Prill 07, 2016 08:18 CET
  • Oborri Nazer
    Oborri Nazer

Oborri Nazer i qytetit Shiraz në provincën Fars është një prej pikave turistike e rrugës Karim Khan Zand përballë sheshin Martirët dhe përballë fortesës Karim Khan.

Ky oborr i mbushur me pemë bredhi dhe mandarine është ndërtuar vite më parë me urdhër të mbretit Karim Khan Zand. Oborri dhe ndërtesa brenda tij është përdorur për të pritur të ftuarit, ambasadorët e huaj dhe për të kryer ceremoni të ndryshme zyrtare. Ndërtesa Kalah Farangi është një ndërtesë 8-këndëshe që ndodhet në mesin të oborrit. Dyshemeja e ndërtesës është 1/5 metra mbi sipërfaqen e oborrit dhe ajo është e rrethuar me lule të cilat jepnin qetësi në kohën kur mbaheshin takime të ndryshme. Brenda ndërtesës ndodhet një sallë e madhe me një kupolë, 4 vende për qëndrimin e mbretit dhe një dhomë. Muret brenda dhomave janë të mbuluara me piktura të bukura të cilat për nga arti janë të pashoq. Në mesin e ndërtesës Kalah farangi ndodhet një shatërvan uji i punuar me gurë mermeri. Në të katërt anët e ndërtesës Kalah Farangi janë ndërtuar 4 rrjedha uji ku njëra prej tyre përfundon në rrugën Zand. Pasi vdekjes së Karim Khan Zandit, ai u varros në pjesën lindore të ndërtesës sipas testamentit të lënë prej tij. Prej Asaj kohe oborri ka marrë emrin Varri i Avokatit. Muhamed KHana Gaxhar pasi mori pushtetin në vitin 1827 për shkak të mërisë së tij ka dhënë urdhër për heqjen e varrit të Karim Khanit dhe eshtrat e tij i dërgoi në pallin Golestan, por në periudhën e mbretit Reza Shah eshtrat u kthyen përsëri në vendin që ishin më parë. Në dinastinë Gaxharite me urdhër të Husein Ali Mirzai prefektit të asaj kohe, oborri ka marrë emrin " Dielli". Ndërtesa Kalah Farang në vitin 1936 me iniciativë të institutit për trashëgiminë kombëtare të Iranit është kthyer në një muze duke u quajtur Muzeu i Parisit. Veprat dhe relikat e vendosura në këtë muze i përkasin tre periudha të ndryshme historike. Muzeu i Parisit është një prej muzeve më të mëdha në provincën Fars dhe në të gjenden relika dhe sende me vlerë të punuar me hekur, qeramikë, libra të shkruar, piktura, vula, pulla dhe monedha të ndryshme. Oborri Nazar në periudha të ndryshme sipas mënyrës së përdorimit ka marrë emra të ndryshëm prej të cilave janë " Oborri i shtetit", " Oborri i Princit", " Varri i Avokatit" dhe " Muzeu i Parisit".  

 

Tags