Nëntor 23, 2023 19:57 CET

Amerikanët me veprimet e tyre kanë treguar vazhdimisht se janë krejtësisht të pabesueshëm dhe në çdo vend synojnë krijimin rebelimit, korrupsionit, përçarjeve dhe luftës, prandaj janë kundër interesave të popujve; mirëpo këto politika kontradiktore të Amerikës kanë dështuar në shumë fusha. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzuan 7000 miliardë dollarë për ndërhyrjet ushtarake në përmasa të gjera në Azinë Perëndimore.

Në emër të Zotit dhe përshëndetje për shumë miq të nderuar. Jemi me edicionin e radhës së programit “Elementët e sigurisë së qëndrueshme në rajon nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik”. Ndërhyrjet ushtarake të Amerikës janë një prej faktorëve që kanë shtuar pasigurinë në rajon dhe e kanë vendosur sigurinë e Azisë Perëndimor nën ndikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konkurrencave destruktive.

Amerikanët me veprimet e tyre kanë treguar vazhdimisht se janë krejtësisht të pabesueshëm dhe në çdo vend synojnë krijimin rebelimit, korrupsionit, përçarjeve dhe luftës, prandaj janë kundër interesave të popujve; mirëpo këto politika kontradiktore të Amerikës kanë dështuar në shumë fusha. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzuan 7000 miliardë dollarë për ndërhyrjet ushtarake në përmasa të gjera në Azinë Perëndimore, por këto ndërhyrje u bënë shkak për krijimin e më shumë kaos dhe trazira e pasiguri në rajon dhe gjithashtu u bënë shkak që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përballen me sfida serioze në këtë rajon.

Përpara zhvillimeve dhe luftës në Afganistan, Irak dhe Siri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin rreth 60.000 deri në 80.000 trupa ushtarake të dislokuara në rajonin e Azisë Perëndimore. Në vitin 2019, shitja e armëve amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore ishte 25.5 miliardë dollarë, duke përbërë një të tretën e shitjeve të armëve të SHBA-ve në botë. Pyetja është kjo se cilat janë interesat e SHBA-ve në rajonin e Azisë Perëndimore dhe ky shtet për çfarë arsye ka ndërhyrë në përmasa kaq të mëdha në rajonin e Azisë Perëndimore?

Nafta dikur ishte interesi më themelor dhe më i rëndësishëm i Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore, por tani nafta e rajonit me sa duket nuk ka shumë rëndësi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika është larguar nga varësia për naftën e rajonit të Azisë Perëndimore dhe sipas mendimit të disa ekspertëve, Amerika ka arritur në pavarësi në fushën e energjisë.

Sigurisht, disa ekspertë vëzhgues vazhdojnë të theksojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ende nevojë të importojnë naftë nga rajoni i Azisë Perëndimore. Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës prodhojnë naftë të lehtë bruto dhe për këtë arsye kanë nevojë të importojnë naftë të rëndë bruto nga rajoni i Azisë Perëndimore. Importi i naftës në Amerikë nga rajoni i Azisë Perëndimore në vitin 2001, ishte rreth 2.8 milion fuçi në ditë, ndërsa në vitin 2019, ky import ishte në rreth 1.6 milion fuçi naftë në ditë. Natyrisht se çmimi i naftës së Amerikës gjithashtu ndikohet vazhdimit nga situata dhe zhvillimet në rajonin e Azisë Perëndimore, mirëpo ky ndikim po reduktohet gjithnjë e më tepër, për arsye se 21% e konsumit global të naftës kalon nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit dhe çfarëdo lloj ngjarje që ndodh në Gjirin Persik, në mënyrë të pashmangshme do të ushtrojë ndikim edhe mbi çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare. Në përgjithësi, mund të thuhet se rëndësia e rajonit të Azisë Perëndimore për sigurinë e energjisë së SHBA-ve është zvogëluar në krahasim me dhjetë vjet më parë, por nafta e rajonit të Azisë Perëndimore është ende e një rëndësie të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një e pesta e naftës së botës kalon nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit dhe vendet prodhuese të naftës në Azinë Perëndimore përbëjnë ende një të tretën e eksporteve botërore të naftës.

