Nëntor 23, 2023 19:10 CET

Në këtë edicion, mundohemi të analizojmë rrënjët e luftës dhe të pasigurisë dhe kërcënimeve të sigurisë dhe rolin e SHBA-ve në krijimin e pasigurisë dhe destabilizimin e rajonit si dhe do të flasim për rëndësinë strategjike të pikëpamjeve të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në krijimin e sigurisë kolektive në rajonin e Azisë Perëndimore.

Në emër të Zotit dhe përshëndetje për shumë miq të nderuar. Jemi me edicionin e radhës së programit “Elementët e sigurisë së qëndrueshme në rajon nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik”. Ndërhyrjet ushtarake të Amerikës janë një prej faktorëve që kanë shtuar pasigurinë në rajon dhe e kanë vendosur sigurinë e Azisë Perëndimor nën ndikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konkurrencave destruktive.

Në këtë edicion, mundohemi të analizojmë rrënjët e luftës dhe të pasigurisë dhe kërcënimeve të sigurisë dhe rolin e SHBA-ve në krijimin e pasigurisë dhe destabilizimin e rajonit si dhe do të flasim për rëndësinë strategjike të pikëpamjeve të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në krijimin e sigurisë kolektive në rajonin e Azisë Perëndimore.

Dokumentet dhe historia e rajonit tregojnë se shumë nga konfliktet dhe luftërat që kanë shpërthyer në rajonin e Azisë Perëndimore që nga viti 2014 kanë qenë në fakt beteja ndërmjetëse ose nëpërmjet faktorëve zëvendësues midis aleatëve të Uashingtonit. Në disa prej këtyre konflikteve, vetë amerikanët kanë hyrë drejtpërdrejt në skenën e luftës. Paralelisht me këto konflikte dhe politika luftënxitëse; Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar fitime të mëdha duke shitur miliarda dollarë armë në vendet e rajonit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, natyrisht, kishin aleatë dhe bashkëpunëtorë në këtë politikë të krijimit të krizave. Në këtë drejtim, Arabia Saudite u pozicionua përkrahë regjimit sionist në përputhje me qëllimet dhe objektivat e SHBA-ve në rajon. Rritja e shkeljes së të drejtave të popullit të shtypur palestinez, nxitja e luftës dhe vrasja e popullit jemenas, si dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve midis regjimit sionist dhe shteteve arabe të rajonit janë rezultat i këtij pozicioni të Riadit përkrahë Tel Avivit në përputhje me politikën e Uashingtonit.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, gjatë një fjalimi duke analizuar këto procese, e vlerësoi gjendjen aktuale të botës dhe balancën e fuqive në favor të botës islame dhe theksoi se të gjitha shtetet dhe kombet myslimane kanë përgjegjësi ndaj çështjes së Palestinës. Ai gjithashtu duke theksuar në ruajtjen e unitetit brenda shoqërisë së Palestinës, deklaroi: “Bosht i këtij uniteti duhet të jeta lufta e bazuar në potenciale të brendshme dhe mosbesimi tek armiqtë. Gjithashtu, politikat e Palestinës nuk duhet të mbështeten te armiqtë kryesor të palestinezëve, përkatësisht te SHBA-ja, Britania dhe sionistët djallëzor”.

Duke theksuar në strategjinë e integrimit unitetit të të gjithë palestinezëve në Rripin e Gazës, Bejtul-Mokades, Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, në territoret e pushtuara në vitin 1948 dhe në kampet e refugjatëve, lideri suprem i Revolucionit Islamik shtoi: “Të gjithë palestinezët formojnë një njësi dhe duhet të përdorin mjetet që kanë në dispozicion për të mbrojtur njëri-tjetrin në kohën presion”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e quajti gjithashtu përpjekjen e mbështetur nga SHBA-ja për të normalizuar marrëdhëniet e regjimit sionist me një numër shtetesh të dobëta dhe të degraduara arabe, një shenjë tjetër të dobësisë së regjimit dhe tha: "Këto marrëdhënie nuk do ta ndihmojnë regjimin sionist, ashtu sikur që nuk e ndihmoi vendosja e marrëdhënieve me Egjiptit sepse që nga ajo kohë e deri më tani kanë kaluar disa dekada dhe regjimi sionist është bërë shumë më i dobët dhe më i cenueshëm”.

Ajetullah Khamenei shtoi: “Natyrisht që as ato shtete nuk do të përfitojnë nga këto marrëdhënie, sepse armiku sionist do të përhapë korrupsionin dhe pasiguri në ato shtete duke ua marrë pronën apo territorin e tyre”.

