Nëntor 23, 2023 18:23 CET

Pushtimi amerikan i Afganistanit dhe Irakut me sa duket ishte bërë me "justifikimin e çrrënjosjes dhe zhdukjes së terrorizmit dhe vendosjen e sigurisë në rajonin e Azisë Perëndimore, mirëpo në brendësinë e vet ky agresion ushtarak ishte projektuar me qëllime strategjike për Azinë Perëndimore dhe në kuadër të realizimit të ideve ambicioze të Amerikës për krijimin e një bote të ashtuquajtur me bllok.

Në emër të Zotit dhe përshëndetje për shumë miq të nderuar. Jemi me edicionin e radhës së programit “Elementët e sigurisë së qëndrueshme në rajon nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik”. Ndërhyrjet ushtarake të Amerikës janë një prej faktorëve që kanë shtuar pasigurinë në rajon dhe e kanë vendosur sigurinë e Azisë Perëndimor nën ndikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konkurrencave destruktive.

Pushtimi amerikan i Afganistanit dhe Irakut me sa duket ishte bërë me "justifikimin e çrrënjosjes dhe zhdukjes së terrorizmit dhe vendosjen e sigurisë në rajonin e Azisë Perëndimore, mirëpo në brendësinë e vet ky agresion ushtarak ishte projektuar me qëllime strategjike për Azinë Perëndimore dhe në kuadër të realizimit të ideve ambicioze të Amerikës për krijimin e një bote të ashtuquajtur me bllok. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një superfuqi, filluan sulmet ushtarake kundër Afganistanit, por përfundimisht u larguan nga Afganistani si një fuqi në rënie e sipër.

Pushtimi i Afganistanit u kushtoi taksapaguesve amerikanë më shumë se 2 trilion dollarë. Tani, një pyetje themelore shtrohet në mesin e popullit amerikan, veçanërisht elitës intelektuale amerikane, dhe ajo është kjo se nëse talebanët ishin një grup terrorist dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e sulmuan ushtarakisht dhe e pushtuan Afganistanin për 20 vjet së bashku me NATO-n, atëherë pse hyri në negociata me këtë grup dhe mori vendim për largimin e forcave ushtarake nga ky vend? Një pyetje tjetër që është shtruar nga elitat intelektuale amerikane është kjo se përse, pasi shpenzuan 2 trilion dollarë në Afganistan, jo vetëm që nuk u çrrënjos terrorizmi, por problemeve të Afganistanit iu shtua edhe grupi terrorist ISIS? Një zyrtar afgan kishte deklaruar se nëse amerikanët do të na jepnin neve vetëm njëzet cent nga një dollar, ne do të mund të ndërtonim vendin tonë dhe të trajnonim forcat tona ushtarake.

Në fakt, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishin shpenzuar këto 2 trilion dollarë për të ndërtuar spitale, shkolla, universitete dhe për të financuar projekte zhvillimi dhe për ta financuar luftën kundër lëndëve narkotike dhe mbjelljes së drogës, a do të ishin larguar përsëri të poshtëruar nga Afganistani?

Narkomania në Afganistan

Dëbimi i SHBA nga Afganistani dëshmoi se ky shtet nuk është më fuqia dominuese e botës dhe nuk mund të imponojë vullnetin e vet mbi kombet e tjera. Gjatë njëzet viteve të pushtimit të Afganistanit, amerikanët janë nënshtruar i një poshtërimi të vazhdueshëm dhe aktet e tyre çnjerëzore që shkatërruan Afganistanin dhe aktet e urryera dhe çnjerëzore të ushtarëve të tyre në burgjet afgane, jo vetëm që poshtëruan Shtëpinë e Bardhë në arenën ndërkombëtare, por edhe nxiti urrejtje të pafund të popullit afgan ndaj pushtuesve.

Tërheqja e amerikanëve duke shtypur afganët me avion

Nga tërheqja e administratës së Barak Obamas nga Iraku e deri te tërheqja e administratës së Donald Trump nga Siria dhe tani tërheqja e administratës së Joe Biden nga Afganistani, njëra pas tjetrës administratat amerikane po arrin në këtë përfundim se dalja nga luftërat e saj në Azinë Perëndimore është e vetmja rrugëzgjidhje që ekziston përpara tyre. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në një bllokadë serioze në Afganistan për shumë vite dhe qëndrimi i tyre në atë vend nuk kishte rezultat tjetër, përveçse më shumë shpenzime financiare dhe më shumë humbje njerëzore.

Tërheqja e fundit e SHBA-ve nga Afganistani ishte një shenjë e qartë e pranimit të një disfate vendimtare në luftë nga ana e Uashingtonit. Baza ushtarake e Bagramit ishte baza më e madhe ushtarake amerikane në Afganistan dhe konsiderohej si një lloj froni amerikan në këtë vend. Baza, e cila arriti kulmin e zhvillimit të saj në vitin 2012, kur priti më shumë se 100.000 trupa amerikane.

