Shkurt 25, 2024 17:04 CET
  • Ideali i pavarësisë në zhvillimet që çuan në fitoren e Revolucionit Islamik

Në episodin e katërt të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit" do të flasim rreth idealit të pavarësisë dhe do të shqyrtojmë lidhjen e Revolucionit të Kushtetutës së vitit 1905 në Iran me Revolucionin Islamik të vitit 1979 të këtij vendi.  

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me episodin e katërt të podkasit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky në të cilin do të shqyrtojmë dhe analizojmë procesin e formimit të Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979 dhe do të krahasojmë aspektet e tij të dalluara me revolucionet e tjera. Në episodin e kaluar duke hedhur një vështrim kalimthi mbi zhvillimet politike dhe shoqërore që çuan në Revolucionin e Kushtetutës së vitit 1905 dhe duke shqyrtuar baticat dhe zbaticat zhvillimeve pas kësaj lëvizje kombëtare, sidomos në periudhën e parë dhe të dytë të sundimit të mbretërisë Pahlavi, kemi vënë në dukje këtë çështje se gjatë viteve të sundimit të babait dhe djalit, do të thotë Reza Shah dhe Muhamed Reza Shah në Iran, u shkelën dhe u shtypën të gjitha idealet e Revolucionit të Kushtetutës së vitit 1905 nën makinerinë e regjimit mbretëror Pahlavi. Gjatë viteve pas grushtshtetit të gushtit të vitit 1953 në Iran, përveçse u vendos të sundojë një despotizëm dhe diktaturë politike dhe ligji vazhdoi të shkelej në mënyra të ndryshme, regjimi i mbretit Muhamed Reza Shah u bërë tërësisht i varur nga Amerika, prandaj për këtë arsye nga fillimi i viteve 1960-ta, u shfaq një valë e re e protestave popullore kundër regjimit despotik mbretëror. Imam Khomejni (ra) që nga viti 1963 deri në vitin 1970, përgjatë 15 viteve të veprimtarisë së tij politike dhe revolucionare, më në fund arriti që duke u bazuar në mbështetjet popullore dhe sipas mendimit të Michel Foucault, me duar bosh të gjunjëzojë regjimin despotik Pahlavi, një regjim ky i cili nga çdo aspekt ishte në kulmin e fuqisë së vet.

Michel Foucault

Gjithashtu në episodin e kaluar trajtuam edhe këtë çështje se Imam Khomejni duke ndjekur një qasje të guximshme dhe revolucionare, e lidhi natyrën despotike të regjimit të Shahut me parimin e mbretërisë dhe kërkoi rrëzimin e sistemit mbretëror që sundonte në vend dhe vendosjen e një sistemi shtetëror republikan në Iran. Revolucioni Islamik nën udhëheqjen e Imam Khomejnit, ishte në harmoni dhe plotësisht i koordinuar me Revolucionin e Kushtetutës për sa i përket mohimit dhe refuzimit të sistemit despotik dhe dhunës së regjimit sundues, mirëpo përkundër Revolucionit të Kushtetutës, revolucioni i vitit 1979 hoqi dorë tërësisht nga parimi i sistemit mbretëror dhe i dha fund këtij sistemi politik-shtetëror që kishte një të kaluar rreth 250 vite të sundimit në Iran. Në këtë episod do të flasim më shumë për idealin e pavarësisë dhe do të analizojmë gjithashtu lidhjen mes Revolucionit të Kushtetutës dhe Revolucionit Islamik nga aspekti i këtij ideali. Na ndiqni në vazhdim.

Zhvillimet drejt fitores së Revolucionit Islamik

Shumë historianë e kanë konsideruar me të drejtë "reagimin ndaj ndërhyrjeve të huaja" dhe "përpjekjen për të fituar pavarësinë", si një nga aspektet dhe dimensionet e rëndësishme të zhvillimeve politike bashkëkohore në Iran. Ky pretendim nuk është i paarsyeshëm dhe as i ekzagjeruar. Një vështrim kalimthi mbi zhvillimet në historinë bashkëkohore të Iranit tregon se burimi kryesor që ushqej Revolucionin e Kushtetutës së vitit 1905, ishte ndikimi dhe depërtimi gradual i Perëndimit në Iran dhe konfrontimi intelektual, kulturor dhe ushtarak i Perëndimit me shtetin dhe shoqërinë iraniane.

