Nëntor 24, 2021 08:56 CET

Në këtë edicion do të flasim shtimin e Islamofobisë nëAmerikë gjatë një viti të kaluar dhe gjithashtu do të hedhim një vështrim mbi islamofobinë në Gjermani.

Në njëvjetorin e presidencës së Donald Trump, gazeta “Indipendent” në një raport ka shkruar: “Që nga koha kur Donald Trump ka filluar fushatën e tij për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, islamofobia në Amerikë ka pësuar një shtim tre fish më të madh”. Në këtë raport thuhet: “Në prapaskenën e fushatës elektorale të Amerikës gjatë të cilës Donald Trump kryesisht kishte drejtuar sulmet dhe kritiket e tij kundër myslimanëve dhe u zotua se do të ndalojë hyrjen e myslimanëve në territorin e SHBA, përveç të shtimit të numrit të grupeve anti-myslimane, janë shtuar edhe krimet përkatëse me urrejtjen ndaj myslimanëve”. Linda Sarsur, aktiviste myslimane palestineze-amerikane, në një artikull të saj të publikuar në gazetën “Time”, në lidhje me këtë ka shkruar: “Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në masë shumë të madhe kemi vërejtur shtimin e dosjeve të krijuara mbi baza racore dhe fetare kundër myslimanëve. Përgjimet e paligjshme, dëbimi nga vendi, regjistrimi i të dhënave të myslimanëve, ndalimi i fluturimit dhe shtimi i sulmeve mbi baza të urrejtjes janë shtuar në masë të dukshme”. Edhe tani pas një kohe që është ulur pak përhapja e urrejtjes në shoqërinë e Amerikës ndaj myslimanëve, islamofobia përsëri ka marrë hovë me ardhjen në pushtet të Donald Trump si një prej islamofobëve më të ashpër. Myslimanët e Amerikës po përballen me shtimin e sjelljeve raciste dhe me diskriminim të gjerë. Natyrisht paralelë me shtimin e islamofobisë, aktivistët kundër diskriminimit fetar dhe përhapjes së urrejtjes janë shtuar në masë të madhe. Sarsur aktiviste myslimane palestineze-amerikane në lidhje me këtë, thotë: “Ardhja e Trump dhe fjalori islamofobist dhe racist si dhe veprimet e tij kundër myslimanëve siç është ndalimi i hyrjes së qytetarëve të vendeve islame në Amerikë, janë bërë shkak për unitetin e qytetarëve kundër tij dhe mbështetjen sa më të madhe ndaj myslimanëve. Ajo e cila është një prej organizatorëve të protestave të grave të Amerikës kundër Trump, thotë: “Pjesëmarrja ime e hapur në këto tubime protestuese dhe përkrahja e njerëzve, për myslimanët e Amerikës është një eksperiencë me ndikim dhe solidaritet për mbështetjen qytetare. Protesta e grave të Amerikës ishte një tubim i madh protestues i organizuar më 21 janar të vitit 2017 në Uashington DC dhe në qytete e tjera të Amerikës me qëllim të mbështetjes ndaj të drejtave të grave, korrigjimin e ligjeve të emigracionit dhe tërheqja vëmendjes së publikut ndaj pabarazisë racore.

Ashtu sikur që në Amerikë me ardhjen në pushtet të islamofobit Donald Trump janë shtuar sulmet raciste dhe urrejtja ndaj myslimanëve, edhe në Evropë gjithashtu me shtimin dhe zhvillimin e partive të ekstremit të së djathtës në zgjedhje, është përhapur edhe islamofobia. Një prej partive të së ekstremit të djathtës në Evropë e cila arriti një sukses politik të madh në zgjedhjet parlamentare të shtatorit në Gjermani, është partia e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”. Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore një parti me prirje të së ekstremit të së djathtës kundër emigrantëve dhe kundër Islamit, arriti të fitojë rreth 13% të votave dhe mori nën kontroll 96 kursi të Parlamentit të Gjermanisë. Partia AfD është partia e parë dhe partia kryesore që kundërshton politikat e emigracionit të qeverisë dhe kundër hyrjes së emigrantëve në Gjermani. Sukseset e kësaj partie në vitet e fundit kryesisht janë arritur si rezultat i pakënaqësive të qytetarëve të Gjermanisë nga politika për pranimin e emigrantëve të qeverisë së Angela Merkel. Partia anti-emigracion “Alternativa për Gjermaninë” kërkon mbylljen e kufijve të Bashkimit të Evropës dhe kontrollin e plotë të kufijve të Gjermanisë. Sipas bindjes së kësaj partie, Islami nuk është pjesë e shoqërisë dhe e kulturës së Gjermanisë. Pikëpamjet islamofobiste të njërit prej anëtarëve të lartë të partisë AfD përsëri e ka vendosur këtë parti në qendër të faqeve të para të mediave të ndryshme. Björn Höcke, anëtari i lartë i partisë “Alternativa për Gjermaninë”, deklaroi se në rast të marrjes së pushtetit ai do të sillet me zero tolerancë ndaj Islamit. Sipas Huke, partia e tij nuk do të ndalojë ndërtimin e xhamive në Gjermani dhe në Evropë. Intervista e Björn Höcke u publiku në revistën “Bento” dhe më pas në “Die Walt” të Gjermanisë. Björn Höcke në lidhje me domosdoshmërinë për t’u përballur me Islamin, ka thënë: “Ne sidoqoftë do të marrim pushtetin në Gjermani dhe më pas do të fillojmë të zbatojmë masa të cilat janë të domosdoshme në mënyrë që në të ardhmen të mund të jetojmë në mënyrë të lirë. Në këtë mënyrë ne do ta ndjekim një linjë me zero tolerancë ndaj tre “M”-ve, do të thotë Muhamed, Muezin dhe Minare”.

