Qershor 13, 2016 08:14 CET
  • Nushixhan
    Nushixhan

Kompleksi historik Nushixhan ndodhet 60 km në jug të qytetit Hamedan dhe 20 km në veriperëndim të qytetit Malajer dhe gjendet mbi një mal të lartë 37 metra.

Elementët përbërës të këtij kompleksi përbëjnë shembullin e arkitekturës iraniane dhe është një prej veprave më me vlerë dhe specifike aktuale në Iran.

Kjo vepër historike e cila në fillim ishte një kodër antike, është zbuluar në vitin 1961 dhe është zbuluar pas një punë 6 stinore në tre periudha të ndryshme historike. Struktura e këtij kompleksi i përket periudhë Parti dhe Akamenide, ndërsa kullat e rojës, sallonet dhe tempulli janë ndërtuar në fillim të dinastisë së Madëve. Kalaja Nushixhan ishte ekspozita kryesore të madëve dhe elementët e mbetur prej saj përbëjnë shembujt e parë të arkitekturës iraniane që kanë vlerë të lartë historike dhe antike. Kjo kala është përdorur si ekspozita e parë me sallonin e përbërë nga shtyllat Apadana, tempulli qendror, dhomat, depot, tunelet rrethimet dhe fortesat. Gjatë punës për zbulimin e këtij kompleksi është bërë e qartë se kalaja I përket tre periudhave të ndryshme historike përkatësisht dinastisë Akamenide, dinastisë Ashkanide dhe Madianëve. Më shumë kompleksi ka qenë i banuar madët që i përket periudhës së shekullit të tetë p.e.s. deri në shekullin e gjashtë p.e.s.  banorët e këtij kompleksi për arsye të paditura në fillim dhomat i kanë mbushur me 4 milion qerpiç të cilët më vonë janë mbuluar me dhe. Disa thonë se kjo lloj strukture ka mbetur pas prishjes së kompleksin nga akamenidët. Tempulli ka formë drejtkëndëshi dhe në muret e tij ishin hapur disa dhomëza për vendosjen e qirinjve. Kjo ndërtesë në formë drejtkëndëshi ka 12 shtylla prej druri të sistemuara në 3 pjesë me nga katër shtylla secila. Disa janë të mendimit se ky stil ndërtimi është inspiruar nga arkitektura oratoji. Muret e sallës janë të zbukuruar me disa shtresa të bukura. Pjesa më e bukur e kompleksit Nushixhan është tempulli Celipa. Ky tempull prej Astronakhut është quajtur ekspozita e dytë më e madhe që ndodhet shumë afër në lindje të Apadanasë dhe në qendër të kompleksit. Ndërtesa e tempullit është me dhomëza të vogla dhe me dritare që njihen me emrin dritaret e verbra. Në perëndim të ekspozitës ndodhet një poltron në të cilin ndodhet një vend për zjarrin, që është zbuluar më herët por që tani nuk ndodhet në tempull. Përreth kompleksit Nushixhan ndodhet një rrethim prej qerpiçi i lartë 8 metra me vende të veçanta për ruajtjen e kompleksit. Mbi këtë rrethim janë ndërtuar dhoma të caktuar që përdoreshin nga shigjetarët. Një pjesë e rrethimit ka mbetur akoma. Kompleksi historik Nushixhan është regjistruar në vitin 1968 në listën e trashëgimisë kombëtare të Iranit.

Tags