Shkurt 25, 2024 19:14 CET
  • Koncepti i drejtësisë në zhvillimet e Revolucionit Islamik

Në episodin e pestë të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit" do të flasim rreth kërkesës për drejtësi si një prej aspekteve të tjera të përbashkëta të Revolucionit të Kushtetutës së vitit 1905 dhe Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me episodin e katërt të podkasit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky në të cilin do të shqyrtojmë dhe analizojmë procesin e formimit të Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979 dhe do të krahasojmë aspektet e tij të dalluara me revolucionet e tjera. Në episodin e kaluar duke shpjeguar lidhjen e idealeve të Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe të Revolucionit të Kushtetutës së vitit 1905, i cili ka ndodhur rreth 70 vjet para revolucionit të vitit 1979, kemi folur për çështjen e kërkesës për pavarësi dhe thamë se shumë prej historianëve e kanë vlerësuar me të drejtë se "reagimi ndaj ndërhyrjeve të faktorëve të huaj" dhe "përpjekja për të fituar pavarësinë", është ndër aspektet dhe dimensionet e rëndësishme të zhvillimeve politike bashkëkohor të Iranit. Ata besojnë në këtë se burimi kryesor që ushqeu zhvillimet e Revolucionit të Kushtetutës ishte depërtimi gradual i Perëndimit në Iran dhe përballja ideologjike, kulturore dhe ushtarake e Perëndimit me qeverinë dhe shoqërisë së Iranit, prandaj për të vërtetuar këtë pretendim, kemi vënë në dukje imponimin e traktateve të Golestanit dhe Turkemençait mbi qeverinë e Iranit nga ana e shtetit të Rusisë si dhe imponimin e marrëveshjes së turpshme të Parisit dhe kemi përmendur përpjekjet për nënshkrimin e marrëveshjeve për koncesioneve të Talebut dhe Reuter nga ana e qeverisë së Britanisë. Një prej idealeve të Revolucionit të Kushtetutës së Iranit në vitin 1905, ishte fitimi i pavarësisë politike dhe dhënia fund shfrytëzimit të resurseve ekonomike dhe natyrore nga ana e faktorëve të huaj si dhe ndërhyrjes së të huajve në çështjet e brendshme të Iranit. Mirëpo kjo lëvizje nuk arriti të shënojë suksese të mëdha në këtë drejtim dhe këto ndërhyrje të faktorëve të huaj jo vetëm që nuk morën fund deri në fund të periudhës së sundimit të dinastisë Ghaxharide, por ato vazhduan edhe gjatë periudhës së sundimit despotik të Reza Shah dhe të Muhamed Reza Shah të dinastisë Pahlavi. Shtetet ndërhyrëse në çështjet e Iranit në kuadër të zhvillimeve të Luftës së Dytë Botërore, e pushtuan territorin e Iranit dhe e detyruan mbretin Reza Shah të japë dorëheqje nga posti i mbretit. Ndërkohë që me grushtshtetin e gushtit të vitit 1953, faktorët e huaj me ndërhyrjen e tyre e rrëzuan qeverinë popullore dhe të ligjshme të kryeministrit Dr. Mosadegh në Iran dhe u bënë shkak që të dështojë lëvizja për kombëtarizimin e industrisë së naftës së Iranit. Si rezultat i këtyre ngjarjeve, Irani përgjatë një periudhe 25 vjeçare, u shndërrua në "oborrin privat" të Amerikës. Në rrethanat kur Irani ishte shndërruar në një shtet vasal i Amerikës dhe ideali i pavarësisë dhe i mosinkuadrimit në asnjërin prej blloqeve të Lindjes apo të Perëndimit u hoqën tërësisht nga programi i politikave të qeverisë së Iranit, ndodhi Revolucioni Islamik dhe duke refuzuar në mënyrë të prerë despotizmin e brendshëm, vendosi vulën përfundimtare për t'i dhënë fund ndërhyrjeve të faktorëve të huaj duke përfshirë Amerikën dhe ish-Bashkimin Sovjetik dhe Anglinë mbi çështjet e brendshme të Iranit. Në këtë mënyrë zbatua në veprim slogani dhe ideali i madh për mosinkuadrim me kuptimin e vërtetë të fjalës. Imam Khomejni vërtetoi se edhe në kulmin e një atmosfere ku sundojnë dy blloqe, një shtet mund të mos jetë i varur nga asnjëra prej superfuqive të botës dhe të mos mbështetet te ato, por duke u mbështetur te populli i vet mund të qeverisë çështjet e veta.  

