Nëntor 24, 2021 08:26 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth mbylljes së dosjes së ISIS në Irak si një prej lëvizjeve kryesore në prishjen e imazhit të Islamit dhe forcimin e lëvizjeve islamofobiste në Perëndim.     

Disa njësi të ushtrisë së Irakut me deklarimin e përfundimit të pranisë së grupit terrorist ISIS në Irak, në Zonën e Gjelbër në Bagdad të shtunën më 9 dhjetor të vitit 2017, zhvilluan një paradë ushtarake. Populli i Irakut me rastin e kësaj dite ishte dëshmitar i fluturimit të dhjetëra helikopterëve dhe avionëve luftarakë mbi qiellin e Bagdadit që kremtonin ditën e thyerjes së plotë të grupit terrorist ISIS. Hejdar Ebadi, ish-kryeministri dhe komandanti suprem i forcave të armatosura të Irakut, me këtë rast, ditën e 10 dhjetorit e shpalli pushim zyrtar në këtë vend. Gjithashtu, ditën e mërkurë më 13 dhjetor u hap konferenca e tretë e përballjes me mediat dhe idetë e grupit terrorist ISIS në Bagdad. Mbi 120 specialistë dhe ekspertë nga 42 vende të botës ishin të pranishëm në këtë konferencë dyditore. Në këtë konferencë e cila u kryesua nga Hejdar Ebadi, ish-kryeministri i Irakut në atë kohë, u shqyrtuan dhe analizuan mjetet e përballjes me idetë dhe të menduarit e grupit terrorist ISIS dhe të lëvizjeve të tjera takfiriste. Gjithashtu, tema të tjera që u shqyrtuan në këtë konferencë ishte eksperienca e Irakut në luftën për të ngadhënjyer kundër terrorizmit si dhe zgjerimi i paqes dhe sigurisë globale.

Thyerja e grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri, e kishte kuptimin e shkatërrimit të një prej faktorëve të rëndësishëm në prishjen e imazhit Islamit si fe e mëshirës në opinionin publik të botës dhe sidomos në Perëndim. Edhe pse perceptimet e devijuara dhe përhapëse të dhunës në mesin e disa lëvizjeve selefiste në Islam kanë ekzistuar që nga periudhat e hershme. Mirëpo në mesin e 1.5 miliardë myslimanëve në botë, këto lëvizje përbëjnë një përqindje shumë të vogël që kanë perceptime të pavërteta dhe të devijuara nga mësimet drejtësidashëse dhe paqedashëse të Islamit. Por çfarë ndodhi që kjo pjesë shumë e vogël e shoqërisë myslimane në botë papritur tërhoqi të gjithë vëmendjen e botës ndaj vetes dhe me krimet më çnjerëzore që kreu, prishi imazhin e vërtetë të fesë Islame si fe e mëshirës dhe e paqes? Në realitet krimet e grupeve të tilla takfiriste përbëjnë anën tjetër të islamofobisë në Perëndim. Bota perëndimore pas përmbysjes së ish-Bashkimit Sovjetik dhe regjimeve komuniste, humbi armikun më të rëndësishëm të saj. Politika e jashtme, politika e sigurisë, politika ndërhyrëse dhe politika hegjemoniste e shteteve perëndimore dhe Amerikës që qëndronte në krye të Bllokut Perëndimor, arsyetoheshin me ekzistencën e një armiku të quajtur "Komunizëm".