Deklaratat islamofobiste të Björn Höcke

Sipas politikanit djathtistë, partia Alternativa për Gjermaninë aktualisht po bënë përpjekje që të pengojë ndërtimin e xhamisë dhe minares në Gjermani dhe në Evropë. Sipas Björn Höcke, qysh nga tani myslimanët nuk duhet të lejohen që duke u mbështetur në lirinë fetare, të ndërtojnë xhami në Evropë. Ky është qëndrimi më i qartë islamofobist i një anëtari të lartë të partisë “Alternativa për Gjermaninë”. Për këtë arsye, ky qëndrim ka bërë jehonë të gjerë në nivel të brendshëm dhe jashtë Gjermanisë, por edhe brenda në partinë “Alternativa për Gjermaninë”. Frauke Petry, ish-liderja e partisë “Alternativa për Gjermaninë”, kishte kërkuar përjashtimin e Björn Höcke nga kjo parti. Natyrisht në mesin e kësaj përhapje të urrejtjes në mënyrë të qartë dhe të hapur, Islami hap rrugën e tij për të kumtuar mesazhin e vërtetë në zemrat dhe ndërgjegjet që kërkojnë të vërtetën. Njëkohësisht me deklaratat islamofobiste të Björn Höcke, është publikuar një lajm tjetër për pranimin e fesë islame të një anëtari tjetër të lartë të partisë Alternativa për Gjermaninë. Arthur Wagner, një prej anëtarëve të njohur të kësaj partie në landin Brandenburg, ka pranuar Islamin dhe ka zgjedhur për vete emrin Ahmed.  Arthur Wagner i cili është me origjinë ruse, nga viti 2015 e deri më tani ka qenë deputet i lartë i partisë “Alternativa për Gjermaninë” në landin Brandenburg. Ai ishte anëtar i komitetit partisë në nivel të Landit për shqyrtimin e çështjeve të kishave dhe tubimeve fetare. Arthur Wagner arsyen për pranimin e fesë Islame e deklaroi qëndrimin e kishës protestante në lidhje me martesën mes homoseksualëve. Arthur Wagner në një intervistë me gazetën “Bild”, deklaroi: “Njëra prej arsyeve (të pranimit të Islamit) është forma e ndryshimit të kishës, ndryshim ky nga i cili unë nuk kuptoj asgjë”. Ai në këtë intervistë në mënyrë të qartë ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj qëndrimit të kishës protestante ndaj partisë “Alternativa për Gjermaninë” dhe për “martesën mes homoseksuale”. Ky politikan 48 vjeçar ka theksuar se me vazhdimin e anëtarësisë në partin e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, synon të ndërtojë një urë mes myslimanëve dhe linjës intelektuale që sundon në Gjermani.

Natyrisht Wagner ka kundërshtar shumë të vështirë në partinë “Alternativa për Gjermaninë” dhe duke shumë e vështirë që ata ta lejojnë atë që të qëndrojë në anëtarësinë e kësaj partie apo ta lejojnë që të ketë edhe ndonjë jetë të qetë në Gjermani. Arthur Wagner në intervistën e tij me gazetën “Bild”, ka bërë të ditur se ka pranuar disa letra kërcënuese pasi kishte deklaruar në mënyrë të hapur se ka pranuar fenë Islame. Ai thotë: “Kam pranuar letra në të cilën është kërkuar nga unë që të largohem nga Gjermania para se të fillojë ndërtimin e bombës”. Shoqëritë perëndimore pavarësisht të përpjekjeve shumë vjeçare për të ofruar një model të bashkëpunimit dhe tolerancës dhe lirisë së shprehjes dhe besimit, tani janë duke u larguar gjithnjë e më shumë nga vlerat për të cilat pretendojnë se janë universale ato vlera. Shtetet evropiane po i lejojnë vetes edhe që të shprehin mendime edhe në lidhje me të liritë qytetare në vendet e tjera. Mirëpo brenda në këto vende, minoritetet fetare dhe sidomos myslimanët, pakicat etnike dhe racore po përballen me kufizime gjithnjë e më të mëdha. Nuk kalon ndonjë ditë apo ndonjë javë që të mos publikohet ndonjë lajm për vendosjen e kufizimeve të reja për myslimanët në Evropë dhe ose për kryerjen e ndonjë sulmi kundër ndonjë qendre islame në Evropë. Të gjitha këto janë shenja që tregojnë largimin e vendeve evropiane nga vlerat e liberalizmit që për dhjetëra vite po pretendojnë për përhapjen e tij në të gjithë botën.

Tags