Shkurt 25, 2024 16:15 CET
  • Lidhja e Revolucionit Islamik të vitit 1979 të Iranit me Revolucionin e Kushtetutës së vitit 1905

Në episodin e tretë të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit" do të shqyrtojmë lidhjen e Revolucionit Islamik të vitit 1979 të Iranit me Revolucionin e Kushtetutës së vitit 1905 në Iran.  

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me episodin e tretë të podkasit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky në të cilin do të shqyrtojmë dhe analizojmë procesin e formimit të Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979 dhe do të krahasojmë aspektet e tij të dalluara me revolucionet e tjera. Në episodin e kaluar në të cilin folëm për një tjetër aspekt të dalluar të Revolucionit Islamik të Iranit në krahasim me revolucionet e tjera të botës, thamë se në fjalorin politik të botë në përgjithësi ekziston një lidhje e ngushtë mes revolucionit dhe dhunës dhe gjakderdhjes, kështu që gati në të gjitha revolucionet e botës janë vrarë dhe plagosur me mijëra, madje edhe me miliona njerëz si rezultat i përballjes së popullit me sistemin politik sundues të vendeve. Mirëpo sipas dëshmisë së të gjithë analistëve politikë, Revolucioni Islamik i Iranit konsiderohet një përjashtim nga ky rregull dhe vlerësohet si revolucioni më i qetë dhe më i padhunshëm në mesin e revolucioneve të shekullit 20. Gjithashtu në lidhje me arsyen e shmangies nga dhuna në zhvillimet e Revolucionit Islamik të Iranit kemi vënë në dukje këtë çështje shkaku kryesor i uljes së nivelit të dhunës dhe gjakderdhjes në këtë revolucion duhet kërkuar në personalitetin dhe në rrugën ideologjike të Imam Khomejnit si udhëheqësi i këtij revolucioni, jo në politikat e regjimit despotik të mbretit Pahlavi.

Imam Khomejni në Francë

Imam Khomejni duke u mbështetur në besimin dhe bindjet fetare të tij, i jepte vlerë shumë të madhe gjakut të njerëzve dhe pikërisht për këtë arsye ai ka parandaluar formimin e një cikli të dhunës mes regjimit politik shtetëror dhe kundërshtarëve. Imam Khomejni i cili kishte një zgjuarsi të lartë politike, ngriti vetëdijesimin e masave publike të popullit dhe duke e vendosur rrugën e luftës së masave popullore në kuadër të protestave në vend të luftës së armatosur si dhe duke përfituar nga rastet dhe rrethanat ndërkombëtare për të ushtruar presion mbi regjimin despotik mbretëror, ai uli përmasat e dhunës gjatë luftës politike në nivelin më të ulët të mundshëm. Sigurisht se Revolucioni Islamik i Iranit në vitin, pavarësisht se kishte disa karakteristika të veçanta dhe unike, kishte edhe elementë të përbashkët apo të ngjashëm me revolucionet e tjera të botës dhe kishte një lidhje të thellë dhe të fortë me zhvillimet e historisë bashkëkohore të Iranit. Në këtë episod do të mundohemi ta analizojmë dhe shpjegojmë lidhjen e revolucionit të vitit 1979 me një prej ngjarjeve shumë të rëndësishme dhe me ndikim të madh në historinë bashkëkohore të Iranit, do të thotë me Revolucionin e Kushtetutës që ndodhi rreth 75 vite para këtij revolucioni, gjegjësisht në vitin 1905. Krahasimi i këtyre dy revolucioneve, do të bëjë të qartë për ne edhe shumë dimensione dhe këndvështrime të reja në lidhje me zhvillimet që çuan në fitoren e Revolucionit Islamik. Kështu që qëndroni me ne deri në fund të këtij episodi!

