Shkurt 24, 2024 14:45 CET
  • Prerje Hollivudiane/Intensifikimi i Iranofobisë

Qëndroni me ne në këtë program për të mësuar më shumë për Hollywood-in sionist. Cila është gënjeshtra e madhe hollivudiane? Sa sionist është Hollywood-i? Kush janë viktimat e tyre? Sa të fortë janë ata? A po e humbasin kontrollin? A po rritet fuqia e tyre dhe a po rritet fuqishëm? Cilat janë vijat e tyre të kuqe? A po arrijnë hebrenjtë sionistë në tokën e premtuar të kinemasë? Qëndroni me ne në këtë program për të mësuar më shumë rreth Hollivudit sionist.

Gjashtë studiot fillestare dhe origjinale të Hollivudit u themeluan në vitet 1920 dhe drejtoheshin nga një grup emigrantësh hebrenj. Shumë gjigantë të hershëm të Hollivudit, Harry Cohn, William Fox, Carl Laemmle, Louis B. Mayer, Jack dhe Harry Warner, si dhe Adolph Zukor ishin hebrenj. Sipas Neal Gabler, shkrimtar dhe kritik i filmit, "të gjithë këta njerëz që themeluan Hollywood-in kanë lindur 500 milje larg njëri-tjetrit në Evropën Lindore, dhe që të gjithë ata u vendosën përfundimisht në Los Anxhelos, 15 milje larg njëri-tjetrit. Si rezultat, mund të thuhet se ëndrra amerikane u krijua, në fakt, në Evropën Lindore."

Neal Gabler

Në fillim të shekullit të 20-të, filmat pasqyronin vizionin e Amerikës siç shprehej nga Thomas Edison dhe amerikanë të tjerë. Shumica e këtyre imazheve lëvizëse u prodhuan si një mjet argëtimi për klasën punëtore. Ndërkohë, gjigantët e hershëm hebrenj të Hollivudit erdhën në Kaliforni, sepse Kalifornia ishte një mjedis urbano-social; dhe, megjithëse kishte një sistem shoqëror, ajo nuk ishte aq e komplikuar sa pjesët e tjera të Shteteve të Bashkuara. Ata besonin se mund të ndërtonin mjedisin e tyre social, mund të krijonin perandorinë e tyre, jo vetëm në ekranin e kinemasë, por edhe në jetën reale dhe mjedisin shoqëror. Ata filluan punën e tyre të mundimshme. Që nga fillimi e deri në fund i siguronin vetë të dhënat hyrëse për filmat, po ata i mbikqyrnin të gjitha aspektet e prodhimit dhe në të gjithë filmat ishin po ata regjisorët që krijonin të gjithë narrativën e filmit.

Të gjithë shkrimtarët, të gjithë regjisorët dhe të gjithë yjet që punonin atje duhej të ndiqnin politikat e vendosura nga gjigantët hebrenj të Hollivudit. Ata krijuan Amerikën e tyre, një Amerikë që nuk është Amerika e vërtetë, por modeli që vetë ata i caktuan asaj, gjë e cila, në fund të fundit, është hija e Amerikës. Kjo hije u popullarizua aq shumë dhe u përhap aq shumë sa i përpiu imazhet dhe vlerat e Amerikës së vërtetë.

Gjëja interesante në lidhje me Hollywood-in është se amerikanët sot e përkufizojnë veten e tyre bazuar në Amerikën hije të krijuar nga emigrantët hebrenj të Evropës Lindore. Në mesin e shekullit të 20-të, studiot e Hollivudit u bënë tempuj të fesë së re me të njëjtin emër dhe vlerat hebraike mbizotëruan.

Aktorët dhe aktoret u bënë perëndi dhe perëndesha të fesë së re amerikane. Kjo fe e re padyshim kishte nevojë për idhuj dhe këta idhuj duhej të ishin hebrenj. Në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit sionist të Palestinës, Hollivudi miratoi një axhendë me prioritet të lartë: promovimin e kauzës së sionizmit si një vlerë amerikane. Një shekull më vonë, historia mbetet e njëjtë. Gjigantët janë zhdukur, por trashëgimia e tyre vazhdon. Të gjithë drejtuesit e studiove kryesore të Hollivudit janë hebrenj.

Sot nuk është ndryshe nga vitet 1920 dhe pothuajse dy të tretat e producentëve të serialeve televizive dhe filmave janë hebrenj. Dominimi hebre në industrinë e argëtimit diskutohet më pak në mediat kryesore, të cilat gjithashtu dominohen nga hebrenjtë. Ka këshilla të zakonshme për një regjisor aspirant: "Është jetike të mbahen mend tre gjëra: 1) hebrenjtë janë në krye të zinxhirit ushqyes të Hollivudit, 2) ata synojnë të qëndrojnë në këtë pozitë dhe 3) mos i harro këto dy parimet e para".

Siç thotë regjisori Arthur C. Olivier: "Pronarët e studiove janë biznesmenë hebrenj dhe shumë prej tyre janë sionistë. Unë po punoja me disa në Festivalin e Filmit "New Horizons" dhe kisha marrë pjesë në "Withoutabox", i cili është vendi ku ju mund të promovoni festivalin tuaj të filmit, dhe ata, pa asnjë shpjegim, nuk më lanë ta bëja këtë. Pastaj kuptova se pronari i "Withoutabox" është një sionist dhe anëtar i një organizate hebreje që mbështet ndërtimin e kolonive sioniste në tokat palestineze dhe dëshiron ta prezantojë atë si një tokë hebreje. Ka shumë nga këto gjëra në Hollivud dhe asnjë film që është kritik ndaj Izraelit nuk do të realizohet”.

