Janar 21, 2024 15:53 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth shtimit të islamofobisë në Amerikë dhe Gjermani në vitin 2017.  

Që nga fillimi i presidencës së Donald Trump, islamofobia është shtuar në Amerikë. Qendra e të Drejtave Fakr e cila është një prej organizatave mbikëqyrëse mbi respektimin e të drejtave qytetare në Amerikë, në një raport të saj ka deklaruar se në vitin 2017 që përkon me vitin e parë të presidencës së Donald Trump, numri i grupeve islamofobiste në Amerikë nga 101 është shtuar në 114 grupe. Kjo organizatë gjithashtu ka bërë të ditur se numri i grupeve të përhapjes së urrejtjes në Amerikë gjatë tre viteve të kaluara është shtuar me 20%.

Sloganët e Donald Trump

Deri në vitin 2017, në Amerikë kanë vepruar 954 grupe të përhapjes së urrejtjes dhe shtimi i këtyre grupeve në vitin 2017, në krahasim me një vit më parë është shtuar me 4%. Asnjë prej presidentëve të Amerikës nuk ka deklaruar qëndrimet islamofobiste në mënyrë të hapur aq sa i ka deklaruar ato Donald Trump. Trump që nga ditët e para të presidencës së tij me nënshkrimin e dekretit për ndalimin e hyrjes në Amerikës të qytetarëve të shtatë shteteve myslimane, ka shprehur në mënyrë të hapur idetë e tij islamofobiste. Ai i konsideron myslimanët terroristë përveç në raste kur të vërtetohet e kundërta. Në disa raste të sulmeve terroriste që kanë ndodhur gjatë një viti të kaluar në Amerikë, Donald Trump gjithnjë ka bërë përpjekje që autorë të këtyre sulmeve t’i prezantojë myslimanët. Trump nuk është një islamofobist, por një racist me plotë kuptimin e fjalës. Pjesa më e madhe e ideve të tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, i përkasin superioritetit të racës së bardhë. Qytetarët amerikan gjithashtu pohojnë një gjë të tillë. Në një sondazh të zhvilluar, thuhet se mbi gjysma e qytetarëve të Amerikës e kanë cilësuar Donald Trump një person racist. Në bazë të këtij sondazhi të zhvilluar qendra hulumtuese për çështje publike, 57% e të gjithë të rriturve duke përfshirë 8 persona nga 10 zezak, tre e katërta e spanjollëve dhe përafërsisht gjysma e të bardhëve, gjithashtu e konsiderojnë Trumpin një person racist. Gjithashtu 57% e amerikanëve besojnë se politikat e Trump nuk janë të përshtatshme për myslimanët dhe 56% e tyre gjithashtu këto politika i konsiderojnë të këqija edhe për spanjollët. 57% e të anketuarve duke përfshirë tre të katërtën e zezakëve, besojnë se këto politika janë tërësisht destruktive për zezakët.

Donald Trump

Emily Swanson dhe Russell Contreras në një raport të gazetës “Asocieted Press” kanë shkruar: “Rezultatet e këtij sondazhi tregojnë se në shoqërinë e Amerikës pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, është ndarë në bazë të çështjes raciste, sidomos pas marshit të grupeve që kërkojnë superioritetin e racës së bardh, pas përdorimit të shprehjes “gropa e tualetit” nga Donald Trump në përshkrimi e vendeve të Afrikës dhe pas kërkesës së tij për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën, është thelluar edhe më shumë ndarja raciste dhe fetare në shoqërinë e Amerikës. Shtimi i islamofobisë dhe prirjeve raciste gjatë vitit të kaluar nuk janë shtuar vetëm në Amerikë.

Në anën tjetër të Oqeanit Atlantik në Evropë gjithashtu në disa vite të kaluar, me fitoren e partive të ekstremit të djathtë dhe islamofobist, janë shtuar sulmet kundër myslimanëve dhe vendeve islame. Viti 2017, konsiderohet vit i sukseseve të mëdha për partitë e ekstremit të djathtë. Në Gjermani, partia “Alternativa për Gjermaninë” në zgjedhjet e shtatorit të vitit të kaluar ka arritur të fitojë 13% të votave dhe ka marrë 96 kursi në Parlamentin e Gjermanisë. Kjo ka ndodhur për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore që një parti me prirje ultranacionaliste dhe raciste hyn në Parlamentin e Gjermanisë. Paralelë me aktivizimin e partive të ekstremit të djathtë në sferën politike të Gjermanisë, janë shtuar në masë të dukshme edhe veprimet islamofobiste dhe raciste në këtë vend. Sipas statistikave më të fundit të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, gjatë vitit të kaluar janë kryer 950 sulme islamofobiste në Gjermani. Në sulmet islamofobiste në vitin e kaluar në Gjermani kanë rezultuar me plagosjen e 33 personave. Institucionet e Gjermanisë gjithashtu kanë raportuar se janë kryer mbi 60 sulme që kanë shkaktuar dëmtime kundër xhamive dhe qendrave islame që gati në të gjitha këto sulme autorë kanë qenë grupet e ekstremit të djathtë të Gjermanisë. Krimet e regjistruara islamofobiste në të shumtën e rasteve kanë qenë propaganda e gjerë në sferën virtuale kundër myslimanëve, dërgimi i letrave kërcënuese për myslimanët, sulmet agresive kundër grave të mbuluara me hixhab dhe sulmet kundër burrave myslimanë, shkatërrimi i xhamive dhe shkrimi i motove të grupeve të ekstremit të djathtë nazist.