Aktivistët e Revolucionit të Kushtetutës

Para se të trajtojmë aspektet e ngjashme dhe dallimet mes Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe Revolucionit të Kushtetutës të vitit 1905, është me rëndësi që shkurtimisht të pasqyrojmë zhvillimet dhe Revolucionin e Kushtetutës dhe t'i japim përgjigje kësaj pyetje se përse ai revolucion ndodhi në vitit 1905-1906 dhe çfarë qëllime ndiqte si dhe deri në çfarë rezultate arriti ai revolucion? Revolucioni i Kushtetutës ka ndodhur rreth 1200 vite më parë në Iran. Gjatë viteve të sundimit të mbretit Naserudin Shah të dinastisë Ghaxharide, gradualisht u krijuan shumë pakënaqësi në shoqërinë e asaj kohe të Iranit.

Mbretit Naserudin Shah

Këto pakënaqësi kishin rrënjë në tre çështje: e para ishte dhuna dhe padrejtësia e mbretërve tiranë që ushtrohej ndaj popullatës së thjeshtë, diskriminimi dhe padrejtësia që ekzistonte mes shtresës sunduese dhe shtresave të popullit. E dyta ishte ndërhyrja e gjerë e shteteve të huaja sidomos e dy shteteve të Rusisë dhe Britanisë në çështjet e brendshme të Iranit të cilat vazhdimisht bënin përpjekje për të fituar më shumë privilegje dhe interesa nga regjimi mbretëror despotik i Iranit në atë kohë; dhe e treta ishte rritja e nivelit të vetëdijesimit dhe arsimimit në mesin e shtresave të ndryshme të popullit iranian si dhe informimi i masave të gjera të popullit në lidhje me gjendjen despotike, të dhunshme dhe të padrejtë të vendit nga njëra anë, si dhe varësia e shtetit të Iranit ndaj shteteve të huaja. Këta faktorë krijuan rrethanat e pakënaqësisë së popullit të Iranit në fillim të shekullit 20.

Mbretit Naserudin Shah gjatë vizitës në Francë

Pakënaqësia e popullit ndaj regjimit mbretëror dhe sundimit të mbretit Naserudin Shah u zgjeruar deri në atë masë sa që në fund ky mbret u vra nga një prej kundërshtarëve dhe opozitarëve të tij gjatë një atentati të kryer në Mauzoleun e Shah Abdulazim Hasani në qytetin Rej dhe në afërsi të Teheranit, kryeqytetit të sotëm të Iranit. Pas vdekjes së mbretit Naserudin Shah, djali i tij Muzaferudin Shah arriti në krye të pushtetit, mirëpo mbreti i ri pas sundimit 50 vjeçar të mbretit Naserudin Shah, nuk e kishte më atë sundim dhe atë fuqi të babait të tij, prandaj gradualisht pakënaqësitë u zgjeruan dhe morën përmasa më popullore.

Muzaferudin Shah

Një pjesë e këtyre pakënaqësive kishte rrënjë në problemet ekonomike, mirëpo përmasat e protestave dhe kërkesave të popullit tanimë nuk kufizoheshin vetëm me çështjet ekonomike. Populli iranian rrënjët e këtyre problemeve ekonomike i konsideronin në keqadministrimin e pushtetit sundues dhe ndërhyrjet e faktorëve të huaj. Me rritjen e presionit të rusëve mbi çështjet e brendshme të Iranit, sidomos marrjen nën kontroll të çështjeve të doganave dhe zgjerimi i padrejtësisë, varfërisë dhe pasigurisë, u bënë shkak që qeveria e asaj kohe të përballet me një valë të gjerë të protestave dhe rebelimit shoqëror.

