May 18, 2024 15:47 CET

Në episodin e shtatë të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit" do ta shqyrtojmë rolin e politikave dhe programeve të periudhës së parë të sundimit të regjimit Pahlavi, gjegjësisht mbretit Reza Shah, në formimin e Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me episodin e shtatë të podkasit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky në të cilin do të shqyrtojmë dhe analizojmë procesin e formimit të Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979 dhe do të krahasojmë aspektet e tij të dalluara me revolucionet e tjera të botës, ndërsa duke analizuar karakteristikat e veçanta të këtij revolucioni, do t'i japë përgjigje kësaj pyetje se pse Revolucioni Islamik i cili ka ndodhur në shkurt të vitit 1979, konsiderohet një përjashtim në mesin e të gjitha revolucioneve të botës. Në disa episode të kaluar duke shpjeguar lidhjen e idealeve të Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe të Revolucionit të Kushtetutës së vitit 1905, kemi vënë në dukje tre karakteristikat e përbashkëta të këtyre revolucioneve, kërkesën për liri, kërkesën për drejtësi dhe kërkesën për pavarësi, ndërsa thamë se me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore dhe me ndërhyrjen e shteteve fituese në këtë luftë në çështjet e brendshme të Iranit, përsëri shpërthyen trazirat dhe pasiguria në Iran dhe në këtë mënyrë u shuan edhe idealet e Revolucionit të Kushtetutës së Iranit. Gjatë këtyre trazirave dhe turbullimeve madje u vendos në rrezik serioz edhe uniteti kombëtar dhe integriteti territorial i Iranit. Shtetet e Rusisë dhe Anglisë që në atë kohë ishin në pozitën e superfuqive botërore, kishin arritur marrëveshje për ndarjen territoriale të Iranit kurse qeveritarët dhe populli i Iranit nuk ishin aspak të informuar në lidhje me këtë komplot djallëzor. Populli iranian për çdo ditë e më tepër u zhyste në pesimizëm dhe zhgënjim për situatën e cila mbretëronte në vend dhe në këtë mënyrë i kishte humbur shpresat dhe idealet e mëdha të cilat i kishte ndjekur gjatë Revolucionit të Kushtetutës dhe kishte paguar çmim shumë të lartë për realizimin e atyre idealeve. Në rrethana të tilla, Reza Khan bëri grushtshtet kundër shtetit dhe qeverisë së asaj kohe dhe mori në dorë të gjithë pushtetin në Iran dhe brenda më pas pesë viteve, arriti ta shpërbëjë dinastinë Ghaxharide që sundonte në Iran dhe vetë vendosi kurorën mbretërore mbi kokë. Ai përgjatë 20 viteve të sundimit të tij mbi Iran, krijoi shumë ndryshime dhe zhvillime të mëdha në Iran, mirëpo duke vendosur sundimin e tij despotik dhe diktatorial mbi shoqërinë e Iranit dhe duke e lidhur fatin e Iranit me shtetet e huaja, shkeli dhe shtypi të gjitha idealet e Revolucionit të Kushtetutës dhe si rezultat, u krijua një valë e gjerë e zemërimit dhe urrejtjes së popullit iranian. Në këtë episod do të mundohemi që duke hedhur një vështrim kalimthi mbi zhvillimet politike dhe shoqërore të cilat çuan në fillimin e sundimit të Reza Shah, do të analizojmë lidhjen e politikave dhe programeve të kësaj periudhe të sundimit të regjimit Pahlavi me procesin e formimit të Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Historianët dhe analistët politikë për të shpjeguar rrethanat e ardhjes në pushtet të Reza Khan në Iran, si themelues i dinastisë monarkiste Pahlavi, vënë në dukje dy kategori të shkaqeve të brendshme në Iran dhe të shkaqeve ndërkombëtare. Ndoshta më mirë është të themi faktorët dhe rrethanat e brendshme dhe ndërkombëtare ishin dy anët e medaljes për arritjen në pushtet Reza Khan në Iran në fillim të shekullit 14-të të kalendarit iranian. Një prej rrethanave të papërshtatshme të brendshme që ishte krijuar në vendin e Iranit pas Revolucionit të Kushtetutës, ishte gjendja shumë e keqe ekonomike dhe në një farë kuptimi, falimentimi i qeverisë së Iranit në atë kohë. Me fjalë të tjera, niveli i të ardhurave dhe i shpenzimeve të shtetit të Iranit në atë kohë nuk ishin të balancuara me njëra tjetrën dhe qeveria e Iranit ishte e detyruar të merrte hua nga jashtë ose me anë të rritjes së tatimeve dhe taksave, të ushtronte presion mbi qytetarët. Gjendja e vështirë financiare e qeverisë së Iranit përveç vazhdimit të varësisë nga shtetet e huaja dhe