Shkurt 11, 2024 19:37 CET

Tema e episodit të dytë të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit" është Revolucionoi Islamik, një revolucion që shmang dhunën.

Revolucioni Islamik

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me episodin e dytë të podkasit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit. Në episodin e parë kemi shtruar këtë pyetje se çfarë karakteristika kishin zhvillimet politike që çuan në fitoren e Revolucionit Islamik në vitin 1979, të cilat e bënë atë të paparashikueshëm për të gjithë analistët me politikë me eksperiencë nga brenda dhe jashtë Iranit si dhe për politikanët e dalluar të botës? Në përgjigje ndaj kësaj pyetje, shqyrtuam dy çështje kyçe: e para ishte kjo se një prej arsyeve të rëndësishme të paaftësisë së analistëve politikë dhe funksionarëve shtetëror të vendeve perëndimore për perceptimin e zhvillimeve revolucionare të Iranit dhe si pasojë mosparashikimit të fitores së Revolucionit Islamik, ka qenë natyra fetare e protestave popullore. Forma fetare dhe ideologjia fetare e Revolucionit Islamik të Iranit për nuk ishte e perceptueshme për mendimtarët dhe funksionarët shtetëror të vendeve perëndimore të cilët i shikonin zhvillimet e Iranit me syze të sekularizmit dhe laicizmit. Kjo ishte për këtë arsye se ata nuk mund të paramendonin se në çerekun e fundit të shekullit 20, feja përsëri do të mund të kthehej në sferat politike dhe shoqërore të njeriut dhe do të bëhej një faktor unifikues për protestuesit përball dhunës dhe despotizmit si dhe veprimtarisë për çlirimin e një vendi nga varësia e shteteve perëndimore. Mendimtarët dhe funksionarët shtetërorë të vendeve të bllokut të majtë gjithashtu për këtë arsye se e konsideronin fenë si opium për turmat popullore dhe nuk konsideronin kurrfarë roli për fenë në ngritjen e vetëdijesimit të popujve të shtypur kundër tiranëve dhe shteteve kolonialiste, nuk mund të shpjegonin drejtë zhvillimet revolucionare dhe as të parashikonin të ardhmen e atyre zhvillimeve. Çështja e dytë të cilën e kemi paraqitur në episodin e mëparshëm në shpjegimin e arsyes së paaftësisë së mendimtarëve dhe funksionarëve shtetëror të vendeve perëndimore në perceptimin dhe parashikimin e Revolucionit Islamik në Iran, ishte udhëheqja e klerit fetar sidomos roli i veçantë i Ajetullah Khomejni (ra) në formimin dhe në çuarjen në fitore të Revolucionit Islamik. Ata nuk kishin një perceptim të drejtë dhe të saktë në lidhje me marrëdhëniet e fesë dhe shtetit në historinë e Iranit dhe sidomos ata nuk patën arritur në një njohje gjithëpërfshirëse të personalitetit të Imam Khomejnit (ra) në këto marrëdhënie. Tani në vazhdim të temës së kaluar, në këtë podkast synomë të shqyrtojmë dhe analizojmë një tjetër aspekt të dalluar të Revolucionit Islamik në krahasim me revolucionit e tjera të botës, do të thotë aspektin ose karakteristikën e Revolucionit Islamik për shmangie nga dhuna. Iu ftojmë të na ndiqni në vazhdim me episodin e dytë "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit"!