Figurat e Behaizmit që ndihmuan ndikimin e Perëndimit në Iran

Rusët e mposhtën Iranin nën regjimin e dinastisë Ghaxharide në dy luftëra dhe i imponuan shtetit të Iranit traktatet poshtëruese të Golestanit dhe Turkmençait. Në bazë të këtyre dy marrëveshjeve të turpshme, shumë pjesë të territorit të Iranit u shkatërruan dhe dinjiteti i iranianëve u shkel e u përdhos.

Territoret që humbi Irani me traktatet e Golestan dhe Turkmençai

Nga ana tjetër e historisë, rivali i rusëve, Britani, e cila kishte qenë e pranishme në Gjirin Persik që nga shekulli i 18-të dhe kishte vendosur hegjemoninë kolonialiste të saj mbi Indinë, rriti depërtimin e vet në Iran dhe i detyroi sunduesit e dinastisë Ghaxharide të dorëzonin rajonin e Heratit (Afganistani i sotëm) dhe i imponoi qeverisë iraniane traktatin e turpshëm të Parisit në mars të vitit 1235 të kalendarit iranian që përkon me vitin 1857. Këto ngjarje ndodhen rreth pesëdhjetë vjet para Revolucionit të Kushtetutës dhe qysh atëherë krijuan farat e pakënaqësisë dhe zemërimit të popullit iranian. Në atë kohë, iranianët i quanin dy fuqitë botërore Rusinë dhe Britaninë si "Fqinjët Verior dhe Jugor" dhe që nga ajo kohë Irani u bë një vend rivaliteti midis këtyre dy superfuqive dhe vendeve të tjera që dëshironin të zgjeronin hegjemoninë dhe fuqinë e tyre globale, dhe ambasadorët e vendeve të huaja në veçanti, ambasadorët e dy vendeve, Rusisë dhe Britanisë, kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në shumë vendime shtetërore të Iranit, veçanërisht në shkarkimin dhe emërimin e funksionarëve shtetëror. Këto ndërhyrje krijuan gradualisht mentalitetin tek populli iranian se vendimet politike në Iran kanë dy faktorë të fshehur dhe çelësi i të gjitha zhvillimeve është në duart e tyre, dhe ata janë ambasadorët e Rusisë dhe Britanisë që konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe shpenzojnë para nga xhepat e populli iranian dhe në disa raste kur arrihen kompromise mes tyre ndërsa mbretërit e dinastisë Ghaxharide nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t'u binden vendimeve dhe urdhrave të tyre, sepse kundërshtimi i tyre do të thotë humbje e Fronit Mbretëror.

