Shkurt 11, 2024 19:29 CET

Revolucioni Islamik i Iranit nga shumë aspekte dhe në bazë të shumë argumenteve, mund të konsiderohet revolucioni më unik dhe më i dalluar i shekullit të 20-të, i cili ka prezantuar një stil të ri të jetës në bazë të vlerave shpirtërore dhe fetare të humbura në botën moderne dhe përmban vlera burimore si drejtësia, liria, siguria dhe pavarësia.

Revolucioni Islamik i Iranit nga shumë aspekte dhe në bazë të shumë argumenteve, mund të konsiderohet revolucioni më unik dhe më i dalluar i shekullit të 20-të, i cili ka prezantuar një stil të ri të jetës në bazë të vlerave shpirtërore dhe fetare të humbura në botën moderne dhe përmban vlera burimore si drejtësia, liria, siguria dhe pavarësia. Prandaj, shpjegimi dhe prezantimi i drejtë i këtij revolucioni dhe i karakteristikave të tij, ka rëndësi shumë të madhe. Në këtë podkast, ne do të shqyrtojmë dhe analizojmë mënyrën e formimit të Revolucionit Islamik të Iranit dhe aspektet të cilat e dallojnë atë nga revolucionet e tjera.  

Revolucioni Islamik

Përshëndetje miq të nderuar. Sipas asaj që dëshmojnë shumë mendimtarë dhe teoricienë të vendeve të ndryshme të botës, Revolucioni Islamik i Iranit ishte një prej revolucioneve më të çuditshëm, më unik dhe më të dalluar të cilët kanë ndodhur në shekullin 20, prandaj për këtë arsye, në botë janë prodhuar shumë vepra shkencore në lidhje me këtë revolucion, por është interesante të dihet se pavarësisht faktit se ky revolucion ka ndodhur në Iran dhe në rajonin e Azisë Perëndimore, pjesa më e madhe e veprave të cilat janë shkruar dhe kanë publikuar në lidhje me arsyen dhe mënyrën e ndodhjes së këtij revolucioni, nuk janë prodhuar dhe publikuar në vendin e Iranit ose në vendet e tjera të rajonit të Azisë Perëndimore, por ato janë prodhuar dhe publikuar nga mendimtarët dhe analistët e ndryshëm perëndimorë. Ndoshta arsyeja më e rëndësishme është kjo që Revolucioni Islamik përmbante karakteristika të cilat ishin të papritura dhe të panjohura jo vetëm për mendimtarët dhe teoricienët perëndimorë, por edhe për analistët dhe ekspertët e çështjeve politike, madje edhe për funksionarët shtetërorë të vendeve perëndimore. Tani një pyetje e rëndësishme që lind në mendje, është kjo se çfarë karakteristike kishin zhvillimet politike të cilat rezultuan në fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit që edhe analistët politikë të dalluar të botës dhe madje as funksionarët shtetërorë me eksperiencë të lartë nuk mundën ta parashikojnë procesin e tyre?

Revolucioni Islamik

Ne në podkastin "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit" do të mundohemi t'i japim përgjigje kësaj pyetje dhe pyetjeve të tjera të ngjashme si dhe të shqyrtojmë dhe analizojmë procesin e formimit dhe ndodhjes së këtij revolucioni. Pra qëndroni me në vazhdim në këtë program!