Revolucioni Islamik

Në fjalorin politik të botës, ekziston një lidhje e ngushtë mes revolucionit dhe dhunës, me fjalë të tjera, revolucioni i cili garanton rrëzimin e një sistemi politik shtetëror dhe zëvendësimin e tij me një sistem të ri politik, në qenësinë e vet përmban dhunë, për arsye se revolucioni është manifestimi më i madh dhe më serioz i përballjes dhe kundërshtimit mes dy lëvizjeve politike në nivel kombëtar, madje edhe në nivel ndërkombëtar, kështu që nuk ka mundësi kjo përballje të zhvillohet dhe të përfundojë pa dhunë dhe pa gjakderdhje. Dhuna në këtë koncept, kryesisht është e lidhur me sjelljen e sistemit politik sundues, për arsye se elita sunduese ka në dorë pushtetin, prandaj me ndihmën e mjeteve ndëshkuese, mundohet të shtypë kundërshtarët e vet. Mirëpo dhuna në zhvillimin e një revolucioni nuk kufizohet vetëm në veprimin dhe reagimin e autoriteteve shtetërore dhe të sistemit politik sundues, për arsye se në shumë prej revolucioneve, protestuesit për të ngadhënjyer mbi sistemin politik sundues ose në reagim të dhunës që ushtron ai sistem, fillojnë të kryejnë dhunë reciproke. Pikërisht për këtë arsye në të gjitha revolucionet e botës, janë vrarë dhe plagosur me mijëra madje edhe me miliona njerëz si rezultat i kësaj përballje politike. Kjo është në kohën kur jo në të gjitha rastet, kjo përballje dhe kjo dhunë e ushtruar ka mundur të rezultojë në fitoren e revolucionarëve, me fjalë të tjera, dhuna ka ekzistuar edhe në revolucionet e suksesshme edhe në revolucionet e pasuksesshme. Sidoqoftë, sasia dhe përmasat e gjerësisë dhe thellësisë së dhunës në revolucionet të cilët kanë rezultuar me fitoren e revolucionarëve kanë qenë shumë më të mëdha në krahasim me përmasat e dhunës në revolucionet e pasuksesshme. Mirëpo në bazë të dëshmisë së analistëve politikë, Revolucioni Islamik i Iranit mund të konsiderohet si një përjashtim nga ky rregull. Revolucioni i Iranit ishte revolucioni më i qetë dhe më i padhunshëm në shekullin në të cilin kanë ndodhur me dhjetëra revolucione në vende të ndryshme të botës dhe kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e miliona njerëzve. Sigurisht, përmendja e kësaj çështje është e rëndësishme se në fillim të shekullit 21, i shfaq një lloj tjetër i revolucioneve që si karakteristikë të tyre kryesore kishin të qenit të padhunshëm, për këtë arsye ata quhen "revolucione të kadifenjtë". Mirëpo në shekullin 20, Revolucioni Islamik i Iranit ishte i vetmi revolucion i cili u formua dhe u zhvillua me nivelin më të ulët të dhunës dhe më e rëndësishmja ishte kjo se arriti në fitore.

Revolucioni Islamik

Në lidhje me këtë se Revolucioni Islamik i Iranit ishte një prej revolucioneve më të padhunshme të botës në shekullin 20, nuk ekziston asnjë dallim në mendimet e ekspertëve dhe analistëve politikë, mirëpo në shpjegimin e arsyes së këtij fenomeni, ekzistojnë dallime në mendime të ekspertëve të çështjes. Disa besojnë se mbreti i Iranit për shkak të dashurisë dhe interesit të mirë që kishte ndaj popullit, nuk kishte pranuar të ushtronte dhunë në nivel të gjerë kundër protestuesve. Vetë mbreti në librin "Përgjigje ndaj historisë" të cilin e ka publikuar një ose dy vite pas rrëzimit të regjimit të tij në Iran, ka paraqitur pikërisht këtë pretendim dhe është munduar që ta prezantojë nga vetja një imazh të mëshirshëm dhe me dashuri për popullin. Mirëpo e vërteta e ngjarjes nuk është kështu, për arsye se mbreti gjatë gjithë viteve të sundimit të tij, shumë herë ka ndërmarrë iniciativë për të vrarë dhe shtypur protestuesit me dhunë, siç është vrasja e studentëve protestues ndaj vizitës së ish-presidentit amerikan Nikson në Teheran, në dhjetor të vitit 1953, shtypja me dhunë e tregtarëve që kundërshtonin grushtshtetin, vrasja e qytetarëve në kryengritjen e 15 khordad 1343 të kalendarit iranian që përkon me qershorin e vitit 1963, si dhe shtypja me dhunë të forcave guerile që kundërshtonin regjimin mbretëror në vitet 1960-ta, dhe krijimi i një atmosfere të frikshme gjatë viteve të para të dekadës së shtatë të shekullit 20. Këto janë vetëm disa shembuj të ushtrimit të dhunës dhe forcës ndëshkuese nga ana e regjimit mbretërore kundër kundërshtarëve të tij. Kjo që mbreti në dy vitet e fundit që çuan në fitoren e Revolucionit Islamik nuk ka mundur (jo nuk dashur) të shtypë me dhunë popullin protestues. Kjo nuk ka lidhje me dashurinë dhe mëshirën e mbretit, por kjo situatë ishte rezultat i dy elementëve që njëri kishte të bëjë me ndryshimin relativ të marrëdhënieve të Iranit dhe Amerikës gjatë mandatit presidencial të Karter dhe reduktimin e mbështetjes së tij ndaj mbretit, ndërsa elementi tjetër kishte të bëjë me sëmundjen e kancerioze të mbretit dhe rënies së vetëbesimit të tij. Madje edhe ftohja relative e marrëdhënieve të Iranit dhe Amerikës gjatë mandatin e presidentit amerikan Karter, nuk mund të konsiderohet si faktor themelor në mosushtrimin e dhunës në përmasa të gjera kundër protestuesve, për arsye se pas disa takimeve të zhvilluara mes mbretit të Iranit dhe funksionarëve të ndryshëm të Amerikës, sidomos bisedimet e gjera me Berzhinski, në fund presidenti amerikan Karter ishte bindur që të mbështesë regjimin mbretëror në shtypjen e kundërshtarëve. Prandaj, çfarë ishte arsyeja kryesore e uljes së konsiderueshme të dhunës dhe gjakderdhjes në Revolucionin Islamik të Iranit?