rritjes së pakënaqësive të popullit, u bë shkak për rritjen e fuqisë së disa faktorëve me ndikim lokal në disa rajone të Iranit të cilët praktikisht e sfidonin pushtetin e qeverisë qendrore. Gjithashtu në sferën politike ekzistonte një konflikt i ashpër mes dy lëvizjeve politike të asaj kohe në Iran, do të thotë moderatorëve dhe demokratëve, gjë që u bë shkak për zhgënjimin dhe ftohjen e popullit dhe për krijimin e një vështrimi negativ nga idealit të lirisë si një prej idealeve dhe qëllimeve kryesore të Revolucionit të Kushtetutës. Këto dy lëvizje gjatë rivalitetit politik me veprimet e tyre shkuan më larg se sa kornizat ligjore dhe të zakonshme e paqësore që ekzistonin në atë kohë dhe filluan shkatërrimin e personalitetit të njëri-tjetrit, madje në disa raste ata përdoren edhe veprime të dhunshme kundër njëri-tjetrit. Përhapja e sëmundjes së kolerës dhe zgjerimi i krizës dhe thatësisë që shkaktoi viktima të shumta njerëzore, ishin ndër pasojat më të rëndësishme të këtyre krizave të brendshme. Në vitin 1918, njëkohësisht me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, një numër i madh i njerëzve në Iran kanë humbur jetën si pasojë e krizës së varfërisë ose si pasojë e sëmundjes së kolerës që statistikat e këtyre humbjeve janë llogaritur nga 100 mijë persona deri në 2 milionë njerëz në Iranin e asaj kohe që kishte 10 milionë banorë. Qeveria qendrore e Iranit në atë kohë nën sundimin e mbretit të fundit të dinastisë Ghaxharide, ishte në një gjendje aq shumës zhgënjyese dhe të pashpresë sa që brenda periudhës kohore 12 vjeçare, do të thotë nga vitit 1909 deri në vitin 1921, më shumë se 50 herë ka ndryshuar kabinetin qeveritar. Në rrethana të tilla të papërshtatshme politike, ekonomike dhe shoqërore, u ngritën disa grupe në rajone të ndryshme të Iranit që kundërshtonin dhe protestonin ndaj situatës që mbretëronte në Iran, madje disa prej tyre kërkonin edhe ndarje territoriale dhe pavarësi nga qeveria qendrore. Sigurisht që është interesant të dihet se situata e keqe e Iranit në fund të sundimit të dinastisë Ghaxharide e ishte me kuptimin e rënies së vlerave dhe idealeve të Revolucionit të Kushtetutës dhe krijimit të rrethanave për ardhjen në pushtet të Reza Khan, nuk kufizohej vetëm me sferat e brendshme. Në nivelet ndërkombëtare gjithashtu ishin krijuar rrethanat për formimin e këtij ndryshimi të madh dhe historik në Iran. Irani pavarësisht faktit se në Luftën e Parë Botërore kishte deklaruar paanësi ndaj palëve në luftë, u shndërrua në një arenë të konflikteve dhe luftimeve të forcave të Rusisë, Perandorisë Osmane dhe Britanisë. Kjo luftë ka lënë pas shumë pasoja shkatërruese mbi sferat e ndryshme të jetës politike, ekonomike dhe shoqërore të Iranit. Pavarësisht faktit se të dy shtetet e Rusisë dhe Britanisë me nënshkrimin e një marrëveshje të fshehtë, kishin rënë dakord në lidhje me territorin e depërtimin të tyre në Iran, me ndodhjen e Revolucionit Bolshevik në Rusi dhe përqendrimi i vëmendjeve në zhvillimet e brendshme të atij vendi, Irani u shndërrua në një arenë të sulmeve dhe agresionit të Britanisë. Në këtë kohë, saktësisht në vitin 1919, Britani duke përfituar nga rrethanat e veçanta ndërkombëtare, në mënyrë të fshehtë nënshkroi një marrëveshje poshtëruese me qeverinë e Iranit që si pasojë e kësaj marrëveshje, Irani u vendos zyrtarisht nën protektoratin e Britanisë. Kjo marrëveshje pasi u zbulua për publikun, si rezultat i presioneve të brendshme dhe kundërshtimit të shteteve rivale të Britanisë, siç ishte Amerika dhe Franca, u anulua tërësisht, mirëpo krijoi rrethanat për rrëzimin nga pushteti të dinastisë Ghaxharide dhe për ardhjen në pushtet të Reza Khan. Reza Khan me ndihëm e britanikëve, të cilët nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes së vitit 1919 kishin realizuar qëllimet e synuara të tyre, arriti ta çojë në fitore grushtshtetin e shkurtit të vitit 1920. Ai në fillim nuk zbuloi qëllimin e tij final për rrëzimin dhe shkatërrimin e dinastisë Ghaxharide, mirëpo në mënyrë graduale dhe brenda një periudhe më pak se pesë vjet, arriti të shkarkojë nga detyra mbretin Ahmed Shah, mbretin e fundit të dinastisë Ghaxharide dhe vetë vendosi mbi kokë kurorën e mbretit dhe u ulë në fronin mbretëror.