Revolucioni Islamik

Para se të fillojmë t'i japim përgjigje kësaj pyetje se çfarë karakteristikash kishin zhvillimet politike që rezultuan në fitoren e Revolucionit Islamik që as analistët politikë të dalluar të botës dhe madje as funksionarët shtetërorë me eksperiencë të lartë nuk mundën ta parashikojnë procesin e tyre?", për ta vërtetuar këtë pretendim se analistët politikë dhe funksionarët shtetërorë ishin të paaftë në analizën dhe parashikimin e ndodhjes së Revolucionit Islamik në Iran, mjafton të vëmë në dukje këtë realitet historik që pavarësisht faktit se Irani në periudhën e regjimit mbretëror Pahlavi konsiderohej një aleat strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasada e Amerikës në Teheran kishte në dispozicion informacionet më të shumta dhe më të sakta edhe në lidhje me çështjet më të imta politike, ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë dhe ushtarake të Iranit, por vetëm rreth një viti para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe në rrethanat kur veprimtaritë revolucionare të popullit të Iranit kundër regjimit mbretëror ishin duke arritur kulmin e vet, Jamse Earl Carter, presidenti i SHBA-ve në atë kohë, gjatë një vizite që zhvilloi në Teheran, e quajti Iranin si një ishull me stabilitet në rajonin me plotë trazira të Lindjes së Mesme. Prandaj, shumë të paktë ose thënë më saktë askush në periudhë kohore nuk mund të besonte se brenda më pak se 15 muaj më vonë, do të rrëzohej regjimi mbretëror Pahlavi dhe në Iran do të vendoset një sistem i ri shtetëror politik i bazuar në Republikën Islamike.

Revolucioni Islamik

Tani t'i kthehemi pyetës së rëndësishme të pjesës fillestare të potkastit tonë, e cila është kjo se çfarë karakteristikash kishin zhvillimet politike që rezultuan në fitoren e Revolucionit Islamik që as analistët politikë të dalluar të botës madje as funksionarët shtetëror me eksperiencë nuk mundën të parashikojnë procesin e tyre? Përgjigja e saktë ndaj kësaj pyetje ka nevojë që t'i përgjigjemi disa pyetjeve të tjera. Së pari, çfarë dallimi kishte Revolucioni Islamik i Iranit me revolucionet e tjera të botës që analistët dhe historianët të cilët kanë analizuar dhe zbërthyer proceset e të gjitha revolucioneve të botës dhe kishin zotërim të mjaftueshëm mbi procesin e zhvillimeve revolucionare në ato vende, mbetën të paaftë në perceptimin e zhvillimeve dhe parashikimin e ngjarjeve të ardhshme të Iranit? Së dyti, a thua ishte e panjohur historia e Iranit për historianët dhe analistët politikë që ata duke u mbështetur në eksperiencën rreth zhvillimeve historike të Iranit, të mund të japin një shpjegim të drejtë dhe të saktë në lidhje me zhvillimet dhe ngjarjet e viteve 1978 dhe 1979 dhe të parashikojnë procesin e zhvillimeve politike të Iranit? Së treti, a thua populli dhe udhëheqësit revolucionarë të Iranit nuk deklaronin në mënyrë zyrtare dhe publike pikëpamjet dhe qëndrimet e veta kundër regjimit të Shahut në mënyrë që analistët duke u mbështetur në ato qëndrime, të mund të japin një shpjegim të saktë dhe të thellë nga thellësia e protestave popullore dhe të përcaktonin drejtimin se nga po shkonin zhvillimet politike të Iranit. 

Është interesant kjo që përgjigja ndaj secilës prej këtyre tre pyetjeve është pozitive. Me fjalë të tjera, në kohën kur teoricienët politikë dhe funksionarët shtetërorë të vendeve të ndryshme ishin të informuar edhe për shkaqet edhe për faktorët edhe për procesin e formimit të revolucioneve të tjera të botës, ata ishin të informuar mirë edhe me zhvillimet e Iranit dhe madje kishin edhe zotërim të plotë mbi ato si dhe vëzhgonin në mënyrë të saktë qëndrimet e udhëheqësve revolucionarë dhe kërkesat e popullit të Iranit..., atëherë pse duke marrë parasysh të gjitha këto informacione dhe analiza shkencore dhe të sakta të tyre, Revolucioni Islamik arriti në fitore në kohën kur askush nuk e besonte një gjë të tillë? Siç duket, për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetje, së pari duhet të flasim në lidhje me disa aspekte të veçanta dhe të dalluara të Revolucionit Islamik të Iranit. Këto janë pikërisht ato aspekte të cilat i kanë bërë të paaftë analistët politikë dhe funksionarët shtetërorë t'i perceptojnë në mënyrë të drejtë zhvillimet politike të Iranit dhe ato i kanë dhënë këtij revolucioni karakteristika të veçanta dhe kanë bërë të dalluar.