Delegacioni iranian në konferencën e Parisit 1856

Opinioni publik për ndërhyrjen e Rusisë dhe Britanisë në vendimet e shtetit të Iranit nuk ishte i pavërtetë, sepse çdo vit kur qeveria e Iranit përballej me problemin e rënies së mbështetjes popullore dhe kur përballej me krizë ekonomike në rritje, ajo u zgjaste dorën faktorëve të huaj dhe përpiqej të kompensonte mangësitë e veta duke marrë hua ose duke lëshuar koncesione. Këto masa kompensonin një pjesë të deficitit buxhetor të qeverisë dhe veçanërisht mbulonin shpenzimet marramendëse që lidhen me ekstravagancat e oborrtarëve dhe familjes mbretërore, por në anën tjetër përhapnin thellësinë dhe përmasat e pakënaqësisë së popullit iranian ndaj qeverisë dhe krijonin qëndrim të keq dhe zemërim ndaj të faktorëve të huaj. Rreth pesëmbëdhjetë vjet para fitores së Revolucionit të Kushtetutës, u shkrep shkëndija e parë e kësaj përballjeje. Në këtë vit u nënshkrua një kontratë midis qeverisë së Iranit dhe një kompanie angleze të quajtur Regie, sipas së cilës monopoli i plotë i blerjes dhe shitjes së duhanit brenda dhe eksportit të tij jashtë Iranit i jepej asaj kompanie për pesëdhjetë vjet. Fjala "regie" do të thotë një organizatë qeveritare që merr përsipër monopolin e një malli thelbësor si duhani ose kripa. Organizata e Gerald Talbot, e cila nënshkroi kontratën "Regie" me Iranin, për këtë arsye u quajt edhe "Tobacco Regie". Ky privilegj nxiti reagimin e popullit iranian në përgjithësi dhe veçanërisht të tregtarëve, dhe rezultoi me nxjerrjen e fetvasë historike të të ndjerit Ajetulla Mirza Shirazi, sipas të cilës konsumimi i të gjitha llojeve të duhanit u shpall si kundërshtim "muharibeh" me Imamin e Kohës dhe përfundimisht çoi në ndërprerjen e kësaj kontrate. Ky konfrontim nuk u kufizua vetëm me kundërshtimin e qytetarëve iranianë ndaj qeverisë iraniane, por në anën tjetër të medaljes ishte kundërshtimi dhe protestat ndaj britanikëve, të cilët me këtë privilegj synonin të merrnin pulsin e ekonomisë së Iranit. Koncesioni i "Ruiter" gjithashtu ishte një tjetër nga këto koncesione që u ndoq gjatë kohës kur Mirza Husejn Khan Sepehsalar ishte në krye qeverisë iraniane si kancelar i Iranit. Bazuar në këtë marrëveshje, Baron Julius de Reuter, i cili ishte shtetas anglez, u lejua të eksploronte, të nxirrte dhe të shfrytëzonte minierat e Iranit në këmbim të ndërtimit të një hekurudhe, por kjo marrëveshje ngjalli edhe reagimin e popullit iranian dhe nuk u realizua. Për të shpjeguar pse u anulua kjo kontratë, duhet thënë se në radhë të parë provokimet e Rusisë ishin të efektshme edhe në krijimin e zemërimit popullor kundër ndërhyrjes dhe koncesionit të britanikëve. Për shkak të konkurrencës së tyre me britanikët, rusët luajtën një rol në nxitjen e kundërshtimit popullor kundër kësaj marrëveshjeje. Shkurtimisht, gjatë sundimit të dinastisë Ghaxharide, ndërhyrja e ambasadorëve të Rusisë dhe Britanisë në vendimet politike të shtetit të Iranit ishte aq e zakonshme dhe e dukshme, sa që “kundërshtimi ndaj faktorëve të huaj” u bë një nga qëllimet e rëndësishme të protestave të popullit iranian kundër qeverisë, veçanërisht gjatë zhvillimeve të Revolucionit të Kushtetutës.

Personalitetet iraniane që kundërshtuan ashpër politikën kolonialiste të Britanisë dhe Rusisë

Kundërshtimi i ndërhyrjes së faktorëve të huaj në vendimmarrjet e shtetit të Iranit dhe me fjalë të tjera fitimi i pavarësisë së plotë politike, ishte një nga idealet e Revolucionit të Kushtetutës, por me fitoren e Revolucionit të Kushtetutës të vitit 1905, nuk u vu vula e përfundimit të këtyre ndërhyrjeve. Rusët, të cilët ishin më të pakënaqur me Revolucionin e Kushtetutës në Iran në krahasim me britanikët dhe kishin shprehur që në fillim kundërshtimin e tyre ndaj Kushtetutës dhe konstitucionalistëve, nuk u qëndruan të qetë. Ata sulmuan me topa ndërtesën e Kuvendit Kombëtar, ndërsa pas përfundimit të "tiranisë së shkurt", d.m.th. kur konstitucionalistët u rikthyen në pushtet, ata mbështetën mbretin e rrëzuar Muhamed Ali Shah dhe morën qëndrim kundër konstitucionalistëve. Kur qeveria e Iranit emëruan dhe punësuan amerikanin Morgan Shuster si përgjegjës të çështjeve financiare dhe doganore, rusët reaguan dhe i dhanë ultimatum qeverisë iraniane për të dëbuar Shusterin.

