Amerika dhe largimi poshtërues i forcave ushtarake të saj nga rajoni
Prania ushtarake amerikane në Azinë Perëndimore gjatë viteve ka përkeqësuar situatën në rajon, duke përfshirë Afganistanin, Irakun dhe Sirinë, si dhe ka krijuar tensione në fushën e sigurisë në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit.
Në emër të Zotit dhe përshëndetje për shumë miq të nderuar. Jemi me edicionin e radhës së programit “Elementët e sigurisë së qëndrueshme në rajon nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik”. Ndërhyrjet ushtarake të Amerikës janë një prej faktorëve që ka shtuar pasigurinë në rajon dhe e ka vendosur sigurinë e Azisë Perëndimor nën ndikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konkurrencave destruktive.
Prania ushtarake amerikane në Azinë Perëndimore gjatë viteve ka përkeqësuar situatën në rajon, duke përfshirë Afganistanin, Irakun dhe Sirinë, si dhe ka krijuar tensione në fushën e sigurisë në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit.
Lufta 20-vjeçare e SHBA-së në Afganistan, jo vetëm që dëmtoi fuqinë imperialiste të SHBA-së, por gjithashtu çoi në polarizimin në rajon deri në atë masë sa që tani ky veprim konsiderohet si një gabim i madh nga analistët politikë amerikanë. Walden Bello, një analist ushtarak, shkruan në një raport në “Middle East News”; “Tërheqja e forcave ushtarake të SHBA-ve nga Iraku dhe Afganistani shënon fundin e strategjisë së konfliktit të drejtpërdrejtë ushtarak për të ndryshuar hartën politike të rajonit”.
Liberalët dhe progresistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë se përfundimi i angazhimit ushtarak në Afganistan do të hapë rrugën për një rishikim të madh të politikës së jashtme të SHBA-së; por shumë dyshojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë "mësuar me të vërtetë mësimin e tyre" dhe ata vazhdojnë të besojnë se Joe Biden po kërkon një justifikim të ri për të mbajtur një prani ushtarake në rajon e Lindjes së Mesme.
Një vështrim mbi politikat ndërhyrëse të SHBA-së në rajonin e Azisë Perëndimore në të kaluarën, tregon se presidenti amerikan George W. Bush, i frustruar nga hezitimi i babait të tij për të përfunduar punën e Sadam Huseinit gjatë Luftës së Gjirit Persik, i filloi sulmet ushtarake si hapat e parë në një konflikt për të shkatërruar të ashtuquajturat shtete jonënshtruese, për të inkurajuar dhe bindur aleatët e Uashingtonit që të jenë më besnikë ose për t'i zëvendësuar ata me aleatë më të fortë, si dhe për të paralajmëruar rivalët strategjikë si Kinën se nuk duhet as të mendojnë të konkurrojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Administrata e ish-presidentit amerikan Bush duke injoruar mësimet e luftës së Vietnamit dhe veprimet e Britanisë dhe Bashkimit Sovjetik në Afganistan, i futi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dy luftëra në Azinë Perëndimore që nuk kishte mundësi të fitoheshin ato.
"Edhe forcat speciale të famshme pësuan humbje të konsiderueshme në këtë luftë,"- shkroi James Fallows, një analist i mbrojtjes në kulmin e luftës në Irak. Mungesa e burimeve njerëzore bëri që Komanda e Përgjithshme të thërriste dhe mobilizonte forcat rezervë dhe Gardën Kombëtare. Ashtu siç pritej, morali i publikut u shkatërrua.
"Ndërsa perspektiva e fitores në fushën e betejës zbehet gjithnjë e më tepër, mbështetja publike për operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme".
Barack Obama, i cili erdhi në pushtet në vitin 2009 në krye të SHBA-ve me një premtim për t'i dhënë fund luftërave në Azinë Perëndimore, nuk ishte një përjashtim nga kjo sjellje. Gjatë presidencës së Obamas, shumica e trupave amerikane u kthyen në shtëpi gjatë mandatit të parë të Obamas, por ai përsëri dërgoi mijëra forca ushtarake dhe forca speciale në Irak për atë që ai e quajti luftë kundër ISIS, ndërsa dokumentet tregojnë se grupi terrorist ISIS u krijua si rezultat i pranisë ushtarake të SHBA-ve në rajon. Obama gjithashtu nisi një ndërhyrje të pafund në luftën e brendshme në Siri duke dërguar forca speciale dhe duke kryer sulme ajrore, veprime këto të cilat në fund e çuan Amerikën në një konflikt shumëpalësh.
Në Afganistan, gjithashtu, Barak Obama duke menduar që ai mund të "paralizonte" talebanët, shtoi 33,000 trupa në forcën prej 68,000 trupash ushtarake në territorin e Afganistanit. Obama madje e zgjeroi këtë luftë edhe në territorin e Pakistanit. Lufta mori jetën e qindra civilëve të pafajshëm dhe ushtria amerikane i quajti krimet e ushtrisë së saj si një "dëm të vogël shoqërues".