Statistikat nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tregojnë se midis 11 shtatorit 2001 dhe 30 shtatorit 2019, luftërat në Afganistan, Irak dhe Siri arritën një kosto në më shumë se 57.1 trilion dollarë për taksapaguesit amerikanë. Përveç kësaj, më shumë se 2.300 trupa amerikane (2.448 trupa amerikane, sipas Biden) u vranë vetëm në Afganistan, dhe rreth 20.660 trupa të tjerë (20.722, sipas Biden) u plagosën. Një deklaratë zyrtare nga Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM) tha se ushtria amerikane kishte tërhequr rreth 1.000 ngarkesa mallrash me avionë të mëdhenj nga Afganistani dhe i kishte shkatërruar 17.000 njësi të pajisjeve të ndryshme ushtarake të cilat nuk ishin planifikuar t’i dorëzoheshin ushtrisë afgane. Sipas zyrtarëve të Pentagonit, Bagram ishte baza e shtatë dhe e fundit që iu dorëzua autoriteteve ushtarake afgane nga ushtria amerikane. Kjo ishte në kohën kur aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishin tërhequr paraprakisht shumicën e trupave të tyre ushtarake nga Afganistani.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, më datë 8 korrik 2021, në mbrojtje të vendimit të tij për t'u larguar nga Afganistani, dhe sigurisht në një deklaratë që ishte një lloj hedhje e topit në fushën e vendeve fqinjëve të Afganistanit, u bëri thirrje vendeve në rajon që të ndihmojnë në gjetjen e një rrugëzgjidhje të vështirë politike për të arritur një marrëveshje mes qeverisë së Afganistanit dhe talebanëve. Ai gjithashtu tha se qeveria e Afganistanit duhet të kërkojë arritjen e një marrëveshje me talebanët që do t'i lejojë të dyja palët të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore. "E vetmja mënyrë për vendosjen e paqes dhe sigurisë në Afganistan është që [zyrtarët e qeverisë] të arrijnë një marrëveshje bashkëjetese me talebanët,"- tha Joe Biden.

Deklaratat e zyrtarëve amerikanë për fatin e Afganistanit nuk janë gjë tjetër veçse mashtrim. Amerika kurrë nuk ka synuar vendosjen e sigurisë dhe paqes në rajon.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në një fjalim në fillim të seancës në lidhje me çështjet e jurisprudencës islame, në shkurt të vitit 2018, paraqiti një analizë gjithëpërfshirëse të sulmeve të hidhura terroriste dhe vrasjes së njerëzve të pafajshëm në Afganistan ku tha: “Bandat që e krijuan grupin terrorist ISIS-in si një mjet të dhunës dhe krimit kundër popullatës civile në Siri dhe Irak, tani po kërkojnë ta transferojnë terroristët e ISIS-in në Afganistan pas disfatës së tyre në ato vende, dhe vrasjet e fundit në realitet janë fillimi i këtij plani”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit shtoi: "Për terroristët e mbështetur nga Amerika nuk ekziston asnjë dallim midis myslimanët shiitë dhe sunitë dhe civilët, si shiitë ashtu edhe sunitë, janë objektiv i sulmeve të tyre".

Ajetullah Khamenei e konsideroi preokupimin e popujve të rajonit me çështjet e tyre mes vete si prioritetin e parë të politikës së amerikanëve dhe deklaroi: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë që ky rajon të mos e sheh asnjë ditë të bardhë e të qetë dhe qeveritë dhe popujt e rajonit gjithnjë të jenë të preokupuar me problemet e brendshme në mënyrë që të mos mendojnë të përballen me faktorin djallëzor të fuqive arrogante, do të thotë sionizmin”.

Ebrahim Mottaghi, profesor në Universitetin e Teheranit, flet për strategjinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Azinë Perëndimore dhe thotë:

“Në vitin 2016, presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama mori një plan nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Ndërkohë, disa grupe strategjike amerikane, si Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), në të cilën janë aktivë individë si Anthony Cordesman, theksojnë se roli rajonal i Amerikës është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare të vendit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përdorin mekanizma selektivë në fushën e sigurisë rajonale».

Ebrahim Mottaghi

Ky analist i çështjeve ndërkombëtare thekson se ashtu sikur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1980, u përpoqën të ndjekin qëllimet e tyre në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në rajon me ndihmën e Irakut të kohës së Sadam Husejnit, tani po e luajnë atë rol me ndihmën e Izraelit në dosje të ngjashme. Mottaghi shtoi: “Afrimi i Izraelit me shtetet arabe në rajon mund të analizohet pikërisht në të njëjtin kontekst dhe duke përdorur faktorë zëvendësues rajonalë”.

Tags