Morgan Shuster

Ata këmbëngulën për mbylljen e Parlamentit të Dytë dhe madje pushtuan territorin iranian për të bërë presion mbi shtetin e Iranit. Por në anën tjetër të ngjarjeve, qeveria britanike, e cila kishte mbështetur konstitucionalistët dhe idealet e Revolucionit të Kushtetutës, pas një kohe u bashkua me rusët në këtë presion të ushtruar mbi Iranin. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore dhe me synimin për t'u përballur me armikun e përbashkët, përkatësisht me Gjermaninë dhe Italinë, britanikët dhe rusët i lanë mënjanë armiqësitë dhe u bashkuan me njëri-tjetrin dhe e paguan shpenzimet e këtij aksioni nga xhepat e popullit iranian. Me fjalë të tjera, ajo që ndodhi në fund ishte se idealet kushtetuese dhe në një nivel më të gjerë interesat dhe objektivat e Iranit u bënë viktima të aleancës ruso-britanike. Dështimi i Revolucionit të Kushtetutës krijoi rrethanat e nevojshme që Reza Khan të vinte në krye të pushtetit në Iran. Me ndihmën e britanikëve, Reza Khan arriti të merrte pushtetin politik në vend dhe të rrëzonte dinastinë Ghaxharide në Iran. Edhe pse Reza Shahu erdhi në pushtet me mbështetjen e britanikëve, por kur nazistët morën pushtetin në Gjermani, ai ishte i prirur për marrëdhënie të mira me Hitlerin, ndërsa Hitleri dhe nazistët ishin të urryer në mesin e popullit të Iranit dhe të botës, dhe kjo politikë e gabuar krijoi edhe një herë bazat për ndërhyrjen e dy fuqive të Britanisë dhe Rusisë në Iran. Ata u bashkuan në ekuacionet e Luftës së Dytë Botërore dhe rrëzuan Reza Shahun nga froni i mbretërisë së Iranit menjëherë pasi ai injoroi ultimatumin e tyre dhe vazhdoi përpjekjet për t'i dhënë fund ndërhyrjes dhe ndikimit të tyre në Iran.

Reza Khan

Irani u pushtua nga aleatët në Luftën e Dytë Botërore, Reza Shah dha dorëheqje nga froni mbretëror dhe në vend të tij djali i tij Muhamed Reza erdhi në pushtet me mbështetjen e Anglisë dhe Bashkimit Sovjetik. Aleatët pushtuan vendin e Iranit dhe ndërhynë në të gjitha çështjet e vogla dhe të mëdha të shtetit, edhe pas përfundimit të luftës dhe pavarësisht zotimeve që kishin dhënë më parë, forcat sovjetike nuk u larguan nga territori i Iranit dhe kërkuan të merrnin koncesionet e naftë në veri të Iranit.

Liderët e SHBA, Britanisë dhe BRSS në Teheran

Britanikët gjithashtu kishin marrë koncesione të naftës në pjesën jugore të Iranit qysh nga periudha e dinastisë Ghaxharide dhe e kishin zgjatur kontratën e tyre edhe për 60 vjet gjatë periudhës së sundimit të Reza Shahut. Në një situatë të tillë, në fund të dekadës së pestë të shekullit 20, në Iran filloi lëvizja për kombëtarizimin e industrisë së naftës për t'i dhënë fund shfrytëzimit nga faktorët e huaj, veçanërisht britanikëve, por pavarësisht sukseseve të rëndësishme të qeverisë popullore të Dr. Mosadegh, e cila udhëhoqi këtë lëvizje, u rrëzua me anë të një grushtshteti të përbashkët të organizuar nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Iran. Që nga kjo kohë, amerikanët gradualisht zunë vendin e dy superfuqive të tjera në Iran dhe Irani u shndërrua në "oborrin privat" të amerikanëve. Amerika i kishte dhënë garanci Muhamed Reza Shahut që të mbrojë pushtetin dhe monarkinë e tij përball pakënaqësisë popullore dhe ndërhyrjes së ish-Bashkimit Sovjetik, dhe Shahu e konsideronte veten një aleat strategjik të Amerikës kundër ndikimit sovjetik. Muhamed Reza Shah ishte zbatues i programeve dhe politikave të amerikanëve, ndërsa gjatë presidencës së Nixon, ai u bë xhandar i Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme. Konsolidimi i marrëdhënieve Iran-SHBA dhe forcimi i dominimit të SHBA-së mbi të gjitha çështjet politike, ekonomike dhe të sigurisë së Iranit intensifikuan edhe më shumë valën e pakënaqësisë mes popullit të Iranit.

