Janar 25, 2024 14:29 CET

Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues. Në përgjigje të kërkesave të shumta të dëgjuesve tanë të cilët dëshirojnë të njihen më shumë mbi historinë, kulturën dhe natyrën në Iran, kemi përgatitur një seri emisionesh me temë “ Eja me ne në Iran”. Ju ftojmë të qëndroni me ne në pjesën e parë të këtij emisioni.

Në pjesën e parë të emisionit “Eja me ne në Iran” do të njihemi me pozicionin gjeografik të Iranit në Azi dhe ndryshimet klimatike në këtë vend. Ndërsa në emisionet e tjera do të njihemi me disa provinca në Iran dhe karakteristikat e qyteteve të tyre. Me qëllim që ju të njiheni më mirë me larminë kulturore, historike dhe natyrën e qyteteve nëpër provincat e Iranit, kemi përgatitur disa emisione ku do të prezantojmë qytete të ndryshme të Iranit nga aspekti historik dhe karakteristikat më të tërheqëse të tyre. Një nga faktorët tërheqës në Iran është ekzistenca e disa etnive të ndryshme si fars, arab, kurd, turk, lor, turkmen, baluç, etj., të cilët së bashku i japin një larmi të gjerë kulturore, kulturës kombëtare në Iran. Duke qenë se njohja me etnitë e ndryshme në Iran ndihmon në njohjen me traditat dhe karakteristikat e tyre në Iran, në këtë emision do të trajtojmë disa nga etninë iraniane, mënyrën e tyre të jetesës dhe traditat karakteristike të tyre. Irani është një vend i cili me kulturën dhe historinë e tij të ndritur dhe klimën e përshtatshme dhe të larmishme, në çdo kohë ka tërhequr vizitorë të shumtë. Që shekuj më parë e deri më sot shumë udhëtarë nga pika të ndryshme të botës kanë vizituar iranian dhe kanë shkruar libra mbi kujtimet e tyre në këtë vend. Një pjesë të emisionit tonë ua kemi kushtuar pikëpamjeve dhe opinioneve të vizitorëve dhe turistëve në Iran. Duke shpresuar se emisioni “Eja me ne në Iran” do të tërheqë vëmendjen se secilit prej jush, tashmë ju ftojmë të ndiqni pjesën e parë të këtij emisioni ku do të bëjmë një përshkrim mbi këtë vend.

Pozita gjeografike e Iranit

Republika islamike e Iranit ndodhet në një territor të lashtë mes Mesopotamisë dhe Transoksanisë në kuadër të rrafshnaltës së njohur të Iranit, në perëndimit të Azisë dhe në zonën e ndjeshme të Lindjes së Mesme. Irani me një sipërfaqe prej 1 milion e 648 mijë e 195 km2 është vendi i 16 në botë për nga madhësia territoriale. Irani është vend fqinj me botën arabe, Azinë qendrore, Azinë jugperëndimore dhe gadishullin indian. Në veri kufizohet me Turkmenistanin, republikën e Azerbajxhanit, Armeninë, detin Kaspik, ndërsa në jug ndodhet gjirit Persik dhe deti i Omanit. Numri i popullsisë në Iran të bazuar në regjistrimin e popullsisë të kryer në vitin 2006 është 70 milion banorë të etnive të ndryshme. Rreth 65% e popullsisë iraniane përbëhet nga persët. Shumica e popullit iranian është mysliman që ndjekin shkollën shiite. Sigurisht në Iran ka edhe ndjekës të fesë së krishterë, zorastrian dhe hebre të cilët bashkëjetojnë në harmoni të plotë me bashkatdhetarët e tyre myslimanë. Irani është i ndarë në 31 provinca dhe për nga lashtësia dhe zonat e bukura dhe historike është radhitur nga UNESCO në 10 vendet e para në  botë për nga pasuria e gjerë historike. Disa nga monumentet historike të Iranit janë pjesë e monumenteve historike ndërkombëtare me vlerë botërore dhe duke qenë se përfaqësojnë civilizimin  njerëzore janë regjistruar në organizatën UNESCO.

