Janar 25, 2024 18:23 CET

Në vazhdim të njohjes me provincën Fars të Iranit, në emisionin e sotëm do të vizitojmë qendrën e kësaj krahine, qytetin e Shirazit i cili është edhe kryeqyteti kulturor. Aty do të njihemi me historikun e tij dhe veprat historike

Duke ju përshëndetur në emër të Zotit të gjithë ju të dashur dëgjues dhe miq të emisionit “Eja me ne në Iran ” ja ku jemi sërish me një tjetër seri të këtij emisioni. Në se ju kujtohet në emisionin e kaluar u njohëm me krahinën Fars. Në vazhdim të njohjes me këtë tokë iraniane në emisionin e sotëm do të vizitojmë qendrën e kësaj krahine, qytetin e Shirazit i cili është edhe kryeqyteti kulturor. Aty do të njihemi me historikun e tij dhe veprat historike. Ju lutemi të na ndiqni.

Qyteti Shiraz

Qyteti i Shirazit është qendra e krahinës Fars në jug perëndim të Iranit dhe ndodhet në një lartësi prej 1486 metra mbi nivelin e detit në rrafshnaltën e masivit malor Zagras, 919 kilometra larg Teheranit. Shirazi është një nga qytetet më të mëdha dhe më të bukura të Iranit dhe për shkak të potencialeve të mëdha historike dhe pamjes të bukur është shumë tërheqës si për turistët vendas dhe për ata të huaj aq sa disa Iranin e njohin me emrin e Shirazit. Popullsia e këtij qyteti në bazë të statistikave të vitit 2006 numëron 1 milion e 700 mijë banorë. Qyteti i Shirazit ndodhet në fushën e Shirazit. Kjo fushë është në trajtë drejtkëndëshe me përmasa 40 me 10 kilometra. Pjerrësia e saj është nga perëndimi në lindje dhe burimet ujore ndodhen në perëndim të saj. Në lindje të kësaj fushe ndodhet liqeni me ujë të kripur “Maharlu” me një sipërfaqe pothuajse 200 kilometra katrore. Kjo fushë tërheqëse nga të gjitha anët rrethohet me male të larta. Shirazi ka një klimë mesatare dhe me stinë të rregullta. Kjo tokë e lashtë ka pasur rëndësi dhe vlerë të madhe dhe emri i saj përmendet në mbishkrimet Ilami të zbuluara në Persepolis. Në periudhën e Akamenide Shirazi ndodhej ndërmjet Shushit (kryeqyteti i kësaj dinastie) dhe Persepolisit dhe Pasargadit dhe në periudhën Sasanide ndodhej në mes të rrugës midis qyteteve të rëndësishme si Nishaburi dhe Guri ku të gjitha këto udhëkryqe kalonin nga fusha e Shirazit. Kuptohet që kjo zonë e pasur dhe me klimë të përshtatshme që gëzonte këtë pozicion strategjik synohej gjithmonë nga sunduesit.

Qyteti Shiraz

Në bazë të dokumenteve dhe veprave të zbuluara nga arkeologët vërtetohet se qyteti i Shirazit është para islamit. Sendet, enët historike dhe monedhat të cilat ndodhen edhe sot në muzeun metropolitan të Nju Jorkut tregojnë për madhështinë e këtij qyteti në periudhat Saluki, Ashkani (Parthian) dhe Sasani.

Harta e territorit të mbretërisë Parthiane

Në vitin 1933 në pjesën lindore të Persepolisit i njohur me emrin “Hazane” përveç zbulimeve të tjera u gjetën edhe 30 mijë dokumente në baltë të shkruar me alfabetin kunjor Ilami ku në to kishte informacione për vendbanimin e punëtorëve në Shiraz.

Mbretërit e dinastisë Parthiane

Vjetërsia e këtyre dokumenteve është 496 vjet para erës sonë. Me gjetjen e këtyre dokumenteve prej balte dhe deshifrimi i tyre nga profesorët e shkrimit kunjor u vërtetua se qyteti i Shirazit ka ekzistuar në periudhën “Akamenide” dhe punëtorët e këtij qyteti kanë marrë pjesë në ndërtimin e Persepolisit duke u paguar për këtë punë.