Protestat për Revolucionin Islamik

Një tjetër synim i Revolucionit të Kushtetutës të vitit 1905, ishte vendosja dhe zbatimi i drejtësisë. Vendosja dhe zbatimi i drejtësisë mund të konsiderohet si një nga konceptet dhe idealet e përbashkëta të Revolucionit të Kushtetutës dhe Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran. Përveç kësaj, ky ideal mund të konsiderohet se ka një kuptim të gjerë në kulturën islame dhe në të menduarin e shkollës shiite, madje edhe në Iranin e lashtë. Me fjalë të tjera, ideali i realizimit të drejtësisë kishte një sfond të gjerë në historinë dhe në të menduarin e iranianëve. Në sytë e iranianëve të lashtë, drejtësia dhe zbatimi i drejtësisë kishin një vend të vlefshëm, pasi njerëzit besonin se një zot i quajtur "Rashnu" e mbron këtë koncept të lartë mes tyre, sepse ai është si një engjëll që mbyll sytë dhe në njërën dorë mban një shpatë dhe në dorën tjetër ka peshoren dhe gjykon me drejtësi mes njerëzve. Në veprën "Shahname", poeti i madh iranian Ferdosi pasqyroi saktë të menduarin e iranianëve të lashtë dhe e konsideron drejtësinë si vendosjen e çdo gjëje në vendin e vet. Ky qëndrim i iranianëve ndaj drejtësisë dhe zbatimit të drejtësisë ka ndikuar edhe në teorinë e drejtësisë të Platonit. Përveç kësaj, në arenën politike, drejtësia ka zënë një vend të rëndësishëm në të menduarin e Iranit të lashtë në atë mënyrë që historianët konsiderojnë se një nga arsyet e rëndësishme të rënies së dinastisë Sasanide të Iranit dhe prirjen e popullit iranian drejt pranimit të fesë Islamit dhe shkollës shiite, ishte vendi dhe pozita e dalluar e drejtësisë në fenë islame dhe në shkollën shiite, si dhe padrejtësia e përhapur gjatë viteve të fundit të sundimit të dinastisë Sasanide. Pozita e lartë e drejtësisë në fenë Islame dhe në shkollën shiite është e tillë që në Kur'anin e shenjtë drejtësia konsiderohet qëllim i krijimit të ekzistencës dhe synimi më i lartë i botës dhe i njerëzve dhe synimi përfundimtar i të gjitha feve. Sipas Kur'anit të shenjtë, drejtësia ka një vlerë të brendshme dhe prej saj varet shëndeti dhe siguria e të gjitha çështjeve, prandaj për këtë arsye, Zoti i Madhëruar urdhëron të gjithë njerëzit, veçanërisht besimtarët, të ruajnë drejtësinë dhe paanësinë. Sipas Kur'anit të shenjtë, ata që përpiqen të vendosin dhe zbatojnë drejtësinë në shoqëri, janë të dashurit e Zotit (Allahu i do ata që zbatojnë drejtësinë). Bazuar në këtë mendim dhe bindje se Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s., dhe pasuesit e tij të vërtetë gjithmonë kanë punuar shumë për vendosjen e drejtësisë sociale dhe për përmbushjen e detyrës për zbatimin e drejtësisë në shoqëri dhe nuk kanë hequr dorë nga asnjë përpjekje në këtë drejtim. Sipas Profetit Muhamed s.a.v.s., të gjithë njerëzit janë të barabartë me njëri-tjetrin pavarësisht nga karakteristikat racore, gjuhësore, etnike dhe fisnore dhe askush nuk ka privilegje dhe epërsi të veçanta ndaj të tjerëve, përveç në bazë të devotshmërisë. Sipas Profetit të nderuar të Islamit, njerëzit janë të barabartë në krijim, dhe si rezultat, ata gëzojnë lirinë dhe mundësinë për të zgjedhur në mënyrë të barabartë për të përcaktuar fatin e tyre. Sipas tij, të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe vëllezër dhe duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të ndërtuar një shoqëri të drejtë. Duke i ftuar myslimanët në vëllazëri me njëri-tjetrin, Hazreti Muhamed s.a.v.s. i udhëzoi ata në një shoqëri të bazuar në drejtësi dhe paanësi dhe larg shtypjes dhe diskriminimit. Në shkollën e Profetit të nderuar të Islamit, koncepte të tilla si drejtësia, e drejta, respektimi i të drejtave të të tjerëve dhe vënia e gjërave në vendin e tyre; përbëjnë bazën e një shoqërie të shëndetshme dhe të dëshirueshme.