Ndarja provinciale e Iranit

Ndër monumentet historike dhe kulturore të Irani janë Froni i Xhamshidit (Perspolis) në provincën Fars, Zigurat Çogazenbili (Chaghazanbil Ziggurat) në provincën Khuzestan, sheshi imam Khomejni (harta e botës) në Esfahan, Froni i Sulejmanit në Azerbajxhan, kupola Sultanie në Zenxhan dhe fortesa e Bamit në Kermanshah. Zonat përreth Iranit për nga klima dhe pozicioni gjeografik zënë një vend tepër të veçantë.

Disa nga vendet historike të Iranit

Shtrirja e gjerë territoriale dhe fauna në zona të ndryshme të Iranit, e ka bërë këtë vend të ketë një klime të veçantë, ku në shumë raste ndryshimi i temperaturës shkon edhe në 50 gradë celsius. Irani është ndër ato vende që në të njëjtën kohë një njeri mund të shijojë të katërt stinët e vitit. Në kohën kur në veri dhe veriperëndim të Iranit njerëzit angazhohen me dëfrimet e stinës së dimrit si ski, njerëzit në jug të Iranit dëfrehen me ambientin veror në det. Në përgjithësi Irani ndodhet në një pozicion gjeografik me një klimë të thatë dhe gjysmë të thatë, por megjithatë në këtë vend vërehet një larmi e gjerë peizazhesh natyrore. Në Iran në një distancë jo shumë të largët, njerëzit mund të përjetojnë shkretëtirën nga njëra anë dhe pyetjet e dendura nga ana tjetër. Pikërisht kjo larmi e ka futur Iranin ndër 5 vendet e para në botë për nga larmia klimatike.

Disa nga peisazhet e bukura të Iranit

Zona më e thatë në Iran është shkretëtira Lut me një sipërfaqe prej 175 km. Në këtë shkretëtirë në zonën Martirët ndodhet pika më nxehtë në botë, në të cilën mund të vihen re fenomene tepër të habitshme natyrore. Ekzistenca e piramidave të rërës, Kaloutave, pemët e vogla Gaz në vazot e shkretëtirës të quajtur Nebka, e bëjnë këtë shkretëtirë një zonë tepër tërheqëse për dashamirësit e natyrës. Në anë të kundër të shkretëtirës gjendet veriu i Irani i dendur me pyje të pemëve me gjethe të sheshta si pyjet e vetme të vjetra në botë, ndërsa në jug dashamirësit e natyrës mund të përfitojnë nga uji i kaltër i Gjirit Persik dhe pyjet Hera të kësaj zone.

Gjiri Persik

Vlen të theksohet se në ambientin e larmishëm me male, shkretëtirë, pllaja dhe pyje, mund të numërohen rreth 8 mijë lloje bimësh. Ndërkohë 168 lloje gjitarësh kanë zgjedhur ambientin e Iranit për të vazhduar ekzistencën e tyre. Ndër gjallesat e veçanta në Iran mund të përmendim drerin, leopardin aziatik, perlën e Iranit, lloje të ndryshme macesh të egra, dhelpra, si dhe lakuriqët e natës që ushqehen me fruta të cilët janë të ardhur nga Afrika.

Irani është një vend me territor të madh dhe kulturë të lashtë, nga e cila janë formuar shumë kultura të vendeve të ndryshme të botës në të cilat vihen re shumë pika të përbashkëta kulturore dhe fetare me Iranin. Që nga e kaluara e deri më sot në Iran vërehen xhami në prani të kishave, sinagogave dhe tempujve të zjarrit. Të gjithë këto faktorë gjenden në një territor tërheqës me popull të hareshëm dhe mikpritës. Irani është një vend ku turistët mund të përjetojnë njëkohësisht të gjitha bukuritë tërheqëse të vendeve të tjera.

 

 

Tags