Revolucioni Islamik

Pa ekzagjerim, ndoshta arsyeja kryesore e reduktimit të dhunës dhe gjakderdhjes në revolucionin e vitit 1979, mund të gjendet në personalitetin fetar dhe moral dhe në karakterin politik të Imam Khomejnit. Siç e përmendëm edhe pak çaste më parë, dhuna në një zhvillim politik ka dy aspekte, njëri lidhet me sistemin politik në pushtet dhe tjetri me opozitën dhe protestuesit. Fakti është se dhuna është një proces sinergjik, dhuna krijon dhunë, por Imam Khomejni, me besim dhe bindje të plotë në mësimet e Islamit, në bazë të të cilave gjaku i njerëzve ka vlerë dhe respekt të madh, u përpoq të parandalonte dhunën nga lëvizjet kundërshtare. Duke u mbështetur në mosushtrimin e dhunës nga ana e opozitës dhe duke përdorur mundësi të tjera si ndërgjegjësimi i publikut dhe zhvillimi i protestave masive popullore si dhe tërheqja e mbështetjes ndërkombëtare, ai arriti të ulë ndjeshëm edhe nivelin e dhunës së regjimit mbretëror. Rruga fetare dhe politike e Imam Khomejnit ishte mosushtrimi i dhunës dhe kjo mund të shihet si faktori kryesor për reduktimin e dhunës dhe gjakderdhjes në Revolucionin Islamik të Iranit. Karakteri dhe metoda e Imam Khomejnit për mosushtrimin e dhunës në procesin e luftës nuk ishte e kufizuar dhe ekskluzive vetëm për ngjarjet e revolucionit, por duke u mbështetur në themelet fetare dhe duke shmangur vendimet e bazuara në emocione kalimtare dhe duke përfituar nga një inteligjencë e pasur politike, ai që nga rinia e tij, e konsideroi dhunën si të dëmshme për luftën politike. Ai nuk u pajtua me veprimtarin e armatosur qysh në kohën kur zhvilloheshin fushatat e armatosura të grupit "Fadajane Islam" të udhëhequr nga Nava Safavid në vitet 1320 të kalendarit iranian (1940). Edhe në vrasjen e Ahmad Kasravit, i cili fyente haptazi simbolet e shenjta islame, ai kurrë nuk pranoi të jepte një vendim apostazie apo fetvaje për vrasje. Imam Khomejni kundërshtoi gjithashtu luftën e armatosur të grupeve të tilla si Organizata Muxhahedine Khalk dhe Organizata Popullore Guerile "Fadajane Islam" në vitet 1340 të kalenderit iranian (1960), pavarësisht se sistemi politik autokratik dhe i varur i Shahut kishte mbyllur të gjitha rrugët e luftës legale dhe paqësore.