Zhvillimet e Revolucionit Islamik

Në bazë të kësaj të kaluare ideologjike dhe të besimit fetar, gjatë zhvillimeve të Revolucionit të Kushtetutës, krijimi dhe themelimi institucionit të gjykatës u bë kërkesa më e rëndësishme e atyre personaliteteve të cilët në mënyrë të lidhur u futën në grevë në Mauzoleun e Shah Abdul Azim. Kjo grevë ndodhi kur pas rritjes së çmimit të sheqerit në Teheran, rritje kjo e cila ishte prekur nga lufta Iran-Rusi, guvernatori i Teheranit, Alaa al-Dovlat, thirri një grup tregtarësh sheqeri në godinën e pushtetit lokal dhe pasi mori në pyetje, disa prej tyre i ndëshkoi me masa të ndryshme dënimi. Me publikimin e këtij lajmi, tregtarët mbyllën tregun dhe u mblodhën së bashku me autoritetet fetare në xhaminë e Shahut dhe më pas u drejtuan drejt Mauzoleut të Shah Abdulazim Hasani. Në këtë grevë, ata kërkuan nga mbreti themelimin e institucionit të drejtësisë, kërkesë kjo e cila më në fund u prit me miratimin e mbretit. Në dekretin e mbretit të Iranit theksohej formimi i Gjykatës së Drejtësisë dhe institucioneve të pavarura gjyqësore me qëllim zbatimin e rregullave të Sheriatit dhe respektimin e barazisë së të drejtave të secilit njeri. Krijimi i institucionit të drejtësisë me kërkesën e protestuesve dhe me dekretin e mbretit të Iranit u ndikua nga mendimet dhe veprimtaria e intelektualëve iranianë, si dhe nga fjalimet e autoriteteve fetare dhe nga peticionet e tregtarëve dhe nga tradita e atyre që kishin hyrë në grevë në shenjë proteste. Personalitetet e futura në grevë kërkuan formimin e një parlamenti, përfaqësuesit e të cilit do të zgjidheshin nga mesi i autoriteteve fetare, tregtarët dhe nga që votohen dhe vetë mbreti do ta kryesonte atë dhe me anë të vendosjes së ligjeve, do të parandalohej shtypja e njerëzve. Suksesi i autoriteteve për ta obliguar qeverinë për themelimin e institucionit të drejtësisë dhe shkarkimi i Alaa al-Dovlat, guvernatorin e Teheranit, ngjalli shpresën për krijimin e një qeverie të bazuar në drejtësi dhe në zbatimin e drejtësisë në shoqëri, por qeveria po humbiste kohë duke u përpjekur të vendoste në harresë këtë kërkesë të protestuesve. Për këtë arsye, gama e kërkesave shkoi gradualisht përtej krijimit të institucionit të drejtësisë dhe këtë herë, themelimi i Kuvendit Kombëtar u bë kërkesa kryesore e protestuesve të futur në grevë në Kum. Në lidhje me Revolucionit të Kushtetutës dhe baticat dhe zbaticat e zhvillimeve pas tij, kemi folur deri më tani, mirëpo ajo që lidhet me këtë çështje është se motivimi kryesor i kryengritjes së popullit në krye të lëvizjes kushtetuese ishte ndjenja e kërkesës për drejtësi e popullit dhe lodhja e tyre nga padrejtësia, shtypja dhe tirania e mbretërve dhe oborrtarëve. Një popull që e shihte veten e vet të robëruar nën dëshira dhe ambiciet e oborrtarëve; si rrjedhojë e ndërgjegjësimit nga ana e intelektualëve dhe autoriteteve fetare, filloi të lëvizte dhe u dëgjua zëri për drejtësi, liri dhe zbatimin e ligjit. Por me devijimin dhe dështimin e Revolucionit të Kushtetutës dhe zbehjen e shpresave dhe ëndrrave të konstitucionalistëve, edhe ideali i drejtësisë u bë më pak i spikatur dhe gradualisht këto ideale u shtypën nën çizmet e të huajve dhe despotëve të brendshëm.