Islamofobia në Gjermani

Iman Matsik, kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve të Gjermanisë, thotë se në statistikat e publikuara nuk janë regjistruara të gjitha krimet islamofobiste dhe statistikat e vërteta të këtyre krimeve janë shumë më të mëdha se sa këto që janë deklaruar në mënyrë zyrtare. Kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve në lidhje me këtë çështje, duke vë në dukje një atmosferë të paqartë dhe me shumë mjegull, thekson se policia dhe prokuroria e Gjermanisë në të shumicën e rasteve akoma nuk janë të ndjeshme dhe për këtë arsye shumë prej këtyre rasteve nuk tregohen në statistika.

Grupet e ekstremit të djathtë në Gjermani hyrjen e myslimanëve në Gjermani, e prezantojnë dhe e propagandojnë si një rrezik serioz për kulturën gjermane dhe për kulturën evropiane. Ulla Jelpke, eksperte për çështje të brendshme të Gjermanisë nga partia majtiste e këtij vendi, beson se shtimi i islamofobisë në Gjermani është e lidhur ngushtë me shfaqjen e partisë së re të ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”. Kjo parti së fundi në statusin e saj ka deklaruar se “Islami nuk i përket Gjermanisë”. Ulla Jelpke shtoi: “Partia Alternativa për Gjermaninë  po forcon ndjenjat anti-islame. Islamofobistët në këtë mes kanë hapur rrugën e tyre për të hyrë në Gjermani dhe po e shfrytëzojnë edhe tribunën e Parlamentit për ta helmuar atmosferën e shoqërisë kundër myslimanëve me qëndrim në Gjermani”. Islamofobia është duke u institucionalizuar në nivelin e strukturave shtetërore evropiane. Në këtë mes nuk duhet anashkaluar as roli i lobit të sionistëve në Amerikë dhe në Evropë në shtimin e islamofobisë në Amerikë dhe në Evropë. Arnud Fandur, politikan holandez, i cili pas prodhimit të filmit ofendues “Fitna” ka pranuar fenë Islame, ka zbuluar se lobi amerikano-izraelit ka sugjeruar prodhimin e këtij filmi me qëllim të përhapjes së islamofobisë. Fandur, ka qenë politikani holandez nga ekstremi i djathtë në Parlamentin e Holandës, por që pesë vite më parë dhe pas prodhimit të filmit ofendues ndaj Kur’anit të shenjtë dhe Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. me titull “Fitna”, ka pranuar fenë e pastër të Islamit.

Përpjekja e anëtaries së partisë Alternativa për Gjermaninë për përhapjen e islamofobisë

Arnoud van Doorn në një intervistë me gazetën e Kuvajtit “Al-Ra’j”, duke shprehur pendim për prodhimin e këtij filmi, ka shpjeguar prapaskenën dhe kushtet e prodhimit të filmit ofendues “Fitna”. Ai në këtë intervistë ka thënë: “Pas prodhimit të këtij filmi ofendues, e kam kuptuar se ky veprim ka shqetësuar një numër shumë të madh të njerëzve dhe ka lënduar thellë ndjenjat e tyre. Atë çfarë e synoj tani, është një iniciativë edhe pse e vogël, për të korrigjuar gabimin e kaluar të cilin e kam bërë për shkak të prodhimit të këtij filmi”. Producenti i filmit ofendues “Fitna” gjithashtu në lidhje me mënyrën se si e ka pranuar fenë e pastër Islame, ka thënë: “Kjo ngjarje nuk ka ndodhur në mënyrë papritur dhe të rastësishëm, por rreth një viti e gjysmë pas prodhimit të këtij filmi, ka filluar të lexojë dhe të hulumtojë më shumë në lidhje me fenë Islame, mirëpo akoma nuk kisha motiv për të pranuar fenë Islame dhe gjithmonë më mendjen time shtrohej një pyetje se si është e mundur që një miliardë e gjysmë njerëz në botë të jenë ndjekës dhe besimtar të një feje në atë mënyrë siç e propagandojnë islamofobistët”. Arnoud van Doorn shtoi: “Pas leximit e hulumtimit, e kuptova se Islami është fe e mirë dhe për çdo pyetje ka përgjigje dhe ndjeva se ka ardhur koha që unë të pranojë fenë Islame dhe pastaj lexova ngjarjen dhe historinë e vështirësive që ka përjetuar Hazreti Muhamed s.a.v.s. gjatë thirrjes së njerëzve në besimin në një Zot, prandaj edhe unë në këtë rrugë u mbështeta te ai”.

Image Caption

Arnoud van Doorn në fund theksoi: “Pasi kam pranuar fenë e pastër Islame, shumë prej miqve të mi janë larguar nga unë dhe gjithashtu kam humbur punën time”.

 

Tags