Shkurt 24, 2024 13:57 CET
  • Prerje Hollivudiane/ Si e ndez Hollywood-i zjarrin e Iranfobisë?

Çfarë është Iranofobia? Si e ndez Hollywood-i zjarrin e Iranfobisë? Cilat prej filmave hollivudianë apo serialeve klasike televizive të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, kanë një efekt më të madh në monsterizimin e Iranit? Sa të sakta janë rrëfimet e ngjarjeve iraniane në filmat apo në serialet televizive të Hollivudit? Si është kthyer programi paqësor bërthamor i Iranit në një mjet të ri për të njollosur këtë komb?

Qëndroni me ne në serinë "Prerje Hollivudiane" për të mësuar më shumë rreth Iranfobisë në Hollywood.

Prej vitesh, Hollivudi, si një makinë e produkteve islamofobike dhe iranofobike, ka prodhuar filma dhe nuk ka ndërmend t'i japë fund kësaj praktike. Madje, ky proces është intensifikuar që nga fillimi i negociatave bërthamore mes Iranit dhe P5+1. Shumë seriale televizive si "Homeland", "Madam Secretary" dhe "American Odyssey" kanë shfaqur shembuj të qartë të ideve të tilla. Studiot e mëdha të Hollivudit, me kalimin e viteve, kanë vazhduar të përhapin iranofobinë dhe kanë përfshirë tema të ndryshme në filmat dhe serialët e tyre televizivë. Ata vazhdimisht paraqesin një imazh të rremë që përmban betejën apokaliptike të Iranit bërthamor, rolin e pandershëm të zyrtarëve iranianë dhe ministrit të jashtëm të Iranit gjatë negociatave bërthamore, shtypjen e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, si dhe e përshkruajnë Iranin si një vend të prapambetur dhe tradicional.

Gjatë negociatave bërthamore, përdorimi i iranofobisë dhe i ndjenjave anti-iraniane u intensifikua në serialet televizive dhe filmat hollivudianë. Madje, edhe në "Global Zero", një video e publikuar në mbështetje të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1, gjurmë stereotipash iranofobikë duken mjaft e qartë. Aktorët e Hollivudit po kërkojnë nga Kongresi që të mbështesë marrëveshjen bërthamore me Iranin, përndryshe çështja do të bëhet e rrezikshme dhe përfundimisht do të çojë në hakmarrjen bërthamore të Iranit kundër Shteteve të Bashkuara.:

Në valën aktuale të iranofobisë në industrinë e argëtimit në SHBA, serialet televizive kanë arritur padyshim një pikë kthese. Siç thamë, seriali "Homeland", i cili përfundoi më 26 prill 2020 me 8 sezone dhe 96 episode, është një nga serialet televizive amerikane më islamofobike, por kjo nuk është e gjithë historia. Pa dyshim, ky serial është edhe programi më eksplicit anti-iranian i realizuar ndonjëherë. Gjatë gjithë sezonit të tretë, referencat iranofobike intensifikohen deri në atë pikë sa kritikohen edhe nga vetë mediat amerikane. Përmbajtja kryesore është e drejtuar në atë mënyrë që i jep teleshikuesit arsye të mjaftueshme për të besuar se ky serial është prodhuar nga departamenti i inteligjencës së ushtrisë izraelite me ndihmën e grupeve opozitare iraniane. Ky serial televiziv, i cili prodhoi dy sezonet e tij të parë bazuar në konfliktin midis CIA-s dhe Al-Kaedës, e përfundon sezonin e dytë duke hedhur në erë selinë e CIA-s nëpërmjet një shpërthimi të madh, një lëvizje që më pas lidhet me Iranin në sezonin e ardhshëm, si veprim hakmarrës i Iranit në përgjigje të sulmit të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Në fakt, ky sezon e portretizon kërcënimin e Iranit dhe të agjentëve të tij sekretë shumë më të rrezikshëm sesa atë të Al-Kaedës.

Narrativa bëhet më e çuditshme kur CIA përdor forcat e saj iraniane për të zbatuar një plan për të ndryshuar regjimin në episodin e tetë. Pastaj agjentët besnikë të CIA-s fillojnë operacionin. Në përgjithësi, përshkrimi i Iranit gjatë këtij seriali televiziv është jashtëzakonisht i papërshtatshëm dhe imoral, dhe Irani paraqitet si një vend arab. Nuk është e mundur që ky nivel armiqësie ndaj një kombi të jetë i rastësishëm apo thjesht një mjet për intensifikimin e efekteve dramatike në këtë serial.

NCIS, i cili është marrë nga inicialet e Shërbimit Hetimor Kriminal Detar të SHBA-së, është padyshim një nga serialet më të ndjekura të zhanrit kriminal-dramë, që filloi të transmetohej në vitin 2003. Seriali bazohet në disa hetime kriminale në lidhje me Marinën e SHBA-së dhe Trupat e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe prodhohet e transmetohet nga CBS. Ky serial është prodhuar në 20 sezone deri më tani. Seriali ka fituar shumë çmime, duke përfshirë tre nominime "Primetime Emmy" (për hapësirën kohore me shikueshmëri të lartë televizive). Kjo tregon se sa i suksesshëm ka qenë ky serial në tërheqjen e audiencës.