Me përmbysjen e ish-Bashkimit Sovjetik, perëndimi si dëshironte të arsyetojë superioritetin e vet mbi botë. Tani kishte humbur domethënien dhe filozofinë e vet edhe ekzistenca e Pakti NATO si pakti më i rëndësishëm i sigurisë në mesin e shteteve perëndimore. Këtu fillua përpjekjet për ta vendosur rrezikun e Islamit në vend të rrezikut të komunizmit. Përhapja dhe shtrirja e ekstremizmit dhe terrorizmit në botë në emrin e Islamit, u vendos prioritet dhe temë kryesore në dhomat e mendimit të Evropës dhe Amerikës. Rezultat i arritur nga studimet e dhomave të mendimit në Evropë dhe Amerikë në zbatimin e strategjisë për zëvendësimin e rrezikut të komunizmit me rrezikun e Islamit, ishte forcimi i lëvizjeve takfiriste në botën islame. Shtrati kryesor i lëvizjeve takfiriste ishte në Arabinë Saudite she sekti i Vehabizmit. Arabia Saudite ndodhej në rrethin e ndikimit dhe hegjemonisë së Perëndimit. Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, regjimi Al Saud synonte realizimin e ëndrrës për t'u bërë fuqi e parë rajonale në Lindjen e Mesme me dollarët naftorë dhe me armatimet e blera nga Amerika dhe shtetet e fuqishme evropiane. Organizatat inteligjente perëndimore sidomos ato të Amerikës dhe Anglisë dhe me mbështetjen financiare, politike dhe ideologjike të vehabistëve që sundonin në Arabinë Saudite, u aktivizuan në shkollat fetare në Pishavor të Pakistanit, në shkollat fetare në vendet e varfra të Afrikës dhe gjithashtu në shkollat fetare në mesin e myslimanëve të Evropës. Qëllimi kryesor ishte edukimi i gjeneratës së re dhe të varfër dhe e cila kishte mungesa ose probleme të mëdha, me mësimet e vehabizmit. Mësime këto të cilat ishin saktësisht të kundërta me mësimet burimore të fesë Islame si fe drejtësidashëse dhe paqedashëse. Secili person edhe ata të cilët nuk kanë informacione në lidhje me fenë Islame, nëse lexojnë librin qiellor Kur'anin dhe sunetin dhe jetën e veprën e Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s., do ta kuptojnë se nuk ekziston kurrfarë lidhje mes mësimeve të Islamit burimor që synon edukimin dhe ndërtimin e njeriut, me idetë dhe mendimet ekstremiste dhe të dhunshme të vehabizmit. Nga brendësia e aktivitetit dhe veprimtarisë shumë vjeçare të vehabistëve të Arabisë Saudit nën mbështetjen e koalicionit të shteteve perëndimore, u krijuan grupe ekstremiste terroriste si Taliban në Afganistan, organizata terroriste Al Kaida, grupi terrorist-takfirist ISIS në Irak e Siri, Boko Haram në vendet e Afrikës dhe lëvizjet takfiriste dhe terroriste Azinë Juglindore. Çështje e rëndësishme është kjo që sa më shumë kohë që kaloi nga deklarimi i ekzistencës së grupit Taliban në Afganistan dhe pastaj Al Kaida dhe pas saj deklarimi i ekzistencës së lëvizjeve të tjera takfiriste dhe terroriste në Irak dhe Siri në krye të tyre ISIS, niveli dhe përmasat e krimeve të tyre u zgjeruan më shumë dhe natyra e tyre u gjithnjë e më çnjerëzore.

