Nëntor 23, 2023 19:28 CET

Azia Perëndimore gjatë dekadës së fundit ka tejkaluar ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme dhe vendimtare, disa nga ngjarjet tragjike të këtyre viteve kanë ndodhur si rezultat i ndërhyrjes ushtarake të shtetit të Amerikës.

Në emër të Zotit dhe përshëndetje për shumë miq të nderuar. Jemi me edicionin e radhës së programit “Elementët e sigurisë së qëndrueshme në rajon nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik”. Ndërhyrjet ushtarake të Amerikës janë një prej faktorëve që kanë shtuar pasigurinë në rajon dhe e kanë vendosur sigurinë e Azisë Perëndimor nën ndikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konkurrencave destruktive.

Azia Perëndimore gjatë dekadës së fundit ka tejkaluar ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme dhe vendimtare, disa nga ngjarjet tragjike të këtyre viteve kanë ndodhur si rezultat i ndërhyrjes ushtarake të shtetit të Amerikës.

Vitet e fundit, ka pasur shumë luhatje në strategjinë e SHBA-së në rajonin e Azisë Perëndimore. Që nga tërheqja e trupave amerikane nga Iraku në vitin 2011, strategjia e Amerikës në Azinë Perëndimore u fut në një periudhë transformimi, dhe deri diku veprimet strategjike si ndërhyrja ushtarake në shkallë të gjerë dhe përhapja e demokracisë, morën fund. Në përgjithësi, gjatë dekadës së fundit, kanë ndryshuar edhe interesat e SHBA-ve në rajonin e Azisë Perëndimore, por edhe objektivat strategjike të Uashingtonit në këtë rajon janë shoqëruar me ndryshime të konsiderueshme.

Në këtë drejtim, paralelisht me ndryshimin e situatës në Azinë Perëndimore dhe dështimin e hapur të politikave rajonale të SHBA-ve, në krye të prioriteteve të politikave të Amerikës u vendosen tre opsione; të cilat përfshijnë reduktimin e pranisë ushtarake, ndihmën ndaj aleatëve dhe zhvillimin e negociatave për realizimin e qëllimeve strategjike. Megjithatë, është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta zvogëlojnë fokusin e tyre në Azinë Perëndimore në afat të shkurtër dhe do të vazhdojnë të përpiqen të ruajnë rolin e tyre si një fuqi me ndikim në rajon.

Gjatë viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu kanë ndjekur një politikë të tillë ndërsa gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Uashingtoni ka ndjekur një politikë të "paraleles përtej kufijve" në Azinë Perëndimore. Amerika në kuadër të kësaj politike, ndërkohë që përballej dhe luftonte kundër zgjerimit të ndikimit të ish-Bashkimit Sovjetik, por nuk hynte në konflikt të drejtpërdrejtë.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosen në zbatim edhe një herë strategjinë e ndërhyrjes direkte ushtarake në Azinë Perëndimore. Në këtë kontekst, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën dy luftëra rajonale në përmasa të gjera dhe filluan implementimin e programit të ashtuquajtur vendosja e demokracisë në Azinë Perëndimore. Ky projekt, megjithatë, dështoi që në fillim dhe me tërheqjen e një pjese të trupave ushtarake amerikane nga Iraku, strategjia e SHBA-ve në Azinë Perëndimore hyri në një fazë të re, do të thotë politika e Amerikës hyri në fazën transformimit strategjik. Në këtë mënyrë, në vitin 2011, trupat ushtarake amerikane u tërhoqën nga Iraku, por në vitin 2014, presidenti amerikan Barak Obama dërgoi përsëri forcat ushtarake tokësore amerikane në Irak.