Revolucioni Islamik

Çështja e parë që i ka bërë të paaftë analistët politikë dhe funksionarët shtetëror t'i perceptojnë zhvillimet revolucionare të Iranit dhe si pasojë të mos mund të parashikojnë fitoren e Revolucionit Islamik në Iran, është karakteristika dhe natyra fetare e këtyre protestave popullore. Për ta shpjeguar më mirë këtë temë, më mirë është të vëmë në dukje dy çështje. Së pari, është kjo që në epokën moderne, do të thotë nga shekulli 16-17  e më pas, në shumë prej vendeve të botës, sidomos në shoqëritë perëndimore dhe evropiane, feja ishte hequr nga sferat politike dhe shoqërore të jetës së njeriut dhe përmasat e ndikimit të saj më së shumti ishin kufizuar me sferën private dhe personale të individëve. Të gjithë ne pak a shumë jemi të informuar në lidhje me ngjarjet e shekujve të Mesjetës dhe e dimë se pushteti i fesë së krishterë dhe i Kishës çfarë gjendje të mjerueshme dhe të errët dhe me plotë pikëllime kishte vendosur mbi jetën e njeriut perëndimor dhe e dimë mirë që periudha e Renesancës në reagim ndaj dekadencës morale dhe politike gjatë shekujve të Mesjetës, e kishte kufizuar në masë shumë të madhe sundimin e fesë dhe pushtetin e Kishës dhe me pranimin e sekularizmit në mënyrë zyrtare, e kishte ndarë plotësisht praninë e fesë nga sfera politike dhe shtetërore në këto vende. Në vazhdim, feja në mënyrë graduale u largua edhe nga sferat shoqërore dhe u përkufizua vetëm në lidhjen shpirtërore të njeriut me Zotin. Madje kjo situatë shkoi edhe më larg dhe në disa raste me përhapjen e të menduarit laik, feja u dëbua jo vetëm nga sfera politike dhe shoqërore, por u dëbua edhe nga sfera individuale dhe personale dhe tërësisht u la anash larg nga jeta e njeriut. Ajo që sot po e vërejmë sot me emrin "kriza spiritualë" ose "kriza e kuptimit" në jetën e shoqërive perëndimore, është rezultat i po asaj pikëpamje dhe i asaj qasje. Mendimtarët dhe funksionarët shtetërorë të vendeve perëndimore me po ato syze të sekularizmit dhe laicizmit, nuk parashikonin as më të voglin rol ose pozitë për fenë në sferat politike dhe shoqërore. Kjo ishte në kohën kur ajo që nuk mund të mohohej në mobilizimin gjithëpërfshirës popullor në lëvizjen e Revolucionit Islamik të Iranit, ishte roli unifikues i ideologjisë fetare dhe shiite. Mendimtarët perëndimorë nuk e paramendonin se në çerekun e fundit të shekullit 20, feja do të mund të kthehej përsëri në sferat politike dhe shoqërore të njeriut do të bëhet një faktor unifikues i protestuesve në luftën kundër dhunës dhe despotizmit.

