Shkurt 24, 2024 13:11 CET
  • Prerje Hollivudiane

Programi "Hollywood Cut" bazohet në një dokumentar me të njëjtin titull dhe është përshtatur si emision radiofonik për kanalet radiofonike të Departamentit të Transmetimeve Jashtë Shtetit, me synimin për të analizuar projektin e Iranfobisë të ndjekur nga SHBA dhe regjimi pushtues i Kudsit në rajon.

Vlen të theksohet se ky videodokumentar është prodhuar nga Press TV dhe është transmetuar në disa kanale të tjera televizive të Departamentit të Transmetimeve Jashtë Shtetit si Hispan TV dhe Al-Kowsar gjatë dy-tre viteve të fundit.

Sot, mesazhimi konsiderohet si një nga faktorët më themelorë të autoritetit social dhe politik dhe bota ka hyrë në një fazë të re të quajtur 'luftë mediatike' në dekadat e fundit. Gjatë kësaj periudhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një përpjekje të gjerë për ta bërë sistemin botëror njëdimensional dhe për të përhapur projektin e amerikanizimit të shoqërive të tjera. Mediat amerikane, veçanërisht kinematografia hollivudiane, janë shfaqur si mjeti kryesor dhe më i zakonshëm i këtij projekti për të realizuar synimet e politikanëve amerikanë. Një nga këto synime është paraqitja e falsiteteve dhe gënjeshtrave në vend të realitetit, gjë që ka çuar në shtrembërimin e historisë dhe përmbysjen e fakteve të padiskutueshme historike. Në këtë drejtim, janë realizuar filma në të cilët, me metoda tinzare, historia paraqitet me kokë poshtë. Në këtë rast, vala e Iranfobisë është përhapur shumë në mediat perëndimore dhe veçanërisht në Hollywood.

Kufta mediatike

Propaganda e Iranfobisë që mediat zyrtare perëndimore kanë nisur gjatë tre dekadave të fundit si pretekst për legjitimimin e veprimeve ushtarake dhe sanksioneve ndaj këtij vendi mund të rishikohet në tre faza. Faza e parë filloi në vitet '80, e cila kishte në shënjestër Iranin dhe nuk bënte dallime mes personit të thjeshtë dhe qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, Irani u prezantua si një kërcënim për stabilitetin e rajonit dhe për interesat e Perëndimit. Iranianët u prezantuan si një grup terroristësh të pistë, të shëmtuar, dinakë, mizorë dhe ekstremistë pengmarrës, të cilët nuk e meritonin dinastinë properëndimore Pahlavi dhe që ishin ngritur kundër këtij regjimi. Në këtë valë iranofobie, iranianët u paraqitën si njerëz të rrezikshëm dhe të urryer, të cilët duheshin eliminuar në çdo mënyrë të mundshme, qoftë edhe duke përdorur bombat kimike të Saddamit. Libri i Betty Mahmoody-t "Not Without My Daughter" (Jo pa vajzën time), i cili më vonë u shndërrua në një film me të njëjtin titull, së bashku me këngën "Bomb Iran" ("Bombardo Iranin"), ishin shembuj të qartë të propagandës anti-iraniane.

Faza e dytë e Iranofobisë filloi në fund të viteve '90, gjatë epokës së pas-Revolucionit, kur brezi i parë i emigrantëve iranianë ishin në gjendje të ofronin një imazh më të mirë të shoqërisë dhe të kulturës iraniane në vendet pritëse. Gjithashtu, ishin krijuar një sërë lëvizjesh politike dhe shoqërore që i dhanë spiritualitet dhe vitalitet kombit iranian. Këto imazhe kishin një kontradiktë të fortë me imazhet e rreme të prodhuara kundër Iranit. Si rezultat, propaganda e Iranofobisë filloi të ndryshojë dhe "terroristët e ndyrë dhe të dhunshëm iranianë" u bënë papritur "liberalë properëndimorë", të cilët janë nën thikën e mprehtë të regjimit të Republikës Islamike dhe presin ndihmën e Perëndimit.

Në këtë situatë, analistët perëndimorë paraqitën teori të ndryshme, duke përfshirë edhe këtë se Irani po jeton në një epokë të errët dhe Perëndimi është nën presion për t'i ndihmuar ata që ta kalojnë këtë epokë dhe të arrijnë logjikën dhe iluminizmin. Gjithashtu, dallimi i mendimeve midis qeverisë dhe popullit ishte një justifikim i mirë për të krijuar tensione ekonomike dhe politike, të cilat duhet të konsiderohen së bashku me përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit dhe për të mbrojtur të ashtuquajturit qytetarë liberalë iranianë. Dokumentari Iranium ishte një shembull i qartë i propagandës iranofobike.

Faza e tretë, që lidhet me vitet e fundit, merr një qasje të re në propagandën anti-iraniane. Në këtë fazë, iranianët nuk janë as terroristët e urryer, të prapambetur dhe ekstremistë të viteve '80 dhe as qytetarët liberalë properëndimorë që duan sanksione dhe bombardime të llogaritura për Iranin nga Perëndimi për të rifituar lirinë e tyre. Në fakt, iranianët janë armiq të stërvitur, të cilët janë nisur në kërkim të perandorisë dhe të së kaluarës së tyre të lavdishme dhe në këtë mënyrë, ata konsiderohen si një rrezik serioz për shoqëritë e tjera. Këtë herë, Irani është i ngjashëm me Gjermaninë naziste, duke u përpjekur të ringjallë Perandorinë Persiane, Perandorinë Safavide dhe qytetërimin Shiito-Arian, dhe iranianët janë njerëz mendjemëdhenj, racistë, simpatizantë të superioritetit racial, të dhunshëm dhe ekspansionistë. Interesant është fakti se brenda këtij qëndrimi të ri, mënyra e vetme për të eliminuar këtë armik janë të njëjtat sanksione të vjetra tregtare dhe përdorimi i aksionit ushtarak.