Pallati i mbretërve të dinastisë Akamenide

Të dashur dëgjues edhe pse lashtësia e qytetit të Shirazit i përket periudhës “Akamenide” rëndësia dhe vlera e tij ka qenë e madhe edhe në periudhën islamike. Gjatë kësaj periudhe ky qytet u zhvillua dhe u zgjodh për 4 herë kryeqytet.

Pjesa Khazane në Perspolis

Për herë të parë ai u zgjodh kryeqytet në shekullin e 10 gjatë periudhës Dejlmjan dhe po ashtu dy herë më pas në shekullin e 12 dhe 13 gjatë periudhës Atabakan Pers.

Monedha floriri nga peridha antike persiane

Shirazi po ashtu gjatë shekullit 14 në periudhat Al Inxhu dhe Al Mozafar dhe po ashtu në shekullin e 18 gjatë periudhës Zandie ka qenë kandidat për kryeqytet. Në të gjitha këto periudha kanë mbetur vepra me vlerë në këtë qytet. Pas islamit Shirazit ishte qendër e dijes dhe shkencës dhe irafanit ku njihej për shkollat dhe bibliotekat e shumta të tij. Nga ky qytet kanë dalë dijetarë, poet dhe klerik të shquar. Sadiu dhe Hafizi janë dy nga poetët e shquar të kësaj zone në shekujt e 13 dhe 14 nga qyteti i Shirazit ku libra e tyre janë nga pasuritë e rëndësishme letrare të Iranit dhe botës. Është e rëndësishme të dini se Shirazi përveç Sadiut dhe Hafizit ka edhe dijetar, poet dhe klerikë të tjerë si Sibevej, Ibn Mokafah, Molla Sadra, Kotbudin Shirazi, Sheikh Ruzbahani dhe shumë dijetarë të tjerë kanë lindur në këtë qytet i cili ka marrë edhe emrin si qyteti i dijeve.

Një prej pallateve dhe kopshteve të bukura të Shirazit

Shirazi aktualisht duke u ndodhur në kryqëzimin e rrugëve nga jugu në veri dhe lindje perëndim të Iranit ka një pozicion strategjik të veçantë. Ekzistenca e universiteteve dhe qendrave të larta shkencore në Shiraz e ka renditur atë në qytetet kryesore të Iranit ka pikëpamja arsimore dhe shkencore. Studimi i mijëra studentëve në fushat inxhinjerike, mjekësore, shoqërore, fetare dhe të tjera në universitetet e kësaj krahine sidomos ato të qytetit të Shirazit ka krijuar mundësitë për zhvillim dhe novacione në këto qendra të rëndësishme. Në këtë kontekst ne kemi qenë shpesh herë dëshmitar të progresive dhe shpikjeve të ndryshme në makineri industriale dhe bujqësore dhe po ashtu në shkenca te ndryshme sidomos atë mjekësore. Sot spitalet e specializuara të Shirazit duke kryer mijëra transplante të syrit, mëlçisë, trurit, zemrës, kockës, dhe mbjelljen e mishit janë nga qendrat më të rëndësishme mjekësore të Iranit. Qendrat shëndetësore moderne të krahinës Fars dhe në veçanti ato të qytetit të Shirazit përveç se mbulojnë mjekimin e pacientëve të kësaj krahine dhe krahinave fqinje marrin përsipër edhe mijëra pacientë nga vendet fqinje sidomos ato të gjirit Persik. Rritja e fuqishme e industrisë së energjisë elektrike, metalurgjisë dhe elektronikës duket qartë kohët e fundit në këtë krahinë. Ekzistenca e fabrikave të shumta elektronike e ka shndërruar qytetin e Shirazit në qendrën e elektronikës së Iranit.

Qyteti Shiraz

Të dashur dëgjues potencialet tërheqëse të krahinës Fars dhe qytetit të Shirazit nuk mbarojnë me kaq sa thamë. Përveç fabrikave të ndryshme industriale, universiteteve dhe qendrave kulturore, Shirazi zë një vend të rëndësishëm edhe në vendet arkeologjike dhe fetare ndër qytetet iraniane. Në bazë të numrit të madh të qendrave historike dhe kulturore ky qytet është zgjedhur nga UNESCO si një nga qytetet kulturore në botë.

Objektet e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shiraz

 

Objektet e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shiraz

 

Tags