Arthur C. Olivier

Megjithatë, yje të mëdhenj (kinematografikë) i kanë rezistuar rrjedhës kryesore dhe kanë kritikuar dominimin e sionizmit ndaj Hollivudit apo mizoritë e Izraelit.

Vanessa Redgrave, aktorja fituese e çmimit Oscar tha: “Të dashur kolegë, ju falënderoj shumë për këtë çmim. Unë mendoj se Jane Fonda dhe unë bëmë punën më të mirë të jetës sonë dhe mendoj se kjo ishte pjesërisht për shkak të regjisorit tonë Fred Zinnemann. Gjithashtu, mendoj se deri diku i kemi besuar asaj që po bënim. Dy persona nga miliona njerëzit që dhanë jetën dhe ishin gati të sakrifikonin gjithçka në luftën kundër Gjermanisë fashiste dhe naziste, ju përshëndes, ju vlerësoj dhe mendoj se ju duhet të jeni shumë krenarë për veten tuaj që keni qëndruar të palëkundur këto javët e fundit dhe nuk jeni frikësuar nga kërcënimet e disa huliganëve sionistë, sjellja e të cilëve është fyese për statusin e hebrenjve në të gjithë botën dhe është një fyerje për historinë e tyre heroike të luftës kundër fashizmit dhe tiranisë në botë. Unë e respektoj këtë precedent, po ashtu edhe juve që qëndruat të patundur deri në momentin e fundit dhe i dhatë goditjen përfundimtare një epoke në të cilën Nixon dhe McCarthy filluan një gjueti gjithëpërfshirëse kundër atyre që donin të shfaqnin të vërtetën e jetës dhe veprës së tyre. Unë ju respektoj, ju falënderoj dhe ju premtoj se do të luftoj kundër fashizmit”.

Vanessa Redgrave

Por këto veprime nuk ishin incidente të izoluara dhe ndërsa makina e vrasjes dhe brutaliteti izraelit po rritet, reagimet e yjeve kryesorë të Hollivudit intensifikohen.

Aktorët spanjollë Penélope Cruz dhe Javier Bardem, së bashku me regjisorin Pedro Almodóvar, janë në mesin e qindra profesionistëve të filmit që nënshkruan një letër të hapur spanjolle në korrik të vitit 2014, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian të kërkonte t'u jepej fund operacioneve ushtarake izraelite në Gaza. Ndër nënshkruesit e kësaj letre ishin të pranishëm edhe Benito Zambrano, Lola Herrera, Huada Noriega, Rosa Maria Sardà dhe dy muzikantë, Amoral dhe Nacho Campo.

Penélope Cruz dhe Javier Bardem

Izraeli po vazhdon rrethimin e Gazës për mëse 5 muaj rresht, duke vrarë mbi 30000 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 70000 të tjerë. Në të kaluarën, si dhe sot kur regjimi sionist në Gaza pas operacionit Stuhia Al-Aksa nisi një gjenocid të hapur kundër palestinezëve, katër nga çdo pesë palestinezë të vrarë gjatë operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza janë civilë; civilë që përfshijnë gra e fëmijë, të cilët përbëjnë shumicën e të vrarëve gjatë sulmit izraelit. Aktorët spanjollë kërkuan një përgjigje më serioze nga Bashkimi Evropian dhe kërkonin t'u jepej fund operacioneve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ushtarët izraelitë duke sulmuarnë Gaza

Në këtë letër përmendej se Izraeli po poshtëron të arrestuarit, po cenon çdo ditë të drejtat e popullatës palestineze në të gjithë Bregun Perëndimor dhe po shkakton shumë vdekje. Letra i drejtohej forcës pushtuese izraelite, duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe duke i kërkuar Izraelit t'i jepte fund bllokadës, nën të cilën Gaza ka më shumë se dy dekada. Kjo letër i konsideronte ekspansionet e Izraelit në territoret palestineze dhe shkeljen e kufijve të vendosur në vitin 1967 si shkak të konflikteve të fundit.

Një nënë palestineze mundohet të strehohet me fëmijën e saj

U deshën vetëm pak orë që pasojat e kësaj letre të ndiheshin dhe Hollivudi sionist si dhe fansat e tij të reagonin kundër këtyre aktorëve. Këto reagime armiqësore kanë qenë deri në atë masë saqë kanë vënë në pikëpyetje karrierën e aktrimit të këtyre aktorëve. Që atëherë këta aktorë janë futur në listën e zezë nga studiot e mëdha. Ata përdorën të njëjtin justifikim të vjetër dhe të përsëritur ndaj këtyre aktorëve, përkatësisht, aktorët që kritikojnë Izraelin janë antisemitë. Dhe nëse një person quhet "antisemit", kjo e bën atë të etiketohet në Hollivud.

Pa koment

Bardem dhe Cruz nuk janë të vetmit aktorë që janë përballur me reagime të ashpra nga Hollivudi gjatë viteve të fundit. Regjisori i filmit "Pasioni i Krishtit", Mel Gibson, është një tjetër personazh i shquar i Hollivudit, i cili e ka shkelur vijën e kuqe. Gibson u ndalua nga policia në Kaliforni në vitin 2006 dhe pati një debat me policin. Gibson i tha policit: "Hebrenjtë janë përgjegjës për të gjitha luftërat në botë, a je ti një çifut?"

Mel Gibson

Jo shumë kohë më parë, Mel Gibson postoi një foto të flamurit të regjimit sionist, ku në vend të Yllit të Davidit kishte vendosur një orë rëre që po i mbaronte koha dhe në faqen e tij shkroi: “Fundi është afër dhe ata e dinë këtë. Prandaj ata po shkatërrojnë gjithçka që u del para në rrugën e tyre."

Tags