Ekspertët e çështjeve strategjike besojnë se strategjia e SHBA-ve në rajonin e Azisë Perëndimore që në fillim është shoqëruar me mungesë të koordinimit në një masë të madhe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës me këto lëvizje dhe veprime përveçse kanë dëmtuar vetë aleatët e tyre, kanë ngatërruar edhe botën e jashtme. Në bazë të kësaj, mund të thuhet se në fillim të mandatit presidencial të Barak Obamës, strategjia e SHBA-ve në rajonin e Azisë Perëndimore ishte vazhdim i modelit të mëparshëm, por pas shfaqjes së lëvizjeve të Zgjimit Islam në vitin 2011, SHBA-të përfituan nga rasti dhe i shfrytëzuan shpejt kryengritjet revolucionare në vendet e Azisë Perëndimore dhe duke shtrembëruar rrugën e këtyre lëvizjeve, shkaktuan krijimin e tensioneve të paprecedentë në disa vende arabe. Në kohën e mandatit presidencial të Donald Trump, strategjia e SHBA-ve për rajonin e Azisë Perëndimore gjithashtu ka qenë e paqëndrueshme dhe jostabile. Për shembull, kur Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet me Katarin në qershor të vitit 2017, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën pasive midis mbështetjes së Arabisë Saudite dhe ndihmës së Katarit. Në vazhdim të këtij procesi, në dhjetor të vitit 2018, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi planin e tij për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane nga Siria, ndërsa sekretari i atëhershëm i mbrojtjes James Mattis deklaroi kundërshtimin e vet ndaj planit të Trump dhe dha dorëheqjen. Në vitin 2019, Donald Trump njoftoi tërheqjen e trupave ushtarake nga Siria, por ligjvënësit republikanë dhe demokratë të Amerikës kundërshtuan këtë vendimin të tij dhe ushtria amerikane mbeti në Siri për të mbajtur kontrollin e fushave të naftës të Sirisë.

Në Irak, gjithashtu, në kohën kur në janar të vitit 2020, ushtria e Amerikës paraqiti një plan për tërheqjen e trupave të saj të dislokuara në këtë vend, nuk u ndërmarrë asnjë veprim konkret. Këto luhatje treguan se strategjia e SHBA-ve në Azinë Perëndimore është duke ndryshuar dhe u transformuar vazhdimisht.

Amerikanët në të njëjtën kohë, në një pjesë tjetër të territorit gjeografik të ndërhyrjes së tyre ushtarake, do të thotë në Afganistan, kanë bërë përpjekje që duke krijuar destabilitet dhe pasiguri, të prishin sigurinë e Azisë Perëndimore, Lindore dhe Veriore.

Tanimë është shumë e qartë se nëse kundërshtimi serioz dhe rezistenca përball politikave të njëanshme të SHBA-ve do të kishte ndodhur me kohë; do të ishin parandaluar shumë konflikte dhe luftëra të përgjakshme në rajonin e Azisë Perëndimore. Pikëpamjet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit janë të qarta dhe transparente në këtë drejtim. Ajetullah Khamenei, në një fjalim vetëdijesues, numëroi krimet e hapura dhe veprimet e dhunshme të amerikanëve si pushtimin e vendeve myslimane si Afganistani dhe Siria dhe tha: “Rezultati i pranisë ushtarake të SHBA-ve kudo në botë nuk ka qenë asgjë tjetër, veçse krijimi i pasigurisë, shkatërrimit, luftës së brendshme dhe preokupimi i qeverive me çështje dytësore dhe të brendshme”.

Nga këndvështrimi i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ndërveprimi dhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit pa ndërhyrjen e faktorëve të huaj është kushti kryesor për vendosjen e sigurisë së qëndrueshme në rajon.

Në korrik të vitit 2020, Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në takim me kryeministrin irakian Mustafa al-Kadhimi, duke theksuar realitetet rajonale, vlerësoi se dalja e rajonit nga kriza e pasigurisë dhe terrorizmi, varët nga bashkëpunimi dhe uniteti i të gjitha vendeve të rajonit pa praninë dhe pa ndërhyrjen faktorëve të huaj. Kryeministri irakian në këtë takim gjithashtu vlerësoi  mbështetjen e plotë të qeverisë dhe popullit iranian në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe popullit të Irakut, veçanërisht gjatë periudhës së vështirë të luftës kundër grupit terrorist ISIS dhe tha: "Qeveria dhe populli i Irakut nuk do ta harrojnë kurrë mbështetjen dhe qëndrimin e popullit iranian përkrah Irakut, që është ujitur me gjakun e njerëzve më të dashur të tij".

Ali Shamkhani

Nuk ka dyshim se përpjekjet e përbashkëta të vendeve të rajonit dhe vullneti i popujve për ta larguar sa më shpejt praninë djallëzore të Amerikës nga rajoni është një domosdoshmëri e pashmangshme për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Xhafar Ghanadbashi, ekspert i çështjeve të Azisë Perëndimore, në lidhje me kundërshtimet popullore ndaj pranisë ushtarake të Amerikës në Irak, thotë: "Populli irakian dhe grupet luftëtare dhe grupet e rezistencës janë kundër pranisë amerikane në Irak dhe dëshirojnë sa më shpejtë të krijohen kushtet për zbatimin e vendimit të miratuar nga Parlamentit i Irakut për largimin e forcave ushtarake amerikane nga ky vend”.

 

Tags