpallje së vendimit të Gjykatës së Lartë të Amerikës sektori i Floridas i Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-Islamike njoftoi arrestimin e Bernardino Bulata, anëtar i grupit "Bulatet" i cili kishte tentuar të kryejë një sulm ndaj një xhamie në këtë shtet dhe të kryejë sulmin e armatosur më të madh kundër myslimanëve dhe njerëzve që ishin të pranishëm në xhami. Ky Këshill kujtoi se: "Dhuna dhe krimet e urrejtjes dhe armiqësisë kundër myslimanëve në Florida, janë një realitet. Në më pak se 6 muaj, dy xhami janë bërë objekt të shpërthimeve. "Bulatet" është një grup ekstremist anti-islam i cili pretendon se po përgatitet dhe mobilizohet për të vrarë myslimanët e pafajshëm në qendrat dhe vendet e tyre fetare në Amerikë, veprim ky i cili mund të jetë një vepër terroriste. Trump çdo lloj sulmi terrorist në Evropë dhe Amerikës, menjëherë e lidh me myslimanët. Sulmi terrorist vrasës në Las Vegas pavarësisht se ishte një krim i madh dhe i thellë, ishte një rast që mbylli gojën e Trump. Sulmuesi amerikan i cili nuk kishte kurrfarë të kaluare kriminale apo kurrfarë lidhje me grupet terroriste-takfiriste, vrau me dhjetëra njerëz të pafajshëm gjatë këtij sulmi. Mirëpo Trump përsëri vazhdon të ketë qëndrime islamofobiste ndaj kërcënimeve dhe sigurisë së brendshme të Amerikës dhe sigurisë globale. Një prej veprimeve Islamofobiste të Trump para njohjes zyrtare të Bejtul-Mokadesit si kryeqytet të regjimit fals sionist të Izraelit, ishte ripublikimi i tre mesazheve islamofobiste në Twitter. Ripublikimi i këtyre mesazheve në Twitter bëri jehonë shumë negative në Evropë dhe sidomos në Britaninë e Madhe. Theresa May, kryeministrja e Britanisë së Madhe kritikoi ashpër këtë veprim të Trump në ripublikimin e tre mesazheve islamofobiste të Jayda Fransen, lideres së grupit ekstremist "Britain First". Nga pikëpamja e opinionit publik të Britanisë së Madhe dhe të funksionarëve shtetërorë të këtij vendi, veprimi i Trump në ripublikimin e mesazheve islamofobiste në Twitter, më shumë se sa të konsiderohej një veprim anti-islam, u vlerësua si veprim që synon prishjen e stabilitetit dhe sigurisë shoqërore të Britanisë së Madhe dhe inkurajim për përhapjen e prirjeve ekstremiste dhe dhunës në këtë vend. Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe e quajti grupin "Britain First" një organizatë që përhap urrejtjen dhe veprimet e dhunshme. Pas këtij reagimi ndaj mesazheve të Trump të publikuara në Twitter, presidenti i Amerikës përsëri publikoi një mesazh tjetër në Twitter në të cilin e sulmoi Theresa May duke iu drejtuar me këto fjalë: "Mos u përqendroni në mua, por përqendrohuni në terrorizmin e Islamit ekstremist brenda në Britani. Ne dimë ta bëjmë punën tonë shumë mirë".

Vala e populizmit kundër emigrantëve dhe sidomos kundër myslimanëve, është shtuar në masë të madhe gjatë viteve të fundit në vendet evropiane. Sipas shumë analistëve, ka ndihmuar që Donald Trump të fitojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Kjo valë e populizmit prodhon shumë propagandë të rrejshme kundër myslimanëve duke publikuar video dhe materiale të ndryshme kundër myslimanëve dhe emigrantëve, ndërkohë që mbështetet nga grupet e ekstremit të djathtë në Evropë. Videot e ripublikuara në Twitter nga ana e Trump dhe të prodhuara nga Jayda Fransen, liderja e grupet ekstremist "Britain First", janë prej videove të propagandës së tillë të rrejshme. Në videon e parë pretendohet se një emigrant mysliman ka rrahur një djalosh holandez. Pretendim ky të cilin e kanë hedhur poshtë autoritetet holandeze dhe kanë thënë se burri i cili shihet në video nuk është  emigrant, por ka lindur në Holandë. Në videon e dytë shihet një burrë i cili thyen bustin e Hazretit Merjem. Nuk dihet se ku është incizuar kjo video, mirëpo disa media kanë thënë se kjo video është incizuar në Siri. Në videon e tretë ngjarja është tërësisht e qartë dhe i përket zhvillimeve dhe trazirave qytetare në Egjipt në vitin 2013, ku tregohet se një burrë është kapur nga disa persona dhe nga një ndërtesë është hedhur poshtë. Këta persona në vitin 2015 janë gjykuar dhe dënuar në Egjipt dhe njëri prej tyre është dënuar me ekzekutim. Në realitet Donald Trump jo si një president, por as edhe si disa persona ekstremistë dhe islamofobistë të zakonshëm dhe pa marrë parasysh interesat e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Amerikës, po tregon në mënyrë të hapur qëndrimet e tij islamofobiste. Mosmarrëveshjet e thella mes Amerikës dhe aleatëve të saj gjatë gati një viti të kaluar, janë krijuar si rezultat i politikave dhe veprimeve të Trump dhe këto mosmarrëveshje dëshmojnë më së miri këtë analizë në lidhje me sjelljet dhe politikat jashtë normave dhe Islamofobiste të Trump.

Në çështjen në lidhje me njohjen zyrtare të Bejtul-Mokadesit si kryeqytet të regjimit sionist, asnjëri prej aleatëve të Amerikës nuk e kanë mbështetur këtë vendim të tij, por përkundër kësaj këtë veprim e kanë quajtur faktor për krijimin e tensioneve më të mëdha, për krijimin e pasigurisë dhe faktor që shkatërron rezultatet e negociatave për paqe në Lindjen e Mesme. Ky veprim i Donald Trump bëri një jehonë shumë negative në vendet islame dhe në të gjithë opinionin mysliman. Abdulbari Atuan, gazetari i njohur arab dhe kryeredaktor i gazetës "Ra'jul-Jeum", në një mesazh të publikuar në lidhje me vendimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për njohjen zyrtare të Bejtul-Mokadesit si kryeqytet të regjimit sionist, ka thënë: "Trump është një president racist dhe dallaveraxhi, arabofob dhe islamofob. Ky është një realitet. Trump është mik i afërt i Beniamin Netanjahut dhe qeverisë izraelite. Trump dëgjon vetëm fjalët e Jared Kushner i cili është dhëndëri i tij. Ky është një aleat i sionizmit i cili që nga e kaluara ka mbështetur zgjerimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze, arabe dhe islame dhe sot gjithashtu vazhdon ta mbështesë regjimin sionist". Abdulbari Atuan në pjesën tjetër të mesazhit të tij thotë: "Po u lajmëroj juve që populli i Palestinës do të bëjë kryengritje kundër Autoritetit Autonom të Palestinës, kundër Trumpit, kundër Netanjahut dhe kundër të gjithë krerëve komplotistë arabë. Ata të cilët në Intifadën e parë që ishte Intifada e Hurit dhe në Intifadën e Dytë që ishte Intifada e Armës dhe në Intifadën e Tretë që ishte Intifada e Thikës, do të bëjnë kryengritje".

 

 

Tags