Azia Perëndimore

Përveç çështjes së energjisë dhe naftës; çështje strategjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ruajtja e regjimit sionist si një bazë e ndikimit dhe aleati më i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore, që është një prej qëllimeve kryesore dhe strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qëllim tjetër i pranisë ushtarake të SHBA-ve në rajonin e Azisë Perëndimore, është me sa duket “mbështetja ndaj aleatëve të Uashingtonit, veçanërisht Arabisë Saudite, por politika e SHBA-ve në këtë drejtim nuk duket të jetë shumë e prerë dhe e qëndrueshme. Për shembull, në shtator të vitit 2019, kur objektet e naftës së Arabisë Saudite u vënë në shënjestër të sulmeve hakmarrëse të forcave të rezistencës së Jemenit dhe furnizimet e naftës bruto nga Arabisa Saudite u reduktuan deri në 5.7 milionë fuçi në ditë, presidenti amerikan Donald Trump në atë kohë tha se ky ishte një sulm ndaj Arabisë Saudite, jo një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në tetor të vitit 2019, Donald Trump, president i Amerikës, kërkoi gjithashtu tërheqjen e trupave ushtarake amerikane nga Siria. Të dyja partitë në Kongresin e Amerikës, e kundërshtuan vendimin e presidentit amerikan duke argumentuar se një vendim i tillë konsiderohet një tradhti ndaj aleatëve rajonalë të SHBA-ve në rajonin e Azisë Perëndimore.

Senatori republikan Rand Powell politikat e gabuara të këtij vendi dhe ndërhyrjen e tepërt të Uashingtonit në krizën e Sirisë i konsideron shkak për krijimin e një strehe të sigurt për terroristët e Azisë Perëndimore dhe zgjerimin e trazirave dhe pasigurisë deri në veri të Irakut. Ai vlerëson se një prej arsyeve të forcimit të grupi terrorist ISIS, ishte dërgimi i armëve amerikane për aleatët e këtij grupi në Siri dhe thotë: "ISIS ishte aleati ynë në Siri. Ne u dhamë armë militantëve për të zmbrapsur forcat besnike ndaj qeverisë së Damaskut dhe krijuam një strehë të sigurt për këta militantë në Siri. Sipas mendimit tim, ndërhyrja jonë në Siri rezultoi me krijimin e situatës aktuale në Irak”.

Rand Powell

Michael T. Flynn, ish-kreu i Agjencisë së Inteligjencës Mbrojtëse të Pentagonit, gjithashtu në një intervistë televizive me kanalin Al Jazeera, deklaroi se krijimi dhe zhvillimi i grupit terrorist ISIS ishte një rezultat i drejtpërdrejtë i mbështetjes së SHBA-ve ndaj rebeleve sirianë, bërthamën kryesore të të cilëve e përbënin luftëtarët organizatës terroriste Al-Kaeda të Irakut.

Michael T. Flynn

Këto fakte tregojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë sipërfaqësore paraqiten si mbrojtëse të paqes dhe sigurisë në botë, ndërkohë që kërkojnë të realizojnë qëllimet e tyre agresive dhe hegjemoniste duke destabilizuar botën.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në një pjesë të fjalimit të tij gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në shtator 2918, vuri në dukje dështimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore dhe deklaroi: “Amerikanët synonin që duke shfrytëzuara rrethanat e krijuara në atë kohë në vendet arabe, të kompensojnë humbjet e shkaktuara në Egjipt dhe Tunizi me krijimin e luftës në Siri dhe duke përmbysur qeverinë pro-rezistencës, mirëpo tani ato kanë dështuar plotësisht”.

Ajetullah Khamenei vlerësoi rezistenca përball Amerikës është e mundur dhe shtoi: "Amerika është një rrezik për njerëzimin, por rezistenca përball saj është e mundur”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e theksoi këtë çështje edhe gjatë takimit me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Ajetullah Khamanei në vazhdim theksoi: “Uniteti dhe bashkëpunimi i vendeve islame me padyshim se do të krijojë rrethanat për zgjidhjen e problemeve të rajonit, prandaj pikërisht për këtë arsye, arroganca botërore me në krye me Amerikën, është e shqetësuar nga bashkëpunimi dhe afrimi i vendeve islame dhe nga formimi i një fuqie islame”.

Në një përfundim të përgjithshëm, politika strategjike e theksuar dhe e ndjekur nga lideri i revolucionit Islamik të Iranit mund të konsiderohet dëbimi i Amerikës nga rajoni i Azisë Perëndimore. Një politikë kjo që domosdoshmëria e saj kthehet te sigurimi i interesave kombëtare të vendeve dhe kombeve të rajonit. Sipas Ajetullah Khamenei, prania dhe ndërhyrja e amerikanëve në Azinë Perëndimore është shkaku i krizës, destabilizimit, pasigurisë dhe konfliktit dhe kjo çështje mund të përfundojë me bashkëpunimin e ndërsjellë të popujve dhe shteteve të këtij rajoni.

 

Tags