Mbreti Muzaferudin Shah me mbretin dhe mbretëreshën e Britanisë

Këto protesta të gjera në atë kohë u mbështetën edhe nga tregtarët, aktivistët ekonomikë dhe nga dijetarët fetarë. Mbështetja e autoriteteve fetare ndaj këtyre protestave e bëri shumë më të vështirë punën e qeverisë, mirëpo qeveria akoma nuk u dorëzua. Populli i Iranit duke vërejtur se qeveria nuk po tërhiqet dhe nuk po i pranon kërkesat e arsyeshme të popullit dhe kancelari i qeverisë së Iranit në atë ko po vazhdon kokëfortësinë e vet, u bashkua më shumë me autoritetet fetare dhe klerin në përgjithësi, kështu që situata shkoi deri në atë masë sa që disa dijetarë dhe autoritete fetare në shenjë proteste ndaj sjelljes së qeverisë dhe pushtetit sundues, u shpërngulen në Mauzoleun e Shah Abdulazim Hasani që ishte një prej vendeve të shenjta në afërsi të Teheranit. Kjo lëvizje në historinë bashkëkohore të Iranit u njoh me emrin "Muhaxherete Sughra" që do të thotë Emigrimi i Vogël.

Kryengritjet dhe grevat para Revolucionit të Kushtetutës 1905

Me mbledhjen dhe ngujimin e autoriteteve fetare të dalluara shiite në Mauzoleun Shaa Abdulazim Hasani, populli iranian shtoi presionin e vet mbi qeverinë për të rikthyer shpejtë autoritetet fetare. Në vazhdim, autoritetet fetare gjithashtu kishin vendosur kushte për t'u rikthyer nga Mauzoleu Shah Abdulazim Hasani në Teheran dhe ndër ato kushte ishte formimi i institucionit të Gjykatës, shkarkimi i Josephus Naus i njohur si "Masiu Naus", i cili ishte emëruar nga pala e Rusisë në postin e ministrit të doganave të Iranit dhe gjatë një gostie ai kishte ofenduar klerikët shi'itë. Kushte tjetër ishte edhe shkarkimi i Ajnu Deola që ishte kancelar i qeverisë së mbretit Muzafaerudin Shah. Me insistimin e popullit të Iranit, qeveria u detyrua të pranojë kërkesat e autoriteteve fetare dhe në këtë mënyrë u shënua hapi i parë i fitores së popullit iranian ndaj dhunës dhe despotizmit të regjimit mbretëror. Mirëpo kjo fitore nuk zgjati shumë dhe qeveri nuk i qëndroi besnikë zotimeve që kishte dhunë dhe ndërmori masa të dhunshme për të shtypur protestat popullore. Pikërisht për këtë arsye, filloi një valë e dytë e protestave të gjera popullore. Tubimet protestuese të qytetarëve të Teheranit u përgjakën dhe u shtypën me dhunë. Autoritetet fetare dhe kleri në përgjithësi në shenjë proteste ndaj këtij veprimi të qeverisë, kësaj radhe shkuan në Mauzoleun e Hazreti Ma'sume (s.a.), motrës së Imam Ali Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shi'itë, i cili ndodhet në qytetin Kum. Një grup i qytetarëve dhe protestuesve të cilët kishin frikë nga vrasja nga forcat e pushtetit, kërkuan strehim në ambasadën e Britanisë.

Klerikët fetarë në grevë

Kërkesat e protestuesve dhe atyre që kishin hyrë në grevë gradualisht filluan të zgjeroheshin dhe filluan të drejtohen drejtë kërkesës për themelimin e sistemit kushtetues në Iran. Kërkesa e parë e protestuesve ishte themelimi i sistemit gjyqësor dhe Gjykatës së pavarur, mirëpo gradualisht edhe disa kërkesa të tjera u theksuan nga protestuesit siç ishte sundimi i ligjit, themelimi i Kuvendit Popullor si dhe disa kërkesa të tjera. Ata kërkonin që sjellja e pushtetit sundues të kushtëzohet me respektimin e ligjit. Në fund, mbreti Muzaferudin Shah i dinastisë Ghaxharide u gjend nën presionin e protestuesve dhe u detyrua të pranojë kërkesa e lëvizjeve që kërkonin sistem kushtetues. Në këtë mënyrë u hodh edhe hapi i dytë i protestave të popullit të Iranit gjatë viteve të para të shekullit të 20-të, i cili u bë shkak për lëshimin e urdhrit të Kushtetutës, do të thotë urdhrin për hartimin e Kushtetutës dhe për formimin e Kuvendit Kombëtar për Konsultim në gusht të vitit 1906.

