Nëntor 24, 2021 09:00 CET
  • Islamofobia në perëndim (30)

Në këtë edicion do të flasim rreth sulmeve ekstremiste ndaj xhamive në Evropë dhe gjithashturreth islamofobisë në Gjermani.

Xhamia është vendi i adhurimit të Zotit dhe një vend i shenjtë për besimtarët mysliman. Myslimanët në çdo qytet dhe vend ku mblidhen, në fillim kërkojnë ndërtimin e një xhami dhe një vendi për të kryer ceremoninë e namazit me xhemat. Nëse nuk do të ekzistojnë kushtet për ndërtimin e xhamisë, ata mundohen të gjejnë një vend të veçantë për të falur namazin i cili shërben për kryerjen e adhurimeve dhe tubimeve për ritualet fetare. Në mësimet islame, ritualet adhuruese dhe më i rëndësishmi prej tyre namazi gëzon një pozitë të veçantë. Namazi është një prej simboleve më të rëndësishme të Islamit dhe myslimanët në orët e caktuara të ditës mblidhen për të kryer këtë urdhër të Zotit të madhëruar duke falur namazin. Nëse xhamia dhe vendi i caktuar për faljen e namazit do të jetë në qasje, ata mundohen që kryesisht të falin namazin me xhemat. Një prej objektivave të sulmeve të islamofobistëve në perëndim janë myslimanët, xhamitë dhe vendet e caktuara për faljen e namazit. Zakonisht nuk kalon asnjë javë gjatë të cilës të mos publikohet ndonjë lajm për kryerjen e sulmeve ndaj xhamive ose vendeve të caktuara për faljen e namazit në vendet perëndimore. Këto sulme janë të objektivizuara dhe ata synojnë të shkatërrojnë simbolet islame dhe t’i kufizojnë dhe izolojnë myslimanët sa më shumë dhe në fund t’i dëbojnë ata nga perëndimi. Bekir Altash, sekretari i Bashkësisë Islame-Kombëtare në Görüş të Gjermanisë me seli në qytetin Koln, me anë të një deklarate, ka njoftuar për shtimin e rasteve të sulmeve ndaj xhamive dhe qendrave islame në vendeve të ndryshme evropiane. Ai në këtë deklaratë ka thënë: “Sulmet ndaj xhamive në kohët e fundit janë shtuar në masë të madhe. Myslimanët po ndjehen të shqetësuar dhe një prej arsyeve të këtij shqetësimi është heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj këto sulmeve”. Bekir Altash ka shtuar: “Së fundi janë sulmuar xhamitë në qytetet Akhen dhe Firsen të Gjermanisë. Përveç Gjermanisë, edhe në vende të tjera të Evropës si në Francë vërehen në masë të dukshme sulme të tilla. Për shembull, sulmuesit në qytetit Bordo të Francës kanë sulmuar një xhami dhe mbi muret e saj kanë shkruar moto kërcënuese”. Ai në një pjesë tjetër të kësaj deklarate, thekson nevojën për t’u përballur me veprime të tilla si sulmet kundër xhamive dhe deklaroi: “Zhvillimet aktuale tregojnë se njësitë e sigurisë dhe aparatet politike të Evropës nuk po përballen në mënyrë serioze me sulme të tilla dhe pikërisht për këtë arsye ngjarjet po përsëriten dhe zgjerohen më shumë”.

Gjermania gjatë disa viteve të fundit është bërë një prej vendeve që ka pranuar numrin më të madh të emigrantëve. Gjatë këtyre fiteve gjithashtu, në Gjermani janë zgjeruar dhe përhapur në masë të dukshme edhe lëvizjet dhe partitë e ekstremit të djathtë dhe islamofobiste siç është partia “Pegida” dhe Alternativa për Gjermaninë. Gjermania ndodhet në listën e islamofobistëve të vendeve evropiane në kohën kur vetëm 5.5% e popullsisë 82 milionëshe të Gjermanisë përbëhet nga myslimanët. Myslimanët konsiderohen minoriteti fetar më i harmonizuar me ligjet e shteteve evropiane. Ata nuk presin diçka më shumë se sa zbatimi i ligjeve themelore të Gjermanisë ndaj minoriteteve fetare. Kushtetuta e Gjermanisë ka garantuar lirinë e fesë dhe të organizatave fetare dhe arsimimin e tyre. Aktualisht në Gjermani ekzistojnë 18 xhami të cilat që nga fillimi janë ndërtuar në funksionin e xhamisë. Vendet fetare të myslimanëve llogariten të jenë nga 1000 deri në 1200 objekte në Gjermani. Shumica e këtyre vendeve fetare janë caktuar ose ndërtuar në mënyrë të përkohshme në objekte të marra me qira, në fabrika ode edhe nëpër depo të caktuara. Sipas statistikave të Institutit Qendror të Islamologjisë, xhamitë e rëndësishme të Gjermanisë ndodhen në qytetet Manhajm, Hamburg, Berlin, Marl, Dortmund, Koln, Vesling, Bon, Frankfurt, Zingen dhe Forsthajm, por natyrisht edhe xhamitë e qyteteve Akhen dhe Munih, konsiderohen prej xhamive të rëndësishme në Gjermani. Shumica e këtyre xhamive nuk kanë kushte të mira si objekte dhe kryesisht janë ndërtuar larg qendrave të qytetit dhe në zona industriale. Me të gjitha kufizimet që ekzistojnë për myslimanët, ata përsëri bëjnë përpjekje që të vetëpërmbahen përball islamofobistëve dhe të mos kryejnë veprime që janë në kundërshtim me ligjet e Gjermanisë. Myslimanët me këtë moral humanist dhe paqësor, kanë arritur të tërheqin vëmendjen e shumë qytetarëve gjermanë për t’u përballur ndaj veprimeve islamofobiste. Qyteti Cottbus i Gjermanisë më 3 shkurt të vitit të kaluar ishte bërë arenë e pozicionimit të ekstremistëve kundër emigracionit dhe të qytetarëve gjermanë që kundërshtonin përhapjen e urrejtjes ndaj të huajve dhe emigrantëve. Disa qytetarë kanë protestuar kundër përhapjes së urrejtjes ndaj të huajve dhe disa të tjerë kanë protestuar kundër Islamit dhe politikave të qeverisë së Gjermanisë për emigracion.