Qëllimi i kryerjes së krimeve të ISIS në forma sa më të pamëshirshme dhe sa më çnjerëzore, ishte prishja sa më shumë e imazhit të Islamit. ISIS dhe grupet e tilla takfiriste-terroriste të tjera në disa vite të krimeve të tyre në Siri dhe Irak kanë bërë përpjekje që të shfrytëzojnë në nivelin sa më të madh të sferës virtuale dhe rrjeteve sociale në Internet për të prezantuar vetën si një grup i cili nuk ka kurrfarë frike të kryejë llojet më çnjerëzore të krimeve dhe t'i vendos ata para kamerave. Sipas James Comey, ish-shef i FBI në Amerikës, "propaganda e ISIS në mënyrë të çuditshme po zhvillohet aftësi të madhe. Ata në rreth 23 gjuhë të botës prodhojnë materiale mediale". Ata në çdo rajon që shkonin, benën përpjekje që duke kryer krime dhe vrasje të gjera dhe duke i prezantuar ata në media, të krijonin frikë dhe tmerr. Krimi më i thjeshtë i përditshëm i terroristëve të ISIS, ishte prerja e kokës. Djegia për së gjalli, mbytja në ujë, hedhja nga objekte të larta, shpërthimi dhe skllavërimi i femrave dhe përdhunimi kolektiv, përbëjnë vetëm një pjesë të krimeve të grupit terrorist ISIS. Kjo sjellje e një grupi i cili synon të pushtojë territore dhe të formojë shtet, nuk ka kurrfarë harmonie me arsyen dhe logjikën. Zakonisht veprimi i parë i një lëvizje ose grupi që pretendon formimin e një shteti, është të fitojë kënaqësinë e qytetarëve dhe të krijojë qetësi për ata. Mirëpo grupi terrorist ISIS vepronte tërësisht përkundër kësaj logjike. Terroristët e këtij grupi synonin vetëm të krijonin frikë dhe tmerr në territoret që pushtonin duke kryer krime të gjera. Është e natyrshme që një grup i tillë me gjithë këto krime të kryera, vazhdimisht krijon armiq për vete dhe nuk mund të jetë i qëndrueshëm dhe të ketë jetë të gjatë. Prandaj, nga të gjitha këto veprime të grupit terrorist ISIS, mund të arrihet vetëm një konkludim që të gjitha këto krime çnjerëzore ndiqnin vetëm një qëllim kryesor me udhëzimin e dhomave të mendimit në Evropë dhe Amerikë dhe ai qëllim ishte prishja sa më shumë e imazhit të Islamit. Një çështje e rëndësishme qëndron këtu se shumica e mediave perëndimore sidomos ato angleze dhe amerikane deri në ditët e fundit të jetës së ISIS në Irak dhe Siri nuk përdornin shkurtesën "ISIS" për të emëruar këtë grup më së shumti përdornin termin "Shteti Islamik i Shamit dhe Irakut". Mediat perëndimore kishin theksim të veçantë për t'i lidhur krimet e ISIS me mësimet e Islamit.

Prishja e  imazhit të Islamit nga ISIS

Shërbimi që ka bërë ISIS në prishjen e imazhit të Islamit në opinionin publik të botës dhe në Perëndim, nuk ka arritur ta bëjë asnjë lëvizje përgjatë gjithë historisë së Islamit. Këto krime ishin një plan i projektuar nga shtetet perëndimore me qëllim të prishjes së imazhit të Islamit, plan i cili është zbatuar nga ana e disa shteteve arabe me në krye Arabinë Saudite. Dosja e ISIS në Irak dhe Siri u mbyll me qëndresën dhe rezistencën e ushtrive dhe popujve të këtyre dy vendeve dhe me mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit, Hezbullahut të Libanit dhe Rusisë. Mirëpo nuk duhet të neglizhohet shfaqja e lëvizjeve takfiriste në forma dhe mënyra të tjera. Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit në Perëndim po shtohet për çdo ditë e më tepër. Ata akoma kanë nevojë për të prishur imazhin e Islamit dhe të myslimanëve dhe kjo nevojë e tyre shtynë krijimin e modeleve dhe faktorëve të ri për të arsyetuar prishjen e imazhit të mësimeve drejtësidashëse dhe paqedashëse të Islamit. Të menduarit e grupit takfirist-terrorist si një rrezik i madh vazhdon ta kërcënojë shoqërinë islame, prandaj detyrë e dijetarëve dhe mendimtarëve myslimanë është kjo që ata duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të njohur dhe identifikuar natyrën e vërtetë të këtyre lëvizjeve dhe për t'i prezantuar ato para opinionit publik mysliman dhe jomysliman.

 

Tags