Megjithatë, Barak Obama e pranoi faktin se zhytja në konfliktet e Azisë Perëndimore e ka zvogëluar fuqinë amerikane duke krijuar pakënaqësi të brendshme dhe të jashtme.
Një nga faktorët që ndikoi në ngritjen e Donald Trump në krye të pushtetit në Amerikë ishte intensiteti i ndjenjave të tij kundër luftës dhe ai vazhdimisht u kujtoi qytetarëve amerikanë gjatë fushatave të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2015 dhe 2016 se rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, në 2003 kur ishte senatore, kishte votuar për të pushtuar Irakun. Megjithatë, kur Trump vendosi këmbën në Shtëpinë e Bardhë; e destabilizoi edhe më shumë Azinë Perëndimore. Mbështetja e tij e gjerë për Izraelin ishte një faktor pëe krijimin e pasigurisë në rajon. Trump zemëroi botën myslimane duke zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar.
Trump gjithashtu duke e lënë Arabinë Saudite të lirë për të blerë armë, i mundësoi Arabisë Saudite të intensifikonte edhe më shumë agresionin e saj ushtarak kundër popullit të Jemenit. Një muaj më vonë, Komanda Qendrore e SHBA-ve tha se nuk kishte një datë të caktuar për përfundimin e ndërhyrjes ushtarake të SHBA-ve në Siri dhe as për t’i dhënë fund pranisë së 2.500 trupave amerikane në Irakun fqinj të Sirisë. Trump mbajti mijëra trupa në Afganistan gjatë presidencës së tij dhe vetëm në shkurt 2020 ai urdhëroi ushtrinë të tërhiqte trupat deri në nëntor 2020 për të përmbushur premtimin e tij në prag të zgjedhjeve presidenciale. Por mëngjesin e së premtes, 2 korrik 2021, në heshtje të plotë, ndodhi diçka që vetëm pak orë më vonë mbushi gjithë botën. Ishte një njoftim i papritur i tërheqjes së trupave amerikane nga baza ajrore Bagram në Afganistan. Por në mëngjesin e së premtes së 2 korrikut të vitit 2021, në heshtje të plotë, ndodhi diçka që vetëm pak orë më vonë mbushi gjithë botën. Kjo ngjarje ishte një njoftim i papritur i tërheqjes së trupave amerikane nga baza ajrore Bagram në Afganistan.
Në mesin e prillit të këtij viti, Biden nga "dhoma e traktatit" të Shtëpisë së Bardhë, nga ajo dhomë në të cilën ish-presidenti amerikan George W. Bush njoftoi fillimin e pushtimit të Afganistanit në tetor të vitit 2001, njoftoi vendimin e administratës së tij për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Afganistani. Presidenti amerikan Joe Biden tha se tërheqja do të përfundojë deri më 11 shtator, në përvjetorin e njëzetë të sulmeve të 11 shtatorit 2001 që u bë pretekst për fillimin e sulmeve ushtarake kundër Afganistanit. Presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim të transmetuar nëpërmjet kanaleve televizive amerikane, deklaroi: "Është koha për t'i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës. Është koha që trupat amerikane të kthehen në shtëpi ... Unë jam tani presidenti i katërt i SHBA që shoh trupat amerikane në Afganistan. Dy republikanë; dy demokratë. Unë nuk do t'ia dorëzoj këtë përgjegjësi një presidenti të pestë”.
Vendimi i Joe Biden për t'u tërhequr nga Afganistani brenda Shteteve të Bashkuara shkaktoi reagime të ndryshme. Aktivistët kundër luftës dhe disa mbështetës të Bidenit u gëzuan që lufta më e gjatë në historinë amerikane më në fund do të përfundojë zyrtarisht.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit; në një mesazh drejtuar besimtarëve myslimanëve anembanë botës me rastin e Haxhit, ai foli për perceptimin e gabuara të SHBA-ve rreth pranisë së tre ushtarake në Afganistan dhe deklaroi: "Pikërisht ky perceptim i gabuara është bërë shkak që Amerika të poshtërohet në Afganistan dhe pas asaj ndërhyrje ushtarake me plotë zhurmë 20 vite më parë, dhe pas përdorimit të armëve, bombave të ndryshme dhe zjarrit kundër njerëzve të pambrojtur dhe civilë, e ndjeu vetën të zhytur në baltë dhe duhet të tërheqin forcat ushtarake dhe mjetet luftaraket të saj nga ai vend”.
Ky është një realitet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë poshtëruar vazhdimisht në Afganistan. Poshtërimi ushtrisë amerikane arriti kulmin kur presidenti amerikan Joe Biden pranoi pas 20 vitesh pushtim të Afganistanit se nuk dëshironte më të shihte trupat amerikane të vriteshin në Afganistan. Biden, i turpëruar për vdekjen e më shumë se 2.400 ushtarëve dhe plagosjen e afro 21.000 ushtarëve amerikanë, tërhoqi të gjitha trupat e tij nga Afganistani në mënyrë që populli amerikan të mund të dëshmonte humbjen më të madhe të vendit të tyre në epokën moderne që nga Lufta e Vietnamit.