Revolucioni Islamik

Imam Khomejni në mesin e viteve 1350 të kalendarit iranian (1970) duke miratuar një strategji të re në luftën politike kundër regjimit autokratik dhe të varur të Shahut luajti një rol efektiv në fitoren e revolucionit dhe reduktimin e dhunës në atë proces. Deri atëherë, betejat e protestuesve kishin një natyrë për ta përmbysur regjimin despotik mbretëro, por metoda e përdorur nga kundërshtarët për të përmbysur regjimin në raste të tjera bazohej në dhunë dhe luftë të armatosur. Regjimi autokratik dhe i varur i Shahut, i cili bazohej në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe në të ardhurat e pasura nga nafta dhe në pajisjet e avancuara ushtarake dhe të sigurisë, me një reagim të ashpër dhe të dhunshëm, shtypi të rinjtë militantë që ishin angazhuar për luftën e armatosur dhe përmbysjen e regjimit të Shahut, në mënyrë të tillë që në mesin e viteve 1350 (1970-ta) nuk u dëgjua asnjë zë kundërshtar dhe të gjithë protestuesit u shtypën me dhunë. Në një situatë të tillë, Imam Khomejni, me një mençuri dhe maturi të lartë, duke përfituar nga atmosfera e favorshme që ishte krijuar për respektimin e të drejtave të njeriut në botë dhe për shkak të kësaj, regjimi despotik i Shahut ishte nën presion të madh, arriti ta zëvendësojë fazën e luftës së armatosur me fazën e protestave gjithpopullore. Kjo strategji e re i lidhi duart Shahut për të shtypur në masë të madhe opozitën. Michel Foucault - filozof, historian dhe mendimtar bashkëkohor francez – i ka përshkruar protestat revolucionare të popullit iranian në vitin 1979 nën titullin "revolucion me duar bosh". Populli e sfidoi regjimin e Shahut pa dhunë dhe vetëm duke u mbështetur në besimin, vullnetin dhe grushtet e veta. Shahu ishte bërë pasiv ndaj kësaj strategjie, sepse nuk e kishte më të lehtë të justifikonte dhunën. Imam Khomejni, i cili në vitet e kaluara nuk ishte pajtuar me luftën e armatosur, theksoi strategjinë e zhvillimit të protestave masive në këtë periudhë, në atë mënyrë që në vend të plumbave dhe bombave, motori i luftës të ishte ndërgjegjësimi dhe zgjimi i njerëzve dhe si rezultat, qëndresa e njerëzve kundër regjimit në formën e marshimeve në rrugë. Imam Khomejni besonte se përdorimi i metodave të dhunshme dhe të armatosura nuk do të sjellë rezultate pozitive sepse në këtë mënyrë kundërshtarët e regjimit mbretëror do të njiheshin si terroristë në botë dhe zëri racional i popullit nuk do të dëgjohet në këtë zhurmë të cilën do ta ushqente edhe regjimi. Veç kësaj, me kryerjen e vrasjeve dhe atentateve, regjimi bëhet më i pacipë dhe e zëvendëson të vrarin me një person më të keq. Gjithashtu, lufta e armatosur shkakton kaos dhe trazira të dhunshme në vend dhe përbën një kërcënim serioz për sigurinë e vendit.

Revolucioni Islamik

Duke u mbështetur në udhëzimet e Imam Khomejnit, populli i Iranit shmangu çdo veprim që do të shkaktonte përhapjen e dhunës në procesin e revolucionit. Për shembull, kur protestuesit dolën në rrugë më 7 shtator 1978,  dhe në vend që të përballeshin me dhunë, u dhuruan lule forcave ushtarake para automjeteve të ushtrisë që kishin për mision të përballeshin me protestuesit në emër të regjimit. Ata brohorisnin sloganin: “Ne ju japim lule, ju na jepni plumba”. Ky veprim u përsërit edhe në raste të tjera dhe më në fund e bëri bashkë ushtrinë me popullin. Pa dyshim, nëse ushtria nuk do të kishte qëndruar përkrah popullit të Iranit dhe do të ishte e gatshme të vriste protestuesit për të ruajtur sistemin politik të Shahut, me siguri se do të kishte një gjakderdhje në Iran si në shumë vende të tjera, por ushtria refuzoi të mbështeste Shahun për shkak të rezistencës së popullit dhe mençurisë së Imam Khomejnit. Në një mesazh drejtuar forcave ushtarake, Imam Khomejni deklaroi: “Ushtria patriotike e Iranit; ju e keni parë që populli është mik me ju dhe po u jep lule juve dhe e di që këta grabitqarë iu kanë bërë juve vegël për të vrarë vëllezërit tuaj dhe për të vazhduar shtypjen e tyre, ndaj bashkohu me vëllezërit e tjerë në ushtri që kanë braktisur mbretin dhe qëndroni e ngrihuni në këmbë dhe mos lejoni që të shkatërrohet populli dhe vëllezërit dhe motrat tuaja të tërhiqen zvarrë në tokë e gjak!"

Revolucioni Islamik

Strategjia e rezistencës civile dhe e protestave masive të popullit ishte efektive si në uljen e dhunës ashtu edhe në përshpejtimin e procesit të fitores së revolucionit, dhe Revolucioni Islamik i Iranit fitoi me përmasat më të vogla të gjakderdhjes dhe në kohën më të shpejtë të mundshme. Numri i vrasjeve gjatë lëvizjes islame nga viti 1963 deri në vitin 1957 vlerësohet të jetë më pak se 5000 njerëz, që nuk është i krahasueshëm me numrin e vrasjeve gjatë revolucioneve të tjera në botë dhe kjo nuk do të ishte e mundur përveçse me maturinë e Imam Khomejnit dhe mençurisë së tij në përdorimin e kapaciteteve të brendshme dhe mundësive ndërkombëtare.

Miq të nderuar, prezantuam episodin e dytë të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky i cili synon të japë një shpjegim real në lidhje me procesin e formimit të Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran dhe të numërojë karakteristikat e dalluara të tij në krahasim me revolucionet e tjera të rëndësishme të botës.

Për të dëgjuar këtë podkast, ju mund ta vizitonin faqen tonë në internet https://parstoday.ir/sq dhe ta ndiqni atë në valët e radios tonë.

 

Tags