Pjesëmarrja e femrave në protestat e Revolucionit Islamik

Vendosjes së drejtësisë shoqërore dhe politike në shoqëri gjatë regjimit Pahlavi nuk iu kushtua shumë vëmendje sepse realizimi i këtij ideali ishte i përzier me parimet dhe kornizat e konstitucionalizmit dhe të dy pjesët ishin të pandashme nga njëra-tjetra. Gjatë sundimit diktatorial të Reza Shahut, kërkesat për zbatimin e drejtësisë u reduktuan dhe u zhdukën plotësisht gjatë sundimit të mbretit Muhamed Reza Shah. Ideali i drejtësisë sociale u bë ëndrra e paarritshme e kombit iranian me zgjerimin e shtypjes së sundimtarëve nga njëra anë dhe me përhapjen e korrupsionit ekonomik për shkak të bollëkut të të ardhurave nga nafta gjatë periudhës së dytë Pahlavi. Në një situatë të tillë, Imam Khomejni, duke ngritur flamurin e luftës kundër regjimit të Shahut, u bë lajmëtari i realizimit të drejtësisë në shoqëri. Në të menduarit e Imam Khomejni, drejtësia sociale ishte tipari kryesor i ligjeve politike dhe shoqërore dhe fryma që drejtonte veprimtaritë e grupeve dhe institucioneve politike dhe shoqërore, si dhe tipari më i rëndësishëm i një shoqërie ideale, dhe mbi këtë mendim, Imam Khomejni përcaktoi qëllimin përfundimtar të qeverisjes fetare i cili ishte realizimi i drejtësisë sociale bazuar në standardet islame dhe fetare. Imam Khomejni i jepte drejtësisë një vlerë të qenësishme dhe historike dhe besonte se të gjitha ligjet, duke përfshirë ligjet e Sheriatit, ligjet zakonore dhe çështjet njerëzore, duhet të bazohen në drejtësi, sepse filozofia e vendosjes dhe zbatimit të këtyre ligjeve, është realizimi i drejtësisë. Në shpjegimin e kësaj çështjeje në librin e tij me titull "Al-Bi'a", ai shkruan si vijon: “Dispozitat e Sheriatit janë ligjet e Islamit dhe këto dispozita janë çështje të shtetit dhe autoriteteve shtetërore. Ato janë çështje instrumentale për zbatimin e qeverisë dhe përhapjen e drejtësisë". Ai gjithashtu thotë në një vend tjetër: “Vërtet, Islami u ngrit për të krijuar një shtet të drejtë, në të cilën ligjet lidhur me taksat dhe pasurinë dhe mbledhjen e saj nga të gjitha shtresat shoqërore bazohen në drejtësi, dhe ligjet që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe të drejtat, bazohen në drejtësi".

Protesta të Revolucionit Islamik

Imam Khomejni besonte se qëllimi kryesor i misionit të profetëve hyjnorë është realizimi i njëkohshëm i drejtësisë në sferën individuale dhe shoqërore, ndërsa ka thënë: “E gjithë puna e profetëve ishte të krijonin drejtësi sociale për njerëzimin në sferën e komunitetit dhe të krijonin një drejtësi të brendshme për njerëzit individualisht”. Në bazë të një mendimi të tillë, ai konsideroi se një nga bazat e rëndësishme të diskursit të Revolucionit Islamik dhe themelimit të sistemit të Republikës Islamike, është vendosja e drejtësisë sociale dhe eliminimi i shtypjes dhe tha: “Në Republikën Islamike, nuk ka shtypje, nuk ka shtrëngim... të varfërit do të mendojnë për prosperitet, dhe të varfërit do të marrin të drejtat e tyre... Drejtësia e Zotit vendos hijen e vet mbi shoqërinë”. (Noor faqe 6 faqe 525) Imam Khomejni e konsideronte realizimin e drejtësisë sociale në shoqëri të mundshme në dritën e sundimit të një sunduesi të drejtë dhe besonte se gjatë mungesës së Imamit të Drejtë të Kohës, detyra e vendosjes së drejtësisë sociale në shoqëri është përgjegjësi e gjykatësit të drejtë. Ai shpjegoi në librin “Vilajet el-Fakih", bazat dhe dokumentacionet e sundimit të autoritetit të drejtë fetar gjatë mungesës së Imamit të Kohës, si dhe shtrirjen e autoritetit të tij, dhe konsideroi të merituar vetëm individin jurist të drejtë për zbatimin e rregullave të fesë dhe realizimin e drejtësisë së sundimtarit. Duke dënuar qeverisjen e bazuar në hegjemoni, ka vlerësuar se lufta kundër tiranisë dhe lufta për përmbysjen e pushtetit të padrejtë, është detyrë të çdo myslimani dhe në praktikë ndoqi të njëjtën qasje dhe sjellje dhe në këtë mënyrë e çoi në fitore Revolucionin Islamik. Sipas Imam Khomejnit, nuk është e mundur të arrihet drejtësia sociale pa vendosjen e një sistemi shtetëror fetar të udhëhequr nga një autoritet i drejtë, prandaj krijimi i këtij sistemi shtetëror është një prelud për arritjen e drejtësisë në shoqërinë e Iranit.

Protesta të Revolucionit Islamik

Miq të nderuar, prezantuam episodin e pestë të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky i cili synon të japë një shpjegim real në lidhje me procesin e formimit të Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran dhe të numërojë karakteristikat e dalluara të tij në krahasim me revolucionet e tjera të rëndësishme të botës.

Për të dëgjuar këtë podkast, ju mund ta vizitonin faqen tonë në internet https://parstoday.ir/sq dhe ta ndiqni atë në valët e radios tonë.

Tags