Përvoja e betejave revolucionare të kombeve tregon se për të marrë vendim dhe për të përcaktuar mënyrën se si të reagohet kundër armikut, duhet së pari ta njohësh armikun, t’i njohësh qëllimet e tij dhe të njohësh metodat e tij për të goditur dhe arritur qëllimet e tij, ashtu siç duhet studiuar dhe analizuar pikat e forta dhe të dobëta të armikut. Një prej shembujve konkret në këtë drejtim është historia e mbështetjes së hapur dhe të fshehtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë së Arabisë Saudite ndaj grupeve takfiriste dhe ISIS për t’i sunduar popujt dhe vendet e rajonit, si dhe në anën e kundërt, mbrojtja e pavarësisë, integritetit territorial dhe jetëve të popujve irakian, sirian, libanez dhe palestinez, jemenas dhe afgan.

Realiteti është ky se rrënjët e luftërave dhe pasigurive në Azinë Perëndimore sot duhet të gjurmohen në politikat, strategjitë dhe ndërhyrjet ushtarake amerikane gjatë viteve të fundit të shekullit të 20-të.

Një vështrim mbi strategjitë dhe programet e politikës perëndimore tregon qartë se që nga viti 1997, politikanët, strategët dhe komandantët amerikanë kanë ndryshuar ligjin e strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA-së për 25 vitet e ardhshme në mënyrë që të ruajnë përfitimet ushtarake dhe të sigurisë amerikane në të gjitha rajonet e botës. Prania ndërhyrëse e SHBA-ve në rajonin e Azisë Perëndimore ka qenë në mënyra të ndryshme. Ndikimi ekonomik dhe kulturor duke u mbështetur në një forcë ushtarake superiore, konsiderohet një nga strategjitë kryesore amerikane për këtë qëllim. Republika Islamike e Iranit, duke njohur plotësisht qëllimet rajonale të SHBA-ve, me vigjilencë duke vëzhguar nga afër çështjet dhe zhvillimet e Sirisë dhe Irakut, me vendosmëri dhe në mënyrë të prerë qëndroi përball rritjes së shfrenuar të dhunës dhe ekstremizmit në rajon dhe në fushën e betejës  dëshmoi vullnetin e saj për të luftuar pasigurinë në rajon. Zyrtarët iranianë kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se trajtimi i pasigurisë dhe zgjidhja e problemit të dhunës dhe ekstremizmit varet nga bashkëpunimi konstruktiv midis vendeve në nivel të rajonit dhe derisa të mos zhduken rrethanat dhe faktorët e ndërhyrjes ushtarake të huaj në rajon, nuk mund të mendohet një perspektivë e qartë për vendosjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Azisë Perëndimore. Natyrisht se në këtë drejtim, të gjithë anëtarët e Bashkësisë Ndërkombëtare në përgjithësi dhe faktorët rajonalë në veçanti, kanë një rol dhe përgjegjësi, dhe për të luftuar ekstremizmin dhe dhunën, ata duhet t’i njohin siç duhet kërcënimet kryesore për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe t’i dëbojnë ata nga zona.

Ajetullah Khamenei, në përshkrimin e kësaj pranie të zgjuar, thotë: “Shembuj të kësaj pathyeshmërie mund të shihen në fitoren e këtij kombi të madh në Revolucionin Islamik dhe Mbrojtjen e Lavdishme, si dhe në rezistencën ndaj të gjitha komploteve të 40 viteve të fundit; sepse kombi iranian nuk është ndjerë kurrë i dobët dhe i lodhur përballë komploteve dhe veprimeve të ndryshme të armikut dhe nuk është tërhequr nga qëllimet dhe idealet e veta”.

Republika Islamike e Iranit ka treguar në praktikë se nevojiten masa themelore për të avancuar luftën kundër dhunës dhe ekstremizmit. Megjithatë, Irani kurrë nuk ka synuar tensione dhe konflikte ushtarake në rajon; përkundrazi, ai përballet dhe luftën me elementë dhe grupe që prishin sigurinë kurdo dhe kudo që është e nevojshme.

Tashmë është e qartë për kombet e rajonit, veçanërisht në Irak dhe Afganistan, se pretendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërtimin e një rajoni të sigurt; është më shumë si një satirë politike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas 11 shtatorit, me të njëjtin pretendim pushtuan Afganistanin dhe më pas Irakun, por rezultati i këtij sulmi ushtarak dhe pushtimi, në vend që të vendoste sigurinë, imponoi destabilitet dhe krijoi mosmarrëveshje dhe një terren të përshtatshëm për grupet zhvillimin e grupeve terroriste. Është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë përdorur këto grupe terroriste për të arritur qëllimet e tyre politike dhe në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shkaku kryesor i pasigurisë dhe përhapjes së terrorizmit në rajon.

Tags