Revolucioni Islamik

Ajo që u tha për pozitën dallues të fesë në lëvizjen revolucionare të popullit iranian në vitet 1978 dhe 1979, dhe ndryshimin themelor të saj me shkollat ​​laike dhe laiciste, kryesisht lidhet me kampin e djathtë, pra me botën e liberalizmit. Por e vërteta e kësaj ngjarje është përtej asaj që u tha. Aspekti më interesant i ngjarjes, është ajo që lidhet me kampin e majtë ose marksizmin. Siç e dini, në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe konkretisht gjatë Luftës së Ftohtë, bota ishte shndërruar në një arenë e konfrontimit ideologjik, politik dhe ushtarak midis dy blloqeve, atij të Lindjes dhe atij të Perëndimit, dhe e gjithë ajo që ndodhte në shumë pjesë të botës në emrin e luftës kundër kolonializmit dhe kryengritjes kundër imperializmit, u frymëzua nga ideologjia majtiste. Me fjalë të tjera, shumë nga revolucionet botërore në shekullin e 20-të, duke filluar nga Revolucioni Socialist i Rusisë në vitin1917 e deri te Revolucioni i Kinës në vitin 1949, si dhe shumë revolucione të tjera që ndodhen në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, kishin ideologji të majtë dhe marksiste. Në këtë shkollë ideologjike, feja jo vetëm që nuk luajti kurrfarë roli në sensibilizimin dhe inkurajimin e popujve të shtypur kundër tiranëve dhe kolonizatorëve, por madje ajo konsiderohej edhe si opium i masave. D.m.th. feja ishte një mjet në duart e klasës sunduese e cila përdorej për të inkurajuar dhe shfrytëzuar njerëzit dhe për këtë arsye ajo u dënua ashpër. Në kornizën e ideologjisë së majtë, feja kishte një funksion anestezik për njerëzit e shtypur dhe konsiderohej se ajo justifikonte shtypjen dhe shfrytëzimin që ushtrohej nga klasa sunduese, për këtë arsye, në këtë qasje koncepti i revolucionit kishte një kontradiktë themelore dhe esencial me fenë. Rezultati i natyrshëm i një ideologjie të tillë ishte se kushdo që është më fetar dhe më shumë besimtar në shoqëri, është më shtypës dhe më pasiv ndaj klasës sunduese. Prandaj, marksistët thoshin se për të qenë revolucionar, duhet lënë mënjanë fenë dhe njeriu duhet të strehohet në ideologjinë e komunizmit në mënyrë që kjo ideologji t'i tregojë rrugën e revolucionit njerëzve të shtypurve dhe të sjellë drejtësi sociale në shoqëri. Sipas një analize të tillë, besimi i njerëzve në fe nuk mund të çonte në një revolucion çlirimtar dhe kundër tiranisë në kurrfarë rrethanash. Për këtë arsye, në analizën e zhvillimeve revolucionare në Iran, konfuzioni i mendimeve në mesin e teoricienëve dhe funksionarëve shtetëror të kampit të majtë ishte shumë më tepër dhe më themelor se ai i kampit liberal. Ata jo vetëm që nuk kishin fuqi të analizonin ngjarjet politike dhe revolucionare të Iranit, të cilat kishin një aromë religjioze dhe fetare, por edhe ishin të habitur dhe të shtangur që ngjarjet në Iran po shkonin në drejtim të kundërt nga ajo çfarë mendonin ata.