Studiuesi Mahdi Dariush Nazemol-Ra'aya, thotë: "Produksionet e Hollivudit nuk pasqyrojnë statusin dhe realitetin e Iranit. Modelet kulturore janë të gabuara, modelet gjinore nuk janë të sakta dhe janë thjesht stereotipe, modelet politike nuk janë korrekte. Sigurisht, vizualizimi është problematik, sepse shumicën e rasteve në skenarët e Hollivudit, iranianët janë personazhe negative. Kjo është një mënyrë e rrezikshme për të portretizuar një komb. Por nuk është vetëm Irani. Nëse shikoni të gjithë filmat e famshëm dhe më të shitur të Hollivudit që kanë Iranin ose një skenë të operacioneve amerikane në to, - dua të them: një skenë të operacioneve luftarake, ku Shtetet e Bashkuara janë të pranishme, për shembull, Vietnami apo Afganistani -; nëse ju i shihni këta filma, do të shihni që gjithçka është portretizuar gabimisht dhe nuk bazohet fare në realitet. Për shembull, të gjithë filmat "Marvel" apo filmat "Transformers" tregojnë se SHBA-ja ka baza ushtarake në Kinë dhe Rusi, apo se armët bërthamore të SHBA-së janë nën kontrollin e OKB-së, dhe shumë e shumë gjëra të tjera që nuk bazohen në realitet, qëllimi i të cilave është menaxhimi i perceptimit. Duhet mbajtur mend se filmat janë një mënyrë shumë e mirë për të prezantuar heroin, forcën e keqe dhe qëllimet politike në botën reale. Njerëzit kushtëzohen nga shikimi i këtyre filmave, prandaj ka filma që e portretizojnë Iranin ose Rusinë si një komb të rrezikshëm".

"Deliver Us from Evil" ("Na çliro nga e keqja") është një nga produksionet e dekadës së fundit të Hollivudit për të propaganduar dhe promovuar Iranofobinë dhe Islamofobinë. Ky film, i cili u publikua në korrik të vitit 2014, u drejtua nga Scott Derrickson. Historia e këtij filmi 118-minutësh bazohet në disa ushtarë të marinës amerikane, të cilët ndeshen me kryengritësit irakianë në vitin 2010. Pas një përleshjeje me armikun në një plantacion palmash dhe disa minutash të shtëna, vetëm tre amerikanë mbijetojnë dhe më pas gjejnë një bodrum. Kur futen në ujin e ftohtë, njëri prej tyre habitet kur sheh vizatimet në mur, pasi shkrimi i përdorur është një gjuhë e huaj. Pika interesante është kur shfaqet një pamje nga afër e teksteve në mur, e cila duket shumë e ngjashme me alfabetin persian, por në fakt është latin. Së fundi, historia tregohet në një mënyrë që i tregon audiencës se edhe në Iranin e lashtë, ku përfshihej Babilonia apo Iraku i sotëm, iranianët ishin ata që kërkonin të sillnin të keqen në këtë botë. Me fjalë të tjera, e shtyn audiencën të besojë se ata ishin ndjekës dhe adhurues të Shejtanit.

Ajo që paraqitet në këtë film është akuza më e keqe që mund t'i bëhet Iranit, sepse skena hapëse e filmit tregon një vend islamik, por regjisori e vendos kulmin e filmit bazuar në gjetjen e gdhendjeve persiane të mbetura në Irak dhe përpiqet të shkatërrojë imazhin e Iranit dhe të Islamit në mendjen e publikut duke përdorur tema iranofobike dhe islamofobike.

Duket se është shumë e rëndësishme për Amerikën që të përdorë çdo metodë, veçanërisht metodat e informacionit, d.m.th. Hollivudin, mediat e lajmeve dhe kulturën e masave popullore, si dhe imagjinatën e njerëzve të vendit të saj si dhe të vendeve aleate të saj, për të justifikuar dhe legjitimuar pozicionin e vet, pra politikën e jashtme dhe doktrinën e saj të re ushtarake. Dhe në këtë kuadër, për këtë vend është shumë e rëndësishme që Irani, dhe jo vetëm Irani, por edhe Rusia, Kina, Kuba, Venezuela dhe Koreja e Veriut të prezantohen si vende të rrezikshme. Portretizimi i këtyre vendeve në këtë mënyrë është një mënyrë për të justifikuar politikat armiqësore të Shteteve të Bashkuara dhe veçanërisht atë që Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara e quan diplomaci shtrënguese. SHBA-ja përdor çdo gjë që mundet për të menaxhuar në thelb perceptimet. Kjo është arsyeja pse ekziston një besim i përgjithshëm në SHBA se Irani është një sponsor i terrorizmit ose një vend i prapambetur mesjetar i drejtuar nga despotë, të cilët duan të pushtojnë botën apo ta kthejnë atë në Mesjetë. Burimi i ideve të tilla në Shtetet e Bashkuara janë filmat si "Deliver Us from Evil" (Na çliro nga e keqja). Kjo është arsyeja pse kur shumë amerikanë apo perëndimorë vizitojnë Iranin, ata tronditen sepse ajo që u është thënë është krejtësisht e ndryshme nga realiteti i Iranit. Dhe kjo i bën ata të vënë në dyshim në mënyrë të pandërgjegjshme shumë nga politikat e vendit të tyre.

Tags