Deri më sot, çdo sezon i këtij seriali ka patur mesatarisht 15 milionë shikues vetëm në Amerikë dhe po ashtu transmetohet në shumë shtete të botës. Madje, në disa prej këtyre shteteve, ky serial është kthyer në serialin më të ndjekur. Ky serial mund të konsiderohet ndikues, në kuptimin që mund të formësojë mendjen dhe opinionet e individit në shumë vende të botës. Thellësia e ndikimit të tij në vendet perëndimore ka qenë aq e madhe, saqë edhe pas 20 vitesh nga fillimi i transmetimit të këtij seriali, janë prodhuar dhe transmetuar nga rrjete të tjera disa versione të tjera të ngjashme.

Në këtë serial me shikueshmëri të lartë, myslimanët në përgjithësi dhe iranianët në veçanti përballen me një sërë akuzash. Akuza të tilla ndonjëherë mund të shihen në filma të veçantë, në mënyrë të ndarë, sepse vetëm një numër i vogël muslimanësh mund të fajësohen për sulme terroriste apo që ata mund të jenë të lidhur me qeverinë, ndonjë organizatë islamike apo edhe me Iranin. Së bashku me politika të tilla, pjesa e parë e sezonit të 11-të e bombardon audiencën me disa akuza të pabaza kundër Iranit dhe përpiqet në mënyrë të dëshpëruar ta portretizojë Iranin si një vend mashtrues.

Përpjekjet e NCIS dhe e të gjithë mediave argëtuese perëndimore nuk janë vetëm për ta portretizuar Iranin si një kërcënim bërthamor dhe sponsor të terrorizmit, por edhe për ta bërë atë të duket si një vend i botës së tretë dhe i frikshëm. Në episodin e parë të sezonit të 11-të të serialit NCIS, personazhit kryesor, agjentit Gibbs, i caktohet mision të hyjë në Iran dhe të bashkohet me një oficer të fshehtë të Departamentit të Mbrojtjes për të ndjekur vrasjen e një oficeri të ri që, pasi iu pre koka, koka e tij iu dha Shteteve të Bashkuara.

Në të njëjtën kohë me gjithë akuzat e vazhdueshme bërthamore dhe terroriste kundër Iranit, vizatohet një tablo e re e Iranit, në të cilën shpalosen dy tema themelore: fakti që media amerikane ka frikë nga progresi gjithnjë në rritje i Iranit dhe se Amerika e shtrembëron imazhin e Iranit për të joshur audiencën perëndimore. Mediat argëtuese bëjnë gjithçka që munden për ta portretizuar Iranin si një vend të botës së tretë dhe për të përhapur në audiencë frikën se edhe nëse Irani arrin të konfirmojë doktrinën e tij bërthamore paqësore, a mund t'i besohet atij, duke marrë parasysh natyrën e tij rebele?!

Shkrimtari Stephen Sadler, në lidhje me ndikimin në opinionet dhe mendimet e njerëzve, thotë: “Pas tridhjetë vjetësh studimi, unë besoj se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se sa shumë ndikohen vendimet e tyre nga të tjerët. Kjo është një shkencë, është një industri shumë milionë dollarëshe. Nipi i psikologut të famshëm Sigmund Freud po hetonte se si ndikohemi nga stimujt e jashtëm dhe si funksionon pavetëdija. Ai e solli këtë shkencë në një stad të ri. Edward Bernays, nipi i Frojdit, krijoi atë që quhej propagandë. Duhet të them se ai, në fakt, së bashku me Walter Lippmann dhe Ivy Lee e bëri atë një nga fushat e shkencës, krahas shkencës së marrëdhënieve me publikun. Por në librin që është themeli i shkencës së propagandës, Bernays thotë se kjo shkencë është një manipulim i vetëdijshëm dhe inteligjent i zakoneve dhe i mendimeve të organizuara të masës së njerëzve, gjë që është një shenjë e rëndësishme në një shoqëri demokratike. E përsëris, është një manipulim i vetëdijshëm dhe inteligjent i zakoneve dhe i mendimeve të organizuara të masës së njerëzve, i cili është një element i rëndësishëm në një shoqëri demokratike. Ata që e manipulojnë këtë mekanizëm të fshehtë të shoqërisë kanë formuar një qeveri të padukshme, e cila është, në fakt, fuqia e vërtetë kontrolluese e vendit. Kjo ide është propozuar në të njëjtën kohë kur janë propozuar idetë e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, globalizimit, qeverisjes botërore dhe ajo e një lidershipi qendror."

 Stephen Sadler

Më tej ai thotë: "Sytë na janë mbyllur, interesat tona janë formësuar, idetë tona na janë diktuar, kryesisht nga burra për të cilët nuk kemi dëgjuar kurrë. Në shumë raste, përfaqësuesit e padukshëm nuk kanë dijeni për identitetin e përfaqësuesve të tjerë të kësaj qeverie të padukshme. Është fakt se në të gjitha aktivitetet tona të përditshme, qofshin ato biznes, politikë, sjellje shoqërore, apo mendime morale, ne dominohemi nga disa individë."

Tags