Revolucioni Islamik

Një çështje tjetër që ka ushtruar ndikim në paaftësinë e analistëve politikë dhe funksionarëve shtetërorë të vendeve perëndimore për të perceptuar zhvillimet që lidheshin me Revolucionin Islamik në Iran, ishte udhëheqja e klerikëve në këto zhvillime. Është e vërtetë që për shkak ë sundimit të ideve sekulariste në shoqërinë perëndimore dhe vështrimit negativ të ideologjisë komuniste ndaj pozitës së fesë në zhvillimet politike, analistët politikë dhe funksionarët shtetërorë nuk kishin një shpjegim të saktë rreth ideologjisë fetare në zhvillimet revolucionare të Iranit, mirëpo një vështrim mbi historikun e zhvillimeve të Iranit gjatë një shekulli të kaluar mund t'u ndihmonte atyre në perceptimin e kësaj çështje, për arsye se në shekullin 19 dhe 20, klerikët fetar përbënin një prej grupeve aktive në zhvillimet shoqërisë iranian. Por një çështje e rëndësishme në këtë drejtim ishte paaftësia e tyre për të pasur një perceptim gjithëpërfshirës në lidhje me marrëdhënien e klerit fetar dhe pushtetit sundues në historinë e Iranit. Ngjarjet historike tregojnë se pavarësisht se ka pasur gjithmonë tensione mes regjimit mbretëror sundues dhe klerit në Iran që nga shekulli i 15-të e në vazhdim, në një vlerësim të përgjithshëm, një pjesë e konsiderueshme e klerit në Iran asnjëherë nuk ka pretenduar të marrë pushtetin politik dhe qeverisës në dorë dhe rolin më të madh të cilin pretendonte ta luante ishte mbikëqyrja mbi mënyrën se si sundonin pushtetarët, jo me menaxhimin e punëve të shtetit. Gjithashtu, në shumë raste, kleri mbështeti regjimin mbretëror, megjithëse kjo çështje nuk përfundonte domosdoshmërisht me mbështetjen e klerit ndaj mbretit të vendosur në krye të pushtetit. Me fjalë të tjera, një pjesë e konsiderueshme e klerit në Iran gjatë të paktën pesë shekujve, që nga periudha e dinastisë Safavide e deri në periudhën Pahlavi II, duke ruajtur marrëdhëniet mbikëqyrëse dhe kritikat e tij ndaj qeverisë, ai ishte gjithmonë një mbështetës i monarkisë si një pjesë e rëndësishme e shoqërisë civile dhe në mesin e popullit. Ajo që ndodhi në vitet e mesme të dekadës së shtat të shek. 20 në Iran, të paktën në vitet e fundit të lëvizjes revolucionare iraniane, tregoi një kthesë të madhe në këtë qasje. Imam Khomejni (ra), ndryshe nga klerikët e mëparshëm, e shpalli monarkinë të paligjshme dhe kërkoi shpërbërjen e monarkisë dhe zëvendësimin e saj me një sistem të republikës. Kjo ishte një ngjarje madhështore, kuptimi i së cilës kërkonte një perceptim të saktë dhe të thellë të marrëdhënies ndërmjet fesë dhe shtetit në Iran, Islamit, shkollës shiite nga njëra anë dhe një njohje të hollësishme të personalitetit të Imam Khomejnit (ra) si udhëheqës i Revolucionit nga ana tjetër. Me këtë ndryshim paradigmatik në marrëdhëniet midis fesë dhe shtetit, Imam Khomejni (ra) praktikisht i dha fund sundimit monarkist që kishte një histori 2500 vjeçare në Iran dhe vendosi një sistem të ri të frymëzuar nga ideologjia islame dhe në përputhje me nevojat e kohës, me bosht kryesor demokracinë.  Padyshim, një nga arsyet e paaftësisë së analistëve politikë dhe funksionarëve shtetëror perëndimorë të kuptojnë zhvillimet revolucionare të Iranit, qëndron në këtë pikë. Ata nuk ishin të vetëdijshëm për rolin e klerit në zhvillimet politike dhe shoqërore të Iranit dhe as nuk kishin idenë se feja, veçanërisht shiizmi, mund të udhëhiqte rrjedhën e Revolucionit Islamik në Iran. Në episodin e ardhshëm, ne do të flasim me ju më shumë rreth kësaj dhe do të shqyrtojmë disa aspekte të tjera të spikatura dhe të dalluara të Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran në krahasim me revolucionet e tjera në botë.

Revolucioni Islamik

Prezantuam episodin e parë të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky i cili synon të japë një shpjegim real në lidhje me procesin e formimit të Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran dhe të numërojë karakteristikat e dalluara të tij në krahasim me revolucionet e tjera të rëndësishme të botës.

Për të dëgjuar këtë podkast, ju mund ta vizitonin faqen tonë në internet https://parstoday.ir/sq dhe në valët e radios tonë.

 

Tags