Disa historianë besojnë në këtë se Reza Khan ka ardhur në krye të pushtetit në Iran duke u mbështetur në tre elementë: në forcat e armatosura, në partitë politike mbështetëse të tij në mandatin e pestë të Kuvendit Kombëtar të Iranit dhe në fund, duke u mbështetur në fuqitë e huaja, sidomos të Britanisë. Britania e cila pas ndodhjes së Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 në Rusi dhe ardhjen në pushtet të bolshevikëve, ishte e shqetësuar për zgjerimin e ndikimit të komunistëve në Iran dhe sidomos pasi që e konsideronte atë të rrezikshëm për interesat e saj të naftës, duke mbështetur ardhjen në pushtet të Reza Khan, arriti të garantojë dhe sigurojë interesat e veta në Iran. Mirëpo ardhja në pushtet e Reza Khan me ndihmën dhe planifikimin e Britanisë, esencialisht dhe në mënyrë sipërfaqësore duke se ishte në harmoni me kërkesën për pavarësi të popullit të Iranit gjatë Revolucionit të Kushtetutës. Reza Khan i cili bënte përpjekje ta paraqesë veten si një sundimtar i pavarur nga fuqitë e huaja, mirëpo dokumentet dhe dëshmitë historike në lidhje ma varësinë e Reza Khan nga Britania, janë aq të shumta dhe të besueshme sa që asnjë historianë nuk e ka mohuar një gjë të tillë. Përveç kësaj, ardhja në pushtet e Reza Khan në thelb kishte ndodhur me ndihmën e grushtshtetit dhe me mbështetjen e Britanisë dhe ky realitet ishte tërësisht në kundërshtim me gjestin e Reza Khan që u paraqiste si një sundimtar i pavarur. Gjithashtu, dy ngjarje të rëndësishme gjatë periudhës së sundimit të tij, tregojnë se Reza Shah nuk ka mundur ta ruajë pavarësinë e vendit të Iranit: njëra ishte vazhdimi i kontratës së "Darsi" në vitin 1933, ndërsa ngjarja tjetër ishte aleanca e tij me Gjermaninë e Hitlerit, veprim ky që u bë shkak për rrëzimin e tij nga pushteti. Reza Shah edhe pse kishte ardhur në krye të pushtetit me mbështetjen e Britanisë, por akoma nuk kishin kaluar shumë vite nga sundimi i tij kur ai fut në mosmarrëveshje me Britaninë. Mosmarrëveshjet kishin lindur për shkak të sasisë së përfitimit të Iranit nga të ardhurat naftore në bazë të kontratës "Darsi". Në bazë të kësaj kontrate e cila ishte nënshkruar në periudhën e sundimit të dinastisë Ghaxharide, kompania e naftës së Iranit dhe e Britanisë ishte zotuar që 16% nga të ardhurat naftore t'i jepte Iranit, mirëpo pala angleze me pretekste të ndryshme dhe për arsye të llojllojshme dhe sidomos duke krijuar shpenzime të improvizuara dhe të panevojshme, kishte rritur të ardhurat e veta nga nafta e Iranit kurse një pjesë shumë të vogël e atyre të ardhurave i jepte Iranit. Në vitin 1933, kur bilanci naftor i vitit të kaluar iu dorëzua Reza Shah, mbreti i Iranit u irritua shumë të gjithë dosjen e naftës e hodhi në zjarr. Ai me këtë veprim të bërë padashja, në realitet i bëri shërbimin më të madh anglezëve, për arsye se ata duke u bazuar në rregullat dhe kushtet e improvizuara nga ata, ngritën padi kundër Iranit në qarqet ndërkombëtare dhe e detyruan qeverinë e Iranit të nënshkruajë marrëveshjen e vitit 1933 dhe të vazhdojë kushtet e marrëveshjes "Darsi" deri në vitin 1993.