Në këtë mënyrë, Revolucioni i Kushtetutës shënoi fitore në Iran, por nuk kaloi shumë kohë derisa që me vdekjen e mbretit Muzafarudin Shah dhe me ardhjen në pushtet të djalit të tij tiranit të njohur Muhamed Alishah, ndërtesa e Kuvendit Kombëtar për Kunsultim u sulmua me topa dhe përsëri u vendos regjimi despotik dhe diktatorial në Iran. Mirëpo periudha e shkurt e sundimit diktatorial të mbretit Muhamed Alishah të dinastisë Ghaxharide që zgjati vetëm një vit dhe që në historinë bashkëkohore të Iranit njihet me emrin "Periudha e Diktaturës së Shkurt", përfundoi në korrik të vitit 1909 me kryengritjen e Satarkhan dhe Bagherkhan dhe të grupeve e lëvizjeve që kërkonin sistem kushtetues dhe që u zhvilluan në rajone të ndryshme të Iranit dhe në këtë mënyrë përsëri u vendos sistemi kushtetues në Iran.

Muhamed Alishah

Periudha e dytë e kërkesave për sistem kushtetues të iranianëve gjithashtu nën ndikimin e zhvillimeve të brendshme dhe të jashtme përsëri nuk zgjati për shumë kohë dhe me fillimin e Luftës së Parë Botërore si dhe me zgjerimin e përçarjeve të brendshme në mesin e lëvizjeve që kërkonin sistem kushtetues, dhe sigurisht me ndërhyrjen dhe veprimet e faktorëve të huaj, gradualisht u harruan idealet e lëvizjes për sistem kushtetues dhe në këtë mënyrë u krijuan rrethanat intelektuale, shoqërore dhe politike për t'i dhënë fund dinastisë Ghaxharide dhe për ardhjen në pushtet të familjes Pahlavi si mbretëri e re në Iran. Me rënien e dinastisë Ghaxharide në dhjetor të vitit 1925 dhe me kurorëzimin e Reza Khan si mbret i Iranit në maj të vitit 1926, filloi një periudhë e re në historinë e Iranit, karakteristikë kryesore dhe e dalluar e të cilës ishte shkelja e idealeve të lëvizjes për sistemin kushtetues dhe rivendosjen përsëri të regjimit despotik.

Kurorëzimi i Reza Khan si mbret i Iranit

Regjimi monarkist sundues për 57 vite i babait dhe djalit të familjes Pahlavi, do të thotë të Reza Shah dhe Muhamed Reza Shah, ishte një shembull i qartë i zhdukjes dhe vendosjes në harresë të idealeve për vendosjen e sistemit kushtetues në Iran. Gjatë këtyre viteve në disa periudha të shkurta, në Iran sundonte regjimi despotik politik, ligji shkelej në mënyra të ndryshme, deputetët e Kuvendit Kombëtar nuk ishin përfaqësues të vërtetë të popullit, por ishin të emëruar dhe konsideroheshin vetëm si elementë për të arsyetuar urdhrat mbretërore të mbretit, sidomos pas grusht shtetit të 28 mordad të vitit 1332 të kalendarit iranian që përkon me gushtin e vitit 1953, i cili e shndërroi regjimin sundues mbi Iranin në një regjim despotik dhe plotësisht të varur nga Amerika.

