May 28, 2016 08:04 CET
  • Fshati Buzhan

Fshati Buzhan është pjesë e qytetit Nejshabur dhe ndodhet 13 km në verilindje të Nejshaburit apo 120 km larg qytetit Mashhad në verilindje të Iranit.

Buzh nënkupton fjalën shumëllojshmëri. Shkrimtarët Dehkhoda dhe Moini, fjalën Buzh e kanë përshkruar si vorbull dhe ujë i rrëmbyeshëm. Në disa shkrime të tjera, Buzh nënkupton fjalën çelje. Banorët e fshatit Buzhan, gonxheve të luleve u thonë buzh. Kuptimi i fjalës buzh, ka ndikuar deri diku në emërimin e këtij fshati. Në këtë mënyrë Buzhan do të thotë vendi me ujë të rrëmbyer ose vendi i mbushur me lule dhe gonxhe. Ky fshat ndodhet në rrëzë të malit Binalud dhe ka një klime malore me dimër të ftohtë dhe verë të freskët. Shtëpitë e fshatit janë ndërtuar në rrëzë të malit që lidhen me njëri-tjetrin nga rrugica me kthesa dhe jo të sistemuara. Fshati ka arkitekturë të vjetër por të bukur dhe ngjason me ndërtimet në formë shkallë. Kodrat, lëndinat, ujëvara dhe bregu i lumit, së bashku me urbanistikën në formë shkallësh, i jep një bukuri të rrallë me ngjyra të shumta këtij fshati dhe që është mjaft tërheqës për turistët.  

Fshati Buzhan është i mbushur me bimë të ndryshme industriale dhe mjekësore dhe lumi që kalon në të krijon një pamje të bukur natyrale për turistët. Ujëvara e bukur e fshatit zbret nga lart dhe është e mbuluar me pemë dhe lule të bukura. Ekonomia e fshatit Buzhan bazohet në bujqësi, blegtori, shërbime dhe prodhime artizanale, prodhimin e grurit dhe thekrës dhe prodhimin e frutave si qershi, arra dhe kajsia. Prodhimi i mishit, bagëtive, leshit të deleve dhe produkteve të bulmetit janë produkte të njohura të këtij fshati ndërkohë që femrat merren me prodhimin e produkteve artizanale. Banorët e fshatit Buzhan në kanë traditat e tyre të veçanta, por tradita dhe ceremonia më tërheqëse vihet re në muajin e muharremit. Banorët e këtij rajoni gjithashtu organizojnë ceremoni festive me rastin e Nevruzit, ditës së verës, festa në raste martesash etj. Në këto festa ato përdorin muzikën tradicionale të Kharasanit dhe kryesisht përdorin klarinetën dhe dara si mjete muzike. Vallja tradicionale e fshatit është vallja e shkopit që zakonisht kërcehet të rinjtë në ceremonitë martesore. Populli i fshatit Buzhan ka veshje tradicionale. Kjo veshje gjithashtu përdoret më shumë në ceremonitë martesore dhe në festa. Thuraj e tapeteve dhe e rrugicave, janë disa prej punimeve artizanale të vajzave artiste të fshatit Buzhan. Ushqimet lokale të fshatit Buzhan mund të përmendim ushqimin që quhet Qumështi Belgur, biskota me kërpudha, koka e zierë, hallva vendase, buka tradicionale, lloje të ndryshme supash, qebap dhe lëng me mish. Për të shkuar në fshatin Buzhan duhet të kalosh nga qyteti Nejshabur në një rrugë të asfaltuar.