Një çështje tjetër lidhet me aleancën e Reza Khan me Gjermaninë e Hitlerit. Në periudhën e sundimit të Reza Shah, pavarësia e Iranit u shkel në mënyrë serioze dhe të drejtpërdrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me agresionin e shteteve aleate kundër Iranit. Pavarësisht se Irani kishte deklaruar paanësinë e vetë në këtë luftë, shtetet aleate që përbëheshin nga Anglia, Amerika, Franca, Kina dhe ish-Bashkimi Sovjetik, me pretekstin e ndërhyrjes së shteteve të aleancës kundërshtare dhe në mënyrë të veçantë të Gjermanisë në çështjet e brendshme të Iranit dhe me pretekstin se Ireani kishte mbështetur forcat e kësaj aleance që përbëhej nga tre shtete, Gjermania, Italia dhe Japonia në Luftën e Dytë Botërore; kanë pushtuar territorin e Iranit dhe vepruan në atë mënyrë që Reza Shah i cili nuk kishte mundësi më të rezistonte, u detyrua të japë dorëheqje nga froni mbretëror i Iranit. Edhe pse faktori kryesor i sulmit të forcave aleate kundër Iranit ishte preteksti për ndryshimin e pozicionimit të fuqive në Luftën e Dytë Botërore, mirëpo nuk duhen neglizhuar politikat e gabuara të Reza Shah në krimin e aleancës strategjike me Gjermaninë e Hitlerit. Reza Shah në periudhën e sundimit të vet, kishte vendosur marrëdhënie shumë të gjera dhe të forta me Gjermaninë Naziste në atë mënyrë gjatë asaj kohe ishte rritur në mënyrë të konsideruar sasia e shkëmbimeve mes Gjermanisë dhe Iranit. Gjatë zhvillimeve të Luftës së Dytë Botërore, qeveritë e Bashkimit Sovjetik dhe të Britanisë i kanë dërguar memorandume të ngjashme qeverisë së Iranit dhe kërkuan nga qeveria e Iranit që të ndalë aktivitetin e instruktorëve gjermanë në Iran dhe t'i dëbojë ata nga vendi, mirëpo Reza Shah duke shpresuar në këtë se fituesi përfundimtar i luftës është Hitleri, nuk pranoi kërkesat e tyre dhe në përgjigje ndaj atyre, e vlerësoi një veprim të tillë si shkelje e paanësisë në luftë dhe deklaroi se qeveria e Iranit tërësisht ka mbikëqyrje dhe vëzhgim të plotë mbi aktivitetin e instruktorëve gjermanë të pranishëm në Iran. Pikërisht në këtë kohë dhe në rrethanat kur Gjermania i kishte shpall luftë Bashkimit Sovjetik, qeveria e Iranit ndoqi politikën e mbytjes së kohës dhe nuk pranoi të zbatonte kërkesat e shteteve aleate. Në rrethana të tilla, Irani nga veriu dhe nga jugu u sulmua nga forcat aleate dhe në këtë kuadër jo vetëm pavarësia politike, por u shkel edhe integriteti territorial i Iranit. Reza Shah duke e lidhur fatin e Iranit me Gjermaninë Naziste dhe me forcat e këtij blloku, praktikisht u bë shkak edhe për rrëzimin e vet nga pushteti edhe për internimin e tij nga Irani në vitin 1320 të kalendarit iranian që përkon me vitin 1941, si dhe krijoi rrethanat për shuarjen e idealit të iranianëve për pavarësinë e vendit të tyre dhe në këtë mënyrë u shua edhe aspirata e popullit të Iranit për të parandaluar ndërhyrjen e faktorëve të huaj në çështjet e brendshme të vendit. 37 vite më vonë, Revolucioni Islamik arriti në fitore me qëllim të ringjalljes së idealit të pavarësisë dhe në këtë mënyrë arriti ta realizojë këtë aspiratë të vjetër të popullit të Iranit.

Miq të nderuar, prezantuam episodin e shtatë të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky i cili synon të japë një shpjegim real në lidhje me procesin e formimit të Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran dhe të numërojë karakteristikat e dalluara të tij në krahasim me revolucionet e tjera të rëndësishme të botës. Ne në këtë episod kemi folur për lidhjen mes veprimeve të mbretit Reza Shah  të dinastisë Pahalavi me ndodhjen e Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979 dhe thamë se politikat e gabuara të regjimit mbretëror Pahlavi në periudhën e parë të sundimit u bënë shkak edhe për rrëzimin e vet Reza Shah nga pushteti edhe për internimin e tij nga Irani në vitin 1320 të kalendarit iranian që përkon me vitin 1941, si dhe krijoi rrethanat për shuarjen e idealit të iranianëve për pavarësinë e vendit të tyre dhe në këtë mënyrë u shua edhe aspirata e popullit të Iranit për të parandaluar ndërhyrjen e faktorëve të huaj në çështjet e brendshme të vendit.

Për të dëgjuar këtë podkast, ju mund ta vizitonin faqen tonë në internet https://parstoday.ir/sq dhe ta ndiqni atë në valët e radios tonë.