Grusht shteti i vitit 1953
Grusht shteti i vitit 1953 dhe rëzimi i kryeministrit Mosadegh

Në vitet fillestare të 1970-ta, regjimi despotik mbretëror ishte në kushtet më të mira të stabilitetit dhe sigurisë së vet dhe në kushtet më të këqija për popullin dhe për mbrojtësit e idealeve të sistemit kushtetues. Gjatë këtyre viteve me rritjen e konsiderueshme të çmimit të naftës si rezultat i ndikimit që ushtroi lufta e vitit 1973 mes shteteve arabe dhe Izraelit, gjendja ekonomike e regjimit mbretëror të Iranit ishte shumë e mirë dhe konsiderohej si një shembull i lartë. Mbreti Muhamed Reza Shah me ndihmën e të ardhurave të larta të naftës, bleu pajisjet më moderne dhe më të sofistikuara ushtarake dhe të sigurisë nga Amerika dhe Izraeli. Ai shtypi dhe shkatërroi të gjitha partitë dhe grupet politike opozitare dhe ata që kritikonin regjimin mbretëror, ndërsa partia e quajtur "Restakhiz" (Ringjallja) si një parti e krijuar nga mbreti, kishte marrë në dorë të gjitha funksionet dhe pozitat kryesore të pushtetit.

Mbreti Muhamed Reza Shah në ceremoninë e kurorëzimit për mbret të Iranit

Gjithashtu, regjimi i Shahut gëzonte mbështetjet ndërkombëtar të pashembullta, sidomos nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ndihmën e kësaj mbështetje si dhe me ndihmën e të ardhurave të pasura naftore, u shndërrua në xhandarin e rajonit. Regjimi i Shahut e çoi despotizmin dhe diktaturën politike në nivelin më të lartë të saj dhe organizata e shërbimit të sigurisë SAVAK kishte nën kontroll të gjithë situatën politike dhe të sigurisë së vendit. Varësia e Iranit nga Amerika ishte në nivel shumë të lartë deri në atë masë sa që disa shkrimtarë dhe publicist të asaj kohe e kanë quajtur këtë lloj varësie si një regjim vasal i Amerikës. Dallimi mes klasave në shoqërinë e Iranit ishte zgjeruar dhe thelluar shumë dhe në këtë mënyrë të gjitha idealet për sistemin kushtetues të vitit 1905 duke filluar nga pavarësia dhe liria e deri te drejtësia sociale dhe sundimi i ligjit ishin shtypur nën çizmet e regjimit despotik dhe diktatorial të Muhamed Reza Shah dhe hegjemonisë së Amerikës.

Familja mbretërore Pahlavi

Në rrethana të tilla Imam Khomejni (ra) i cili që nga qershori i vitit 1963 njihej si simboli i kundërshtimit dhe rezistencës së ashpër përball regjimit të Shahut dhe pikërisht për këtë arsye që nga viti 1964 u dëbua nga Irani, së pari në Turqi dhe më pas në Irak, përsëri ngriti flamurin e luftës politike kundër despotizmit mbretëro dhe hegjemonisë së Amerikës. Imam Khomejni duke u bazuar në mbështetjen e gjerë popullore dhe me besimin dhe vullnetin e palëkundur, arriti ta çojë valën e luftës politike brenda një kohe të shkurt në kulmin e saj dhe ta gjunjëzojë regjimin e Muhamed Reza Shah. I

