Prill 04, 2016 08:03 CET
  • Kalaja Falak Aflak
    Kalaja Falak Aflak

Kalaja Falak Aflak në Shapur është ndërtuar me anë të kërkesës për ndërtimin e 12 fortesave me kulla vrojtuese në Iran.

Kjo kala përgjatë kohërave ka mbajtur drejtues dhe pushtetarë të lartë. kjo kala eshë njohur ndryshe edhe me emrin kalaja e Khoram Abadit e cila është ndërtuar në periudhën Sasanite dhe është përdorur për qëllime ushtarake dhe shtetërore. Përreth kalasë është ndërtuar një kanal dhe jashtë tij është ir rrethuar me pemë. Ky kanal është ndërtuar me qëllim që futja në kala të bëhej sa më e vështirë. Emri i kalasë nënkupton fjalën Qielli i Nëntë.

Kalaja ndodhet në pikën më të lartë të qytetit dhe provincës Lorestan dhe mund të vërehet shumë qartë nga i gjithë qyteti. Një prej karakteristikave të arkitekturës së kalasë është se kalaja ka rrugë të fshehta në këndin e jugut dhe ambiente të nëndheshme banimi. Kjo kala e bukur me sipërfaqe prej 5300 metra ndodhet në një kodër në qendër të qytetit Khorramabad. Kalaja ka 8 kulla vrojtimi me përmasa 300x400 metra dhe me mure prej 40 metrash.

Ambienti i brendshëm i kalasë është i ndarë në 4 salla të mëdha dhe me dalje në oborr që lidhin drejtpërsëdrejti dhomat e kalasë. Porta kryesore e kalasë ndodhet në pjesën veriore dhe në trungun e kullës perëndimore. Uji i kalasë merrej nga një pus i thellë 40 metra i cili është në funksion edhe sot.

Me anë të kalasë në fjalë njerëzit kontrollonin të gjithë zonën përreth dhe në shumë raste ajo është përdorur si qendra e pushtit të rajonit dhe e kontrollimit të karvanëve që kalonin nga kjo zonë. Kalaja është ndërtuar në atë formë që të kontrollojë zonën dhe të sulmojë armikun nëpërmjet vrimave që ndodheshin brenda mureve të saj. materialet e përdorura për ndërtimin e kësaj kalaje janë tullat, gurë, qerpiç dhe materiale të tjera. Qyteti Khorramabad është ndërtuar për shkak të ekzistencës së kësaj kalaje poshtë së cilës kalonte ujë i kulluar dhe i rrjedhshëm përgjatë gjithë kohës. Burimi më i njohur i kalasë njihet me emrin Golestan i cili është aktiv gjatë gjithë kohës. Kjo ndërtesë përveç karakteristikave të saj të veçanta ka edhe thesare të tjera të cilat përdoren për antropologjinë dhe arkeologjinë. Brenda saj janë zbuluar mjete të hershme dhe antike të prodhuara prej guri si dhe shumë mjete të prodhuara gjatë epokë islame. Brenda kalasë përveç muzeut, ndodhet edhe biblioteka profesionale, një laborator hulumtues dhe studiues meremetimit të historisë, një vend pritjeje dhe kafene. Kjo ndërtesë e madhe dhe antike është regjistruar në listën e trashëgimive kulturore të Iranit.

 

Tags