Janar 25, 2024 16:53 CET

Në provincën Fars, vargmalet Zagros vijnë dhe ulen duke u shndërruar në male të gjera me pak lartësi. Me uljen graduale të lartësisë në këtë krahinë që shoqërohet edhe me ndryshimin e reshjeve janë krijuar klima të shumëllojshme që ndikojnë në florën dhe faunën e zonës. Kjo shumëllojshmëri jete ka krijuar një nga parqet më të bukur kombëtare të Iranit me emrin Bamu në krahinën Fars.

Miq të dashur përshëndetje dhe në emër të Zotit, ja ku jemi sërish me një emision nga seria “Ejani me ne në Iran”. Nëse ju kujtohet në emisionin e kaluar theksuam se krahina Fars në jug të Iranit kryesisht është malore ku lartësitë i përkasin vargmaleve Zagros të cilat shtrihen në drejtimin veriperëndim për në jug. Në këtë krahinë vargmalet Zagros vijnë dhe ulen duke u shndërruar në male të gjera me pak lartësi. Me uljen graduale të lartësisë në këtë krahinë që shoqërohet edhe me ndryshimin e reshjeve janë krijuar klima të shumëllojshme që ndikojnë në florën dhe faunën e zonës. Kjo shumëllojshmëri jete ka krijuar një nga parqet më të bukur kombëtare të Iranit me emrin Bamu në krahinën Fars. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij parku nga pikëpamja e eko-turizmit dhe natyrës në rajon, e pamë të arsyeshme që në pjesën e parë të këtij emisioni të njihemi më mirë me këtë park.

Parki Bamou

Në veri të krahinës Fars dhe në lindje të qytetit të Shirazit qendër e kësaj krahine ndodhet parku kombëtar Bamu. Ky park ndahet në dy pjesë perëndimore dhe lindore nëpërmjet rrugës që lidh Esfahanin dhe Shirazin dhe largësia e tij nga qyteti i Shirazit është 5 kilometra. Parku Bamu me një sipërfaqe prej 100 mijë hektarësh fillimisht në vitin 1962 është shpallur zonë e mbrojtur. Me shtimin e popullsisë dhe zgjerimin e qytetit të Shirazit sipërfaqja e parkut u zvogëlua dhe u shndërrua në zonë të mbrojtur ku pak vite më pas u bë park kombëtar. Aktualisht sipërfaqja e këtij parku është 40 mijë hektarë dhe përbëhet nga tre rripa malor paralel me njëri tjetrin që shtrihen nga perëndimi drejt lindjes. Pika më e lartë e parkut është maja e malit Bamu e cila është 2700 metra e lartë dhe dallohet me qartësi nga qyteti i Shirazit.

Në një nga këto male ndodhet një hon ku jetojnë një numër i konsiderueshëm sorkadhesh. Në kodrat përreth dhe lartësinë e maleve gjenden shumë dhi të egra. Karakteristika e këtij parku është se është një vend i përshtatshëm për dhitë dhe macet e egra. Në bazë të kërkimeve të bëra është vërtetuar se në këtë park jetojnë 32 lloje gjitarësh, 91 lloje zogjsh, 19 lloje zvarranikësh dhe 2 lloje amfibësh gjë që tregon për shumëllojshmërinë e rrallë të faunës në këtë park. Vlen të dini se 18 lloje shpendësh të shpallur në mbrojtje, 6 lloje shpendësh që rrezikohen nga zhdukja dhe 4 lloje gjitarësh në mbrojtje e bëjnë parkun kombëtar Bamu një vend të sigurt në këtë fushë.