Kryeministri iranian Dr. Mosadegh

Në këtë kuadër, qeveria popullore e Dr. Mossadegh, e cila erdhi në pushtet në vitin 1330 të kalendarit iranian që përkon me vitin 1951, synonte t'i jepte fund shfrytëzimit të resurseve ekonomike dhe natyrore të Iranit nga britanikët dhe përfitoi nga vala globale e dekolonizimit dhe pavarësisë dhe përdori sloganin "as Lindje as Perëndim" si model i politikës së jashtme të saj, por grushti i shtetit i 28 mordad të vitit 1332 të kalendarit iranian që përkon me gushtin e vitit 1953, nuk e lejoi atë të ndiqte këtë politikë, megjithëse kjo politikë dhe ky slogan praktikisht ishte shndërruar në një valë globale për jo-angazhimin e shumë vendeve të botës ndaj dy superfuqive të botës, Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që si rezultat u krijua edhe Organizata e Vendeve të Painkuadruara.

Rrëzimi i qeverisë së Dr. Mosadegh

Në vitet e 1970-ta në kohën kur marrëdhëniet e Iranit dhe Amerikës kishin arritur në nivelin më të lartë të tyre, Imam Khomejni duke marrë në dorë udhëheqjen e protestave popullore, e çoi në fitore Revolucionin Islamik. Ky revolucion përveç mohimit dhe refuzimit të despotizmit dhe diktaturës së brendshme, mori qëndrime serioze dhe të prera kundër çfarëdo lloj ndërhyrje të faktorëve të huaj. Imam Khomejni arriti të zbatojë në veprim sloganin "As Lindje as Perëndimr". Ai jo vetëm që i dha fund sundimit të regjimit despotik mbretëror të Muhamed Reza Shah, por i dha fund një herë e përgjithmonë edhe ndërhyrjeve të faktorëve të huaj në Iran. Imam Khomejni në vitin 1964 në mënyrë të qartë kishte deklaruar: "Amerika është edhe më e keqe se Britania. Anglia është më e keqe se Amerika. Bashkimi Sovjetik është më i keq se të dy këto fuqi perëndimore, të gjithë janë më të këqij se të gjithë të tjerët, të gjithë janë më të pistë se të tjerët". Ai jo vetëm me fjalë dhe me deklarata, por edhe në veprim ka dëshmuar se Irani duhet të ketë pavarësi dhe faktorët e huaj nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e brendshme dhe në fatin e popullit iranian. Ai në realitet e çoi në fitore dhe e zbatoi në veprim idealin e pavarësisë politike dhe refuzimit të ndërhyrjes së faktorëve të huaj i cili kishte dështuar në Revolucionin e Kushtetutës. Ai e ka vërtetuar se edhe në kulmin e atmosferës me plotë tensione mes dy blloqeve, një vend mund të mos jetë i zotuar dhe i inkuadruar ndaj asnjërit bllok dhe qeveri e shteti duke u mbështetur në popullin e vet, mundet dhe duhet të qëndrojë në këmbët e veta.  

Imam Khomejni pas kthimit në Iran

Miq të nderuar, prezantuam episodin e katërt të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky i cili synon të japë një shpjegim real në lidhje me procesin e formimit të Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran dhe të numërojë karakteristikat e dalluara të tij në krahasim me revolucionet e tjera të rëndësishme të botës.

Për të dëgjuar këtë podkast, ju mund ta vizitonin faqen tonë në internet https://parstoday.ir/sq dhe ta ndiqni atë në valët e radios tonë.

Tags