Imam Khomejni në dhomën e punës

mam Khomejni duke sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë natyrën despotike dhe diktatoriale të regjimit të Shahut, kërkoi themelimin e një sistemi demokratik në përputhje me idealet e sistemit kushtetues në Iran. Imam Khomejni në reagim ndaj veprimit të regjimit të Shahut duke vendosur në pikëpyetje reagimin e dhunshëm dhe shtypës të regjimit të Shahut ndaj kundërshtimeve dhe protestave, deklaroi: "Familja mbretërore Pahlavi e cila me diktaturë po sundon mbi Iran, me armë të ndryshme dhe dhunë ka shtypur dhe shuar çdo zë liridashës dhe protestues ndaj diktaturës... dhe ka mohuar lirinë e popullit iranian me plotë kuptimin e fjalës. Qytetarët iranianë kurrë nuk kanë gëzuar të drejtën për të zgjedhur. Ata që flasin dhe shkruajnë ose janë vrarë ose janë burgosur ose janë ndaluar rreptësishtë të flasin dhe të shkruajnë. Mediat e shtypit i kanë ndaluar të shkruajnë të vërtetën e dhe me një fjalë, ky regjim ka shkatërruar të gjitha bazat themelore dhe demokratike. Ne kërkojmë vendosjen e një sistemi shtetëror islamik në mënyrë që nën hijen e tij, t'i jepet fund të gjitha këtyre veprimeve të dhunshme dhe tradhtare". Imam Khomejni vlerësoi se ardhja në pushtet e Reza Shah në Iran është në kundërshtim me idealet e sistemit kushtetues dhe kundër tre parimeve të Islamit dhe ka thënë: "Me ardhjen në pushtet të Reza Khan janë shkelur tre parime themelore të Islamit në lidhje me sistemin shtetëror: së pari është shkelur parimi i drejtësisë në sistemin sundues islamik, së dyti është shkelur parimi i lirisë së myslimanëve në ushtrimin e të drejtës së votës ndaj sistemit qeverisës dhe përcaktimin e fatit të vet, si dhe së treti është shkelur parimi i pavarësisë së vendit islamik përball ndërhyrjes së faktorëve të huaj dhe hegjemonisë së tyre fatin e myslimanëve".

Imam Khomejni me një qasje të guximshme dhe të papritur, natyrën despotike të regjimit të Shahut e lidhi me sistemin mbretëror dhe monarkist dhe kërkoi rrëzimin e sistemit mbretëror dhe vendosjen e sistemit republikan në Iran. Ai me këtë argumentim se baza e mbretërisë është në kundërshtim me parimin e lirisë dhe drejtësisë, vlerësoi se qëndrimi i sistemit mbretëror është tradhti ndaj Islamit dhe myslimanëve dhe ndaj Kur'anit të shenjtë, prandaj në lidhje me këtë ka thënë: "Sundimi mbretëror është i barabartë me despotizëm dhe politikë arrogante dhe diktatoriale. Pajtueshmëria me sistemin mbretëror është tradhti ndaj Islamit, ndaj Kur'anit të shenjtë, ndaj myslimanëve dhe ndaj vetë Iranit, prandaj çdo kush që tregon pajtueshmëri me këtë sistem ma çfarëdo emri që të jetë, është i papranueshëm dhe i refuzuar".

Miq të nderuar, këtu përfundoi koha e këtij podkasti dhe ashtu siç e vëreni, Revolucioni Islamik në mohimin e sistemit despotik dhe padrejtësisë së sundimtarëve është i njëjtë dhe i ngjashëm me Revolucionin e Kushtetutës dhe ka kërkuar dhënien fund të despotizmit dhe vendosjen e lirive politike she shoqërore, mirëpo Imam Khomejni në diskursin e Revolucionit Islamik ka tejkaluar edhe parimin e sistemit mbretëror i cili ishte pranuar në Revolucionin e Kushtetutës dhe ka kërkuar t'i jepet fund sistemit mbretëror dhe monarkist i cili kishte një historik 2500 vjeçar në Iran. Sigurisht, Revolucioni Islamik dhe Revolucioni i Kushtetutës kishin ngjashmëri dhe të përbashkëta si dhe dallime edhe në aspekte të tjera për të cilat do të flasim në episodin e ardhshëm.  

Miq të nderuar, prezantuam episodin e dytë të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky i cili synon të japë një shpjegim real në lidhje me procesin e formimit të Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran dhe të numërojë karakteristikat e dalluara të tij në krahasim me revolucionet e tjera të rëndësishme të botës.

Tags