Edhe nga pikëpamja e florës klima e përshtatshme së bashku me reshjet e bollshme kanë bërë që në këtë park të rriten shumë bimë. Në fillim të pranverës parku Bamu mbushet me lloje të ndryshme lulesh si zambak, lulebore dhe lulëkuqe të bukura Shirazi duke i dhënë zonës një panoramë magjepse nga shumëllojshmëria e ngjyrave. Deri tani janë regjistruar më shumë se 300 lloje bimësh që rriten në këtë park dhe që kanë vlera të mëdha bujqësore dhe farmaceutike. Ekzistenca e bimësisë së dendur ka bërë që në këtë zonë të rriten një numër i madh sorkadhesh, dhi të egra dhe të buta si dhe kafshë të tjera barngrënëse. Po ashtu në këtë park gjenden edhe kafshë të tjera mishngrënëse si ujku, tigri, macja e egër, çakalli, hiena dhe lloje të ndryshme dhelprash të cilat ushqehen me kafshë barngrënëse. Po ashtu në këtë park jetojnë një numër i konsiderueshëm shpendësh si thëllëza, kokrani, skifteri, ballabani, shqiponja e artë etj dhe sidomos thëllëza gjenden me shumicë pranë burimeve dhe në pika të ndryshme të parkut.

Të dashur dëgjues parku kombëtar Bamu është nga parqet e rrallë në Iran ku mund të duket nga afër me sy të lirë bota e egër. Flora dhe fauna e pasur së bashku me panoramën mahnitëse janë nga potencialet e larta të këtij parku në fushën e eko-turizmit dhe natyrës. Duke qenë se ky park është shumë afër me qendrën kërkimore dhe tepër i pasur nga natyra është një nga mundësitë e mira për kërkuesit shkencor në fushën e faunës dhe florës. Dëshira e banorëve për të vizituar këtë park është aq e madhe, saqë çdo fundjavë familje të shumta e kalojnë kohën e lirë në këtë park duke shfrytëzuar natyrën e bukur dhe ajrin e pastër.

Të dashur dëgjues në pjesën e dytë të emisionit të sotëm do të njihemi me një tjetër ekosistem të rrallë natyror të Iranit në krahinën Fars që quhet liqeni “Bakhtegan”. Ky liqen është pjesë e parkut kombëtar Bakhtegan dhe duke u bazuar në pozicionin e veçantë dhe rëndësinë ekologjike në vitin 1968 ka qenë zonë e mbrojtur ndërsa në vitin 1995 u shpall park kombëtar. Ky park përbëhet nga më shumë se 117 mijë hektarë në krahinën Fars dhe lartësia e tij varion nga 1560 deri në 2480 metra mbi nivelin e detit. Reshjet mesatare janë 330 milimetra në vit ndërsa temperatura mesatare është 15 gradë celsius. Kushtet klimaterike në parkun kombëtar Bakhtegan kanë bërë që klima aty të jetë thatësirë shkretëtire dhe mesatare.

Liqeni Bakhtegan

Parku Bokhtegan përmban liqenin me të njëjtin emër dhe një pjesë malore dhe kodrinore në veri të tij që janë strehime të faunës së egër. Uji i liqenit lart furnizohet nga lumenj me ujë të ëmbël, por në pjesën e brendshme ka ujë të kripur. Ky liqen me thellësi 3 metra kur ka reshje të mëdha bashkohet me liqenin Tashk dhe formojnë një liqen më të madh. Aty rriten bimë ujore të zhytura me përqendrim të lartë si algat.

Liqeni Bakhtegan

Në pjesën e thatë të këtij parku kombëtar rriten lloje të ndryshme rrënjësh, bajamesh, trumzë etj. Ishujt në këtë liqen janë vende të përshtatshme për lloje të ndryshme shpendësh shtegtarë, vendas dhe vezët e tyre. Për këtë arsye parku kombëtar Bokhtegan konsiderohet nga organizata ndërkombëtare e mbrojtjes së shpendëve si një vendqëndrim i rëndësishëm shpendësh.

Liqeni Bakhtegan

Kafshë të ndryshme që jetojnë në këtë park janë dhia, dhia e egër, kaprolli, tigri, flamengot, rosat e ndryshme pelikani i bardhë, shpend grabitqar, breshka dhe peshku krap. Shumëllojshmëria e faunës dhe panorama tërheqëse bëjnë që aktivitet shkencore dhe kërkimore të jenë të shumta në këtë park kombëtar.

Liqeni Bakhtegan

 

Tags