Sloganet kundër fesë së pastër të Islamit gjithashtu kundër Angela Merkel, kancelares së Gjermanisë, ishin sloganet kryesore mbi pankartat e protestuesve anti-islamistë në këtë qytet. Përball tyre ishin vendosur protestuesit që kundërshtonin urrejtjen ndaj të huajve dhe slogani kryesor i tyre ishte “Jeta pa urrejtje”. Ata protestën e tyre ndaj këtij fenomeni e manifestuan duke mbajtur në dorë balona ngjyra-ngjyra dhe lule dhe dënuar dhunën dhe urrejtjen ndaj të huajve. Qyteti Cottbus ndodhet në veri të landit Brandenburg të Gjermanisë dhe me një popullsi 100 mijë banorë, kohëve të fundit ishte bërë arenë e përballjes mes emigrantëve dhe disa qytetarëve gjerman dhe gjithashtu ka qenë arenë e shtimit të veprimeve të dhunshme kundër emigrantëve dhe refugjatëve. Duke marrë parasysh këtë situatë, autoritetet e qytetit Cottbus, kanë ndërprerë pranimin e emigrantëve. Holger Kilech Scharval dhe Karl Hins Shuriter, prej autoriteteve të pushtetit lokal në landin Brandenburg, deklaroi se më nuk do të transferojnë emigrantë në qytetin Cottbus. John Glosmen nga zyra e mediave në qytetit, thotë: “Mund të thuhet se brenda një kohe të shkurtë ndodhen ndryshme të shumta”. Në dy vitet e fundit numri i emigrantëve në qytetin me 100 mijë banorë nga 4.5% shkoi në 8.5% do të thotë ky numër u dyfishua. Glosmen gjithashtu thotë: “Unë pohoj se mund të bëhej një punë më e mirë për të informuar qytetarët në nivel më të gjerë në lidhje me këtë çështje”. Qytetarët e Cottbus në përputhje me qytetet perëndimore të Gjermanisë, kanë një eksperiencë më të vogël në fushën e ndeshjes me emigrantët dhe kjo çështje është bërë shkak që sjellja e tyre me emigrantët të jetë e ftohtë. Shumica e banorëve të këtij qyteti, emigrantët i shikojnë si njerëz të huaj. Për fat të keq shumë prej qytetarëve gjermanë nuk kanë njohje të drejtë në lidhje me Islamin. Qeveria dhe mediat e Gjermanisë gjithashtu me një perceptim të veçantë politik, po transmetojnë informacione dhe lajme në lidhje me myslimanët duke prezantuar një imazh të dhunshme dhe ekstremist nga Islami.

Hazreti Muhamed s.a.v.s., profeti i nderuar i Islamit, ishte i dërguari i fundit i Zotit dhe thirrës në mëshirë, falje dhe dashuri mes njerëzve. Epiteti i tij ishte “Mëshirë për të gjithë botët”. Në ajetin 107 të sures Enbija në Kur’anin e shenjtë flitet për mëshirën e përgjithshme të qenies së Profetit të nderuar të Islamit dhe thuhet: “Ne ty nuk të kemi dërguar për asgjë tjetër, përveçse të jesh mëshirë për të gjithë botët”. Njerëzit në përgjithësi në botë duke përfshirë besimtarët dhe jobesimtarët, të gjithë janë përfshirë në mëshirën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., për arsye se ai u emërua në një emision për përhapjen e një feje e cila bëhet shkak për të shpëtimin e të gjithë njerëzve. Tani nëse një grup kanë shfrytëzuar këtë mëshirë dhe një grup tjetër nuk e kanë shfrytëzuar atë, kjo çështje i përket atyre dhe nuk ushtron kurrfarë ndikimi mbi faktin se mëshira është e përgjithshme. Kjo pikërisht është e ngjashme me atë sikur të themelohet një spital i pajisur për kurimin e të gjitha sëmundjeve dhe me mjek të aftë dhe me lloje të ndryshme të medikamenteve dhe dyert e tij të jenë të hapura për të gjithë njerëzit pa kurrfarë diskriminimi. Ky mjet a nuk do të konsiderohej mëshirë për të gjithë individët e shoqërisë? Mirëpo nëse disa prej individëve të cilët janë të sëmurë dhe nuk pranojnë këtë mirësi të përgjithshme, kjo nuk do të ushtrojë kurrfarë ndikimi mbi faktin se kjo mirësi është e përgjithshme. Koncepti “Alemijan” është një koncept shumë i gjerë që përfshinë të gjithë njerëzit e të gjitha epokave dhe shekujve, prandaj për këtë arsye ky ajet vë në dukje se Hazreti Muhamed s.a.v.s. është profeti i fundit dhe vula e profetëve, sepse ekzistenca e tij është mëshirë për të gjithë njerëzit e ardhshëm deri në fund të botës dhe ai është lider dhe prijës i njerëzve në rrugën drejt Zotit. Tani shtrohet pyetja se një fe që ka një profet të tillë, a mund të konsiderohet përhapëse e dhunës dhe ekstremizmit?

 

 

Tags